masat e be Archives - Albeu.com

Brukseli do 100% depërshkallëzim të situatës në veri në mënyrë që të heqë sanksionet, Kurti kërkon të korrigjohet “padrejtësia”
Bashkimi Evropian nuk do t’ia heqë Kosovës sanksionet, edhe pas zvogëlimit të numrit të policëve përreth komunave veriore.

Sipas BE-së, duhen edhe hapa të tjerë për t’ia hequr masat ndëshkuese, të cilat iu vendosen Kosovës pas tensionimit të situatës në veri, që nisi në maj, me futjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe.

“Këta [reduktimi i prezencës së Policisë te komunat veriore], janë hapa në drejtim të duhur, por janë të nevojshëm edhe hapa të tjerë”. Kështu thonë nga Bashkimi Evropian, kur pyeten lidhur me sanksionet që i janë vënë Kosovës në fund të qershorit për padëgjueshmëri, por që nuk u hoqën as kur Qeveria pranoi marrëveshjen për ta shtensionuar situatën në veri, sipas propozimeve të BE-së.

Nga Qeveria e Kosovës, kryesisht nga Kryenegociatori në dialogun teknik me Serbinë, Besnik Bislimi, janë adresuar ankesat se BE-ja nuk po ia heq sanksionet Kosovës, për të cilat u tha se ishin të përkohshme.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka thënë Gazetës Express se evropianët mirëpresin vendimin për t’u hequr edhe 25 për qind e policëve, ashtu siç parashihej në Marrëveshjen për De-eskalim, të cilën Kosova e pranoi më 10 korrik, në Bratisllavë.

“Bashkimi Evropian e mirëpret njoftimin e Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin edhe për 25 për qind të prezencës së policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pas një takimi të nivelit teknik mes Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, që ka për qëllim përcaktimin e parametrave të përbashkët për vlerësimin e situatës në komunat veriore”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Megjithatë, tërheqja e Policisë dhe nisma e Qeverisë për t’i çuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme katër komunat veriore, nuk janë të mjaftueshme për BE-në, që t’i revokojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Gazeta Express ka pyetur të mërkurën në Qeverinë e Kosovës nëse kanë marrë një përgjigje nga Bashkimi Evropian se kur do të hiqen masat ndëshkuese, por deri në publikimin e këtij shkrimi, nuk ka marrë një përgjigje.

Kurti të enjten, duke përmendur tërheqjen e policisë (dy herë nga 25 përqind), tha se “jemi të interesuar për deeskalim të mëtutjeshëm, ndonëse është konstatim i përgjithshëm se në masë të madhe deeskalimi tashmë ka ndodhur”.

Ai i kërkoi Bashkimit Evropian që sa më parë t’i largojë masat ndëshkuese dhe të përmirësojë qëndrimin ndaj Kosovës.

Zv.kryeministri Bislimi pati thënë  në një takim me gazetarët para dy javësh se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Siç citohej nga Radio Evropa e Lirë, ai ka thënë që është në pritje të njoftimit të BE-së për heqjen e sanksioneve, pas pajtueshmërisë së arritur mes Kosovës dhe BE-së në Bratisllavë, dhe tërheqjes së 25% të forcave policore nga ndërtesat komunale në katër komunat veriore.

Ish-ministri kosovar i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë gjatë kësaj jave se Bashkimi Evropian nuk do t’i pezullojë sanksionet, pa u përmbushur tri kushtet e saj nga ana e Qeverisë së Kosovës për qetësim të situatës në veri të Kosovës. Që do të thotë, sipas tij, sanksionet nuk hiqen pa u shpallur zgjedhjet për komunat veriore.

Masat që BE-ja ia vendosi Kosovës në fund të qershorit

Me 1 korrik, nga Zyra e Mediave të BE-së i kanë thënë Expressit se masat e vendosura ndaj Kosovës ishin të përkohshme dhe të kthyeshme, në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimet për de-eskalim, që priteshin të merreshin nga Qeveria e Kosovës.

“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për deeskalim të marra nga kryeministri Kurti”, kishin thënë nga Brukseli.

Nga masat, të cilat një zëdhënës i BE-së i ka ndarë me Expressin, ishte pezullimi i përshkohshëm i punës në organet punuese në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Gjithashtu Kosova nuk do të ftohej në takimet të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezulloheshin.

Takimet që s’do të pezulloheshin, ishin vetëm ato që fokusohen në adresimin e Kosovës në veri të Kosovës në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu ishte konfirmuar se program i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 janë suspenduar. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), siç ka konfirmuar ky zëdhënës i BE-së, s’janë dorëzuar fare për shqyrtim në Bordin e WBIF në takimin e mbajtur më 29 dhe 30 qershor.

