Masakra ne Bucha Archives - Albeu.com

Masakra në Bucha, publikohet momenti i vrasjes së civilëve (VIDEO)
Masakra në Bucha,  ku u vranë më shumë se 300 civilë tronditi gjithë botën. Perëndimi dënoi ashpër këtë masakër, duke e cilësuar si “krim të tmerrshëm lufte”, ndërsa nisën hetimet për të çuar provat në Gjykatën Ndërkombëtare, sipas The Guardian.

New York Times ka publikuar videon e ekzekutimit të 8 civilëve që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, jashtë Kievit. Gazeta amerikane ka publikuar një  video ku forcat ruse ekzekutojnë 8  ukrainas më 4 mars.

New evidence — including three videos obtained by The New York Times — shows how Russian paratroopers rounded up and executed at least eight Ukrainian men in Bucha on March 4, a likely war crime. https://t.co/EnA2q943Ds pic.twitter.com/BRMDeGo0u6

— The New York Times (@nytimes) May 19, 2022

Moska ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat dhe Times tha se ministria ruse e mbrojtjes dhe punëve të jashtme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Me qindra trupa civilësh të paarmatosur u panë të vrarë në rrugët e qytetit pranë Kievit, i cili u rimor nën kontroll nga ukrainasit.

The post Masakra në Bucha, publikohet momenti i vrasjes së civilëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kampi ukrainas i fëmijëve që u shndërrua në skenë ekzekutimesh
Ishte fund marsi, që kur rusët u larguan nga Kievi, kur trupat e mbi një mijë civilëve u zbuluan në rajonin e Bucha-s.

Më të shumtët prej tyre u varrosën nxitimthi në varre të cekëta.

Në bodrumin e ftohtë dhe të lagësht në buzë të pyllit, që e bëri Bucha-n një vend popullor për t’u larguar para luftës, pesë burra ukrainas u detyruan të gjunjëzoheshin.

Atje, në të djathtë të hyrjes, ka gurë të veshur me gjak që kanë marrë ngjyrë të kuqërremtë.

Mes tyre gjendet e shtrirë një kapelë e leshtë ngjyrë blu me një vrimë në njërën anë dhe anësoren e saj të njomur në gjak.

Në mur, numërohen një duzinë me vrima plumbash.

Disa hapa më tutje janë mbetjet e një pakete racioni ushtarak rus. Një kanaçe e hapur me qull orizi me mish viçi dhe një pako bosh.

Mbishkrimet e gjendura në mur janë kujtesë se vendi shërbente si kamp për fëmijët.

Por, kur trupat ruse u zhvendosën në Bucha, pak jashtë kryeqytetit, në fillim të marsit, Camp Radiant u bë terren ekzekutimi.

Historia e vrasjeve në kampet verore është rrëqethëse.

Më shumë se një mijë civilë u vranë në rajonin e Bucha-s gjatë një muaji nën pushtimin rus, por shumica nuk vdiqën nga bombardimet.

Më shumë se 650 prej tyre u qëlluan për vdekje nga ushtarët rusë.

Tani, Ukraina është në kërkim të vrasësve.

Volodymyr Boichenko jetonte në Hostemel, pranë fushës ajrore, ku u ulën forcat e para ruse në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës.

Kur motra e tij Aliona Mykytiuk vendosi të ikte para se lufta të arrinte tek ajo, iu lut Volodymyr-it që t’i bashkohej.

Ai ishte civil, jo ushtar, por donte të qëndronte dhe të ndihmonte.

Kështu, ai i kaloi ditët duke kërkuar në Hostemel për ushqim dhe ujë për fqinjët, duke përfshirë fëmijë, të cilët ishin bllokuar në bodrume nga bombardimet e vazhdueshme dhe sulmet ajrore ruse.

Volodymyr-i, 34-vjeçari që kishte udhëtuar nëpër botë me marinën tregtare, i telefonoi familjes së tij shumicën e ditëve për t’i siguruar se ishte shëndetplotë.

Kurse e motra, Aliona, priste me nervozizëm telefonatat e tij të shkurtra.

