masakra e srebrenices Archives - Albeu.com

OKB bën me “dhimbje koke” Serbinë, harton projekt-rezolutë për të njohur gjenocidin në Srebrenicë! Përfshihet edhe Shqipëria
Disa vende po punojnë në një projektrezolutë për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Kujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, sipas një dokumenti që ka parë Zëri i Amerikës.

Ruanda dhe Gjermania po udhëheqin këtë përpjekje, por sipas informacioneve që ka siguruar Zëri i Amerikës, pjesë e kësaj nisme janë edhe Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bosnja, Kili, Finlanda, Zelanda e Re, Turqia dhe vende të tjera.

Projektrezoluta bazohet pjesërsisht në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të vitit 2004, që shpalli 7 prillin Ditë Ndërkombëtare të Reflektimit për Gjenocidin e vitit 1994 ndaj grupit Tutsi në Ruandë.

Projektrezoluta do të paraqitet në një takim më të gjerë me dyer të mbyllura të vendeve të OKB-së më 17 prill. Në këtë takim hartuesit e projektrezolutës mund të marrin parasysh propozimet e vendeve të tjera anëtare dhe të shohin se çfarë mbështetje mund të presin për nismën e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila përbëhet nga 193 vende anëtare.

Në tekstin e projektrezolutës, që ka parë Zëri i Amerikës, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të ngritur figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të vikimave të mbetura të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Projektrezoluta i bënë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të krijojë një program të quajtur “Gjenocidi i Srebrenicës dhe OKB-ja”, i cili do të merrej me përgatitjet për organizimin e aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës në 2025.

Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, Serbia është duke lobuar fort kundër projektrezolutës.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm në vitin 2019 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve e zakoneve të luftës, lidhur me rolin e tij udhëheqës në fushatën e terrorit ndaj popullsisë civile, përfshirë masakrën e Srebrenicës, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore./voa

The post OKB bën me “dhimbje koke” Serbinë, harton projekt-rezolutë për të njohur gjenocidin në Srebrenicë! Përfshihet edhe Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit në Srebrenicë
Më 10 korrik, seanca e Kuvendit të Kosovës filloi me një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Deputeti i komunitetit boshnjak para koalicionit Vakat, Bahrim Shabani, tha se Kosova qëndron në krah të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe tha se mohimi i gjenocidit nuk guxon të lejohet dhe të tolerohet.

“Shteti i Kosovës dhe boshnjakët e Kosovës janë të përkushtuar për ruajtjen e shtetit të Bosnjë-Hercegovinës si shtet sovran, i pavarur dhe i pandashëm”, tha ai.

Duda Bale, deputete boshnjake e Kuvendit të Kosovës, përfaqësuese e Unionit Socialdemokrat, shprehu shpresën e saj se një gjenocid si ai i Srebrenicës nuk do të përsëritet më.

Në vitin 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Rezolutën për Srebrenicën, e cila dënon gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë kundër pjesëtarëve të popullit boshnjak, konfirmon masakrën e më shumë se 8000 burrave dhe djemve boshnjakë dhe dënon ashpër mohimin e gjenocidit.

Kjo rezolutë parashikon se 11 korriku do të shënohet në Kosovë si “Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë”.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë vendosi se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid.

Më 8 qershor 2021, gjyqtarët e gjykatës së OKB-së konfirmuan në procedurën e shkallës së dytë aktgjykimin me të cilin ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska Ratko Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekje, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte në Bosnje dhe Hercegovinë nga 1992 deri në 1995.

Ende kërkohet për rreth 1000 mbetje dhe këtë vit do të varrosen 30 trupa jo të plotë të gjenocidit të Srebrenicës.

Trupat e paplotë u gjetën në disa varre që anëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska i gërmuan vazhdimisht dhe i zhvendosën kufomat për të mbuluar gjurmët e krimit.

The post Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje në kujtim të gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Albeu.com.

Ish-ushtarët serbë dënohen për përdhunimet e kryera gjatë luftës në Bosnje
Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë.

Ostoja Markoviq, 57-vjeçar, u dënua me nëntë vjet burgim, më 10 shkurt, nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka.

