masakra e paskuqanit Archives - Albeu.com

Vrau tre gra, Dan Hutra flet nga burgu: Dyshoja për shtatzëninë, s’kisha rrugë tjetër!
Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka folur nga burgu 302 ku ka treguar se si u njoh me Alketa Hysën, të cilës më 1 Mars i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi vetë Alketën (Elenën) dhe nënën e saj.

Hutra në një intervistë për ‘Uniko’ tregon se sipas tij konflikti nisi për shtatzëninë e Alketës pasi bënë analizat rezultoi që ishte 45 ditëshe shtatzënë, ndërsa thotë se këtë të fundit e njihte prej 22 ditësh.

(Ngjarja e 1 Marsit) Si ndodhi? Cilat janë shkaqet e sjelljes që solli një tragjedi kaq të rëndë dhe kaq të papërshkrueshme me fjalë?

Dan Hutra: Është e vërtetë, është shumë e rëndë. Edhe unë për asgjë nuk dua ta justifikoj veten por unë nuk kam parë rrugë tjetër. Gjithsesi, unë në polici atë natë kur jam arrestuar nuk kam dhënë shumë detaje, kam sqaruar se për çfarë i kam bërë vrasjet por jo me detaje.

Do na i japësh këto detaje sot?

Dan Hutra: Patjetër që po. Do t’ia nis më së pari me ish-nusen ose unë nuk mund ta quaj nuse por deri sa gazetarët e çmojnë nuse dhe unë ashtu do ta quaj.

Ke bërë një ceremoni, një drekë familjare, një shkëmbim të unazave.

Dan Hutra: Unë do jap shkakun që më ka çuar drejt asaj rruge. Më datë 14 Maj 2022, me anë të shkuesisë njihem me Alketën.

Kush është shkuesi?

Dan Hutra: Shkuesi është Sabri Goci. E di ajo. Jam njohur atë ditë. Kam pirë kafe atë ditë me Alketën, kam shkuar te familja e Alketës, jemi takuar me familjen e Alketës, kemi diskutuar, të nesërmen kam mbledhur unë familjen, kemi dalë të dy familjet, kemi pirë kafe dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë domethënë…

Më datë 14 je njohur, në datë 15 keni bërë shkëmbimin?

Dan Hutra: Jo, jo. Domethënë në datën 14 jemi njohur, kam ikur unë po atë ditë që kam njohur Alketën kam shkuar te familja e Alketës.

Po atë ditë, brenda ditës?

Dan Hutra: Po, kisha dëshirë t’i njihja edhe familjen. Dhe të nesërmen jemi takuar të dy familjet. Pastaj, pas ca ditëve e kam marrë te shtëpia Alketën dhe kishim drekë, banket le ta quajmë, drekë të thjeshtë, në qytetin e Kukësit.

Drekë të thjeshtë?

Dan Hutra: Po normal, prej 50-60 vetësh.

Dan Hutra: Pas 22 ditëve Alketa dyshon për një shtatzëni. Dhe del me plakën time dhe marrin një test shtatzanie dhe e kryejnë. Dhe rezulton që ishte shtatzanë. Kam qenë në Kamzë, kur më ka marrë në telefon dhe më kanë thënë…domethënë më tregoi që ishte shtatzanë. Jam gëzuar shumë, kam ndaluar makinën se kisha frikë që do bëja ndonjë aksident ose ndonjë gjë, ishte dita më e lumtur e jetës time. Jam ndalur në ca dyqane, kam kryer ato që kryen një mashkull, detyrimet që i takojnë një mashkulli ca unaza, ca lule ca budalliqe. Kam shkuar e kam marrë familjen e Alketës dhe kam vajtur te shtëpia bashkë me të. Kam lajmëruar gjithë njerëzit në Kukës, dhe po atë ditë kam bërë një drekë shumë të madhe në Tiranë. Të nesërmen, duke u mundur duke u interesuar për ta, e marr dhe e çoj dhe i bëj një eko. I bëri ekon doktoresha në Kamzë, më thotë që nusja është 45 ditë shtatzënë. Ndërkohë unë kisha 22 ditë fiks që isha njohur jo që kishte fjetur te shtëpia ime. Ia nisa duke qeshur unë. Pse qesh? Se thashë unë 22 ditë kam që e njoh krejt atë. Ajo u pre domethënë, u befasua. Më thotë, shiko tha që të jesh i sigurt shkoi bëji një analizë gjaku. Kam marrë Alketën, kam zbritur poshtë në makinë dhe e kam çuar në një klinikë të Spitalit Amerikan ku ka dhënë gjakun për analiza dhe më thonë: Sot është e premte, do t’i çojmë nesër analizat, na jep numrin e telefonit. Dhashë numrin e telefonit, m’i çuan në WhatsApp. Ndërkohë, unë ja mora numrin doktoreshës. Se tha merri analizat edhe m’i sill mua. Dhe merren analizat me telefon, ia dërgoj doktoreshës. Thotë, shiko Dan, konfirmimi i analizave është baras me ekon, domethënë nusja ishte 45 ditë shtatzënë. Realisht nuk u ndjeva mirë. Dhe shkova në shtëpi, siç kishin dalë analizat, nuk doja ta vazhdoja fare këtë bisedë. I thashë, ditën e hënë do të të çoj tek një specialist, të isha i sigurt.

A i lajmërove që ekoja ka dalë 45 ditëshe?