Sipas atij zëdhënësi të BE, institucionet e Kosovës ishin njoftuar për masat e marra ndaj tyre, më 28 qershor.

Hyrjen në fuqi të këtyre masave e kishte konfirmuar edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhiley, kur ka treguar se Kosova s’është përfshirë në ndarjen e një fondi 2.1 miliardë euro që është mirtaur dje nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF).

Situata nisi të tensionohet në veri, më 26 maj, kur kryetarët e zgjedhur shqiptarë hynë nën përcjelljen e policisë në objektet komunale, përkundër refuzimit të serbëve lokalë, që po protestonin para komunave. Situata eskaloi më 29 maj, ku mbetën të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR-it, ndërsa u sulmuan edhe shumë ekipe mediale.

Marrëveshja për shtensionim që Kosova e pranoi në korrik

Më 3 qershor, BE-ja publikoi disa propozime, të cilat duhej t’i zbatonte Kosova, për ta shtensionuar situatën në veri. Ato propozime nuk u pranuan nga Kryeministri Kurti, deri më 1 korrik, kur zëvendësi i tij, Besnik Bislimi arriti marrëveshjen me emisarin evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.

Me këtë marrëveshje, Kosova pranoi që menjëherë të ulë prezencën e policëve rreth objekteve komunale në katër komunat veriore, të mos marrë asnjë hap që konsiderohet që çon drejt deeskalimit dhe të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Hapat që deri tani ka marrë Kosova për shtensionim

Në pikën e parë të marrëveshjes për De-eskalim, Qeveria zotohej se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshinte një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale.

Ndërkaq, më 4 gusht, Kryeministri Kurti Policia e Kosovës do ta zvogëlojë edhe për 25 për qind prezencën e saj vetëm afër ndërtesave komunale në veri, dhe jo në pjesën tjetër të vendit.

“Pra, siguria është e mirë, situata është e qetë, dhe mund ta zvogëlojmë ca praninë e policisë sonë. Sundimi i ligjit dhe rendi publik po mirëmbahen gjithnjë e më shumë e më mirë. Janë bërë rreth një muaj e gjysmë që nuk kemi incidente të theksuara e protesta të dhunshme”, shkroi Kurti në njoftimin për tërheqjen e një pjese të Policisë. Kryeministri sqaronte se Policia po tërhiqej nga ndërtesat komunale, por jo nga rajoni i veriut.

Qeveria e Kosovës më tutje, ka treguar gatishmëri që katër komunat veriore t’i cojë në zgjedhje, por jo duke ia kërkuar dorëheqjen kryetarëve shqiptarë, të cilët më 29 maj u futën në objektet komunale, nën protestat e një numri të banorëve lokalë serbë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë, nënshkruajnë peticionin për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor, që do ta verifikonte atë dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

“Në këtë referendum duhet të marrin pjesë të paktën 50 për qind e trupës votuese, plus një. Kështu që kjo është baza ligjore që del dhe buron nga Ligji për vetëqeverisje lokale”, tha Krasniqi.

Ministri Krasniqi ka caktuar një grup punues, i cili do ta hartojë një udhëzim administrativ, që do të ndihmojë në largimin e kryetarëve.

“Grupi punues ka afat një muaj që ta bëjë draftit e udhëzimit administrativ… dhe mandej të jetë gati nga shtatori si udhëzim administrativ në të cilin mund të deklarohen qytetarët të cilët kanë për qëllim organizimin e peticioneve për largimin e kryetarëve”, tha Krasniqi, më 2 gusht.

Pikërisht në ditën kur Kurti kërkoi heqjen e masave, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano duke folur me gazetarët, tha se arsyeja për vendosjen e tyre ishte sjellja joevropiane e Kosovës në tensionimin e situatës në veri.

“Dhe ajo që kemi bërë së fundi në dritën e eskalimeve aktuale është ndërmarrja e masave kundër Qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë së tyre që të nisin të sillen në një mënyrë europiane në deeskalim dhe për të ndërmarrë hapa të konsiderueshëm për deeskalim”.

Nuk dihet se kur Qeveria do ta kënaqë BE-në duke përmbushur kërkesat e saj, por për sanksionet tashmë ka disa paralajmërime nga institucione tjera. Një delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që qëndroi në Kosovë tha se  “masat e BE-së pengesë për investime dhe zhvillim ekonomik nëse mbesin gjatë në fuqi”. /Express/

The post Brukseli do 100% depërshkallëzim të situatës në veri në mënyrë që të heqë sanksionet, Kurti kërkon të korrigjohet “padrejtësia” appeared first on Albeu.com.