Dy të pandehurit e tjerë, Bosiljko Markoviq, gjithashtu 57-vjeçar, dhe Mirko Boziq, u dënuan me nga shtatë vjet secili për krimet e vitit 1992 në qytetin e Kotor Varosh në Bosnjën Qendrore.

Zoran Bubiq, avokati i Markoviqit, konfirmoi dënimet për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se do të apelohet kundër vendimit të shkallës së parë.

Sipas aktakuzës, të tre shërbenin në Ushtrinë serbe të Bosnjës dhe përdhunuan disa gra me kombësi kroate në Kotor Varosh më 28 qershor 1992.

Ata u akuzuan për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, sipas aktakuzës së ngritur në nëntor të vitit 1993. Prokuroria fillimisht ngriti padi kundër tyre gjatë luftës. Gjykimi i tyre filloi në prill në Gjykatën Civile në Banja Llukë.

Ostoja dhe Bosiljko Markoviq, të cilët nuk janë asgjë mes vete, aktualisht po vuajnë një dënim të mëparshëm për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare gjatë luftës. Ata u dënuan me 10 vjet burgim, në një vendim të dhënë në vitin 2015 nga Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës.

Vendimi, ishte i pari në historinë e procedimeve penale në Bosnje në të cilin një viktime të një krimi lufte iu dha kompensim. Të dënuarit janë urdhëruar ta paguajnë kompensimin në shumën prej rreth 13.600 euro.

Qyteti i Kotor Varoshit ka një popullsi prej rreth 17.000 banorësh, përfshirë 12.000 serbë, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2013. Ndërsa para luftës, qyteti kishte një popullsi prej 360.000 banorësh, dhe 39 për qind ishin boshnjakë.

Gjatë luftës 1992-95, forcat serbe të Bosnjës morën kontrollin e pjesëve të mëdha të vendit, duke i detyruar banorët joserbë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke vrarë shumë prej tyre.

Në Srebrenicë më 1995, ushtarët dhe policët serbë të Bosnjës ekzekutuan më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë dhe i hodhën trupat e tyre në varre masive, në atë që njihet si gjenocidi i vetëm në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore./rel

The post Ish-ushtarët serbë dënohen për përdhunimet e kryera gjatë luftës në Bosnje appeared first on Albeu.com.

Kurti: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin në Srebrenicë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia paturpshëm mohon gjenocidin në Srebrenicë – vendin ku forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve ’90.

Më 11 korrik bëhen 27 vjet nga kjo masakër, e cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Kur organet që do të duhej të dilnin e të kërkonin falje me përulje, dalin paturpësisht mohojnë ekzistencën e gjenocidit…”, shkroi Kurti në Facebook.

Autoritetet në Serbi, por edhe udhëheqësit e serbëve të Bosnjës refuzojnë të pranojnë se në Srebenicë ka ndodhur gjenocid dhe masakrën e quajnë “krim i madh”.

Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid.

Vitin e kaluar, ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Valentin Inzko, e ka shpallur të jashtëligjshëm mohimin e gjenocidit dhe të krimeve të luftës, duke e bërë një akt të tillë të dënueshëm me burg.

Masakra e Srebrenicës ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, më 1995. Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

“Dëmi i shkaktuar nga gjenocidi nuk mund të riparohet. Por, ai mund të njihet duke u pranuar”, shkroi Kurti në Facebook.

Kosova është në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Procesi ka nisur në vitin 2011, mbi një dekadë pas përfundimit të luftës në Kosovë, të iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb.

Gjatë luftës së viteve 1998/99, në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten mbi 1,600 persona./rel

The post Kurti: Serbia paturpshëm mohon gjenocidin në Srebrenicë appeared first on Albeu.com.

27-vjetori i Masakrës së Srebrenicës e gjen “kasapin e Bosnjës” të dënuar përjetësisht
Bosnja e Hercegovina sot shënon 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, e cila masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Episodi – i etiketuar si gjenocid nga dy gjykata ndërkombëtare – erdhi në fund të një lufte mes viteve 1992-95 midis kroatëve, myslimanëve dhe serbëve të Bosnjës që vranë rreth 100,000 njerëz.

