masakra e recakut Archives - Albeu.com

26 vite nga Ma*akra e Reçakut/ Begaj: Denoncimi i ngjarjes ndryshoi historinë e Kosovës
Këtë të mërkurë, presidenti i Republikës Bajram Begaj, përkujtoi ngjarjen e 26 viteve më parë të ndodhur në Reçak të Kosovës, ku forcat serbe sulmuan popullatën e pafajshme civile shqiptare, duke vrarë dhe masakruar 45 prej tyre.

Në këtë përvjetor të masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj, nderoi viktimat dhe të gjithë shqiptarët që i rezituan gjenocidit serb për lirinë e Kosovës.

Njëkohësisht, kreu i Shtetit shprehu mirënjohje ndaj Amabsadorit amerikan William G. Walker, shef i atëhershëm i verifikuesve të OSBE-së, i cili nga Reçaku i bëri të ditur botës krimin kundër njerëzimit në Kosovë.

“Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj”, shkruan Begaj në mesazhin e tij të shoqëruar me fotot e disa mediave të kohës, të cilat ndërkombëtarizuan faktet e gjenocidit serb në Kosovë.

“Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur.

Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj.

Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj!

Mirënjohje Ambasadorit amerikan William G. Walker, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit!”, shkruan Begaj.

The post 26 vite nga Ma*akra e Reçakut/ Begaj: Denoncimi i ngjarjes ndryshoi historinë e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Masakra e Reçakut/ Bajram Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm
Këtë të hënë, përmes një postimi në llogarinë e tij në :”Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, ka kujtuar masakrën e Reçakut.

Begaj shprehet se lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

Sipas Begajt, kjo kujtesë është një motiv i fortë, për sigurinë, lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Postimi:

“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njërëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë.

15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë.

Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan Begaj.

The post Masakra e Reçakut/ Bajram Begaj: Të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm appeared first on Albeu.com.

25 vite nga Masakra e Reçakut/ Albin Kurti: Civilët u varrosën pas 4 javësh, Serbia u përpoq ta deformonte të vërtetën
Kosova përkujton sot 25-vjetorin e masakrës në Reçak, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar sot viktimat e Masakrës së Reçakut, ku ka falënderuar ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili i tregoi botës se çfarë kishte ndodhur në këtë vend.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar asokohe Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit.

“Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë e tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori William Walker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka përkujtuar edhe 11 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë rënë në betejë duke mbrojtur trupat e masakruar në këtë fshat.

“Më 15 janar në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për Kosovën. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës të ambasadorit William Walker, të cilit i jemi mirënjohës që në një moment historik për popullin tonë e foli vetëm të vërtetën”,tha Kurti.

The post 25 vite nga Masakra e Reçakut/ Albin Kurti: Civilët u varrosën pas 4 javësh, Serbia u përpoq ta deformonte të vërtetën appeared first on Albeu.com.

Serbia vazhdon të mohojë Masakrën e Reçakut, e quan “aksion profesional” të ushtrisë serbe
Një nga ngjarjet më të errëta dhe famëkeqe të fillim-vitit 1999 ku 45 civilë shqiptarë u masakruan nga ushtria serbe në Reçak të Shtimes; ngjarje kjo që shënoi pikëkthesen historike të Perëndimit në bombardimin e Serbisë nga (asokohe 19 shtete) NATO – vazhon ende të mohohet nga shteti serb; dhe atë një ditë para 25 vjetorit të kësaj date.

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, duke folur për “Tanjug”, sërish e mohoi një nga krimet më monstruoze të kryer gjatë viteve të 90’ta nga ushtria serbe nën direktivat e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit.

Pleq, gra e fëmijë u vranë nga ushtria serbe, por Staroviq thpotë se “ishin anëtarë të formacionit terrorist” derisa faktin që civilë u masakruan e quan “narrativë të rreme”.

“Aktorët e interesuar lokalë, siç janë institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’i forcuar më tej. Megjithatë, ata vetë disi janë të vetëdijshëm se sa e lëkundur historia për masakrën e supozuar në Raçak…dhe pikërisht për këtë po mundohen ta forcojnë atë narrativë të zezë apo të rreme me masa të represionit gjyqësor dhe policor”, tha Staroviq.

