masakra e fushe-krujes Archives - Albeu.com

Bëmat e fisit Rraja “i hëngrën” kokën Çuçit, nga zhdukja e Ervis Martinajt te masakra e Fushë-Krujës, ngjarjet më të bujshme
Nga zhdukja e Ervis Martinajt te masakra e Fushë Krujës, ngjarjet e bujshme që “i hëngrën kokën” Bledi Çuçit

Bledi Çuçi u bë ministri i radhës i Brendshëm që shkarkohet në tre mandate të qeverisë së Edi Ramës, në një post që duket se është “i mallkuar”.

Këtë detyrë pritet ta mbajë tashmë Taulant Balla, aktualisht edhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve.

Shkarkimi i Çuçit vjen pas ngjarjeve që kanë trazuar vendin dy ditët e fundit dhe u parapri nga dorëheqja e deputetit Rrahman Rraja.

Anëtarët të familjes së këtij të fundit, përfshirë dhe djalin e tij Rexhep Rraja, dhunuan barbarisht Jashar dhe Bilbil Majën në një lokal në Fushë Krujë.

Ngjarja tronditëse ndodhi pasi këta të fundit ishin ankuar për guroret në pronësi të Rrajave, që u kishin dëmtuar shtëpitë.

Majat thanë se kishin bërë rreth 40 denoncime në polici, por ishin përcjellë me kërcënimin se do të arrestohen nëse vazhdojnë ankesat për guroret.

Më herët gjatë ditës së sotme, kjo ngjarje u bë shkak edhe për shkarkimin e strukturave drejtuese të komisariatit të Krujës.

Çuçin duket se e ka ndjekur fati i paraardhësve të tij, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe Sandër Lleshaj, duke e çuar kështu 4 numrin e ministrave të Brendshëm të shkarkuar ose të dorëhequr gjatë qeverisjes së Ramës.

Mirëpo, si edhe në mandatet e të mëparshmëve, edhe gjatë kohës kur Çuçi ka mbajtur këtë post, janë shënuar ngjarje që kanë tronditur vendin.

Zhdukja e Ervis Martinajt

Zhdukja e Ervis Martinajt që nga gushti i vitit të kaluar është një ndër ngjarjet më të përfolura ende në vend.

Nuk ka ende asnjë gjurmë nga “mbreti i lojërave të fatit”, teksa zhdukja e tij u pasua me atentate dhe krime të rënda. Edhe pse u la afat për gjetjen e tij, kur Muhamet Rrumbyullaku u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë, duket se përpjekjet nuk kanë pasur sukses.

Masakra e Fushë Krujës

Zhdukjes së Ervis Martinajt i parapriu një ngjarje e rëndë që përfshinte familjarët të tij. Djali i xhaxhait të Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, u vra në një atentat në mbikalimin e Fushë Krujës në korrik të vitit të kaluar. Viktima mbetën edhe Diklen Vata e Besmir Hoxha. Ende nuk ka një përgjegjës para drejtësisë për ngjarjen.

Vdekja e Lear Kurtit në duart e policisë

32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u shoqërua në polici në tetor të vitit të kaluar. Pasi u shoqërua në polici, ai është ndjerë keq edhe ka ndërruar jetë, gjë e cila është konstatuar në Spitalin e Traumës. Nga familjarë dhe të afërm të të riut, nuk kanë munguar akuzat e vazhdueshme se ndaj Learit u ushtrua dhunë nga policia.

Vrasja e Joniada Avdias nga polici Arjan Tase

Vera e kaluar u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në plazhin e Potamit në Himarë, polici Arjan Tase vrau me skaf 7-vjeçaren Joniada Avdia. Kur ndodhi ngjarja Tase mbante detyrën e shefit të policimit në komunitet në policinë e Elbasanit.

Më parë ai ishte shkarkuar nga detyra, por i kishte shpëtuar drejtësisë, pasi akuzohej se gjatë kohës kur mbante detyrë në policinë e Vlorës, favorizoi kultivimin e kanabisit.