Ajo e dinte se ai duhej të lëvizte në një vend më të lartë për të siguruar një lidhje dhe nëse bombardimet shtoheshin, ishte e pamundur të largohej prej andej.

Teksa furnizimet shteronin, ajo i kërkonte të vëllait të përpiqej të arratisej.

Por, rrugët ishin të bllokuara.

Hera e fundit që Aliona ia dëgjoi zërin të vëllait ishte më 8 mars. Asokohe, ai i tha asaj të mos shqetësohej për të.

Me sytë e rrëmbushur që nuk mund t’i mbanin më lotët pa u derdhur, Aliona kujton tri fjalë të tij, “të dua vërtet”.

Katër ditë më vonë, Volodymyr u pa nga fqinjët afër. Dhe, papritmas, u zhduk.

Në mars, luftimet rreth Kievit ishin intensive dhe qyteti i vogël i Bucha-s ishte në epiqendër.

Në fillim të prillit, tërheqja e trupave ruse zbuloi skena që tronditën botën: trupat e banorëve u rrëzuan në rrugët ku ishin qëlluar.

Kurse për Moskën, vrasjet ishin inskenuar. Një ide sa e shtrembëruar, aq edhe e rreme.

Të vendosur për t’i zbuluar përgjegjësit, hetuesit ukrainas janë të zënë me mbledhjen e provave të forta në territorin që tani është kthyer nën kontrollin e tyre.

“Nuk e dimë se cilat janë planet e Putin-it, kështu që po punojmë sa më shpejt të jetë e mundur në rast se ai hedh një bombë dhe shkatërron të gjitha provat”, ka thënë shefi i policisë rajonale të Kievit, Andrii Niebytov.

Provat përfshijnë një fushë plot me makina civile të shpuara me vrima të shumta plumbash, të grumbulluara anës Bucha-s.

Bëhet fjalë për automjete që u qëlluan në momentin kur familjet tentuan të iknin. Njëra ka ende një leckë të bardhë të varur në dritare, për t’u treguar ushtarëve se banorët nuk ishin kërcënim.

Pak t’u afrohesh dhe…. ndjehet duhma e vdekjes.

Kur trupat në Camp Radiant u zbuluan më 4 prill, Volodymyr Boichenko ishte mes tyre.

Aliona kishte kaluar javë të tëra duke telefonuar furishëm në spitale dhe morgje. Atë ditë, asaj iu dërgua një fotografi për identifikim.

Ende pa e hapur, e dinte se ishte i vëllai.

“I urrej me çdo qelizë të qenies sime. E di që është e gabuar të thuhet, por ata nuk janë njerëz. Nuk kishte asnjë copë toke në trupat e atyre burrave që të mos ishte rrahur”.

Pesë burrat u gjetën të përkulur në gjunjë, kokën ulur dhe duart të lidhura pas shpine.

“E dimë se ata janë torturuar. Ushtria ruse e ka kaluar kufirin sesi zhvillohet lufta. Ata nuk luftuan me ushtrinë ukrainase, ata torturuan popullsinë civile”, ka treguar shefi i policisë.

As Zyra e Prokurorit dhe as shërbimi i sigurisë nuk do të zbulojnë detaje të hetimeve në vazhdim, por disa ushtarakë rusë kanë qenë aq të pakujdesshëm në mbulimin e gjurmëve saqë ka të ngjarë të ketë të dhëna të konsiderueshme.

Madje, njësitë e mbrojtjes territoriale të Ukrainës kanë zbuluar lista të ushtarëve në disa pozicione të braktisura.

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës, me një vëllim të dendur pune me më shumë se 11 mijë raste të mundshme të krimeve të luftës, u kanë bërë thirrje për ndihmë civilëve me njohuri digjitale.

Një prej atyre që i është përgjigjur thirrjes është Dmytro Replianchuk, gazetar që ka punuar për të ekspozuar korrupsionin brenda organeve të zbatimit të ligjit të Ukrainës përpara luftës.

Tani, ai ka bashkuar forcat me prokurorët, duke kërkuar në internet për të dhëna shtesë për të ndihmuar në kapjen e kriminelëve të dyshuar të luftës.