The post Serbia vazhdon të mohojë Masakrën e Reçakut, e quan “aksion profesional” të ushtrisë serbe appeared first on Albeu.com.

Përvjetori i masakrës së Reçakut, Berisha: Rama vasal i Vuçiçit, bllokon rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për përvjetorine masakrës së Reçakut në Kosovë nga forcat serbe.

Në një postim në Facebook, Berisha e cilëson masakrën si një krim horror kundër njerëzimit. Ai shprehet shtoi se kryeministri Edi Rama është vasal i Vuçiçit dhe ka bllokuar në parlament rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.

Më tej Berisha shprehet se ky akt terrorist i serbëve i ka dëshmuar njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Postimi i plotë:

Masakra e Reçakut, krim horror kundër njerëzimit!

Edi Rama si vasal i Vuçiçit bllokon ne parlament rezolutën e dënimit të genocidit serb në Kosovë.

Miq, me 15 janar të vitit 1999 fallanga terroriste serbe kryen në Raçak të Kosovës një nga krimet më të shemtuara, masakrat më horror të dëgjuar ndonjëherë. Terroristët serb vranë, therën, masakruan në një natë në fshatin Raçak 45 gra, fëmijë, burra vetëm e vetëm se i përkisnin etnisë shqiptare.

Viktimat e pafajshme të Raçakut u shndërruan në apelin e fuqishëm të shqiptarëve të Kosovës, në klithmën dhe kushtrimin e të rënëve nga barbaritë serbe dhe tronditën thellë ndergjegjen e shtetarëve dhe qytetarëve në vendet e lira dhe mbarë botën. Masakra e Reçakut i dëshmoi njerëzimit fytyrën mizore të Sllobodan Millosheviçit, geobelsit të tij Vuçiç dhe regjimit të tyre barbar.

Tragjike sot është se Edi Rama, ky vasal i shpifur i Aleksandër Vuçiç, bllokon me urdhër të padronit të tij prej një viti votimin ne Parlament te Rezolutës së deputetëve të Partisë Demokratike për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Duke u përulur me nderimin më të thellë sot para viktimave të kësaj masakre të epsheve raciste shtazore serbe ndaj shqiptareve, ju bëjë thirrje OKB dhe qeverive të vendeve të vendosin para drejtesisë autorët, porositësit dhe organizatorët e Beogradit të kësaj masakre si dhe ata qe mohojnë krimin monstruoz ndaj banorëve të Reçakut dhe mbarë Kosovës.

Prandaj dhe duke ndarë dhimbjen e thellë me familjet dhe të afërmit e viktimave të masakrës së Reçakut, dënoj me forcën më të madhe si autorët e krimit monstruoz ashtu qëndrimin tradhëtar antikombëtar të Edi Ramës që ka shndërruar Shqipërinë në vend vasal të Beogradit.

Nderim përjetë viktimave të Reçakut. /albeu.com

The post Përvjetori i masakrës së Reçakut, Berisha: Rama vasal i Vuçiçit, bllokon rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Masakra e Reçakut “i tregoi botës tragjedinë që përjetuan shqiptarët”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimat e Reçakut i kanë treguar botës për tragjedinë që e kanë përjetuar shqiptarët më 1999.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një ceremoni përkujtimore që është mbajtur të dielën në Shtime në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.

“Masakra e Reçakut bëri që qendrat vendimmarrëse, demokratike, të mobilizoheshin për ta mbrojtur një popull që po vuante nën kthetrat e një regjimi gjenocidal. Por, edhe për të dëshmuar se qytetërimi perëndimor, nuk mund të dorëzohej para hegjemonive, prandaj Kosova duhej të ndihmohej e të mbrohej.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po ashtu se masakra e Reçakut ka nxitur më së shumti ndryshime të qëndrimeve të shteteve të huaja për “atë që po bënte Serbia në Kosovë”.

“Teksa kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e të vdekurve dhe të gjallëve të asaj kohe të errët, me lejoni që para jush, nga pozita e kryeministrit, t’ju them që shteti ynë demokratik nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës”.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe ish-ambasadori amerikan, William Walker, i cili gjatë vitit 1999 ka shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë dhe ka dokumentuar krimet e kryera në këtë fshat.