Ish-komandanti i ushtrisë serbe, Ratko Mlladiq, i cilësuar si arkitekti kryesor i gjenocidit të Srebrenicës, tek 26 vjet pas masakrës më 8 qershor të vitit 2021 iu dha verdikti final ku u dënua me burg të përjetshëm për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit – teksa pjesën tjetër të mbetur të jetës do e kaloj prapa grilave, njofton Klankosova.tv.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për pjesën e tij në masakrën e Srebrenicës në 1995, kur u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Në seancën e tij të apelit në Hagë gushtin e kaluar, prokurorët kërkuan dënimin e tij për një akuzë të tjetër gjenocidi.

Masakra e Srebrenicës, e kryer në një zonë që supozohej të ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, ishte mizoria më e keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte një nga të dyshuarit e fundit që përballen me gjyqin në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë. Ai u arrestua në 2011 pas 16 vitesh në arrati.

Në vitin 2017 ai u shpall fajtor për gjenocid mbi Srebrenicën, por u shpall i pafajshëm për gjenocid gjatë fushatës së ushtrisë së tij në 1992, në të cilën boshnjakët dhe kroatët boshnjakë u dëbuan nga shtëpitë e tyre ose u arrestuan në kushte të tmerrshme.

Në 2016, e njëjta gjykatë dënoi ish-udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiç për planifikimin e masakrës së Srebrenicës, ndër krime të tjera.

Dënimi i tij fillestar 40-vjeçar për gjenocid dhe krime lufte u rrit më vonë në burgim të përjetshëm në 2019 – pjesën tjetër të së cilës ai do të shërbejë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ratko Mlladiq ishte zbatuesi i një komploti politik, i krijuar për të zhdukur pjesë të popullsisë myslimane të Bosnjës.

Pastrimi etnik filloi me përndjekjen – propaganda i ktheu fqinjët kundër njëri-tjetrit – dhe për shumë mijëra përfundoi kur njerëzit e Ratko Mlladiq pushtuan bazën e KB në Potoari, një zonë e caktuar e sigurt.

Ratko Mlladiq kaloi 16 vjet si i arratisur, shumë familjarë të viktimave kishin frikë se ai nuk do të jetonte për të parë këtë gjykim përfundimtar ligjor.

Duke folur për Srebrenicën, Mlladiq tha se kishte nënshkruar një marrëveshje me ushtrinë muslimane boshnjake për ta nderuar atë dhe zonat e tjera të mbrojtura dhe sugjeroi që ai të mos ishte fajtor për ndonjë shkelje të këtyre zonave.

Por, avokati i prokurorisë Laurel Baig tha se Mlladiq ishte dënuar për disa nga “krimet më të urryera të shekullit 20”.

“Mlladiq ishte në krye të operacionit të Srebrenicës,” tha ajo. “Ai përdori forcat nën komandën e tij për të ekzekutuar mijëra burra dhe djem”, transmeton Klankosova.tv.

Lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mladiq dikur konsiderohej si një shembull i “vëllazërimit dhe unitetit” në Jugosllavi. Ai, që tani ka 77 vjeç, ishte një oficer i ushtrisë serbe deri në shpërbërjen e dhunshme të federatës në vitin 1991.

Një vit më vonë, ai u emërua komandant i përgjithshëm i forcave serbe të Bosnjës. Ai kreu një fushatë të shpejtë, të pamëshirshme kundër forcave të atëhershme boshnjake dhe kroate, duke rrëmbyer tokë për serbët.

Në një moment, serbët, të cilët vërtet trashëguan ushtrinë jugosllave në Bosnjë, kontrolluan tre të katërtat e vendit. Forcat e tij nisën gjithashtu një fushatë terroriste kundër boshnjakëve dhe kroatëve kudo që ishte e mundur.

Aktgjykimi detajoi momente të tmerrshme të vrasjeve, rrahjeve, përdhunimeve dhe mizorive të tjera, disa prej të cilave ai urdhëroi ose dëshmoi personalisht./Klankosova.tv.

The post 27-vjetori i Masakrës së Srebrenicës e gjen “kasapin e Bosnjës” të dënuar përjetësisht appeared first on Albeu.com.