“E kuptoj që do të jetë e vështirë dhe shumë raste nuk do të zgjidhen. Por, në këto javë, është e rëndësishme të gjejmë sa më shumë informacion të jetë e mundur”, ka sqaruar Dmytro.

Një e dhënë e mundshme ndodhet mes mbeturinave të kampit, mbështjellë nga një pako e dërguar nga një grua e quajtur Ksyuha te një ushtar rus, emri dhe njësia ushtarake e të cilit janë shënuar qartë.

Njësia 6720 është e vendosur në Rubtsovsk, në rajonin Altai të Siberisë.

Më parë, ka qenë e lidhur me Bucha-n kur ushtarët nga qyteti u kapën duke u dërguar pako gjigante të afërmve plot me mallra që ata kishin grabitur nga shtëpitë ukrainase.

Ende nuk ka siguri nëse ushtarët nga Rubtsovsk ishin vendosur në kampin e fëmijëve, apo ishin atje kur u vranë burrat.

Policia fillimisht duhet të përcaktojë një kohë më të saktë të vdekjes.

“Jemi duke punuar për të, por nuk është një gjë e shpejtë”, ka treguar Niebytov.

“Por ai kamp ishte një shtab, kështu që do të kishte një komandant. Ushtarët nuk mund të kishin ekzekutuar askënd pa dijeninë e komandantit. Fillimisht do të gjejmë organizatorët dhe, më pas, do të kërkojmë zbatuesit”, ka shtuar.

Përtej rrugës së Camp Radiant, pas një kishe të spërkatur nga copëzat e bombarduara, ka shenja jete.

Djem të rinj vrapojnë rreth oborrit, ndërsa një burrë rregullon parvazet e drunjta të dritareve të thyera nga bombardimet e pandalshme.

Sakaq, një dyqan i vogël sapo është rihapur për t’u shërbyer të tjerëve që po nisin riparimet e tyre.

Teksa vendasit ecin nëpër rrugë, diskutojnë ditët kur tanket ruse u futën në qytetin e tyre, ushtarët që gjuanin egërsisht dhe ata që bridhnin rrugëve të dehur, duke vjedhur nga shtëpitë e tyre.

Kujtojnë edhe një vendas që u arratis në pallatin e tyre nga kampi veror përballë dhe që e kishin strehuar pavarësisht rrezikut.

Viktor Sytnytskyi nuk e njihte më parë kampin. Ama të gjitha detajet që ai jep, përputhen.

Tani, ai ndodhet në Ukrainën Perëndimore.

Ishte fillimi i marsit, kur ai u rrëmbye nga ushtarët rusë në rrugë. Ia lidhën duart dhe ia mbuluan sytë me kapele, e më pas e tërhoqën zvarrë në një bodrum, për të cilin ishte i sigurt se ishte në terrenin e kampit të fëmijëve.

Rusët, atje, i derdhën ujë mbi këmbë që të ngrinte dhe i mbajtën një armë në kokë.

“Ata pyesnin pareshtur. Ku janë trupat? Ku është Zelensky? Njëri prej tyre përmendi Putin-in, thashë diçka të vrazhdë dhe ai më goditi”, ka kujtuar ai.

Ai është i tmerruar nga robëruesit e tij.

Por atë natë, Viktori pati fat. Pati bombardime të forta dhe, kur e kuptoi se robëruesit nuk po e ruanin më, vrapoi për të shpëtuar.

“Kam llogaritur se kisha më shumë shanse për të mbijetuar nën bombardime se sa, nëse do të qëndroja në atë bodrum, ata ma kishin vënë armën në kokë. Nuk do t’u kushtonte kurrgjë ta tërhiqnin këmbëzën”, ka thënë.

Në historinë tjetër, nga një varr i përbashkët nën kampin e fëmijëve, trupi i Volodymyr Boichenko tani gjendet në lulëzimin e qershisë në varrezat e vjetra të Bucha-s.

Pas funeralit, Aliona e pa sërish fytyrën e të vëllait në ëndërr, sikur ai po e ngushëllonte.

Në pllakën e varrit është shënuar veç ditëlindja e tij, jo data e vdekjes, sepse familja nuk e di atë.

Ata mund të mos e dinë kurrë, veçse nëse gjendet komandanti rus që mori nën kontroll kampin.