Atentati në Don Bosko

Në mars të këtij viti, një ngjarje tjetër e rëndë u shënua në kryeqytet. Në një atentat në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e “Don Boskos” mbeti e vrarë banakierja që punonte aty, Mimoza Paja. Ngjarja ndodhi në sy të mbesës së saj 10-vjeçare, e cila mbeti e plagosur. Të plagosur mbetën gjithashtu Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Ende asnjë i dënuar për ngjarjen.

Masakrat e Dan Hutrës

Marsi i këtij viti hyri i zi, pasi që në ditën e parë u shënuan tre viktima, me të njëjtin autor.

Dan Hutra, pasi plagosi të dashurën e tij Marjana Gurakuqi, u end i lirë për të vrarëish-partneren e tij Elena Hysa dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe dhe kunatën e saj Elena Hysa. Të plagosura mbetën Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Ai u end sërish i lirë për të vrarë më pas Etleva Kurtin, motra e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte në burg.

Janë këto disa nga ngjarjet më të bujshme që kanë shoqëruar mandatin e Çucit, teksa nuk kanë munguar edhe atentate e skandale të tjera, me ngjarjet e ditëve të fundit që i vunë vulën shkarkimit të tij.

The post Bëmat e fisit Rraja “i hëngrën” kokën Çuçit, nga zhdukja e Ervis Martinajt te masakra e Fushë-Krujës, ngjarjet më të bujshme appeared first on Albeu.com.

Masakra e Fushë-Krujës, zbulohet makina e vëzhguesve, ndoqi “këmba këmbës” të shënjestruarit
Kamerat e vendosura nga eksponentë të krimit që janë hequr ditët e fundit gjatë operacionit “Fijet” janë përdorur për shumë vrasje.

Një prej këtyre rasteve është edhe vrasja e tre-fishtë e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha të cilët u ekzekutuan mesditën e 17 Korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Sakaq mësohet se një makinë tip Volkswagen Polo e bardhë dyshohet se dha informacion tek vrasësit për lëvizjen e automjetit ku udhëtonin shënjestrat.

Kjo makinë është fiksuar nga disa kamera sigurie teksa ka vezhguar lëvizjet e viktimave nga nje servis automjetesh në zonën e “Treshit” në Kamzë e deri në afërsi të mbikalimit.

Dyshohet të kenë qenë të paktën 2 persona që kanë luajtur rolin e informatorëve të vrasësve. Pasi ka servirur informacionin tek atentatorët makina tip Polo e bardhë me targa shqiptare të vjedhura, dyshohet se është larguar në drejtim të Rinasit.

The post Masakra e Fushë-Krujës, zbulohet makina e vëzhguesve, ndoqi “këmba këmbës” të shënjestruarit appeared first on Albeu.com.

Në makinë me Endrit Doklen, Apeli lë në burg Fatjon Muratin
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Fatjon Muratin, i cili u arrestua pasi u kap në makinë me Endrit Doklen. Ky i fundit dhe Gentian Reçi u lanë më pas të lirë.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masëne sigurisë “arrest në burg” për Muratin, i cili dyshohej edhe për masakrën e Fushë-Krujës me tre të vrarë. Ai ka qenë një nga personat që është kërkuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje.

Dy javë më parë prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurisë së tij, që arrinte vlerën 5 milionë euro me prona si: ndërtesë në rrugën “Lord Bajron”; një dyqan në rrugën “Shaban Matraku”; një apartament, një objekt 8-katësh me sipëfaqe 800 metër katrorë, dy subjekte tregtare lokale, një subjekt tregtar lavazh makinash, një subjekt tregtar dyqan, në Tiranë.

Njoftimi i Gjykatës:

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 12.07.2022, punonjësit e policisë së sektorit të forcës së posaçme Shqiponja, kanë ndaluar automjetin e markës “Audi”, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale K.Gj. Pas kontrollit të ushtruar në makinë dhe banesë, janë sekuestruar sende në cilësinë e provave materiale (ndër të tjera çantë dore brënda së cilës është gjetur një pistolet), të cilat i janë nënshtruar ekspertimit, ku nga gjurmët papilare, kanë rezultuar edhe shenjat e gishtave të personit nën hetim, shtetasit me iniciale F.M.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F.M. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Me vendimin nr. 1575/1 Akti, datë 11.10.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Caktimin si mase sigurimi “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale, për personit nen hetim M i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278-25 të K.Penal.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale F.M, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, duke vendosur vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe lirimin e menjëhershëm nga dhomat e paraburgimit duke mos caktuar masë sigurimi personal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Valdete Hoxha, me vendimin nr, 951 datë 31.10.2022 vendosi:

– Miratimin e vendimit nr.1575/1 akti, date 11.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. /abcnews.al

The post Në makinë me Endrit Doklen, Apeli lë në burg Fatjon Muratin appeared first on Albeu.com.

