Masakra ne Klos Archives - Albeu.com

Masakra në Klos, gazetari: Etiketimi fyes ndaj 16-vjeçares “tërboi” Fiqiri Mjeshtrin, më pas qëlloi të 4 personat
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Armand Bajrami ka dhënë më shumë detaje përsa i përket dinamikës së vrasjes së babë e bir në Klos, Ilir e Kenado Shira.

Bajrami thotë se sipas dëshmive, ka qenë një etiketim fyes ndaj vajzës së autorit në takimin që ai kishte thirrur nga pala e akuzuar ndaj tij, pas të cilit Fiqiri Mjeshtri ka kryer krimin e rëndë ku ka vrarë babë e bir.

Armand Bajrami: Në muajin Shtator, Renato Hasula ka pretenduar se i ka vjedhur adresën në Instagram të 16-vjeçares dhe më pas dhe ai ka vijuar me kërcënime të kësaj forme se do të publikojë foto ose video. Presioni i madh që ajo ka pasur nga Renato Hasula ka bërë që vajza për 4 ditë të mos shkojë në shkollë. Kjo tronditje ka shkuar dhe tek i ati i saj, i cili ka ardhur në Shqipëri dhe ka kërkuar takim me 4 personat e tjerë. Ka filluar një diskutim se pse ka ndodhur apo si ta sheshonin këtë. Sipas dëshmive, Fiqiri Mjeshtri i ka kërkuar një prej djemve që duhet të konsolidonin këtë marrëdhënie në martesë.

Ka hasur në një reagim kundërshtues dhe madje sipas dëshmive, ka pasur një etiketim fyer ndaj vajzës, 16-vjeçares në atë tryezë nga pala e akuzuar dhe kjo ka ngjallur tension shumë të lartë tek Fiqiri Mjeshtri që është larguar fillimisht pak metra nga tavolina dhe më pas kthyer dhe i ka qëlluar me pistoletë të 4 personat duke vrarë 17-vjeçarin Shira, duke plagosur rëndë babain e tij që ka ndërruar jetë gjatë rrugës në spital dhe ka plagosur 2 të tjerët.

Gazetari Bajrami thekson se 16-vjeçarja është shumë e tronditur teksa shkron se ajo ka dëshmuar se ka pasur vetëm komunikim elektronik përmes rrjeteve sociale me 2 djemtë.

Armand Bajrami: Vajza është shumë e tronditur, por ka refuzuar që të ketë pasur një marrëdhënie të ngushtë miqësore me djemtë. Ka pasur vetëm komunikim elektronik mes tyre.

Sjellim në vëmendje se Fiqiri Mjeshtri, autori i vrasjes së babë e bir në Klos, u vu në dijeni për ngacmimet që të rinjtë e familjes Shira dhe Hasula i bënin vajzës së tij përmes rrjeteve sociale. Ishte pikërisht 39-vjeçari i cili kërkoi të takohej me familjarët e të rinjve për të sqaruar këtë situatë të krijuar mes të rinjve. Takim ky që përfundoi tragjikisht pasi viktima, Iliri Shira refuzoi që lidhja mes djalit të tij, Kenados dhe vajzës së autorit të konsolidohej.

Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku humbën jetën Iliri dhe Kenado Shira vetëm 17 vjeç dhe u plagosën Eglantin e Renato Hasula.

“Shira i bënte presion me rrjetet sociale. Kërcënimi që i ka bërë me jetë vajzës që do të të shkatërroj jetën, nga më të ndryshmet”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, Fatmiri tregon se ai dhe vëllai i tij Besniku nuk ishin në dijeni që Fiqiriu kishte armë me vete, me të cilën vrau dhe vetën pak minuta pas ngjarjes.

“U futa unë që të mos ishte në prani vëllai vetëm që të zbutej muhabeti. Të ulja sherrin”, tha ai.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në ambjentet e jashtme të një lokali në Klos, ku takimi sqarues mes 3 familjeve prodhoi 2 të vrarë e dy të plagosur. Konkretisht viktima mbetën Ilir e Kenado Shira, ndërsa u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula.

The post Masakra në Klos, gazetari: Etiketimi fyes ndaj 16-vjeçares “tërboi” Fiqiri Mjeshtrin, më pas qëlloi të 4 personat appeared first on Albeu.com.