Si të gjithë në Bucha, ata e dinë se civilët janë në shënjestër nga ushtarë rusë, të cilët ose nuk i dinë rregullat e luftës, ose nuk u interesojnë ato.

The post Kampi ukrainas i fëmijëve që u shndërrua në skenë ekzekutimesh appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Përfundoni luftën për të parandaluar një krizë ushqimore
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi Kievin dhe u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference për shtyp me të, Zelensky tha se lufta me Rusinë po e pengon atë të furnizojë botën me ushqim të mjaftueshëm.

Zelensky tha se ata kishin diskutuar për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportin e ushqimit dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore.

Presidenti ukrainas përmendi më vonë dhe sulmet me raketa në Kiev, për të cilat tha se dëshmojnë që Ukraina “nuk mund ta lërë rojen e saj të ulë” dhe se “ende duhej të luftonte”.

Ai tha se raketat “fluturuan në qytet” menjëherë pas bisedimeve me Guterres.

“Sulmet me raketa ruse në Ukrainë; Kiev, Fastiv, Odesa dhe qytete të tjera,  dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund ta ulim vigjilencën. Nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Duhet ende që të luftojmë, ende duhet të dëbojmë pushtuesit. Sot, ushtria ruse ka vazhduar përpjekjet e saj sulmuese në lindje të vendit tonë, në Donbas, tenton të avancojë në rajonet jugore. Forcat e armatosura të Ukrainës zmbrapsin pushtuesit. Dhe unë i jam mirënjohës secilit prej mbrojtësve tanë që po mbajnë pozicione”.

Zelensky vazhdoi duke thënë se dhjetë ushtarakët e parë rusë që kryen krime kundër civilëve në Bucha ishin identifikuar.

“Është vërtetuar se çfarë kanë bërë. Ne i dimë të gjitha detajet për ta dhe veprimet e tyre. Dhe ne do t’i gjejmë të gjithë. Ashtu siç do të gjejmë të gjithë banditë e tjera ruse që vranë dhe torturuan ukrainasit. Që torturuan njerëzit tanë. Që shkatërruan shtëpi dhe infrastrukturës civile në Ukrainë”, shtoi ai./albeu.com

The post Zelensky: Përfundoni luftën për të parandaluar një krizë ushqimore appeared first on Albeu.com.

Përsëritet masakra e Buchas në Mariupol, civilët e vrarë të shtrirë rrugëve
Të tjera pamje të tmerrshme të civilëve të vrarë vijnë nga Ukraina.

Bëhet fjalë për njerëzit e vrarë në Maiupol, ku duket se trupat e më shumë se 20 civilëve gjenden të shtrirë përgjatë një rruge kryesore.

Videot të postuara në mediat sociale ditët e fundit, vijnë pasi Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se po hetojnë qindra akuza për vrasjen e civilëve gjatë pushtimit të Ukrainës.

Qyteti port jugor i Mariupolit ka qenë skena e luftimeve intensive për javë të tëra mes forcave ruse dhe ukrainase.

Videot janë filmuar të gjitha pranë uzinës së hekurit dhe çelikut Ilyich në Mariupolin verior, BBC ka konfirmuar vendndodhjet. Trupat janë shtrirë përgjatë Avenue Boika, e cila është pranë uzinës.

BBC ka përputhur ndërtesat, shenjat rrugore, stacionet e autobusëve dhe të dhëna të tjera vizuale që shihen në video, me imazhet satelitore të rrugës.

Kush i ka filmuar videot?

Njëra është filmuar nga Patrick Lancaster,  ish-veteran i zbulimit të marinës amerikane, i cili ka postuar video nga zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore në llogaritë e tij sociale që nga viti 2014.

Lancaster është shfaqur shpesh si i ftuar në televizionin shtetëror rus, si dhe në uebsajtin konspirativ amerikan Infoëars. Një tjetër video është filmuar nga gazetari italian Vittorio Nicola Rangeloni. Rangeloni, i cili jeton në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, filloi të postonte video nga Mariupol në fund të marsit.

