masat Archives - Albeu.com

Viti i ri shkollor/ Skënder Hita njofton masat dhe shtrirjen e projektit “Smart City” në 20 shkolla të Tiranës
Më 14 shtator, fillon viti i ri shkollor për të gjitha shkollat 9-vjeçaret dhe të mesme në vend. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shpalosi në një konferencë për shtyp të gjitha masat e planifikuara nga blutë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe sigurinë personale të nxënësve.

Hita deklaroi se do të jetë detyrë e drejtpërdrejtë dhe prioritare e shefave të komisariateve në mbarë vendin që të kujdesen për sigurinë në shkolla, duke patur parasysh organizimin e shërbimeve policore dhe përforcimin e masave në rast nevoje.

Kryepolici tha se vëmendje të veçantë, i ka kushtuar goditjes me forcë të tregtimit të lëndëve narkotike në shkolla dhe zonave përreth.

DEKLARATA

Ju falenderoj që jeni këtu në këtë ditë pushimi, por tematika për të cilën dua të informoj qytetarët ka të bëjë me qasjen e re dhe masat e marra nga Policia e Shtetit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, proces shumë i rëndësishëm për të gjithë shoqërinë, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi e shtuar për Policinë e Shtetit. Mbrojtja e jetës, shëndetit dhe krijimi i një ambienti sa më të sigurt për zhvillimin e procesit mësimor të qetë në çdo cep të Shqipërisë është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.

Pas analizës së problematikave të hasura gjatë viteve të kaluara, konsultimit dhe koordinimit me Ministrinë e Arsimit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, me detyra konkrete për të gjitha strukturat që do të angazhohen për garantimin e sigurisë së nxënësve. Ky plan nuk lidhet vetëm me garantimin e sigurisë fizike të nxënësve, por masat tona përfshijnë edhe sigurinë ushqimore, sigurinë kibernetike dhe sigurinë rrugore.

Gjatë takimeve që kam zhvilluar së fundmi me strukturat vendore të Policisë së Shtetit, u kam lënë detyra të drejtpërdrejta dhe të qarta të gjithëve, për të marrë masa konkrete për garantimin e perimetrit të sigurisë dhe përtej perimetrit të sigurisë, me qëllim mbarëvajtjen e procesit mësimor. Në krye të të gjitha shërbimeve të angazhuara për sigurinë në shkolla do të jenë shefat e komisariateve, të cilët do të kenë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për organizimin, koordinimin dhe kontrollin e shërbimeve në territor. Kam kërkuar që këto masa të mos mbeten vetëm në planifikim, por të kontrollohen dhe të zbatohen në terren. Përgjegjësia është konkrete dhe do të jetë e qartë për çdo drejtues vendor të Policisë.

Në këtë kuadër, kam udhëzuar specialistët e sektorëve kundër Narkotikëve dhe atyre Operacionalë në të 12 drejtoritë vendore të Policisë, që të organizojnë kontrolle me intensitet të lartë, si brenda, ashtu edhe jashtë perimetrit të sigurisë, me fokus identifikimin dhe ndalimin, me forcën e ligjit, të çdo elementi kriminal që tenton t’u afrohet institucioneve arsimore, të bëjë nxënësit pjesë të veprimtarive kriminale, veçanërisht në fushën e narkotikëve, apo t’u shesë atyre sende të tjera të kundërligjshme dhe me pasoja për jetën dhe shëndetin. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar edhe sigurisë rrugore pranë shkollave, për mbrojtjen e fëmijëve gjatë lëvizjes së tyre në fillim dhe në mbarim të orarit mësimor, si dhe gjatë pushimit të gjatë.

Rol të rëndësishëm në masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor ka edhe ndërgjegjësimi. Në këtë drejtim, strukturat e Policimit në Komunitet, të Dhunës në Familje, të Krimeve Kibernetike dhe të Policisë Rrugore do të jenë të pranishme në shkolla, me orë ndërgjegjësuese për rreziqet e bullizmit, dhunës psikologjike në shkolla dhe në hapësirën digjitale, për sigurinë rrugore, si dhe për reduktimin e përdorimit të drogës, duhanit dhe alkoolit. Gjithashtu, në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, po bashkëpunohet intensivisht me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë e produkteve ushqimore në të gjitha bizneset që operojnë pranë shkollave.

