masakra ne prage Archives - Albeu.com

Masakra në Pragë/ 24-vjeçari rrëfen në një letër eliminimin e një vajze të vogël dhe babait të saj në pyll
Autori i armatosur që eliminoi14 persona në një Universitet në Pragë, ka rrëfyer për një eliminim të dyfishtë të mëparshwm në shënimin e tij, ka thënë policia çeke.

Shënimi i gjetur në shtëpinë e David Kozak, përmbante një rrëfim se ai kishte qëlluar për vdekje një burrë dhe vajzën e tij të vogël në pyll afër qytetit më 15 dhjetor, gjashtë ditë përpara sulmit në Universitetin Charles.

Policia tha se ai kishte qenë në një listë prej 4,000 të dyshuarve për eliminimet e tyre.

Kozak eliminoi edhe babanë e tij, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të tij në 17.

Sulmi në universitet më 21 dhjetor është sulmi masiv më i keq në historinë çeke.

Kozak, një 24-vjeçar student i magjistraturës së historisë në Universitet, vrau veten pasi u rrethua nga policia e armatosur, raporton Tass.

Siç u raportua fillimisht në gazetën Denik N, shënimi u zbulua nga policia në shtëpinë e Kozakut më 21 dhjetor, në të njëjtën ditë me sulmi.

Në ditarin e tij ai rrëfeu se kishte eliminuar vajzën dhe babain me armë zjarri në pyllin e Klanovicës, në periferi lindore të kryeqytetit një javë më parë.

Sipas mediave çeke, viktimat raportohet se janë një burrë 32-vjeçar dhe një vajzë dy muajshe.

Sulmi i javës së kaluar në Universitet, u përqendrua në ndërtesën e Fakultetit të Arteve në sheshin Jan Palach, ku Kozak u pa duke hapur zjarr nga çatia.

Stafit të Universitetit dhe studentëve iu tha të mbrojnë veten gjatë sulmit.

13 persona vdiqën në Universitet, ndërsa viktima e katërmbëdhjetë vdiq nga plagët e marra në spital. 25 persona të tjerë u plagosën.

Policia nuk ka bërë të ditur motivet e mundshme të aktit, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar.

Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan, u ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive të të gjitha qyteteve dhe fshatrave të anulojnë shfaqjet e fishekzjarrëve të Vitit të Ri.

Në mediat sociale, ai u bëri thirrje të gjithë çekëve që ta festojnë ndërrimin e viteve në një mënyrë paqësore, duke thënë se kjo ishte më e pakta që mund të bënte kombi.

Sulmi në Universitet, pati një nga shifrat më të mëdha të vdekjeve nga të shtënat masive nga një person i vetëm i armatosur në Europë këtë shekull.

The post Masakra në Pragë/ 24-vjeçari rrëfen në një letër eliminimin e një vajze të vogël dhe babait të saj në pyll appeared first on Albeu.com.

Masakër në qendër të Pragës, 24 vjeçari David Kozak ishte student në Universitetin e Arteve, dyshohet se më herët ekzekutoi të atin
Të paktën 15 persona u vranë në një sulm nga një sulmues i armatosur në sheshin Jan Palach të Pragës. Një i ri 24-vjeçar, i identifikuar si David Kozak sulmoi në katin e katërt të ndërtesës së Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles dhe më pas u zhvendos në korridorin e ndërtesës, nga ku qëlloi mbi njerëzit në rrugë drejt urës Mánes.

Drejtori i policisë Martin Vondrášek bëri të ditur se më herët Policia gjeti të vdekur babain e sulmuesit në Hostoun, ku i riu u largua për të qëlluar në Pragë pasdite, shkruajnë mediat çeke.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, sulmi filloi në katin e katërt të godinës së Fakultetit të Arteve të Universitetit Charles. Dëshmitarët në vendngjarje e përshkruajnë sulmuesin si një djalë të ri. Informacioni për identitetin e vrasësit masiv filloi të përhapet në rrjetet sociale menjëherë pas sulmit. Sipas fotografive të bëra nga dëshmitarët në vendngjarje, sulmuesi ishte i veshur me rroba të errëta dhe po qëllonte nga një vendkalim me një armë.

Personat që ndodheshin në ndërtesë në momentin e tragjedisë përshkruan se sulmi filloi në katin e katërt dhe ndodhi brenda dhe jashtë vendkalimit, ku ka lëvizur sulmuesi.

Drejtori i policisë Martin Vondrášek deklaroi në një konferencë për shtyp pak para orës 6:00 të mëngjesit se sulmuesi ishte një burrë 24-vjeçar nga Kladensko.

“Policia e Çekisë ka marrë informacion në orën 12:20 se një 24-vjeçar duhej të shkonte në Pragë, duke thënë se donte të vetëvritej. Në orën 12:45 kemi marrë informacion se në të njëjtin fshat është gjetur një i vdekur, babai i të dyshuarit”,  tha Vondrášek, duke shtuar se policia shumë shpejt zbuloi se i dyshuari ishte student në Fakultetin e Arteve dhe se supozohej se të ketë qenë në ndërtesën e Fakultetit të Arteve në rrugën Celetná në leksion.

Policia thuhet se nisi menjëherë kërkimet për të dyshuarin, 24 vjeçarin David Kozak.

“Në orën 14:59 morëm informacionin e parë për të shtënat në godinën e Fakultetit të Arteve këtu në sheshin Palach. Patrullat e para dolën në vendngjarje brenda pak minutash, njësiti i emergjencës për 12 minuta dhe në orën 15 e 20 minuta nga policët që ndërhynë morëm informacionin se trupi i pajetë i të qëlluarit është gjetur në trotuarin e kësaj ndërtese të shkollës”, tha drejtuesi i policisë Martin Vondrášek në një deklaratë për shtyp para FF MB.

Sulmi u ndoq edhe nga Petr Nedoma, kreu i Galerisë Rudolfinum, e cila ndodhet përballë ndërtesës së Fakultetit të Arteve.

“Pashë një të ri që qëndronte në trotuar me një armë në duar. Ai qëlloi vazhdimisht me pauza të caktuara, me një armë, në urën e Manes. Më pas ka qëlluar, ka ngritur duart lart dhe e ka hedhur armën në rrugë. Më pas policët filluan të shfaqen, në atë vendkalim”.

Pak para orës katër, policia tha se vrasësi ishte neutralizuar.

“Gjuajtësi është eliminuar. Momentalisht është duke u evakuuar i gjithë godina dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, njofton policia në rrjetin X.

The post Masakër në qendër të Pragës, 24 vjeçari David Kozak ishte student në Universitetin e Arteve, dyshohet se më herët ekzekutoi të atin appeared first on Albeu.com.