Videoja e tretë dhe e katërt u ngarkuan nga agjencia ruse ANNA Neës dhe kanali Telegram pro-Kremlinit, Signal. BBC Neës iu drejtua Lancaster dhe Rangeloni për koment, por nuk mori përgjigje prej tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë se masakra në Bucha është përsëritur në Mariupol. Disa ditë më parë pamjet e 20 civilëve të vrarë dhe të shtrirë rrugëve tronditë botën. Perëndimi akuzoi Rusinë për krime lufte, ndërsa kanë nisur hetimet.

Sakaq, Mariupoli është një ndër qytetet më të goditura nga luftime, pasi ka qenë objektivi i Moskës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka shprehur frikën për mijëra të vdekur në qytetin e rrethuar prej javësh nga rusët./albeu.com/

The post Përsëritet masakra e Buchas në Mariupol, civilët e vrarë të shtrirë rrugëve appeared first on Albeu.com.

OKB: Lufta në Ukrainë, një histori horror e shkeljeve të të drejtave të njeriut
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka përshkruar luftën në Ukrainë si një “histori horror e shkeljeve kundër civilëve”, në të cilën respektimi i ligjit ndërkombëtar është fshirë mënjanë.

Misioni monitorues i OKB-së në Ukrainë ka dokumentuar vrasjen e paligjshme të 50 njerëzve në Bucha, dhe vrasje të tilla të qëllimshme përbëjnë krime lufte, tha zyra në një deklaratë, duke shtuar se hetimet e OKB-së tregojnë se Bucha nuk është një incident i izoluar.

Misioni monitorues ka marrë akuza për më shumë se 300 vrasje të paligjshme në Ukrainë.

Shkelje të tjera të qarta të dokumentuara nga misioni monitorues përfshijnë dëshmi të dhunës seksuale, bombardime pa kriter të zonave dhe infrastrukturës civile, si dhe ndalimin, keqtrajtimin, torturimin dhe madje edhe vrasjen e civilëve dhe të robërve të luftës nga të gjitha palët në konflikt.

Komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet bëri një apel urgjent për të gjithë ata që luftojnë për të siguruar respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për të hetuar të gjitha pretendimet për shkelje./albeu.com

The post OKB: Lufta në Ukrainë, një histori horror e shkeljeve të të drejtave të njeriut appeared first on Albeu.com.

Akuzohet për krime lufte në Bucha, Putin i jep titull nderi brigadës së ushtrisë ruse
Brigada e ushtrisë ruse në Bucha, e akuzuar për krime lufte, është dekoruar me titull nderi nga presidenti Vladimir Putin.

Përmes një letre të nënshkruar të hënën, Putin përgëzoi Brigadën 64-të të Rusisë për “heroizmin dhe guximin e tyre të madh” dhe i dha njësisë titullin “Gardë” për “mbrojtjen e sovranitetit të Rusisë”.

“Ky dallim i lartë njeh meritat tuaja të veçanta, heroizmin dhe guximin tuaj të madh në mbrojtjen e atdheut tuaj dhe në mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare të Rusisë”, tha Putin në letër.

“Përmes veprimeve të mprehta dhe të guximshme gjatë operacionit të posaçëm ushtarak në Ukrainë, stafi i njësisë u bë model në përmbushjen e detyrës ushtarake, trimërisë, përkushtimit dhe profesionalizmit”, vazhdoi letra.

Në fillim të këtij muaji, varreza masive plot me qindra civilë të vrarë, të cilat ekipet e CNN i vizituan u zbuluan në qytetet Bucha dhe Borodyanka pas tërheqjes së forcave ruse nga rajoni i Kievit.

Në një deklaratë më 4 prill, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës i emëroi ushtarakët e Brigadës së 64-të si kriminelë lufte të përfshirë drejtpërdrejt në mizoritë e kryera kundër civilëve të Bucha.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për vrasjet dhe i ka bërë thirrje Moskës të ndalojë kryerjen e “krimeve të luftës”.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive, ndërsa ka përsëritur pretendimet e pabaza se imazhet e trupave të civilëve në rrugët e Bucha janë të rreme.

Gjatë një vizite në Bucha dhe Borodyanka javën e kaluar, kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan tha se kishte ” baza të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të GJNP-së po kryhen”.