Masakra e Fushë Krujës, Hoxha: Vrasësit e Brilant Martinajt kontrollonin trafikun të veshur me uniforma policie
I ftuar në  emisioni “Log.” gazetari Artan Hoxha ka folur edhe për masakrën e Fushë Krujës ku ka theksuar se autorët e vrasjes së Brilant Martinajt, Diklen Vatës dhe Besmri Hoxhës kanë punuar për një muaj për të kryer krimin që tronditi vendin gjatë verës.

“Ka patur koordinim të lëvizjeve, dhe në Fushë Krujë të njëjtën gjë kanë bërë. Ata kishin dalë me jelekë policie dhe drejtonin trafikun në Fushë Krujë.

Kur ndodh një ngjarje policia dhe për sy e faqe policia ka prezencë në atë zonë. Më datë 22 ndodh tjetra. Tek ngjarja e Fushë Krujës ata kanë qenë në mes të ditës, kishin punuar një muaj”, tha Hoxha./albeu.com

The post Masakra e Fushë Krujës, Hoxha: Vrasësit e Brilant Martinajt kontrollonin trafikun të veshur me uniforma policie appeared first on Albeu.com.

Shoqërimi i Endrit Dokles në polici, gazetarja: Në makinë bashkë me gruan dhe djalin
Të tjera detaje kanë dalë mbi shoqërimin e Endrit Dokles në polici, për të dëshmuar lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Ka qenë gazetarja Klodiana Lala, e cila duke folur për News 24, ka zbuluar detaje të tjera nga operacioni në Shijak dhe shoqërimi i Endrit Dokles në polici.

Sipas Lalës, në momentin e ndalimit Dokle ndodhej në automjet edhe me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre të mitur. Ajo theksoi se gjatë kontrolleve në makinë, policia nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

“Endrit Dokle ka qenë bashkë me kunatin e tij Gentian Reçi dhe Fatjon Muratin. Mbrëmjen që është ndaluar në prani të bashkëshortes dhe djalit të mitur nuk është gjetur në makinë asnjë send i paligjshëm që mund ta mbante prapa hekurave. Si ka mundësi që gjithë këta persona të skeduar janë të gjithë në një makinë”, tha ajo.

Lala zbuloi në emisionin “Open” se Fation Murati dhe Gentian Reçi, 5 ditë më parë kanë dhënë deklarimet e tyre në polici në lidhje me masakrën e Fushë Krujës.

“Pas vrasjes së Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij ata janë kërkuar për t’u marrë në pyetje.

Endrit Dokle është pyetur tre javë më parë për masakrën e Fushë Krujës. Fation Murati dhe Gentian Reçi kanë dhënë deklarimet e tyre pesë ditë më parë në policinë e Krujës dhe kanë dhënë shpjegime në lidhje me këtë ngjarje. Dokle dhe kunati i tij janë duke u hetuar për kapjen e një personi në kërkim.

Për përplasjet e forta me Martinajt dhe grupet e tjera nuk mund të jap përgjigje tani sepse hetimet janë duke vijuar. Personazhe të botës së krimit gjenden papritur bashkë në një automjet të blinduar”, u shpreh Lala.

The post Shoqërimi i Endrit Dokles në polici, gazetarja: Në makinë bashkë me gruan dhe djalin appeared first on Albeu.com.

A kishte “gisht” polici Jeton Lami te masakra e Fushë-Krujës? Çfarë ndodhi mes tij, Brilant Martinajt dhe Diklenit pak minuta para vrasjes
Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 17 korrik të këtij viti, ku humbën jetën Brilant Martinaj me dy miqtë e tij, Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.

