masat e policise Archives - Albeu.com

Zelensky në Tiranë, “blindohet” kryeqyteti, mbi 1500 forca policie në terren. Cilat rrugë do të bllokohen
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, në datat 28-29 shkurt, kur edhe do të mbahet samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do të marrë pjesë në samitin ku do të marrin pjesë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore.

Samiti do të zhvillohet nën masa të larta sigurie.

Zbatimi i planit të masave për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë nga Policia e Shtetit do të nisë që më datë 27 shkurt, pasi në mbrëmjen e 27 shkurtit Zelensky mbërrin në Rinas.

Në total mbi 1500 forca policie do të jenë të angazhuara për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë për samitet.

1500 forca policie, që përfshijnë Antiterrorin, Garda, FNSH, RENEA, efektivë të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë Rrugore të Tiranës do të jenë të dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit.

Po ashtu Garda dhe SHISH do të kenë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet.

Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen në vendin tonë.

Sa i përket sigurisë së personaliteteve që do të jenë në samit prej ditësh në vendin tonë ndodhen edhe ekspertë të huaj, të cilët kanë asistuar ndihmën e tyre në shoqërimin me eksortë të personaliteteve të huaja nga Rinasi.

Sidomos një grup i posaçëm që merret me sigurinë e presidentit ukrainas Zelensky.

Në terren nga policia do të jenë edhe grupet anti-eksploziv që vëzhgojnë rrugët kryesore dhe kanë në mbikëqyrje gjithë perimetrin e sigurisë.

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e Zelenskyt, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të presidentit ukrainas, i cili do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e 27 shkurtit.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit do të bllokojë disa segmente rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit janë në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e Samiteve.

Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit.

Do të bllokohen këto akse:

– Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;

– Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;

– Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;

– Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.

-Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara.

Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye do të njoftohen të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente.

Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”;

-Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”;

– Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative./albeu.com

The post Zelensky në Tiranë, “blindohet” kryeqyteti, mbi 1500 forca policie në terren. Cilat rrugë do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Zbulohen masat e Policisë, ja rrugët e bllokuara
Ashtu siҫ është paralajmëruar, opozita nesër proteston para kryeministrisë, ndërsa policia ka njoftuar edhe masat që do marrë.

Burime nga policia, bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Masat e Policisë së Shtetit për protestën e nesërme të thirrur nga Opozita:

Protesta e thirrur për nesër në orën 17:30 nga Rithemelimi ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike.

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Segmentet rrugore që janë të bllokuara 2 orë para nisjes së protestës derin në përfundim të saj janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

The post Protesta e opozitës/ Zbulohen masat e Policisë, ja rrugët e bllokuara appeared first on Albeu.com.

Vizita e ish-presidentit amerikan në Tiranë, policia njofton akset rrugore që do të bllokohen sot dhe nesër
Sot në Tiranë do të mbërrijë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Vizita e tij do të jetë dy ditore, duke përfshirë dhe ditën e nesërme, që përkon me pavarësinë e Amerikës si dhe ditëlindjen e kryministrit të vendit tonë, Edi Rama.

Për sigurinë e Klinton, policia ka njoftuar masat e marra dhe rrugët që do të bllokohe.

Sipas njoftimit të policisë, sot nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe nesër, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Njoftimi i policisë:

DVP rTianë

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, z. Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e z. Klinton, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Bill Klinton, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në qytetin e Tiranës.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët:

Nga Rinasi – Qafa e Kasharit – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë datave 3 dhe 4 korrik.

The post Vizita e ish-presidentit amerikan në Tiranë, policia njofton akset rrugore që do të bllokohen sot dhe nesër appeared first on Albeu.com.

Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë, policia njofton masat
Policia e Shtetit ka njoftuar sot masat për garantimin e sigurisë së çiklistëve dhe për lehtësimin e lëvizjes së automjeteve në disa akase rrugore, gjatë zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, nga 22-26 maj.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, në bashkëpunim me organizatorët e aktivitetit ndërkombëtar “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e aktivitetit, përsa i përket sigurisë rrugore dhe rendit.

