masakra ne Texas Archives - Albeu.com

Armët në SHBA, pse republikanët kundërshtojnë demokratët?
Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të enjten përpjekjet e ligjvënësve demokratë për të nisur debatin mbi një masë ligjore për të luftuar terrorizmin e brendshëm, ndërsa të dy partitë po përplasen me njëra tjetrën për të gjetur mënyrën më të mirë për të kontrolluar dhunën me armë.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, miratoi masën javën e kaluar pas një sulmi masiv në fillim të këtij muaji në një dyqan ushqimesh në Bufalo të Nju Jorkut, në të cilin një adoleshent i bardhë i armatosur akuzohet se shënjestroi dhe vrau në mënyrë specifike 10 afrikano-amerikanë.

Përpjekja e demokratëve për të nisur debatin mbi masën ligjore për terrorizmin vendas, që vjen dy ditë pasi një adoleshent i armatosur vrau 19 fëmijë dhe dy mësuese në një shkollë fillore në Teksas, dështoi me një votim 47-47, shumë më pak se 60 përqindëshi i nevojshëm për të kapërcyer një procedure bllokuese nga republikanët.

Demokratët, të cilët kanë dështuar për vite me radhë për të kapërcyer opozitën republikane për kontrolle më të rrepta mbi shitjet e armëve dhe kontrollet e historikut të blerësve të tyre, po bëjnë një përpjekje tjetër për të bërë kompromis me republikanët për legjislacionin e kontrollit të armëve, pas vrasjes masive në Teksas të kryer nga një 18-vjeçar që kishte braktisur shkollën e mesme.

Nuk kishte asnjë tregues që senatorët republikanë ishin të gatshëm të braktisnin kundërshtimin e tyre, me shumë prej tyre që thanë se të drejtat e blerjes së armëve nga qytetarët që i binden ligjit do të cënoheshin nëse do të fillonin kontrollet e historikut të tyre.

Republikanët thonë se ligji i brendshëm për terrorizmin nuk i kushton mjaftueshëm vëmendje luftimit të veprave të kryera nga grupet e së majtës ekstreme.

Ligji kërkonte ngritjen e zyrave në FBI dhe në departamentet e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtësisë për t’u fokusuar tek terrorizmi i brendshëm.

Mbështetësit demokratë të legjislacionit thanë se zyrat do të përgatisnin më mirë qeverinë federale për të marrë masa parandaluese kundër terrorizmit të brendshëm.

Disa republikanë thanë se qeveria tashmë ka autoritetin për të ndjekur një aktivitet të tillë, duke e bërë ligjin e ri të panevojshëm.

Sipas gazetës Politico “Problemi është se kemi një grup njerëzish që i përkufizojnë të gjithë ata me të cilët nuk pajtohen si terroristë, si ekstremistë,” tha senatori republikan Marco Rubio. “Ne kemi arritur në një pikë tani në Amerikë ku termi ‘ekstremist’ zbatohet në mënyrë shumë liberale për njerëzit. Ka një shqetësim të thellë se si do të përdoren këto entitete… Ky është shqetësimi që kanë njerëzit”.

Udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se për disa republikanë, “asnjë përmasë e dhunës me armë – qoftë terrorizmi në familje, të shtënat në shkolla, të shtënat në lagje apo diçka tjetër – nuk do t’i bindin kurrë të ndërmarrin ndonjë veprim”.

The post Armët në SHBA, pse republikanët kundërshtojnë demokratët? appeared first on Albeu.com.

“Leu duart me gjakun e shokut dhe e përhapi në trup”, dëshmia e 11-vjeçares për masakrën në Texas
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Texas, në një shkollë fillore dy ditë më parë, kë mbetën 21 të vrarë, ka dalë edhe dëshmia e një 11-vjeçareje.

CNN sjellë dëshminë rrëqethëse të 11-vjeçares Miah Cerrillo, një nga të mbijetuarat e masakrës në shkollës fillore Robb në Uvalde, e cila ka treguar se si ka mundur t’u shpëtojë plumbave të agresorit.

Mes frikës së autori mund të rikthehej, e mitura është lyer me gjakun e shokut të saj dhe është shtrirë në tokë duke pretenduar se kishte vdekur.

Miah Cerrillo foli ekskluzivisht për CNN për përvojën e saj të tmerrshme atë ditë brenda klasës ku ndodhën të shtënat masive që vranë 19 nga shokët e saj të klasës dhe dy nga mësuesit e saj.

Miah tha se ajo dhe shokët e saj po shikonin filmin “Lilo and Stitch” në një klasë të përbashkët nga dy mësuese, Eva Mireles dhe Irma Garcia.

“Njëra nga mësueset pasi dëgjoi se kishte të shtëna, shkoi të mbyllte derën, por agresori ishte aty dhe qëlloi nga dritarja e vogël e derës”, rrëfeu Miah.

Ajo tha për CNN se ai “e pa në sy njërën nga mësueset, sikur i tha ‘Natën e mirë’ dhe më pas e qëlloi atë”.

Autori hapi zjarr, duke qëlluar mësuesin tjetër dhe shumë nga fëmijët e tjerë që ndodheshin në klasë. Miah tha se plumbat kaluan pranë saj, por për fat nuk e kanë prekur në trup. Pas ngjarjes kanë qenë vetë fëmijët që kanë marrë telefonin e njërës prej mësuesve, tashmë pa jetë, dhe kanë telefonuar policinë.

Në dëshminë e saj, Miah thotë se nga frika se autori do të rikthehej, leu duart e saj me gjakun që dilte nga trupi i shokut të klasës, dhe më pas e përhapu në trupin e saj. Pas kësaj, ajo thotë se u shtri dhe qëndroi pa lëvizur, në mënyrë që autori të mendonte se e kishte vrarë.

Edhe pse e vogla mrekullisht u shpëtoi plumbave, prindërit e Miah pohojnë se ajo është në periudhë shoku dhe psikologët po kujdesen për të.

The post “Leu duart me gjakun e shokut dhe e përhapi në trup”, dëshmia e 11-vjeçares për masakrën në Texas appeared first on Albeu.com.