Ambasadori i Francës në Prishtinë: S’po shohim progres nga Kosova, nuk janë plotësuar kushtet për t’u hequr masat e BE-së
A do të marrin pjesë serbët në zgjedhjet e parakohshme në Veri, kur do të mbahet takimi i radhës Kurti-  Vuçiq, a do të ketë konferencë ndërkombëtare, cili është qëndrimi i Presidentit Macron për draft statutin e Asociacionit që Edi Rama ia ka prezantuar atij dhe Kancelarit të Gjermanisë, si do të duket Asociacioni sipas pikëpamjes së Parisit dhe kur duhet të krijohet, a është fundi i vitit afati për marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi. Ambasadori i Francës, Olivier Guérot flet për Gazetën Express.

Lexojeni të plotë intervistën.

Kryeministri Albin Kurti ende ka çështje të hapura me Bashkimin Europian për Veriun. Zëvendësi i tij Besnik Bislimi, gati tre javë më parë e solli një marrëveshje nga Bratisllava kur shkoi ta takojë Emisarin Miroslav Lajçak, pasi Kosova mori ndëshkimin europian, por kjo nuk i ka ndryshuar shumë gjërat.  Hapat që i ka bërë Qeveria  për shtensionimin e situatës në  pjesën veriore nuk po konsiderohen të mjaftueshëm, për ta përmbushur kërkesën që po e artikulojnë Kurti dhe Bislimi – heqjen e masave ose sanksioneve.  Në një intervistë për Gazetën Express të realizuar nëpërmjet e – mailit, Ambasadori i Francës Olivier Guérot  ka një mesazh direkt, “Koha po kalon dhe nuk po shohim asnjë përparim”.  Këtu bëhet fjalë për vonesat në largimin e policisë dhe mungesën e përgatitjeve për zgjedhje.

“Nuk shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Pa miratimin e nje akti nënligjor, qytetarët e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën që u jep ky ligj”, thekson ambasadori.

Konstatimi se nuk ka progres ambasadorin e çon në një përfundim.

“Masat e marra nga BE janë të kthyeshme. Ato nuk u morën lehtë, por qeveria e Kosovës ende nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e tyre”.

Pra, në bazë të përgjigjeve të përfaqësuesit diplomatik të Francës del se ka një bllokadë të re në raportet Prishtinë -Bruksel për deeskalimin në Veri.

Kurti s’është pajtuar që të largojë kryetarët nga objektet komunale atje, Guérot pohon se kërkesa europiane për këtë mbetet në fuqi.

Zyrarët e lartë europianë përgjegjës për dialogun tashmë kanë shkuar në pushimet verore dhe mund t’i shijojnë ato gjatë gjithë gushtit. Guerot, ndërkaq, paralajmëron një takim Kurti – Vuçiq pritet të ndodhë në fillim, siç thotë ai, të “vitit shkollor”, Por, deri atëherë,  diplomati francez këmbëngul se topi ende është në fushën e Kosovës.

“E gjithë Evropa pret përmirësim të situatës dhe veprime konkrete nga qeveria e Kosovës në këtë drejtim. Përndryshe ketë e kërkojnë edhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO”, thotë ai.

Gazeta Express: Ka dy javë nga marrëveshja Bislimi – Lajcak në Bratisllavë. Nuk pati shumë entuziazëm në BE dhe nga shtetet individuale për atë që arritën negociatorët në kryeqytetin sllovak ose më saktë për atë që Qeveria morri përsipër aty. Cili është komenti i juaj për këtë marrëveshje?

Olivier Guérot: Gjatë takimit të tyre në Bratislavë, z. Lajcak dhe z. Bislimi ranë dakord për tri pika prioritare që priten nga Kosova:

– Reduktimi i menjëhershëm i pranisë së policisë së Kosovës brenda dhe përreth ndërtesave komunale

– Vlerësimi i rregullt i përbashkët i situatës së sigurisë nga policia e Kosovës EULEX-i dhe KFOR-i nëse konsiderohet e nevojshme, në mënyrë që të vlerësohet mundësia e vazhdimit të zvogëlimit të pranisê së policisë sê Kosovës.

– Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore

Ka pasur disa përparime, por ka ende zotime për t’u zbatuar, për shembull në koordinimin ndërmjet policisë së Kosovês dhe misioneve ndërkombëtare dhe në vlerësimin e sigurisë. Koha po kalon dhe nuk po shohim asnjë përparim. Po kështu, nuk shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Pa miratimin e nje akti nënligjor, qytetarët e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën që u jep ky ligj.