Me qëllim garantimin e zhvillimit të këtij aktiviteti dhe për të njoftuar qytetarët që kanë planifikuar lëvizjen në akset rrugore, në datat që do zhvillohet ky tur çiklistik, Policia e Shtetit ka marë masat e duhura për bllokimin dhe devijimin e lëvizjes së automjeteve në akset rrugore ku do të zhvillohet aktiviteti.

Aktiviteti çiklistik përfshin 5 etapa garash me itenerare të gjata në disa nga asket rrugore kombëtare. Në këtë aktivitet marrin pjesë 15 ekipe nga vende të ndryshme të botës dhe 150 garues.

-Etapa e parë nis më datë 22.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë – Elbasan – Dushk – Lushnjë. Në kthim ndiqet i njëjti itinerar, për të përfunduar në Krrabë, në orën 16:30;

-Etapa e dytë nis më datë 23.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë –Elbasan – Lushnjë dhe përfundon në qendër të Elbasanit, në orën 17:00;

-Etapa e tretë nis më datë 24.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan – Lushnjë – Fier dhe përfundon në Vlorë, në orën 16:15;

-Etapa e katërt starton më datë 25.05.2023, në orën 12:00, me itinerarin Lungomare, Vlorë – Fier – Mbrostar Ura, Fier – Levan – Tepelenë dhe përfundon në Permet, në orën 18:30;

-Etapa e pestë starton më datë 26.05.2023, në orën 10:00, me itinerarin qendra e Përmetit –Tepelenë – Levan dhe përfundon në Fier, në orën 13:00.

The post Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë, policia njofton masat appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Parlamentit, 700 efektivë policie në gatishmëri, si do të vendosen Shqiponjat, FNSH dhe RENEA
Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës ditën e sotme në orën 10:00.

Protesta do të zhvillohet jashtë ambienteve të Parlamentit. Rreth 700 efektivë policie janë në gatishmëri, ndërsa i gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu.

Mësohet se në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Ndërsa efektivë të Gardës janë dislokuar në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit./Albeu.com/

The post Protesta e opozitës para Parlamentit, 700 efektivë policie në gatishmëri, si do të vendosen Shqiponjat, FNSH dhe RENEA appeared first on Albeu.com.

Samiti i 6 dhjetorit/ “Paralizohet” Tirana, ja të gjitha masat e policisë
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash të rrepta për samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në kryeqytet. Tirana mbyllet nga të gjitha anët, nga Durrësi, veriu e Elbasani.

Drejtori i Përgjithshme i Policisë së Shtetit, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Rebani Jaupi zhvilloi një konferencë për shtyp, për masat e marra për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së, më datë 6 dhjetor në Tiranë.

Ai zbuloi planin e masave, ku mësohet se Bulevardi Dëshmorët e Kombit, shesh ku kërkon opozita të protestojë po në atë ditë, do të bllokohet.

Të bllokuara do të jenë dhe disa rrugë të tjera të kryeqytetit.

Zhvillimi i Samitit të Bashkimit Europian, në Tiranë, më 6 dhjetor, shënjon një event tejet të rëndësishëm për prespektivën europiane të Shqipërisë. Lëvizja e qytetarëve të Tiranës, më 6 dhjetor, do të impaktohet drejtpërdrejt nga ky aktivitet me përmasa ndërkombëtare.

Nisur nga rëndësia institucionale dhe nga impakti publik që ka ky event, Policia e Shtetit është e angazhuar në maksimumin e kapaciteteve të saj njerëzore dhe logjistike, për mbarëvajtjen e tij.

Samiti i Bashkimit Europian përbën për qytetarët e Republikës së Shqipërisë në tërësi, dhe për strukturat e Policisë së Shtetit në veçanti, një mundësi të artë, për të dëshmuar kontributin e gjithsecilit, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për të rivënë në pah, standardet e larta të sigurisë që përmbush vendi ynë, si dhe për të ndikuar drejtpërdrejt, tejet pozitivisht, në imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.

Përmes sjelljes dhe qëndrimeve tona institucionale dhe qytetare, gjatë procesit të zhvillimit të këtij Samiti, ne kemi shansin që të dëshmojmë vlerat tona historike, si mikpritja, mirëkuptimi dhe maturia, si dhe perspektivën europiane që kemi treguar ndër shekuj, dhe të cilën kemi rastin ta shpalosim më 6 dhjetor, gjatë zhvillimit të Samitit të Bashkimit Europian, në Tiranë.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit të Bashkimit Europian – Për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë, me datë 6 dhjetor 2022.