Ngjarja e Reçakut është pasuar nga bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

“Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat, ambasadori Walker u shndërrua në zërin e viktimave dhe në zërin e gjithë Kosovës në kohët më të rënda në historinë tonë”, ka thënë Osmani, teksa ka vlerësuar rolin e Walkerit në raportimin për masakrën.

Vetë Walker ka thënë në ceremoni se në Reçak është kthyer edhe në rreth 15 përvjetorë tjerë për të parë sërish banorët e fshatit.

“Më pëlqen kur shoh fëmijë, shumë, shumë fëmijë. Këtë vit, kur kemi ecur afër varrezave, nuk kam mundur të dalloj se kush janë familjarët e viktimave dhe kush kanë qenë njerëzit që kanë dashur të vijnë për nderim. Kjo, sepse çdo vit shtohet numri i njerëzve që duan të tregojnë respekt për atë që përfaqëson Reçaku”.

Në paraditen e së dielës, krerë shtetërorë dhe qindra qytetarë kanë kryer homazhe te memoriali që nderon viktimat e kësaj masakre në Reçak.

Në mesin e tyre ka qenë edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka bërë thirrje për të “kujtuar të kaluarën dhe për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës”.

The post Masakra e Reçakut “i tregoi botës tragjedinë që përjetuan shqiptarët” appeared first on Albeu.com.

Masakra e Reçakut, Kurti: Janë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për 18 serbë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Masakra e Reçakut nuk mund të fshihet dhe nuk mund të mjegullohet, në akademinë përkujtimore për 24 vjetorin e këtij krimi makabër.

Kurti tha se Prokuroria në Kosovë ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona që dyshohet se morën pjesë në këtë masakër, raporton Gazeta Express.

“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës, në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e Tribunalit të Hagës, Prokuroria e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona, serbë, që dyshohen për pjesëmarrje në kryerjen e Masakrës së Reçakut”, tha ai.

Kurti citoi presidentin serb, Aleksandar VuçIç, për Masakrën e Reçakut.

“Vetëm para më shumë se tri vjetëve, ky president i Serbisë ka deklaraur se Masakra e Reçakut është fabrifikim dhe falsifikim”, tha Kurti, duke kujtuar se të njëjtën deklaratë më 10 dhjetor 2021 e ka përsëritur shefi i intelegjencës serbe, Aleksandar Vulin.

“Ata të cilët mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij”, shtoi Kurti./Albeu.com/

The post Masakra e Reçakut, Kurti: Janë lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për 18 serbë appeared first on Albeu.com.

Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë, 24 vjet nga Masakra e Reçakut
Aktet gjenocidare të 15 janarit 1999 në fshatin Reçak dhe sidomos gjymtimi i viktimave të civilëve shqiptarë nxori në shesh barbarinë e shtetit serb dhe vendosmërinë e pushtetit të Beogradit që të realizonte gjenocidin kundër shqiptarëve autoktonë të Kosovës.

Skenat e tmerrshme me civilë të masakruar përshkuan mediat ndërkombëtare dhe patën ndikim të jashtëzakonshëm në mobilizimin e opinionit publik dhe të qendrave vendimmarrëse në marrëdhëniet ndërkombëtare, që t’i japin fund një herë e përgjithmonë politikës gjenocidare të Serbisë.

Pikërisht për shkak të jehonës së madhe ndërkombëtare që patën krimet monstruoze të kryera në këtë fshat, Kuvendi i Kosovës shpalli 15 janarin si Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Prandaj sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, të gjitha viktimat e masakrave në Prekaz, në Likoshan, në Qirez, në Abri, në Poklek, në Podujevë, në Suharekë, në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, në Celinë, në Mejë dhe qindra masakra që ndodhën para dhe pas 15 janarit 1999.

Siç ka bërë të ditur Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, të dielën (sot) do të ndizen qirinj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë duke filluar në ora 19:30

Qytetarët e Prishtinës janë ftuar që t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ndërkaq edhe në qytetet tjera të Kosovës si dhe fshatra do të organizohet ndezja e qirinjve.

Këto janë lokacionet kryesore ku do të ndizen qirinj të dielën më 15 janar nga ora 19:30:

Prishtinë:

Sheshi “Skënderbeu” para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë

Gjakovë:

Para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë

Prizren:

Sheshi “Shatërvan” në Prizren

Ferizaj:

Sheshi para ndërtesës së Komunës në Ferizaj

Skenderaj:

Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj

Vushtrri:

Shkallët e Shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Tubime përkujtimore janë organizuar në Zvicër, Danimarkë dhe Spanjë.