Masakra në Klos/ Vajza tregon lidhjen me dy djemtë: S’kishin foto nudo të mijat, përhapën fjalë
Dëshmia e adoleshentes nga Klosi, ngacmimi i të cilës solli masakrën me tre të vdekur ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me ngjarjen. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNeës se S. Mjeshtri ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë foto dhe video nudo me dy të rinjtë, Kenado Shira dhe Renato Hasulaj. Ajo ka pretenduar se shantazhohej në mënyrë të vazhdueshme prej dy të rinjve, përmes hapjes së thashethemeve mes shokëve dhe shoqeve të klasës, duke sjellë për një moment mbylljeje në banesë dhe refuzim për të shkuar në shkollë.

E mitura ka rrëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar vetë në Instagram, porn ë asnë moment nuk ka menduar se Kenado dhe Renato kishin fotografi të sajat, ku ishte e zhveshur. E mitura, pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj është larguar nga zona e Klosit. Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të tre adoleshentëve, pasi bisedat mes tyre rezultojnë të jenë fshirë. Gjithsesi, kjo dosje do të mbyllet pa autor, pasi përsoni që qëlloi me armë, Fiqiri Mjeshtri, babai i të miturës është vetëvrarë. Mbi askënd tjetër që ishte i pranishëm në masakër nuk rëndon asnjë akuzë.

Si ndodhi masakra e Klosit?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe më 12 tetor u realizua një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre, përkatësisht Liri Shira dhe Eglantin Hasulaj për t’u sqaruar në lokal.

Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur si përgjigje mori refuzimin dhe fyerjet për vajzën, mxorri armën nga brezi dhe qëlloi me armë zjarri. Të vdekur mbetën Kenado e babai i tij, ndërsa u plagosën Renato bashkë me të atin. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, dhe u vetëvra.

The post Masakra në Klos/ Vajza tregon lidhjen me dy djemtë: S’kishin foto nudo të mijat, përhapën fjalë appeared first on Albeu.com.

“Nuk e besova kur thoshte do e vras”, vëllai i autorit të ngjarjes në Klos: Djali i tha nuk marr për nuse një vajzë që ka lidhje me disa çuna (VIDEO)
Ditën e sotme Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit të masakrës së djeshme në Klos me 3 viktima dhe 2 të plagosur ka folur edhe për emisonin “Shqipërai Live”.

Fatmiri dha detaje se çfarë ndodhi gjatë takimit para se vëllai i tij të kryente krimin.

Ai thekson se ka qenë sëbashku me vëllain kur kanë takuar Ilir Shirën.

“Shira i thotë vëllait tim Besnikut që hajde pimë një kafe, dua ta pi një kafe me ju po ju presim te lokali, sa të vijë edhe kushëriri im, vajtëm tre vëllezërit, erdhën edhe ata dy vetë, dje ka qenë takimi I parë, kemi pirë kafe duke diskutuar, rreth një orë unë dhe vëllai i vogël jemi ngrit nga tavolina, vëllai i madh ka diskutuar që të bëjë rrugën më të duhur, kjo gjë që ka bërë edhe goca nuk ka faj, goca është adoleshente, ka lënë shkollën mendojeni mirë merreni për nuse, do flasim prapë do kthej përgjigje më vonë”, tha Fatmiri.

Ai shton se më pas shkuan për të ngrënë drekë dhe Fiqiriu i kishte thënë se po shkonte te shtëpia, pasi vajza ishte shumë e tronditur.

“Vajza ishte në spital në Klos, mirë shko më tha se këtu jemi. Dua të të takoj prapë për kafe. Firiqiun e dinim që ka ardhur me taku vajzën.  Më tha hajde shikoji se vajza ka marrëdhënie dhe me dikë tjetër, mere dhe atë babanë t’i sqarojmë gjërat më mirë. E ka ofenduar djali i Shirës vajzën, nisën të debatonin dy çunat me njëri-tjetrin, u lamë liri për të folur që të sqaroheshin me njëri-tjetrin, jo e ke pas ti jo e kam pas unë, jo mere ti, jo unë. Nuk e dinim që kishte armë me vete, armë nuk i kam parë asnjëherë, ka pasur çifte me leje, se ka qenë tip më i qetë. I ka thënë nuk marr për nuse dikë që ka lidhje me dy tre çuna, ai në këtë moment është largu, është rrotulluar dhe ka qëlluar. Po ta kishim kuptuar që është serioz revoltimi I vëllait. S’i besova që më thoshte do ta vras, jemi mundu me shumë shpirt, s’e i kam taku prindërit që t’i japim zgjidhje që të mos ndodhte diçka e tillë”, tha Fatmir Mjeshtri.