Në zbatim të detyrave ligjore, si duke shfrytëzuar përvojën pozitive të fituar gjatë planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të situatës së rendit dhe sigurisë publike, gjatë zhvillimit të aktiviteteve ndërkombëtare, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, rrugëkalimet e delegacioneve, ambientin ku do të zhvillohet ky samit, si dhe për garantimin e rendit publik në qytetin e Tiranës dhe në të gjithë territorin e vendit.

Paraprakisht, theksoj faktin se Policia e Shtetit, për hartimin e Planit të Masave dhe për vendosjen e perimetrit të sigurisë për Samitin e Bashkimit Europian – Ballkani Përëndimor, ka bashkëpunuar edhe me ekspertë të sigurisë së vendeve të BE, me qëllim zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të këtyre përmasave.

Gjithashtu, për të garantuar sigurinë e këtij aktiviteti, po bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend, si dhe me organizatat ndërkombëtare INTERPOL dhe EUROPOL, për shkëmbimin në kohë të informacioneve. Po kështu, po bashkëpunohet me Bashkinë e Tiranës, Autoritetet e Aeroportit të Rinasit, Autoritetet e Kontrollit të Aviacionit të Tiranës, Policinë Bashkiake të Tiranës, Shërbimin Zjarrëfikës dhe Qendrat Spitalore të Tiranës, për mbarëvajtjen e tij.

Për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, është parashikuar ky perimetër sigurie:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;

Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;

Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;

Rruga “Dervish Hima”;

Rruga “Asim Zeneli”;

Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.

Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;

Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;

Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;

Rruga “Skerdilajd Llagami” dhe rruga “Faik Konica”.

Në këto akse rrugore do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, ndërsa do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë banorë, brenda perimetrit të sigurisë.

Theksojmë se kufizimet e mësipërme përbëjnë perimetrin e sigurisë së Samitit dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për të respektuar kërkesat dhe procedurat ligjore, të normuara nga Policia e Shtetit.

Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;

Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.

Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Masat e planifikuara nga Policia e Shtetit, për këtë aktivitet të rëndësishëm konsistojnë në disa plane, konkretisht:

Garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit.

Organizimin e shërbimeve policore për sigurimin e të gjithë perimetrit të sigurisë së Samitit.

Sigurimin e delegacioneve përgjatë gjithë rrugëkalimit, nga Rinasi për në Tiranë.

Eskortimin e delegacioneve nga aeroporti i Rinasit, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Rinas.

Eskortimi i delegacioneve nga PKK Morinë, Kukës, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Morinë, Kukës.

Eskortimi i delegacioneve nga PKK Hani i Hotit, Shkodër, për në vendin e zhvillimit të Samitit në Tiranë, dhe në kthim për në Hani i Hotit, Shkodër.

Sigurimin e rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës.

Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas zhvillimit të Samitit, etj.

Gjithashtu, për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidëntë në perimetrin e sigurisë, sqarojmë se:

– Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Gërmenji”;

– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;

– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;

– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;

– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Frederik Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;

– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.

Për të lehtësuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, që të reduktojnë në maksimum përdorimin dhe qarkullimin me automjete, gjatë kësaj dite, si dhe që të përdorin akse rrugore dhe drejtime të tjera lëvizjeje. Ky kontribut i qytetarëve do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar, për garantimin e masave të sigurisë gjatë këtij Samiti.

The post Samiti i 6 dhjetorit/ “Paralizohet” Tirana, ja të gjitha masat e policisë appeared first on Albeu.com.

340 masa brenda javës, policia “fundos” shoferët “e pabindur” (VIDEO)
Policia Rrugore e Gjirokastrës ka vijuar me kontrollet nëpër rrugë, për të gjobitur shoferët e pabindur.

Përmes një njoftimi thuhet se janë ndërmarrë 340 masa ndaj tyre brenda një jave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore në Gjirokastër, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burime zyrtare bënë me dije se është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe janë vendosur 340 masa administrative.