Do zhvillojmë kontrolle periodike në këto subjekte, për të verifikuar jo vetëm formalitetin e ushtrimit të aktivitetit të tyre ekonomik, por edhe përbërjen dhe skadencën e produkteve që konsumojnë nxënësit, si dhe kushtet higjieno-sanitare ku mbahen dhe tregtohen këto produkte. Në këtë sipërmarrje, rol të rëndësishëm luajnë edhe oficerët e sigurisë në shkolla, mësuesit dhe psikologët. Ata janë ura jonë e drejtpërdrejtë e lidhjes me përditshmërinë në shkollë dhe një pikë e rëndësishme kontakti për evidentimin në kohë të problematikave.

Për këtë arsye, ne po forcojmë bashkëpunimin me oficerët e sigurisë për të koordinuar veprimet për çdo rast dhe me drejtuesit e shkollave për të identifikuar dhe trajtuar çdo shqetësim apo problematikë që në hapat e saj të parë. Gjithashtu, partnerë të rëndësishëm të Policisë së Shtetit janë Bordet e Prindërve dhe Qeveritë e Nxënësve. Zëri i fëmijëve dhe shqetësimet e prindërve do të dëgjohen me respekt dhe përgjegjshmëri dhe do të marrin përgjigje në kohë. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se reagimi pas një ngjarjeje. Edhe në këtë drejtim, Shefat e Komisariateve do të jenë në krye të shërbimeve dhe përgjegjës në territorin që ata mbulojnë.

Të nderuar qytetarë!

Këtë vit, sigurisë në shkolla i shtohet edhe një tjetër dimension i rëndësishëm: teknologjia. Në kuadër të projektit Smart City, në 20 shkolla janë vendosur kamera inteligjente, të cilat rrisin kapacitetet tona për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë. Teknologjia na mundëson të jemi më të shpejtë në evidentimin e problematikave, më efikasë në reagim dhe më pranë qytetarëve, aty ku prania dhe ndërhyrja jonë kërkohet. Ky është një hap i rëndësishëm drejt një modeli modern të sigurisë publike, ku puna e punonjësit të Policisë në terren mbështetet gjithnjë e më shumë nga teknologjia dhe sistemet inteligjente.

Dhe dua ta them qartë: teknologjia nuk zëvendëson punonjësin e Policisë. Ajo e bën më të shpejtë, më efikas dhe më të saktë punën e tij në terren.

Të dashur nxënës,

Mos heshtni përballë një rreziku. Nëse shihni apo përballeni me një rast dhune, shpërndarjeje të narkotikëve, kërcënimesh, bullizmi, përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kriminale apo çdo situatë tjetër që ju shqetëson, njoftoni mësuesin, prindin, oficerin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit.

Mos nguroni të flisni me prindërit, me psikologët, punonjësit socialë, mësuesit dhe me punonjësit e Policisë. Ndërhyrja në kohë për të trajtuar çdo problematikë apo shqetësim mund të parandalojë një ngjarje më të rëndë.

Policia e Shtetit dhe gjithë hallkat e zinxhirit të sigurisë do të jenë pranë jush dhe do të reagojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm, që ju të ndiheni të qetë e të sigurt në rrugën e dijes.

Ky është angazhimi ynë, shkolla të sigurta, për të ardhmen e vendit tonë!

Faleminderit dhe jam i hapur për pyetje.

The post Viti i ri shkollor/ Skënder Hita njofton masat dhe shtrirjen e projektit “Smart City” në 20 shkolla të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia merr masat: Ja rrugët që bllokohen
Policia ka njoftuar planin e masave sa i përket protestës që pritet të mbahet sot nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Uniformat Blu, bëjnë me dije se leja është dhënë nga ora 18:00-20:00, ndërsa janë disa rrugë ku bllokohet qarkullimi i automjeteve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, konkretisht:

-nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Protesta e opozitës para Kryeministrisë, policia merr masat: Ja rrugët që bllokohen appeared first on Albeu.com.

Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz, ku u diskutuan zhvillimet politike në Kosovë dhe siguria rajonale.