Ngjarja tronditi botën, çfarë ndodhi në Srebrenicë 27 vjet më parë
Sot shënohet 27 vjetori i masakrës së Srebrenicës, një masakër e konsideruar si më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore, e cila tronditi botën.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës hynë në qytetin e Srebrenicës, dhe ekzekutuan mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në ditët që pasuan.

Këto vrasje ishin të planifikuara dhe ushtria serbe ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të fshehur gjurmët. Ndërsa vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i tyre vazhdon ende sot e asaj dite.

Lufta në Bosnje kishte shpërthyer në prill 1992. Ushtria e serbëve të Bosnjës përparoi deri në lindje. Srebrenica, një qytet me 36 mijë banorë, ku myslimanët përbënin 75% të popullsisë, u mor nën kontrollin e trupave serbe por myslimanët e rimorën kontrollin e tij pas disa javësh.

Presidenti atëhershëm Serbo-boshnjak, Radovan Karadzic urdhëroi që Srebrenica dhe Zepa të izoloheshin krejtësisht dhe që autokolonat e ndihmave të mos dërgoheshin më atje.

Më 9 korrik 1995, Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë 30 prej tyre peng.

Me 10 korrik serbët bombarduar Srebrenicën, ndërsa forcat holandeze, kërcënuar që nëse nuk tërhiqeshin deri të nesërmen, trupat e NATOS do të fillonin ofensivën ushtarake ajrore.

Në vitin 2004, gjykata e Kombeve të Bashkuara që ka trajtuar krimet në ish-Jugosllavi, i ka quajtur vrasjet në Srebrenicë si gjenocid.

The post Ngjarja tronditi botën, çfarë ndodhi në Srebrenicë 27 vjet më parë appeared first on Albeu.com.

Dënimi i masakrës së Srebrenicës, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, dje u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja shqyrtoi kërkesën e shtatë deputetëve të  Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike” dhe kërkesën e një grupi deputetësh për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. Konferenca e Kryetarëve vendosi rrëzimin e kërkesës “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”. Konferenca e Kryetarëve nuk pati dakortësi për kërkesën për mocion me debat të finalizuar me Rezolutë në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” dhe vendosi t’ia kalojë seancës plenare.

Ndërkohë nga foltorja e Kuvendit, Sali Berisha tha se e përgëzon këtë nismë, ndërsa shtoi është e domosdoshme njohja e gjenocidit.

“Kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm në jetën e këtij parlamenti por edhe kaq të rëndësishme për popullin shqiptar. Nisma e deputetët e PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është një nismë që synon nderim e 8 mijë viktimave të Srebenicës në tërësi burra dhe djem të besimit mysliman boshnjak të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB-ja për tu mbrojtur ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie. Ka synimin të shpresës dhe solidaritetit me boshnjakët viktimat e kësaj barbarie. Ka synim të qëndrojë një akt i pashembullt që nga fillimi i luftës së dytë botërore deri në sot. Aty u zhvillua kasaphana më e madhe ata që shpëtuan nga kampi u dogjën pyje të Bosnjës dhe pothuajse u ekzekutuan të gjithë. Genoncidi është një akt i domosdoshëm për shoqëritë e civilizuara.

Ata që luftojnë gjenocidin kanë ndërgjegje para historike. Njohja e gjenocidit është kusht themelor që mos përsëritet më. Vuçiç është arkitekt i këtij gjenocidi. Vucic është i regjistruar me figurë dhe thotë që për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë. Parim klasik të gjenocidit të bazuar në urrejtjen fetare. Ne kemi detyrim madhor për të dënuar këtë Gjenocid i cili është sanksionuar në dy vendime të mëdha të gjykatës ndërkombëtare të Hagës dhe gjykatës kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavinë. Ky është gjenocidi i pranuar nga gjithë vendet e qytetëruara. Në rast se Ballkani ndodhet sot në këtë situatë, nëse Ballkani nuk ecën drejt BE, një nga shkaqet më madhore është qëndrimi i autoritetet evropiane nga Vucic. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm që të përsëritë ato në çdo kohë.