“Janë vendosur 340 masa administrative, konkretisht:

201 masa për parakalime të gabuara;

42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

52 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe

44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.������♀���♂”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post 340 masa brenda javës, policia “fundos” shoferët “e pabindur” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shtetrrethim më 25 maj? Gledis Nano sqaron masat që do të merren për ndeshjen
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë sqarime për masat që do të merren në 25 maj për finalen e Conference League.

Në një prononcim për mediat, Nano tha se të mërkurën nuk do të ketë shtetrrethim në Tiranë, por patjetër që do ketë bllokim rrugësh.

“Këto ditë është thënë që në 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetareve që data 25 do jetë ditë feste. Mos përhapim panik lidhur me shtetrrethime. Patjetër që do ketë bllokim të rrugëve. Tirana do jetë e bllokuar për ata që duan të vijnë në Tiranë.

Masat e marra deri më tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Po kështu e fun- zone që do jenë në Tiranë, janë marrë masa që të mos lejohen dy tifozeritë të krijojnë përplasje”, tha Gledis Nano./ h.ll/albeu.com

The post Shtetrrethim më 25 maj? Gledis Nano sqaron masat që do të merren për ndeshjen appeared first on Albeu.com.

“Jam mbi 191 cm!” Shoferi tentoi t’i shpëtonte gjobës duke u justifikuar me gjatësinë, policët e zbresin nga makina dhe e masin, në fund i vënë prangat
Barsoletat për shoferët që nuk mbajnë rrip sigurimi gjatë drejtimit të mjetit janë të pafundme. Me siguri çdokujt mund t’i kujtohet menjëherë një e tillë, për shoferë që i thonë policit se “nuk lidhet burri për 5 mijë lekë”. Por një shofer i tillë ka kaluar përtej çdo imagjinate dhe sensi humori. Ai është një i ri nga Shkodra dhe ka inicialet S.B. Duket se nuk e ka pasur shumë me dëshirë vendosjen e rripit të sigurisë dhe siç kuptohet, as policët dhe as gjobitjen për këtë fakt. Ndaj ai ka bërë atë që asnjë shofer nuk e ka bërë në realitet: Ka shfrytëzuar Kodin Rrugor që parashikon mosvendosje rripi sigurie për personat që janë të gjatë.

Dhe për këtë ka marrë një vërtetim nga një mjek. Por ajo që e ka tradhtuar shoferin e pazakontë nuk është as dokumenti dhe as sjellja e tij, por mospërputhja mes shtatit të shkurtër dhe dokumentit që e përshkruan mbi 1.90. Për këtë fakt, sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, shtetasi S.B. u arrestua nga departamenti kundër krimit ekonomik për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Si u zbulua

Shoferit në fjalë iu ngrit tabela për të qëndruar, tha një burim policor nga një patrullë e policisë rrugore. Patrulla gjendej në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe qytetari drejtonte një mjet tip Wolksvagen pa vendosur rripin.

Ajo që ka ndodhur më pas përshkruhet në deklaratën e arrestimit të të riut. Shoferi ka dorëzuar një dokument shëndetësor ku shkruhej se shoferi përjashtohej nga detyrimi i mbajtjes së rripit të sigurimit pasi ishte i gjatë mbi 191 centimetra. Policia shton se patrulla policore dyshoi ngaqë shoferi nuk dukej aq i gjatë sa përshkruhej në dokumenta ndaj i është kërkuar që të lërë makinën dhe të zbresë në tokë. “Në pamje të parë edhe kur zbriti në tokë – shkruhet në raportin e policisë, ky qytetar nuk ishte aq i gjatë sa në dokument dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale”.