Dan Hutra: Po, po. Atë e vura në dijeni, por nuk e hapëm shumë si bisedë./tvklan

The post Vrau tre gra, Dan Hutra flet nga burgu: Dyshoja për shtatzëninë, s’kisha rrugë tjetër! appeared first on Albeu.com.

Masakra e Paskuqanit, Komisioni i Ligjeve kërkon informacion nga disa institucione: Si është hetuar dhe liruar Dan Hutra?
Më 1 mars Tirana u trondit nga vrajsa e tre grave dhe plagosja e tre të tjerave. Autori është Dan Hutra, i cili sapo ishte lirguar nga burgu.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut e Kuvendit, Klotilda Bushka, në funksion të ushtrimit të kompetencës monitoruese të Komisionit për zbatimin e legjislacionit dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut, u është drejtuar disa institucioneve publike, duke iu kërkuar informacionet përkatëse me qëllim verifikimin paraprak të situatës.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, informacion mbi masat e marra për verifikimin e përgjegjësive të mundshme disiplinore të magjistratëve në prokurori e gjykata, ku janë shqyrtuar çështje ndaj autorit të krimeve.

“Nga Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është kërkuar informacion mbi zbatimin e ligjit nr. 62/2022 “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisē së Drejtësisē i kërkohet informacion mbi zbatimin e detyrimeve për krijimin e bazës së të dhënave mbi vendimet gjyqësore për raste të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sipas përcaktimeve të Ligjit nr. 9669/2018 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar.

Bashkisë Tiranë e Bashkisë Kamëz i kërkohet informacion nëse ka referim në mekanizmat e koordinuar te referimit të rasteve të dhunës në familje sipas detyrimeve ligjore per autorin e krimeve në fjalë dhe masat e marra, nëse ka./Albeu.com/

The post Masakra e Paskuqanit, Komisioni i Ligjeve kërkon informacion nga disa institucione: Si është hetuar dhe liruar Dan Hutra? appeared first on Albeu.com.

“Vëllai ia fali përdhunimin e gruas”, fqinjët e Dan Hutrës: Familjarët e kishin frikë, u larguan nga Shqipëria
Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës, monstrës që i mori jetën 3 grave ditën e djeshme dhe plagosi 3 të tjera kanë folur për mediet.

Një çift të moshuarish që banojnë në lagjen e familjes Hutra, rrëfejnë krisjen që vrasësi pati me familjarët e tij të cilët e mohuan si djalë.

Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan, Hasime Dafku.

Ata theksojnë për Euronews se familjarët kishin frikë nga Hutra dhe u larguan jashtë vendit për strehim politik në momentin që ai doli nga burgu.

“…jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e qujtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasëm kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrasjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikë nga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, thanë fqinjët.

Në lidhje me vdekjen e të atit të Dan Hutrës, fqinjët thanë se nuk e njohin, pasi ai është vrarë kur familje jetonte në Kukës dhe nuk kishte ardhur ende në Tiranë.

“Nuk e njohim fare atë. Atë e kanë vrarë shpejt, në Kukës. Ata thonë që e vrau e shoqja sipas të dhënave. Kështu thonë këta kuksianët”, tha fqinji./Albeu.com/

The post “Vëllai ia fali përdhunimin e gruas”, fqinjët e Dan Hutrës: Familjarët e kishin frikë, u larguan nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

“Mosveprimi i shteti është inkurajues për vrasësit”, Xhixho për masakrën e Paskuqanit: Gratë e Kuvendit duhet të ndihen sot të turpëruara
Deputetja e PL, Erisa Xhixho ka ngritur zërin në Kuvend lidhur me masakrën e djeshme ku Dan Hurta i mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera. Ajo ka bërë përgjegjës shtetin dhe theksoi se Shqipëria e sotme është e pasigur për gratë, vajzat dhe fëmijët.

Xhixho: Mosveprimi i shteti është inkurajues për vrasësit. Ne gratë e Kuvendit dhe të qeverisë sot duhet të ndihemi të turpëruara sepse nuk ia dolëm dot të mbronim viktimat dhe të plagosurat e djeshme nga vrasësi që shteti e la të lirë. Shteti e la të lirë për të vrarë dhe vrasësi vrau. Keni krijuar një Shqipëri të pasigurt dhe armiqësore për gratë dhe vajzat, për fëmijët. Ju nuk dëgjoni të vërtetat ulëritëse të këtij realiteti që përballemi çdo ditë.

Për sa i përket mocionit me debat që opozita kishte 2 muaj që e kërkonte me kryeministrin Rama, Xhixho tha se ky i fundit nuk dha asnjë përgjigje në Kuvend. Sipas saj, Rama bëri shown e radhës dhe u përpoq që t’i hidhe hi syve shqiptarëve.

Xhixho: Pas dy muajsh kryeministri erdhi për të dhënë shown e radhës. U përpoq të relativizojë një çështje të madhe, të parën në historinë e kryeministrave shqiptarë. Kryeministri i ra shkurt duke mos dhënë asnjë përgjigje. U përpoq të hidhte hi syve. Kryeministri nuk ka dha përgjigje për 225 mijë dollarët që i janë paguar agjentit menjëherë pas takimit me të. Kryeministri e ka njollosur zyrën e kryeministrit shqipgtar dhe kjo njollë i vjen nga përtej oqeanit./Albeu.com/

The post “Mosveprimi i shteti është inkurajues për vrasësit”, Xhixho për masakrën e Paskuqanit: Gratë e Kuvendit duhet të ndihen sot të turpëruara appeared first on Albeu.com.