Honitë serbe mblidhen 422 bura gra dhe fëmijë dhe i hodhën fëmijët para syve të prindërve dhe i vranë. Ky gjenocid duhet të dënuar që vetëm një vit më parë Mali i cili i cili ka nj popullatë të lartë serbe megjithatë e miratoi rezolutën e gjenocid. Kjo rezolutë është barbaria më e madhe ndaj një kombi siç janë boshnjakët, Shqipëria ka marrëdhënie miqësore me Bosnjën. Ndaj unë ju ftoj që të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi të qytetëruar, si një detyrim madhor për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj që të mbizotërojë paqja me fqinjët e vet”, tha Berisha.

The post  Dënimi i masakrës së Srebrenicës, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël appeared first on Albeu.com.

Zyrtarët serbë i thurën lavde masakrës së Srebrenicës, reagon ashpër deputeti shqiptar
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas videos ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke kënduar këngë e lavde masakrës së Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi.

Kamberi ka shkruar se këngët e policëve për Sredrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiçit.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, ka shkruar Kamberi.

Videoja ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke i thurur vargje gjenocidit të Srebrenicës, është realizuar në një restorant në Priboj të Serbisë, gjatë festës së Vitit të Ri. Kjo video ka shkaktuar reagime të ashpra. Sipas sandzakpress.rs, videon e ka publikuar në Facebook njëri prej policëve nga Priboj i Serbisë. /abcnews.al

The post Zyrtarët serbë i thurën lavde masakrës së Srebrenicës, reagon ashpër deputeti shqiptar appeared first on Albeu.com.

Serbët e Bosnjës sfidojnë zyrtarin e lartë të OKB-së, reagojnë ashpër pas ndalimit të mohimit të gjenocidit
Serbët e Bosnjës kanë reaguarashpër ndaj ndalimit të mohimit të gjenocidit të vendosur nga zyrtari ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjen e paqes së Bosnjës të vendosur në vitin 1995.

Përfaqësuesi i Lartë i emëruar nga OKB, Valentin Inzko, tha se ndalimi ishte i nevojshëm për të stopuar lavdërimin e kriminelëve të luftës.

“Më duhej të bëja diçka dhe ndoqa ndërgjegjen time. Nëse jeni në një vend ku kriminelët e luftës lavdërohen, kjo nuk mund të jetë një e ardhme e mire”,  tha ai.

Politikanët serbë të Bosnjës po bojkotojnë organet kombëtare shumetnike të Bosnjës.

Muajin e kaluar dënimi për gjenocid i komandantit serb të Bosnjës të kohës së luftës, Ratko Mlladiç u konfirmua në Hagë, megjithatë disa udhëheqës serbë etnikë ende po e shpallnin atë, hero. Kështu Inzko, tha se duhej të vepronte.

Milorad Dodik, anëtar serb i Presidencës në Bosnje, thotë se ai nuk do të pranojë ndryshimet në kodin penal.

Ai ka nisur një peticion duke pretenduar se masakra e Srebrenicës nuk ishte gjenocid, megjithatë mohime të tilla tani mund të dënohen me 5 vite burg.

Masakra e Srebrenicës ka qenë më mizoria e lufyës, ku forcat e udhëhequra nga Mlladiç vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë./albeu.com

The post Serbët e Bosnjës sfidojnë zyrtarin e lartë të OKB-së, reagojnë ashpër pas ndalimit të mohimit të gjenocidit appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë në Bosnje e Hercegovinë.

Në bazë të kësaj rezolute, dënohet ashpër gjenocidi i shtetit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe dënohet çdo tendencë për të mohuar qëllimisht dhe publikisht gjenocidin e Srebrenicës, me qëllim të denigrimit të viktimave dhe fshehjen e motiveve të krimeve të kryera.

Rezoluta, e iniciuar nga koalicioni boshnjak, po ashtu fton institucionet shtetërore që të nderojnë viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe, duke marrë parasysh se Parlamenti Evropian e ka shpallur këtë Ditë të Përkujtimit për gjenocidin në Srebrenicë, datën 11 korrik të shpallet ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.

The post Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë appeared first on Albeu.com.