The post Akuzohet për krime lufte në Bucha, Putin i jep titull nderi brigadës së ushtrisë ruse appeared first on Albeu.com.

Kryeprokurori i Hagës: Ukraina është një skenë krimi
Teksa Lufta në Ukrainë është në muajin e saj të dytë, duket se krimet e saj ndaj civilëve nuk do të mbeten pa ndëshkuar.

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, e ka quajtur atë që po ndodh në Ukrainë një skënë krimi.

“Ukraina është skenë krimi”, ka deklaruar Khan, i cili ishte së fundmi në qytetin ukrainas, Bucha.

“Ne jemi këtu sepse kemi prova të arsyeshme për të besuar se krimet brenda juridiksionit të gjykatës po kryhen”, u tha ai gazetarëve.

“Duhet të shpojmë mjegullën e luftës për të arritur tek e vërteta. Kjo kërkon hetim të pavarur dhe të paanshëm”, shtoi ai.

Khan theksoi se një ekip mjeko-ligjor i ICC do të fillonte punën në qytet. Bucha ka qenë skena e qindra vrasjeve civile për të cilat Ukraina ka fajësuar forcat ruse që e pushtuan për disa javë. Rusia mohon përgjegjësinë për vdekjet./albeu.com/

The post Kryeprokurori i Hagës: Ukraina është një skenë krimi appeared first on Albeu.com.

Trupat e njerëzve rrugëve, ekspertët francezë zbarkojnë në Bucha për të mbledhur provat
Pas masakrës ndaj civilëve në Bucha, anëtarët e departamentit të mjekësisë ligjore të Xhandarmërisë Franceze ndodhen në një qytet afër Kievit për të mbledhur prova.

Protesta në mbarë botën u mbajtën pas masakrës në fjalë, pasi të vrarët u gjetën rrugëve, ndërkohë që forcat ruse u tërhoqën nga qyteti.

Ekipi francez, i cili përfshin ekspertë mbi balistikën, eksplozivët dhe testimin e shpejtë të ADN-së, po kontribuojnë në një hetim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Ata u panë duke parë teksa gërmonin dheun nga një varr i cekët dhe nxirrnin jashtë ato që dukej se ishin kufoma të mbështjella me një batanije portokalli.

Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova tha, duke cituar dëshmitarët, se mbetjet ishin pjesët e djegura të trupit të një gruaje dhe dy fëmijëve të saj.

Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, megjithëse organizatat e lajmeve nuk kanë qenë në gjendje të verifikojnë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Rusia ka pretenduar se imazhet e trupave të pajetë janë të rreme./albeu.com/

The post Trupat e njerëzve rrugëve, ekspertët francezë zbarkojnë në Bucha për të mbledhur provat appeared first on Albeu.com.

“Arma e re” e armikut, 25 gra dhe vajza janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha
Njëzet e pesë gra dhe vajza kanë thënë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas për BBC.

Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, tha se një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.

Ajo tha se Ukraina kishte prova të “gjenocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.

Denisova shtoi: “Së bashku ishin 25 gra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë.

“Kjo po ndodhte për një muaj. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet.”

Rusia ka mohuar kryerjen e mizorive në Bucha.

The post “Arma e re” e armikut, 25 gra dhe vajza janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha appeared first on Albeu.com.

E moshuara i vjedh armët ushtarëve rus teksa flinin dhe ua jep ukrainasve
Një grua e moshuar në Kiev dyshohet se ka vjedhur municione nga ushtarët rusë ndërsa ata ishin duke fjetur.

Gruaja më pas fshehu “plaçkën” e saj në një vrimë dhe pak më vonë ua dorëzoi ushtarëve ukrainas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar një video të postuar në Telegram nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashenko.

Gruaja tha se nuk kishte frikë kur ushtarët rusë hynë në fshatin e saj Peremocha, por vendosi t’i “çarmatoste” dhe t’ua dorëzonte municionet ushtarëve ukrainas kur ata mbërritën së fundmi, sipas agjencisë.

The post E moshuara i vjedh armët ushtarëve rus teksa flinin dhe ua jep ukrainasve appeared first on Albeu.com.