Gazeta Express: A është ende kërkesë e BE’së largimi i kryetarëve të komunave (Leposaviq dhe Mitrovicë) e Veriut nga zyrat?

Olivier Guérot: Largimi i kryetarëve të Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nga zyrat e tyre është pjesë e kërkesave të shprehura nga 27 shtetet anëtare të BE-së më 3 qershor dhe për këtë arsye mbetet aktuale.

Gazeta Express: Pala kosovare po kërkon heqjen e masave ndëshkuese që i vendosi BE pasi u pajtua të largojë një pjesë të policisë nga objektet komunale duke u shprehur edhe të habitur që kjo spo ndodhë? A kanë të drejtë?

Olivier Guérot: Tërheqja e një pjese të policisë nga ndërtesat komunale është një hap pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Masat e marra nga BE janë të kthyeshme. Ato nuk u morën lehtë, por qeveria e Kosovës ende nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme për heqjen e tyre. Shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti. Ka projekte konkrete që janë të bllokuara, siç është ndërtimi i një impianti për trajtimin e ujrave të ndotura për Prishtinën dhe tre komunat përreth.

Gazeta Express: A janë pjekur kushtet që Kosova t’i shpallë zgjedhjet në këto katër komuna? Ka mospajtime edhe rreth mënyrës se si duhet të ndodhë kjo. Kryeministri është kategorik që kjo s’mund të bëhet me dorëheqje të kryetarëve. Kur duhet të mbahen zgjedhjet?

Olivier Guérot: Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore janë pjesë përbërëse e marrëveshjes së arritur ndërmjet EUSR Lajçak dhe VPM Bislimi. Këto zgjedhje duhet të organizohen sa më parë.

Gazeta Express:  A mendoni se serbët në Veri do të iniciojnë peticion për mbajtjen e zgjedhjeve nëse shkohet në këtë mënyrë?

Olivier Guérot: Tashmë gjatë zgjedhjeve të 23 prillit, ne shprehëm keqardhjen për mospjesëmarrjen e elektoratit. Inkurajimi i bojkotit nuk i ka shërbyer qytetarëve, siç po e shohim çdo ditë. Ne presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje kur të mbahen ato.

Gazeta Express: Nëse shpallen zgjedhjet a ka marrë garanci bashkësia ndërkombëtare ose QUINT’i nga Serbia se votuesit serb do të marrin pjesë në to? Emisari amerikan Gabriel Escobar tha që po…

Olivier Guérot: Përgjigja në këtë pyetje është dhënë tashmë

Gazeta Express:  Asociacioni duket se konsiderohet element thelbësor në rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Çfarë Asociacioni ka parasysh Franca kur i kërkon Kosovës themelimin e tij?

Olivier Guérot: Krijimi i ASMM-së është me të vërtetë një element thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk duam një asociacion te komunave me shumicë serbe që e bën Kosovën jofunksionale. Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 ofrojnë garanci për konsultimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. E inkurajoj Qeverinë e Kosovës që të bëjë një propozim konkret për statutin e asociacionit.

Gazeta Express: A është fundi i këtij viti afati deri kur Franca pret që Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë pikat e Marrëveshjes (Aneksit) të finalizuar në Ohër?

Olivier Guérot: Duhet të organizohen takime të reja të nivelit të lartë dhe ne inkurajojmë të dyja palët të mbajnë një qëndrim konstruktiv për të arritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur.

Gazeta Express: Bashkimi Evropian ka marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Gjithashtu edhe Gjermania. A ka pasur ndonj masë që është marre edhe nga Franca por qe s’është bere publike?

Olivier Guérot Franca mbështet masat e marra nga Bashkimi Evropian në emër të 27 shteteve anëtare. Masat nuk janë vetëm ato të institucioneve evropiane. 27 krerët e shteteve dhe qeverive folën edhe për situatën gjatë Këshillit Evropian në fund të qershorit. E gjithë Evropa pret përmirësim të situatës dhe veprime konkrete nga qeveria e Kosovës në këtë drejtim. Përndryshe ketë e kërkojnë edhe Shtetet e Bashkuara dhe NATO

Gazeta Express: A është kusht i BE-se dhe shteteve anëtare që themelimi i Asociacionit te jete pikënisja për zbatimin e Marreveshjes Bazike?

Olivier Guérot: BE-ja dhe shtetet e saj anëtare, përfshirë Francën, presin që Kosova dhe Serbia të vendosin një proces për hartimin e statutit të Asociacionit, siç parashikohet në marrëveshje. Sigurisht që ka edhe angazhime që Serbia do të duhet t’i përmbushë. Normalizimi është në interes të të dy vendeve, veçanërisht të Kosovës dhe të popullit të saj. Zbatimi i marrëveshjeve do të bëjë të mundur edhe thjeshtimin e jetës së përditshme: transportet, studimet, tregtinë etj.