The post “Nuk e besova kur thoshte do e vras”, vëllai i autorit të ngjarjes në Klos: Djali i tha nuk marr për nuse një vajzë që ka lidhje me disa çuna (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Vajza në depresion nga kërcënimet”, xhaxhai i vajzës në Klos: Gjithçka nisi nga një mesazh në Angli, një javë që përpiqeshim për t’u sqaruar (VIDEO)
Fatmir Mjeshtri vëllai i autorit të masakrës në Klos, Fiqiri Mjeshtri ka folur në emisionin “Me Zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ku ka zbuluar të tjera detaje.

Ai tha se familjet kishin gati një javë që po përpiqeshin të sqaroheshin, pasi gjithçka ka nisur pas një mesazhi anonim që i është dërguar në mënyrë anonime në rrjetet sociale kushëririt të vajzës që jeton në Angli.

Në mesazh kushëriri informohej që të kishin kujdes sepse kushërira ishte lidhur me një djalë.

Deklarata e plotë e vëllait të autorit:

Ka më tepër se një javë që jemi munduar ti bindim e të ulim prindërit e çunat për ca shkaku e kanë kaluar vajzën e vëllait në depresion e pse e ka kërcënuar ai e vajza ka shkuar në spital në gjendje kome. një moment ka shkuar në gjendje kome. Vajza nuk ka treguar ishtE e tmerruar e nuk tregonte e në shtëpi kush i bënte presion. Presion ai Shira në rrjetet sociale, Sula nuk i ka brë presion, Sula kishte thjesht mesazhet, ka shumë faje ai Sula po kërcënimet që i ka bërë gocës duke i kërkuar foto, e ka kërcënuar në atë lloj sa e ka kaluar në depresion.

ka ardhur djali i Shirës ka marrë kontakt me mu, i thashë vellait mos vepro. Kur djali i Shirës ka ardhur nga Durrësi, ka takuar babain e Sarës. Më tha vëllai hajde se erdhi djali thuaji fjalet qe ke per ti thene.

I thashe jam Fatmir Mjeshtri, a ka mundësi ta marrësh babain në telefon kemi dicka për të sqaruar në lidhje me Sarën se kemi të dhëna që ti e ke kërcënuar gocën në makskimum?

I thashe cfare lidhje ke me Saren? Me tha unë Sara më ka bo një ftesë në FB e unë e kam pranuar pasi kemi shkruar në FB Sara më ka kërkuar dicka tjetër.

Më tha Sara “unë s’mund të shoh më si shokë se je djalë bukurosh”.

Shumë bukur i thashë të paska lavdëruar e nuk të ka ofenduar. Po adresën si ia more?

Ma ka dhënë vetë, tha e pastaj i kishte shkarkuar fotot nga adresa e i ka thënë po nuk bërë ato që të them unë ty si femër do të shkatërroj jetën.

I ka marrë motrën e madhe ne telefon ai Shira i ka thene thuaj Sarës që jam ai djali i Shirës po nuk veprove si të them unë do i prish jetën.

Goca i ka thënë mos se je duke bërë shumë gabim, na njifte të gjithëve ai.

I co një mesazh anonim cunit te vëllait tim që jeton në Angli me adresë fallco e i thotë që Sara është lidh me ate cunin e kujdes se të kam si vëlla.

Nga Anglia i tha babait të Sarës kini kujdes se më ka ardhur një mesazh që filan person ka lodhje me gocën tënde.

Në momentin e ballafaqimit një natë para takova babin e atij Shirës, dhe djalin e ia ka shpjegu djali babës të gjitha në prezencë e i thamë cfarë borxhi të kemi që e ke bërë, po pse e bërë? Se e do apo se ta do qejfi ta bësh, ti shkatërrosh jetën gocës? Një 16 vjece?