Një element i ri ka dalë në skenë, në ditën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Agjenti i njësisë “Fast” Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj të kërkuarit Ervis Martinaj, del në skenë edhe në një ngjarje tjetër. Oficeri rezulton se ka transportuar tre personat e vrarë më 17 korrik në Krujë mes të cilëve edhe Brilant Martinaj, i afërm i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Për këtë ngjarje, pritet që hetuesit të marrin sërish në pyetje oficerin e arrestuar.

Oficeri i skuadrës së kërkimit “Fast”, Jeton Lami, i arrestuar me akuzën se ka ndihmuar Ervis Martinajn në lëvizjet e tij teksa ishte person në kërkim del në pah edhe në ngjarjen 17 korrikut 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës ku u vranë tre persona.

Në këtë ngjarje humbën jetën Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Prokuroria ka zbuluar se oficeri Jeton Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga restorant “….” tek një servis në fshatin Larushk.

“…në parkimin e restorantit, Martinaj dhe Diklen Vata, kanë lënë makinën e tyre me të cilën kishin ardhur nga Fushë-Kuqja.

Dhe me një mjet tjetër me targa Gjermane, të vjedhura një furgoni në Pogradec, kanë udhëtuar drejt servisit në fshatin Larushk. Vetë shoferi i makinës me targa Gjermane, që ka çuar dy viktimat në Larushk, në kamerat e servisit nuk dallohet.

Por më pas nga kërkimet operative, është zbuluar se është pikërisht Jeton Lami, oficeri i policisë që bërë transportin…”-tha një burim pranë grupin të hetimit.

Nisur nga kjo indicie e re, policia dhe prokuroria e Krujës, po shikojnë mundësinë e marjes në pyetje të Jeton Lamit për rolin e tij në ngjarjen ku mbetën të vrarë tre të rinjtë. Oficeri aktualisht ndodhet në burgun e Shën Kollit në Lezhë, ndërsa ditën e djeshme depozitoi ankimimin në gjykatë, duke kërkuar lirimin nga qelia.

Pyetja e tij pritet të realizohet javën e ardhshme, ku Lamit do ti kërkohen shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes ku mbeti i vrarë i afërmi i Ervis Martinajt.

Ky i fundit prej më shumë se një muaji është denoncuar nga familjarët për humbjen e kontaketeve. Personi i fundit me të cilin Martinaj ka lëvizur mbrëmjen e 9 Gushtit 2022, ka qënë polici Jeton Lami.

Edhe në masakrën e Fushë-Krujës, personi i fundit që Briland Martinaj dhe Diklen Vata, takuan dhe lanë pas, ishte pikërisht polici Jeton Lami.

Ndërsa vetëm pak minuta nga ndarja me të, në mesditën e 17 korrikut 2022, mbetën të vrarë. Sipas grupit hetimor të kësaj dosje, tre viktimat Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, u qëlluan befasisht me 91 plumba, nga një armë e vetme./Ora News/

The post A kishte “gisht” polici Jeton Lami te masakra e Fushë-Krujës? Çfarë ndodhi mes tij, Brilant Martinajt dhe Diklenit pak minuta para vrasjes appeared first on Albeu.com.

U vra Brilant Martinaj me dy miqtë, del ekspertiza për masakrën e Fushë-Krujës: 91 plumba dhe 1 komando
Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të biznesmenit Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, janë ekzekutuar me një arme të vetme.

Ky është detaji me i ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.

91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore.

Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës,  rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.

Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas burimeve, ka shumë gjasa që autori, i cili ka hapur zjarr, ka qenë një komando i stërvitur, dhe me shumë mundësi të ketë ndërruar karikatorin disa herë.

Hetimet janë përqëndruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç.

Nga gushti i vitit 2019 e deri tani, ato janë përfshirë në një konflikt të shoqëruar me atentate të ndërsjellta.

Në ekzekutimin e 17 korrikut dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se 4 persona.

Në makinën e djegur tip “Passat” që autorët përdorën për vrasjen, policia sekuestroi tre armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat” e autorëve ka qëndruar në vendin buzë rrugës nacionale Kamëz-Fushë Krujë dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke e ndjekur pas.