Gjatë hetimeve në selinë qendrore të policisë së kryeqytetit, një agjent i krimit ekonomik e ka pyetur madje edhe oficerin e policisë se si i lindi dyshimi duke qenë se shoferi ishte i ulur në sedilje dhe gjatësia e tij edhe mund të mos vihej re. “Edhe unë edhe kolegu tjetër në shërbim jemi shtatlartë dhe e kemi idenë se deri ku arrin kur je i ulur në sedilje. Por unë jam mbi 184 centimetra dhe di që shpatullat qëndrojnë në krye të sediljes, qytetarit nuk i dukeshin aq lart. Ndaj i kërkuam të zbriste në tokë. Kur qytetari zbriti nga makina vërejta se ai ishte më i shkurtër se unë, ndaj dhe dyshova se ky shtetas nuk ishte i gjatë mbi 191 centimetra, ashtu siç tregohej në dokumentin që na dha”, është shprehur njëri nga policët e patrullës. Policia thotë se pavarësisht kësaj deklarate dhe këqyrjes me sy, në drejtorinë vendore i riu shkodran është vendosur me shpatulla pas muri dhe i është matur gjatësia, ku dhe është konfirmuar për efekt shkresor se ai nuk ishte i gjatë aq sa tregohej në dokumentin mjekësor. Për pasojë, ai duhej të mbante rripin e sigurimit si çdo qytetar tjetër, mbasi nuk bën pjesë te rastet përjashtimore.

Policia tha se menjëherë ka sekuestruar dokumentin mjekësor që qytetari i ka patrullës, dokument i lëshuar në datën 3 nëntor 2020 në qytetin e Shkodrës.

Policia deklaron se përpara se ta arrestonin, qytetari në fjalë është pyetur se si e siguroi dokumentin mjekësor dhe si e falsifikoi atë. Ai ka mohuar që dokumenti të ketë qenë i falsifikuar.

“Kam nxjerrë shpatullën para ca kohësh dhe kisha acarim lëkure dhe kuptova që këtë problem ma shkaktonte rripi. Këtë dokument e përdor vetëm pas orarit të punës dhe me automjetin tim personal, pasi sa herë drejtoj makinën time më dhemb shpatulla dhe ndjej këtë problem shëndetësor”, mësohet të jetë shprehur i ri gjatë deponimit të tij.

Policia e ka pyetur se kush ia kishte lëshuar dokumentin dhe shtetasi S.B. ka treguar se “nderin ia kishte bërë mjeku i familjes”.

“Në qytetin tim, si kushdo, kam mjek familjeje. Ia tregova problemin e shpatullës dhe konstatimin për situatën sa herë drejtoja makinën. Në mirëbesim mjeku më lëshoi dokumentin mbasi i tregova se duhet të isha mbi 191 centimetra dhe ai në mirëbesim nuk më mati. Mjeku e mori të mirëqënë këtë fakt dhe pas kësaj nuk kisha më problem me policinë”, ka dëshmuar qytetari shkodran./ Gazeta “Si”

The post “Jam mbi 191 cm!” Shoferi tentoi t’i shpëtonte gjobës duke u justifikuar me gjatësinë, policët e zbresin nga makina dhe e masin, në fund i vënë prangat  appeared first on Albeu.com.

Vigjilje Pashkësh, Gledis Nano zbulon masat që do të marrë policia: Do të jemi në gatishmëri të plotë
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte sot në Pikën Kufitare të Kakavisë. Nano është pyet nga gazetarët lidhur me masat e marra në vigjilje të Pashkëve. Kreu i policisë tha se janë marrë masat dhe se janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur të gjithë qytetarëve që do të përdorin Pikën e Kalimit Kakavije, për të hyrë dhe për të dalë.

“Ky është edhe një motiv tjetër pse jemi sot këtu bashkë me Drejtorin e Kufirit dhe Emigracionit Gjirokastër dhe Drejtorin Vendor të Policisë Gjirokastër. Do t’ju flas për masat e Policisë sepse masat e doganave i ka Drejtoria e Doganave. Jemi në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur të gjithë qytetarëve që do të përdorin Pikën e Kalimit Kakavije, për të hyrë dhe për të dalë, për të kaluar një atmosferë sa më festive dhe për të qenë në shërbim të tyre, për t’iu gjendur me lehtësirat që duhen dhënë në këtë drejtim, me qëllim që atmosfera festive të mos prishet në hyrje apo në dalje të Republikës së Shqipërisë. Jemi plotësisht në gatishmëri të plotë për ta përballuar nëse do të ketë fluks në këtë pikë kalimi apo në çdo pikë tjetër kalimi kufitar”, tha Nano.

The post Vigjilje Pashkësh, Gledis Nano zbulon masat që do të marrë policia: Do të jemi në gatishmëri të plotë appeared first on Albeu.com.