I kam dhënë kohë thashë, u futsha unë që vetëm të zbutej sherri e muhabeti se ishte më i revoltuar vëllai se e ka fëmijë. I thashë merre cunin tani. Vëllai më ka thënë o ta marrë ta bëjë nuse o kam per ta vrare djalin. Ne nje moment une thashe e tha nga gjaknxehtesia, I thashe leje mo vlla se pune kalmajsh, ore ke per tja thene tha kam per te vrare cunin nese nuk e merr per grua.

The post “Vajza në depresion nga kërcënimet”, xhaxhai i vajzës në Klos: Gjithçka nisi nga një mesazh në Angli, një javë që përpiqeshim për t’u sqaruar (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Rendi publik në Shqipëri është futur nën dhe”, deputetja e PD-së reagon për ngjarjen e rëndë në Klos
Deputetja e PD Dhurata Çupi, në fjalën e saj në Kuvend foli për krimin e trefishtë në Klos.

Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj institucioneve si edhe ndaj policisë, duke shtuar se në një vend të vogël si Klosi, uniformat blu vonuan për të shkuar në ngjarje.

Ajo më tej shton se po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja e autorit të krimit.

Fjala e deputetes Dhurata Çupi në Kuvend:

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për jëtët e humbura dje në Klos. Uroj që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë jo vetëm në Klos por në të gjithë Shqipërinë.

Por ajo që ndodhi dje në Klos është dëshmi e qartë e një fakti. Rendi publik në Shqipëri ka rënë përtokë, e mos të them është futur nën dhé.

Qytetarët s’kanë asnjë besim tek institucionet ligjzbatuese, te institucionet e drejtësisë e me radhë. Në një vend aq të vogël si Klosi policia vonon për të shkuar në vendngjarje. Po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja. Sot debatet dhe konfliktet zgjidhen me armën ne brez.

Qytetarët që unë përfaqësoj këtu në Parlament nuk shquhen për rekorde kriminale, por shquhen si njerëz të zgjuar e punëtorë .

Por jo vetëm për fajin e tyre këto ditë janë bërë personazhe të lajmeve të kronikës së zezë.

Në fillim të kësaj jave Kujtim Lila, 52 vjeç, kryefamiljar, baba dhe bashkëshort, humbi jetën duke punuar në një minierë në zonën e Bulqizës.

Historia e Kujtimit është e njëjtë me atë te 4 minatorëve të tjerë këtë vit, të Sazan Dedës që humbi jetën në Korrikun e kaluar, dhe 115 minatorëve të plagosur në 10 vitet e fundit, ndër të cilët 39 prej tyre kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Galeritë e kromit, që duhet të ishin një bekim për zhvillimin dhe mirëqënien e zonës, janë kthyer në një mallkim që hap dyert e mortit në familjet fisnike. Gjaku dhe djersa e njerëzve të ndershëm të Bulqizës derdhet çdo ditë për të mbushur xhepat e biznesmenëve dhe politikanëve të Tiranës.

Shteti duket se i ka harruar ata qytetarë, të cilët cdo ditë ndahen nga fëmijët e tyre, pa qenë të sigurtë se do t’i shohin përsëri dhe i janë nënshtruar arrogancës së biznesmenëve që përfitojnë nga pasuritë kombëtare në kurriz të njerëzve të urtë e punëtorë.

Kushtet e punës dhe trajtimi financiar i tyre është jo vetëm skandaloz, por anti-ligjor dhe kriminal. Inspektoriatet e pafundme të shtetit që nuk lënë biznes të vogël e të ndershëm pa i trokitur në derë, i kanë mbyllur sytë përballë trajtimit mizor, arbitrar dhe abuziv që iu bëhet minatorëve të Bulqizës.

Policia dhe Prokuroria, herë nga paaftësia, herë nga korrupsioni, e herë nga mosdëshira, i mbyllin dosjet e minatorëve akoma pa i hapur, nën diktatin e të fortëve, kriminelëve, pushtetarëve dhe parave të pista.