Në vendin e mbikalimit, autorët parakaluan mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë, të cilet u qëlluan për vdekje nga një armë e vetme./OraNews

The post U vra Brilant Martinaj me dy miqtë, del ekspertiza për masakrën e Fushë-Krujës: 91 plumba dhe 1 komando appeared first on Albeu.com.

“Të ndalojmë ‘gjuetinë’ e njerëzve”, Salianji hedh akuza të forta në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vënë në pikëpyetje sigurinë në vend, pas masakrës me 3 viktima në Fushë-Krujë.

Salianji duke folur nga foltorja e Kuvendit, ku po diskutohej për moratoriumin e gjuetisë së kafshëve, është shprehur se shqetësim real është që të parandalohet “gjuetia” e njerëzve.

Sipas tij, personat që përfliten në kronikën e zezë, janë të lidhur me Partinë Socialiste dhe mbledhin vota për ta.

“Në rrugën dhe aksin kryesor të veriut, vruiten tre të rinj. Të cilëve nuk dua t’i hyj problemeve që kanë me ligjin, por janë probleme që lindin për shkak të politikave. Qeveria nuk jep një mesazh, pavarësisht se ngjarja është e kësaj jave. E kam thënë dhe njëherë. Çështë ky shtet që banditët gjejnë njëri-tjetrin dhe nuk i gjen dot qeveria. Nuk i gjen dot qeveria, apo ka korrupsion.

Të gjithë emrat që përfliten në kronikën e zezë, janë emrat që ne i kemi përmendur si njerëz të përfshirë në një veprimtari kriminale. Në shitblerje votash. Çdo person që del në kronikën e zezë në Shqipëri, mbledhin vota për PS-në. Në këtë sallë, njerëzit më të mbrojtur, me vrasjet sikur të kenë ushtri, mund t’i vendosin objektiv çdo njeriu. Kjo është gjuetia e njeriut. Të bëhemi bashkë dhe të ndalojmë gjuetinë e njerëzve. Duke ndëshkuar dhe duke dhënë mesazh.

Duke çliruar mijëra punonjës të policisë së shtetit që janë nën kërcënimin e bandave që ulen dhe hanë e pijnë me përfaqësus të PS-së. Monopolet i kanë ata. Pyet njeri këtu pse vendoset moratorium për gjuetinë. Nuk po pyesin për të vrarë njerëz. Krimet nuk i zbardhin dot, por vetëm si agjenci lajmesh thonë se u gjet kjo makina aty. Identifikimin e bëjnë më shpejt mediat se policia. Padiskutim, edhe çelja e negociatave është për shkak të qëndrimit gjeopolitik, duhet përshëndetur deklarata e Sekretarit amerikan të SHBA-së. Nëse do ishte për shkak të Shqipërisë, do hapej shampanja në mënyrë të përditshme”, tha Salianji.

The post “Të ndalojmë ‘gjuetinë’ e njerëzve”, Salianji hedh akuza të forta në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Pse atentati me 3 viktima i Fushë-Krujës “ringjall” Endrit Doklen me grupin e tij
Masakra e Fushë-Krujës duket se ka ringjallur “ujqërit e vjetër” të krimit.

Endrit Dokle, Ramazan Rraja dhe 4 të rinjtë, Roan Brahimi, Alesio Dobrozi, Fation Murati dhe Gentjan Reçi janë personat e dyshuar nga grupi hetimor, për vrasjet e masakrës së Fushë-Krujës.

Dosja.al mësoi se Prokuroria e ka marrë tashmë listën nga sistemi Tims ku disa prej tyre rezultojnë jashtë vendit. Por një burim i afërt nga grupi hetimor informon se nuk përjashtohet mundësia që sistemi TIMS të jetë manipuluar. Masakra, e rëndë me një mesazh të fortë terrori që risjell përplasjet e forta kriminale mes grupeve në Shqipëri por edhe dy emra të njohur. Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja. Problematikë me të shkuarën e tyre, të dy i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.

Kujtojmë se Dokle që prej daljes nga burgu ka “hedhur pas” të shkuarën dhe është fokusuar në botën e biznesit./albeu.com/

The post Pse atentati me 3 viktima i Fushë-Krujës “ringjall” Endrit Doklen me grupin e tij appeared first on Albeu.com.