Qytetarët që nuk mund të dalin në sheshe, janë ftuar që të ndezin qirinj në dritare dhe ballkonet e tyre./KosovaPress/

The post Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë, 24 vjet nga Masakra e Reçakut appeared first on Albeu.com.

Lavrov vazhdon me propagandën: Masakra e Reçakut, inskenim
Ministri i Punëve të jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, e ka vazhduar propagandën duke e mohuar masakrën e 15 janarit 1999 në Reçak ku forcat serbe kishin masakruar shqiptarë.

Mohimi i masakrës së Reçakut që kishte tronditur botën, kryediplomati rus e ka bërë duke pretenduar se “Ukraina po bën inskenime”.

“Regjimi ukrainas, duke humbur në fushën e betejës, po inskenon krime të inskenuara për të demonizuar Rusinë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar kryediplomati i shtetit që po e synon pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij Ukraina “po manipulon”, me ndihmën e perëndimit, e këtu e lidhi Reçakun duke thënë se “pas asaj masakre ndodhi reagimi ndërkombëtar ndaj ish-jugosllavisë”, raporton novosti.

Nuk është hera e parë që njeriu i afërt i presidentit rus Vladimir Putin e mohon masakrën ku u vranë  45 shqiptarë civilë.

The post Lavrov vazhdon me propagandën: Masakra e Reçakut, inskenim appeared first on Albeu.com.

Filmoi masakrën e Reçakut, kameramani shqiptar tregon tmerrin që ka parë me sy
Kameramani shqiptar, Sylejman Kllokoqi, në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” rrëfeu momentin kur xhiroi masakrën e Reçakut në Janar të vitit 1990. Gjatë intervistës me Skype, kameramani tregoi se kur përfunduan luftimët në Reçak shkoi për të parë se çfarë kishte ndodhur atje.

Sylejmani, i cili punonte për Associated Press rrëfen se nuk do t’i harrojë asnjëherë pamjet e atij fshati, ku gjeti të vrarë mizorisht fëmijë dhe të rritur. Ai tregon ndër të tjera se pavarësisht pamjeve të frikshme që po shihte, i duhej të filmonte, për t’i treguar botës se çfarë kanë bërë serbët mbi shqiptarët e Kosovës.

“Çdo ditë kam tentuar të shkoj. Ditën e tretë kur iu afrova Reçkut më thanë disa banorë, ku i pyeta se çfarë po ndodh në Reçak. Ata më thanë se është larguar policia. Hymë brenda me fotografin, pamë gjithë atë masakër që ka ndodhur në fshat. Është xhirimi i parë, njeriu pa kokë, ku kishin dalë banorët dhe i kërkonin kokën. Më vonë fillova të shkoj lart në xhirimet e tmerrshme me 45 kufoma.

I filmuam dhe i dërgova në Prishtinë. Më vonë nga ora 11, fillova të xhiroj ku erdhi dhe misioni verifikues i OSBE ku e cilësoi si masakër shumë të madhe, një javë ditë sa ka zgjatur kemi qenë prezent në Reçak.”, rrëfeu ai. Më tej, ai flet për rëndësinë e këtyre pamjeve, pa të cilat bota nuk do ta besonte se çfarë po bëhej. Sylejmani përmend masakra të tjera që fatkeqësisht nuk janë dokumentuar me filmime.

“Si Reçaku është dhe masakra e Obrisë që kam xhiruar. Fotoja ku është nëna me dy fëmijë solli për herë të parë misionin në Kosovë. Hynë trupat nga Perëndimi, ka qenë një arritje shumë e madhe. Pas asaj ishte Reçaku, që filloi mekanizmin botëror. Në Kosovë ka pasur masakra më të mëdha por nuk kanë qenë të flimuara dhe e ke të vështirë që t’i tregosh botës se çfarë ka ndodhur.”, tha ai. /abcnews.al

The post Filmoi masakrën e Reçakut, kameramani shqiptar tregon tmerrin që ka parë me sy appeared first on Albeu.com.