Edi Rama që duket sikur ka kohë për t’u marrë me këdo dhe cdo gjë, nuk i shikon jetët që shuhen përditë diku nën thellësitë e tokës së Bulqizës. Nuk kujtohen të thonë as gjysëm fjale, as ngushëllimi e as reagimi. Por mesa duket ka urdhëruar edhe kyçjen e gojës së institucioneve për tu përgjigjur në rrugë zyrtare.

Unë si deputete e Partisë Demokratike, nuk do të resht sa kohë të kemë mundësi të ngre shqetësimin e tyre. Me këtë qëllim, në cilësinë e Deputetit, referuar ligjit për statusin e deputetit, me 26 Korrik i jam drejtuar me disa pyetje Prokurorisë së Matit, për dijeni Prokurorisë së Përgjithshme dhe Policisë së Shtetit. Por që nga Korriku e deri më sot më 13 tetor asnjë nga këto institucione nuk kanë denjuar të kthejnë përgjigje në shkelje të ligjit.

Ndaj unë sot po i adresoj pyetjet publikisht:

Sa është numri i aksidenteve me pasojë vdekjen në minierat e qarkut Dibër për periudhën 01.01.2021 – 30.06.2022?

Sa është numri i kallëzimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?

Sa është numri i procedimeve penale të regjistruara për aksidentet e sipërmendura?

Sa është numri i personave që iu atribuohet vepra penale/nën hetim/të pandehur, në kuadër të procedimeve penale të mësipërme?

Sa është numri i procedimeve penale për të cilat është kërkuar pushimi i cështjes dhe cështjeve të dërguara për gjykim?

Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve?

Sa është numri i personave të pandehur?

Sa është numri i vendimeve penale për të cilat është vendosur deklarimi i pafajshëm të të pandehurve?

Sa është numri i cështjeve që aktualisht janë nën hetim nga ana e Prokurorisë?

Në c’fazë ndodhen këto cështje dhe brenda cfarë afati parashikohet dërgimi i tyre në gjykatë?

Dhe këtu para qytetarëve që na ndjekin dhe kolegëve po them se nuk do ta lë me kaq këtë ccështje. Drejtësia e vonuar ëhstë drejtësi e mohuar, por unë dua të besoj se drejtësi do ketë shumë shpejtë

The post “Rendi publik në Shqipëri është futur nën dhe”, deputetja e PD-së reagon për ngjarjen e rëndë në Klos appeared first on Albeu.com.

Masakra në Klos, flet edhe i afërmi i familjes Shira: Jemi kushërinj, autori po të ishte burrë i mirë nuk bënte vetëvrasje
Kushëriri i Familjes Shira, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos, ku mbetën tre viktima.

Ai tha për gazetaren, Anila Hamataj se nuk që familjet të kenë pasur konflikte të mëparshme, duke shtuar se të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje kanë lidhje gjaku.

Pjesë nga intervista:

Kushëriri i familjes Shira: Po janë njerëz të mirë sepse kanë edhe lidhje gjaku. Ngjarja është tragjike. Nuk di çfarë të them. Autori po të ishte burrë i mirë nuk bënte vetëvrasje. Pra nëse je gabim, merr përgjegjësinë morale. Kjo është jo vepër, por kaluar veprës. Është një tragjedi sepse jemi kushërinj. Në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpi.

Pyetje: Plagosja e kushërinjve të 17-vjeçarit?

Kushëriri i familjes Shira: Kjo është e vërtetë. Jemi kushërinj. Nuk e di saktësisht se çfarë janë. Por më ka ardhur keq për ngjarjen. Nuk e di për bezdisjen. Unë jam i Klosit, por nuk i di. Jam rritur këtu, punoj në fshat, nuk di të them. As për konflikte të mëparshme nuk di të kenë pasur, por të tëra palët kanë lidhje gjaku. Nuk kanë pasur konflikte, kjo është e vërtetë.

Pyetje: 17-vjeçarja molla e sherrit?

Kushëriri i familjes Shira: Tani ajo a ka nënë! Çfarë mund të them.

The post Masakra në Klos, flet edhe i afërmi i familjes Shira: Jemi kushërinj, autori po të ishte burrë i mirë nuk bënte vetëvrasje appeared first on Albeu.com.

