masat per festa Archives - Albeu.com

Drejtuesit e mjeteve në “shënjestër”, Policia me masa për festat: Jo orë policore natën e ndërrimit të viteve
Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit e ka vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave me detyra për strukturat në nivel qendror dhe ato vendor, ndërsa çdo strukturë vendore ka hartuar planin e saj të masave, dokumente në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për të gjitha strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

Rritja e sigurisë së jetës, ruajtja e pronës së qytetarëve dhe sigurimi i objekteve të rëndësishme, duke shtuar prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar si Festën e Krishtlindjes, ashtu edhe atë të Vitit të Ri;

Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;

Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë, në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave policore, por edhe bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;

Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;

Krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare;

Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;

Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese. Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara, të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët, me qëllim që të parandalohen situata që dëmtojnë shëndetin e qytetarëve.

Në këtë kuadër, theksoj se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

Në këtë drejtim, në emër të Policisë së Shtetit kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

The post Drejtuesit e mjeteve në “shënjestër”, Policia me masa për festat: Jo orë policore natën e ndërrimit të viteve appeared first on Albeu.com.

Masa të reja për festat e fundvitit? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve
Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme  për të lajmëruar nëse do të ketë masa të reja anti-Covid për festat e fundvitit.

Komiteti do të mblidhet në orën 10:00 për të komunikuar masat.

Kujtojmë se shumë vende të Europës kanë ndërmarrë masa të rrepta anti Covid, për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast me këtë variant.

Studimet kanë treguar se Omicron është më i butë, por frika mbetet pasi përhapet shumë shpejt dhe mund të çojë spitalet në kolaps./albeu.com

The post Masa të reja për festat e fundvitit? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve appeared first on Albeu.com.

A do të shtrëngohen masat për festa? Përgjigjet Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë sot në Kukës në kuadër të aktivizimit 16 ditor për sensibilizimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Manastirliu ka folur dhe për situatën e Covid në vendin tonë dhe masat që pritet të merren ndërsa Omicron po bëhet një kërcënim.

Ajo foli lidhje me rivlerësimin e masave kufizuese në prag të festave, ku tha se ky është një vendim që do duhet të merret nga Komiteti i Ekspertëve duke vlerësuar edhe indikatorët e tjerë të situatës së pandemisë në vendin tonë.

E vetmja armë që kemi në dorë tani, tha Manastirliu, është vaksinimi, duke shtuar se situata e imunizimit në vendin tonë është e qëndrueshme.

“Dua të them që vendimet merren nga komiteti i ekspertëve. Situata po ndiqet në mënyrë dinamike. Duhet të jemi të kujdesshëm për masat duke rivlerësuar masat që kemi, Esenciale është vaksinimi si armë që kemi kundër virusit apo edhe varianteve që qarkullojnë siç është edhe Omircon. Priten informacione nga institucionet ndërkombëtare për të parë sa i rrezikshëm është ai. Vaksina është arma që ne kemi. Jemi sot këtu edhe për të vijuar fushatën e vaksinimit duke synuar që vaksinimi të shtrihet sa më shumë te të rinjtë.

Shqipëria ka një mbulesë vaksinale që po rritet dita ditës. Është situatë e qëndrueshme e vaksinimit në Shqipëri. Ne nuk do të ndalemi derisa çdo qytetar të jetë i mbrojtur përmes vaksinimit. Fushata e vaksinimit ka disa nivele të operimit. Jemi në një nivel të ri. Prej disa muajsh jemi derë më derë për qytetarët që nuk kanë mundur të shkojnë për t’u vaksinuar. Shëndeti qëndron në majë. Qeveria shqiptare ka siguruar dozat e vaksinave për popullatën dhe ne po ecim me hapa të qëndrueshëm”, tha Manastirliu./albeu.com

The post A do të shtrëngohen masat për festa? Përgjigjet Manastirliu appeared first on Albeu.com.