Presidentja përsëriti orientimin strategjik të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe përkushtimin e palëkundur për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se reformat, sundimi i ligjit dhe përputhja me standardet evropiane mbeten prioritetet

Presidentja theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj stabilitetit politik dhe funksionimit të plotë demokratik të institucioneve, duke përmendur zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe të shumicës së nënkryetarëve si hapa kyç në këtë drejtim.

Në lidhje me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër si dhe vazhdimin e ndërtimit të një ure shtesë, Presidentja Osmani theksoi se mirëpret ndërtimin e tyre, duke vënë në pah rolin pozitiv që urat luajnë në integrimin, bashkimin dhe afrimin e qytetarëve, përmes lehtësimit të lëvizjes, bashkëpunimit dhe transportit.

Ajo rikujtoi më tej se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë në vitin 1999 nuk ishte bërë për çështje sigurie por për shkak të vendimeve jashtëzakonisht të dëmshme politike dhe se është për keqardhje që edhe 26 vite pas mbylljes e tashmë 10 vite pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e urës, ende ajo mbetet e mbyllur.

Sipas saj, nuk janë urat ato që krijojnë tensione, por janë njerëzit e dhunshëm sikur strukturat ilegale kriminale të financuara nga Serbia, të cilat kanë krijuar dhunë e tensione përgjatë këtyre dekadave.

“Është veprimtaria kriminale dhe destabilizuese e Radojçiqit dhe grupeve kriminale në veri që pengonte normalitetin dhe lëvizjen e lirë, duke krijuar atmosferë frike dhe tensioni , e jo urat”, theksoi ajo. Presidentja sqaroi se këto struktura ilegale kriminale janë të vetmet përgjegjëse për dhunën e tensionet dhe jo infrastruktura që ndërtohet për të bashkuar komunitetet.

Sa i përket masave kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Presidentja Osmani tha se përveçse këto masa janë të padrejta, sepse godasin pa arsye qytetarët e Kosovës dhe mirëqenien e tyre, ato poashtu dëmtojnë proceset demokratike dhe zhvillimin e vendit si dhe dëmtojnë kredibilitetin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Në përfundim, Presidentja riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

The post Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.

Miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga ndalimi i celularëve, te masat kundër bullizmit
Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Fillimisht në udhëzim, përcaktohet se regjistrimet e nxënësve në Institucionet Arsimore Parauniversitare (IAP), të bëhen në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi që përcakton moshën dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Për shpërndarjen e testeve shkollore udhëzimi përcakton se drejtoritë e IAP-ve duhet të afishojnë në vend të dukshëm listën e teksteve shkollore, ku të shënohen titulli, shtëpia botuese, çmimi i tekstit për çdo klasë, vendi ku do të shpërndahen tekstet, si dhe periudha e shpërndarjes sipas një grafiku për çdo klasë.

Institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, drejtuesit e IAP-ve dhe mësuesit të ndjekin me përgjegjësi procesin e shpërndarjes dhe të shitjes së teksteve shkollore për të gjithë nxënësit para fillimit të procesit mësimor dhe të pajisjes me tekste shkollore në përdorim falas për klasat I–IX të arsimit bazë.

Po ashtu, kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare.

Prioritet mbetet edhe masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare”, miratuar me urdhrin nr. 32, datë 21.1.2025.

Ndër masat konkrete të kërkuara janë: zbatimi i Kodit të Etikës së mësuesit (gusht 2025), planifikimi i veprimtarive ndërgjegjësuese për parandalimin e dhunës, bullizmit dhe ekstremizmit, ngritja e këndit “Stop dhunës në shkollë” dhe ekipeve “antibulling” në çdo shkollë.

Gjithashtu, theksohet nevoja për monitorimin e komisioneve të etikës dhe disiplinës, si dhe organizimi i veprimtarive sensibilizuese më 21 nëntor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës në Shkollë./Monitor

The post Miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga ndalimi i celularëve, te masat kundër bullizmit appeared first on Albeu.com.

Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, ja masat që dha gjykata për të arrestuarit në Orikum
Këtë të enjte, është mbajtur në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar, së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Të ndaluarit janë:

Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut- arrest me burg

Armando Dano, berber nga Shkodra- detyrim paraqitje.

Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku- arrest me burg.

Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge- arrest me burg.