“Na e keni bërë gocën me fjalë”, vëllai i autorit të masakrës në Klos rrëfen ngjarjen: U thashë vëllezërve mos u afroni në tavolinë, kishim lidhje gjaku
Besnik Mjeshtri, një nga vëllezërit i autorit të krimit të trefishtë në Klos mesditën e djeshme ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Ai tregon se vëllai i tij, Fiqëriu akuzonte djalin e viktimës, Kenadon, se i kishtë bërë vajzën me fjalë duke e nxjerrë nudo në telefon dhe për këtë ka kërkuar që Ilir Shira ta merrte nuse për të birin.

Besnik Mjeshtri, i cili u arrestua pas krimit si bashkëpunëtor por u la i lirë, tregoi se në momentin kur u ul në kafe për tu sqaruar i kishte kërkuar dy vëllezërve të tij që të mos afroheshin në tavolinë pasi do e zgjidhte vetë, teksa rrëfeu se me Ilir Shirën ishin kushërinj të largët.

“Një natë para se të ndodhte ngjarja kanë marrë kontakt dy vëllezërit e mi Fatbardhi dhe Fiqeriu me Kanë bërë debate shpeshherë por nuk kam qenë prezent, kanë qenë vëllzerit e mi.

Jam edhe i tronditur. Kanë takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht të takoheshin të nesërmen në mëngjes për t’i vënë kapak kësaj pune, si do veprohej sepse na keni bërë gocën me fjalë, na e keni kërcënuar, na keni nxjerre gocën nudo në telefon, kanë bërë veprime të turpshme.

Dy vëllezërit e mi shkuan në Klos, ika dhe unë pas tyre rreth 1 orë më vonë. Kam takuar vëllezërit dhe shkuam të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë.

Kemi dalë të tre në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit. Aty më del mua Ilir Shira. Jemi kushërinj të largët. Ai mu drejtua mua dhe më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën dhe më tha kam lënë me vëllezërit e tu të pimë kafe. A do pish kafe me mua ti? U takua me mua, më kërkoi të takoheshim bashkë, vëllezërit u spostuan dhe e lamë për të pirë kafe tek lokali.

Më tha a marrim Ferit Shirën se të dy e kemi tonin, e kemi kushëri. Tha do marr Feritin dhe do vonohem 10 minuta. Ika unë me dy vëllezërit para në kafe, vjen edhe Feriti dhe Ilir Shira.

Po bënim muhabet, dhe vëllai im i tha: Kemi folur mbrëmë, e kemi lënë të pimë kafe dhe t’i e din për çfarë jemi mbledhur këtu, çfarë na keni bërë. “Po është e vërtetë, nuk ta mohoj”, i tha Ilir Shira, “por do të flasim”.

Ferit Shira tha që do bëhet më e mira. Unë iu drejtova Feritit dhe i thashë: “Ta kam lënë ty këtë punë, na e zgjidh këtë problem, flit me kushërinjtë e tu. Ne na keni turpëruar me gocën, jeni nxënës shkolle, ka 4-5 ditë që nuk shkon në shkollë për këtë arsye. Nuk kemi ditur gjë, e kemi marrë vesh vonë. Se kishte 3-4 muaj apo një vit, bënin biseda në telefona. E vetmja rrugëzgjidhje ishte që vajzën ta merrte Iliri për djalin e tij, t’i shohim hajrin. Të bënim miqësi, pa u kapur me dorë, pa u ofenduar”.

Më tha që do e flisnim ne njëri-tjetrin dhe unë me dy vëllezërit u larguam, të ikim të hanim bukë. Në moment më merr një numër i panjohur dhe më thotë jam Feriti.

I thashë vonohem 30 minuta dhe më priti. Ikëm në lokal dhe nuk kishte njeri, donim të bënim muhabet qetë, pa na dëgjuar njeri dhe të mos bëhej e madhe. Nxorrëm tavolinat e karriget jashtë. Erdhi Liri, djali, Kenado.

Vëllezërit e mi erdhën më vonë sepse u pata thënë që mos ecni, të mundohem ta zgjidh unë problemin”, u shpreh Besnik Mjeshtri për Report TV.

The post “Na e keni bërë gocën me fjalë”, vëllai i autorit të masakrës në Klos rrëfen ngjarjen: U thashë vëllezërve mos u afroni në tavolinë, kishim lidhje gjaku appeared first on Albeu.com.

