masat e reja anti-covid Archives - Albeu.com

Greqia masa të reja për hyrjen në vend, çfarë duhet të kenë parasysh shqiptarët
Greqia ka ndryshuar sërish rregullat e hyrjes së vend me shfaqjen e variantit të ri të Covid.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit të MEPJ, shteti fqinj Greqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Ndërkaq theksohet se nga këto masa përjashtohen shqiptarët që janë me nënshtetësi greke.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet:

1- Të plotësojnë formularin elektronik PLF , në adresën elektronike https://travel.gov. gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi përpara mbërritjes në Republikën e Greqisë.

2- të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të lëshuar nga një autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e shtetit.

➡️Certifikata e vaksinimit duhet të përfshijë emrin e personit siç tregohet në pasaportë, llojin e vaksinës së administruar, numrin e dozave dhe datën në të cilën ato janë dhënë.

➡️Ose të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, ose në një test të shpejtë (rapid test).

➡️ Brenda shtatëdhjetë e dy (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi për testim laboratorik me PCR dhe brenda dyzet e tetë (48) orëve për rapid test.

➡️Testimet të jenë kryer nga laboratorët e vendit të origjinës ose tranzitit ose laboratorët publikë ose privatë të atij vendi, me kusht që laboratorë të tillë privatë të jenë certifikuar nga autoriteti kombëtar kompetent i certifikimit të vendit; dhe

➡️Të ketë një certifikatë të diagnozës së mësipërme, në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, e cila përfshin emrin e personit siç tregohet në pasaportë.

➡️Të ketë një certifikatë diagnostikimi nga testi laboratorik me metodën PCR ose me rapid test.

Certifikata e diagnozës lëshohet tridhjetë (30) ditë pas testit të parë pozitiv dhe vlefshmëria e saj zgjat deri në njëqind e tetëdhjetë (180) ditë pas tij.

❗Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t’ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

���Pikat kufitare:

✅Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.

✅Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00./albeu.com/

The post Greqia masa të reja për hyrjen në vend, çfarë duhet të kenë parasysh shqiptarët appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër COVID-19
Maqedonia e Veriut ka shtrënguar masat për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit, pas rritjes së rasteve me të infektuar dhe viktima në dy muajt e fundit.

Sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të miratuar më 16 nëntor me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nëpër të gjitha hapësirat e mbyllura, si objektet e gastronomisë, restorante e qendra tregtare nuk do të mund të hyhet pa qenë i imunizuar me dy doza të vaksinës.

Institucionet shëndetësore presin që masat të ngrenë vetëdijen e qytetarëve mbi nevojën e vaksinimit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Maqedoninë e Veriut numri i të vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 7,337 persona ndërsa raste aktive janë 8,331. Gjithsej të infektuar që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 193,000 persona.

Mbi 80 për qind e të infektuarve dhe të vdekurve në dy muajt e fundit janë persona të pavaksinuar.

“Ministria e Shëndetësisë bën apel deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe të jenë të përgjegjshëm. I bëjmë thirrje qytetarëve të cilët ende nuk janë vaksinuar, që sa më shpejtë ta kryejnë këtë proces. Vetëm me imunitet kolektiv do ta mundim virusin”, thuhet në një njoftim me shkrim të Ministrisë së Shëndetësisë duke bërë të ditur se vendi tashmë ndodhet në valën e pestë të virusit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më 15 nëntor me një dozë janë vaksinuar gjithsej 815,523 qytetarë, me dy doza janë 785,916, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 56,349 qytetarë. Rreth 57 për qind e popullatës mbi 40 vjeç është vaksinuar me dy doza dhe 33 për qind e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës./REL

The post Maqedonia e Veriut me masa të reja kundër COVID-19 appeared first on Albeu.com.