Në masën e sigurisë gjykata vendosi; arrest me burg për të 3 shtetasit e ndaluar si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasje Flodian Plaku.

Ndërsa për berberin Armando Dano, gjykata vendosi detyrim paraqitje.

The post Siguruan ushqim dhe strehuan Flodian Plakun, ja masat që dha gjykata për të arrestuarit në Orikum appeared first on Albeu.com.

GJKKO zbuti masat për stafin e UBT, Rama: Jam i lehtësuar, s’mund të merrej peng jeta universitare
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për lehtësimin e masave të sigurisë për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur i kënaqur për këtë vendim.

Rama theksoi se ky lehtësim i masave nuk do të ndikojë në procesin e drejtësisë, e cila mund të vazhdojë pa pengesa hetimet dhe gjykimet për shkeljet e dyshuara.

Ai u shpreh se jeta universitare, reputacioni i universitetit dhe stabiliteti i komunitetit arsimor nuk duhet të merrte peng, duke ruajtur kështu balancën mes drejtësisë dhe normave demokratike.

Rama gjithashtu, përmendi rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e standardeve të drejtësisë europiane.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, e ka kthyer Kuvendin në një strehë për zyrtarët e korruptuar. Pas rastit Bushka, kryeministri Edi Rama, mori në “patronazh” për të mbrojtur stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion dhe abuzim me tendera.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Rama: Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

1. Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.

2. Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.

3. Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!

Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.

Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.

Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane.

Prandaj, shpatën ta mbajnë lart, e kanë gjithë mbështetjen tonë. Peshorja është e tyrja, nuk ndërhyjmë në brendinë e çështjeve. Por sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht.

Drejtësia e re e Shqipërisë 2030 në BE duhet të jetë si kjo statujë e Zonjës së Drejtësisë. Për të gjithë. Gjithnjë.

The post GJKKO zbuti masat për stafin e UBT, Rama: Jam i lehtësuar, s’mund të merrej peng jeta universitare appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhen masat e Prokurorisë së Përgjithshme, ngrihen seksione të posaçme për hetimin e krimeve elektorale
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka miratuar udhëzimin për “Masat administrative dhe procedurale para dhe pas zgjedhjeve”.

Në kuadër të këtyre masave, në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm do të ngrihen seksione të posaçme të përkohshme, për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve në kompetencën e tyre.

Këto seksione do të ngrihen brenda 10 ditëve nga miratimi i këtij udhëzimi dhe do të funksionojnë deri në datën 31.5.2025.

Seksionet do të drejtohen nga drejtuesit e prokurorive në 13 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe do të kenë në përbërje të tyre prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore me eksperiencë të gjatë në punë dhe që kanë pasur trajnime në këtë fushë.

“Sipas marrëveshjes së lidhur mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit do të vendosë të dispozicion të seksioneve të posaçme të përkohshme oficerë të policisë gjyqësore, ekspertizë, pajisje logjistike si dhe grupe operacionale për mbështetjen e hetimeve.

Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit synon hetimin e shpejtë dhe tërësor të veprave penale, reagimin e shpejtë ndaj informacioneve dhe denoncimeve që lidhen me krimet zgjedhore, duke kryer verifikimet paraprake e procedurale dhe referuar çështjet në prokurori.

Për të siguruar bashkëpunim institucional efektiv për procesin zgjedhor, me qëllim sigurimin e efektivitetit dhe eficencës në hetime, do të koordinohet veprimtaria edhe me Prokurorinë e Posaçme dhe KQZ në të gjitha nivelet, me qëllim transmetimin në kohë të shpejtë të kallëzimeve penale, procedimeve penale dhe çdo të dhëne tjetër.

Prokurorëve u kërkohet të kryejnë hetime proaktive, duke ndjekur një politikë penale rigoroze lidhur me kërkesat për caktimin e masave të sigurimit dhe masat e dënimit.

Në faqen e internetit të Prokurorisë së Përgjithshme do të vihet në dispozicion një format standard kallëzimi për të ndihmuar qytetarët të kallëzojnë shkeljet e ligjit që kanë cenuar interesat e tyre si zgjedhës”, njofton Prokuroria e Përgjithshme.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Zbardhen masat e Prokurorisë së Përgjithshme, ngrihen seksione të posaçme për hetimin e krimeve elektorale appeared first on Albeu.com.