DINAMIKA/ Masakra në Klos: Autori qëlloi me 6 plumba, lihen të lirë dy të arrestuarit, zbulohet me çfarë e shantazhonin të 16-vjeçaren dy kushërinjtë
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Klos, ku mbetën të vrarë 3 persona (Liri Shira, Kenando Shira dhe Fiqiri Mjeshtri) dhe të plagosur dy të tjerë (Renado dhe Eglantin Hasula).

Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë në vend ngjarje thonë se pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale dhe në rrugë të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen. Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën kushërinj mes tyre.

Për t’u sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e Adoleshentëve Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula.

Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.

Për një moment është menduar se kanë arritur dakordësi, por ka qenë Renato viktima Kenado Shira i cili ka folur dhe ka fyer vajzën, ndërsa autori i fyer në tavolinë ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, për pas babain e tij Liri Shira dhe të tjerët. 17-vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar, ndërsa babai i tij ka humbur jetën duke u transportuar në spital. Dy ta plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Nga informacionet Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.

Autori dhe dy vëllezërit janë larguar nga vendngjarja dhe ka vrarë veten në afërsi të banesës së tij në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.

Janë shoqëruar dy vëllezërit e autorit Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, të cilët kanë dhënë dëshmitë në polici, më pas janë liruar pasi nuk gjenden prova që ti lidhin me ngjarjen.

Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale, dhe në rrugë, ajo është ndjerë e shantazhuar dhe ka njoftuar familjen për ta zgjidhur këtë situatë, që rezultoi në një masakër.

The post DINAMIKA/ Masakra në Klos: Autori qëlloi me 6 plumba, lihen të lirë dy të arrestuarit, zbulohet me çfarë e shantazhonin të 16-vjeçaren dy kushërinjtë appeared first on Albeu.com.

Detaje të reja, si ndodhi masakra mes fiseve në Klos ku mbetën të vrarë tre persona dhe dy të plagosur
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku kanë humbur jetën babë e bir.

Ndërsa detaje të reja janë zbardhur gjatë hetimeve.

Mësohet se 17-vjecari Renato Hasula i shkruante vajzës 16 vjeçare te Fiqiri Mjeshtrit në Instagram.

Renato shkoi me të atin Eglantin Hasula, Ilir Shirën dhe Kenadon djalin e tezes për tu sqaruar me fisin e vajzës.

Këta dy të fundit kanë humbur jetën aksidentalisht ndërsa djali që fliste me vajzën e autorit të masakrës dhe i ati kanë mbetur të plagosur.

Policia ka arrestuar dy persona ndërsa autori i krimit është vetëvrarë./albeu.com

The post Detaje të reja, si ndodhi masakra mes fiseve në Klos ku mbetën të vrarë tre persona dhe dy të plagosur appeared first on Albeu.com.

Tre viktima dhe dy të plagosur në Klos, reagon policia: Autorët vëllezër
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Klos.

Pas një përplasje me armë kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë.

Të vdekur kanë mbetur babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira, ndërsa të plagosur Englantin dhe Renado Hasula që janë transportuar drejt Tiranës.

Autorët sipas policisë kanë qenë  3 vëllezër, Fatmir, Besnik dhe Fiqiri Mjeshtri, teksa ky i fundit ka vrarë veten.

Njoftimi i policisë:

Klos/Informacion paraprak

Në qytetin e Klosit, dyshohet se shtetasi F. M., 39 vjeç, në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin K. Sh., 17 vjeç, si dhe kanë plagosur shtetasit I. Sh., 46 vjeç (babai i 17-vjeçarit), R. H., 14 vjeç dhe E. H., 39 vjeç (babë e bir).

Të tre të plagosurit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi I. Sh. ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë rrethuar zonën, kanë bllokuar hyrje-daljet e qytetit të Klosit dhe kanë ushtruar kontrolle në banesa, lokale dhe në ambiente të tjera.

Gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin F. M., 44 vjeç dhe vëllanë e tij, shtetasin B. M., bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të pajetë, dyshohet të vetëvrarë, autorin kryesor të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. M., 39 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

The post Tre viktima dhe dy të plagosur në Klos, reagon policia: Autorët vëllezër appeared first on Albeu.com.