Gazeta Express: Kryeministri Kurti e tha publikisht që çështjen e sekuencimit e sheh “quid pro quo” ku diçka jep Kosova e diçka Serbia, ndërkohë që ka akuza nga pala kosovare se Lajcak ka bërë një draft të njëanshëm për zbatimin e marrëveshje. Dakordimi se kush çfarë duhet të bëjë duket që është çështja kryesore tash nëse këto nuk janë lojëra për zvarritje?

Olivier Guérot: EUSR Lajçak ua paraqiti të dyja palëve propozimin për sekuencim. Kjo sjell detyrime për të dyja palët. Tani ato duhet të bien dakord.

Gazeta Express: Cili është qëndrimi i Presidentit Emmanuel Macron për draftin e Asociacionit që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia ka dërguar?

Olivier Guérot: Mbi të gjitha, do të ishte e dëshirueshme që qeveria e Kosovës të prezantojë draft statutin e saj. Projektet e tjera që janë prezantuar mund t’i ushqejnë reflektimet, sikurse është rasti edhe me modelet ekzistuese brenda Bashkimit evropian.

Gazeta Express: Si e keni pare idenë e Kryeministrit Edi Rama për organizimin e një takimi të nivelit të larte ku palët s’do te lejoheshin te dilnin pa marrëveshje. A mendoni se mund te sjell sukses nje organizim i tille dhe a do të ndodhë?

Olivier Guérot: Në këtë fazë, një takim i ri i nivelit të lartë ndërmjet BE-së, Kosovës dhe Serbisë duhet të organizohet në fillim të vitit shkollor, por i takon lehtësuesit evropian, z. Lajçak, të vlerësojë ritmin e duhur të bisedimeve. Ne kemi besim të plotë tek ai.

Gazeta Express: Dhe pyetja e fundit, në Bruksel njoftuan se tash janë në pushim duke lënë të kuptohet se s’do të ketë zhvillime rreth dialogun. A “guxojnë” ambasadorët të pushojnë në këtë kohë krize mes Kosovës dhe Serbisë?

Olivier Guérot: Do të marr disa ditë pushim këtu për të shijuar këtë vend shumë të bukur që është Kosova. Më pas do të jem diku tjetër, por i gatshëm të kthehem nëse është e nevojshme, siç është rasti për të gjithë ambasadorët francezë në të gjitha vendet e botës./express

The post Ambasadori i Francës në Prishtinë: S’po shohim progres nga Kosova, nuk janë plotësuar kushtet për t’u hequr masat e BE-së appeared first on Albeu.com.

Kurti: Me progresin që ka bërë Kosova, do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së e jo masa ndëshkuese
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh sot se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt.

Kurti deklaroi se Kosova me progresin e arritur ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së.

“Ka dakordim midis zëvendëskryeministrit Bislimi dhe emisarit evropian Lajçak, por ky dakordim i tyre në Bratislavë do të duhej të bëhej qëndrim i BE-së. Ne konsiderojmë që Kosova me progresin e saj ekonomik dhe demokratik do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së edhe kurrfarë masash ndëshkuese. Sa më herët që merret vesh një gjë e tillë, natyrisht që është më mirë për të gjithë”.

Bashkimi Evropian ka njoftuar të shtunën (1 korrik) se kanë hyrë në fuqi masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës.

Sipas BE-së, është pezulluar puna e organeve të MSA-së dhe program i fondeve IPA./KP/

The post Kurti: Me progresin që ka bërë Kosova, do të duhej të kishte mirënjohjen e BE-së e jo masa ndëshkuese appeared first on Albeu.com.

Cilat janë pasojat e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Organet e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nuk do të bëjnë asnjë hap përpara.

Pos punës së tyre, si masë ndaj Kosovës, Bashkimi Evropian pezull la edhe programimin e fondeve për vendin ballkanik në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024.

Me to, BE-ja përgatit shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrim, njofton Klan Kosova.

Me projektet që parashiheshin në kuadër të tij, sipas një ish zëvendësministri të Financave, Kosovës veç aktualisht i pezullohen 300 milion euro, shumë kjo që mund të rritet shumëfish.

Para do të vinin edhe përmes projekteve në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova s’dorëzoi propozimet./express

The post Cilat janë pasojat e masave të BE-së ndaj Kosovës? appeared first on Albeu.com.