Nis nesër pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, para se të niseni njihuni me masat e policisë
Berat- Në malin e Tomorrit nis nesër pelegrinazhi i madh i Bektashinjve. Për të shmangur problemet në lidhje me këtë organizim të madh, Drejtoria e policisë së Beratit ka ndërmarrë një plan të detajuar masash.

Policia e Beratit, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, janë angazhuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lehtësuar të mjeteve e këmbësorëve, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Pelegrinazhi zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht 2024. Në zbatim të këtij plani masash, janë planizuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në Malin e Tomorrit si dhe në ambjentet e jashtme të objektit të kultit (Teqesë) në këtë mal.

Detyrat e planifikuara në këtë plan masash do të përballohen nga shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me FNSh Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, forcat zjarrëfikëse, Spitalin Rajonal Berat,organet e pushtetit vendor dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Kufizimet

-Për mjetet: Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë-Berat”, ”Ura Kuçit–Dimal-Berat”, “Pobrat-Dimal-Berat”, ”Berat-Mali i Tomorrit”, ”Berat-Çorovodë” dhe ”Çorovodë-Gjerbës-Mali i Tomorrit”,nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 – 24:00,gjatë gjithë ditëve të pelegrinazhit.

-Autobusët,furgonat me mbi 8 persona dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz–Teqeja e Kulmakut–Mali i Tomorrit”.

-Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz-Teqeja e Kulmakut”,qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

-Gjithashtu, është e ndaluar qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në akset rrugore dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qëndrimi dhe parkimi i mjeteve.

The post Nis nesër pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, para se të niseni njihuni me masat e policisë appeared first on Albeu.com.

Nesër protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia njofton masat
Ditën e nesërme, opozita ka lajmëruar protestën e radhës para Bashkisë së Tiranë. Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 28 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

The post Nesër protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, policia njofton masat appeared first on Albeu.com.

BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës
Në Bashkimin Evropian nuk ka pajtim të plotë për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës. Por, si kompromis pritet që këto masa të hiqen pjesërisht dhe gradualisht.

Kështu mësoi Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në bllok pas diskutimeve që u zhvilluan më 19 qershor në Komitetin për politikë dhe siguri të BE-së (PSC), ku morën pjesë përfaqësuesit e shteteve anëtare.

Sipas burimeve, shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të masave, siç edhe ka rekomanduar përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor, lidhur me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

Në raportin e tij, siç raportoi Radio Evropa e Lirë, Borrell rekomandoi që Kosovës t’i hiqeshin masat, ndërkaq Prishtina të shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë që të ulen tensionet dhe që të shmangë veprimet e pakoordinuara. Ai këtë konstatim e bëri pas një shqyrtimit të hollësishëm të hapave që Kosova ka ndërmarrë në përmbushjen e kritereve specifike që BE-ja i vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023.

Sipas burimeve diplomatike, disa vende të BE-së janë shprehur se “përmbushja e kërkesave nga ana e Kosovës nuk ka qenë e plotë” dhe aktualisht këto shteteve nuk pajtohen që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat.

Diplomatët e BE-së, me të cilët ka kontaktuar Radio Evropa e Lirë, thanë se në ditët në vijim mund të pritet edhe një deklaratë në emër të BE-së, përmes së cilës do të njoftohet për gatishmërinë e heqjes graduale dhe të pjesshme të masave ndaj Kosovës.

Ende nuk ka hollësi rreth asaj se cilat masa do të mund të largoheshin e cilat jo. Por, diplomatët e BE-së janë të mendimit se së pari do të mund të hiqen masat që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Instrumentet e Para Anëtarësimit (IPA), të cilat janë pezulluar për Kosovën.

Zyrtarë të BE-së kishin diskutuar për herë të parë rreth mundësisë së heqjes së masave në prill të këtij viti, andaj edhe kanë kërkuar një raport prej Borrellit.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimorë (WBIF) nuk janë paraqitur për shqyrtim në bordin e këtij fondi. Kontratat e reja ku autoritetet e Kosovës janë përfituese tash për tash janë të ndalura.

Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa.

The post BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës appeared first on Albeu.com.