masaker Archives - Albeu.com

I mbijetuari nga Reçaku skeptik për gjykimin: Drejtësi nuk ka pa të akuzuarit në bankë
<html><head></head><body>

Ramë Shabani, 60 vjeç, banor i fshatit Reçak në Komunën e Shtimes, thotë se përmes mediave ka mësuar se në Kosovë pritet të fillojë gjykimi i 21 personave të akuzuar për krime lufte lidhur me masakrën në fshatin e tij.

Shabani është një prej të mbijetuarve të masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në janar të vitit 1999.

“Askush nga institucionet nuk më ka njoftuar për procesin gjyqësor dhe nuk kam marrë ftesë që të dëshmoj”, deklaron ai për Radion Evropa e Lirë.

Procesi ndaj 21 të pandehurve do të zhvillohet në mungesë dhe pritet të nisë të premten, më 31 korrik. Megjithatë, Shabani nuk beson se një gjykim i tillë mund të sjellë drejtësi.

Arratisja që i shpëtoi jetën

Të shtënat me armë e zgjuan nga gjumi Ramë Shabanin në mëngjesin e 15 janarit 1999. Në atë kohë ai ishte 33 vjeç.

Gjatë një rrëfimi të mëhershëm për REL-in në Reçak, ai kishte treguar se krismat ishin kthyer në diçka të zakonshme gjatë luftës. Por, rreth orës 7:00 të mëngjesit, familja e tij kuptoi se këtë herë në fshat po ndodhte diçka jashtë normales.

Një numër i madh forcash policore serbe po sulmonin Reçakun dhe po hynin në lagjet e tij.

Për t’u mbrojtur nga plumbat e forcave serbe, Shabani dhe pjesëtarët e familjes së tij u fshehën në bodrumin e shtëpisë së një fqinji.

Sipas tij, shtëpia fillimisht u godit me armë, ndërsa më pas forcat serbe hynë brenda.

“Shtëpinë na e granatuan, na detyruan të dilnim jashtë, na rrahën dhe na morën gjithçka që kishim nëpër xhepa. Pas kësaj, na dërguan në vendin ku ndodhi masakra”, rrëfen Shabani.

Ai thotë se vrasja e civilëve shqiptarë nga forcat serbe nisi pasi grupi mbërriti në vendin e quajtur Kodra e Bebushit, në periferi të Reçakut.

“Na ofenduan në gjuhën serbe dhe unë arrita të largohesha duke ikur në një teposhtë. Shtatë ose tetë personat që ndodheshin pas meje u vranë”, tregon ai.

Kur forcat serbe u tërhoqën, Shabani u rikthye në vendin e ngjarjes. Atje mësoi se vëllai i tij, Bajrush Shabani, ishte vrarë bashkë me 11 kushërinj dhe më shumë se 30 bashkëfshatarë të tjerë.

Dyshimet për arritjen e drejtësisë

Masakra e ndodhur në Reçak 27 vjet më parë nxiti reagime të fuqishme ndërkombëtare dhe shtoi trysninë mbi regjimin në Serbi. Kjo çoi në negociata mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve serbe, të zhvilluara me ndërmjetësim ndërkombëtar në Konferencën e Rambujesë, në Francë.

Pasi palët nuk arritën marrëveshje, NATO-ja ndërhyri duke bombarduar për 78 ditë objektivat ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë. Më vonë, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë, ndërsa forcat dhe administrata serbe u larguan nga vendi.

Edhe pse kanë kaluar 27 vjet nga ngjarjet e Reçakut, Shabani mbetet skeptik ndaj procesit në mungesë që pritet të fillojë të premten kundër 21 të akuzuarve.

Në vlerësimin e tij, drejtësia nuk do të vihet në vend edhe nëse gjykata i shpall fajtorë dhe i dënon të pandehurit.

“Dua që të ketë një vendim të drejtë, por kjo nuk mund të sjellë drejtësi. Ata 21 persona, emrat e të cilëve janë përmendur, nuk hyjnë më në Kosovë dhe ne, autoritetet e Kosovës, nuk do të arrijmë t’i kapim kurrë. Nëse ata nuk janë në bankën e të akuzuarve, nuk mund të bëhet asgjë”, shprehet Shabani.

Megjithatë, ai e sheh nisjen e procesit si një lloj lehtësimi dhe njohjeje institucionale të asaj që ndodhi.

“Prapëseprapë, është si një lloj flladi. Për mua përbën vetëm një njohje nga institucionet tona të asaj që ka ndodhur në Reçak dhe tregon se ato duan të ndërmarrin diçka, por asgjë më shumë”, thotë ai.

Masakra e Reçakut përballë drejtësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti në fund të dhjetorit të vitit të kaluar aktakuzë ndaj 21 personave, duke propozuar që ata të gjykohen në mungesë për vrasjen e 42 civilëve gjatë operacionit të forcave policore serbe në Reçak, më 15 janar 1999.

Aktakuza për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile” përfshin O.S., R.M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A. dhe Z.J. Asnjëri nga të akuzuarit nuk është i qasshëm për institucionet kosovare të drejtësisë.

Për shkak se nuk ishin përmbushur kushtet ligjore, gjykimi në mungesë nuk arriti të fillonte më 20 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Për katër nga të pandehurit nuk dihej se cilët ishin avokatët mbrojtës. Mbrojtësit e tyre duhej të caktoheshin sipas detyrës zyrtare nga Oda e Avokatëve e Kosovës.

Në seancën që nis të premten, Prokuroria Speciale do të paraqesë aktakuzën. Sipas saj, të pandehurit, në cilësinë e pjesëtarëve të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, të Brigadës së 243-të të Mekanizuar të Armatës së III-të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, si dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kryer gjatë viteve 1998-1999 trajtim çnjerëzor, shkatërrim prone, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

Në aktakuzë thuhet se Reçaku ishte rrethuar nga drejtimet e njohura me emrat “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, për t’u granatuar më pas.

Forcat kishin vazhduar duke kontrolluar çdo shtëpi veçmas. Burrat ishin ndarë nga gratë dhe fëmijët; gratë dhe fëmijët ishin detyruar të largoheshin nga fshati, kurse burrat e ndaluar ishin ekzekutuar.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi proces i drejtësisë që lidhet me masakrën e Reçakut.

Pesë persona u arrestuan më 12 qershor gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, të zhvilluar në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

Prokuroria njoftoi se pesë të arrestuarit janë të nacionalitetit serb. Policia, ndërkohë, nuk arriti ta ndalonte personin e gjashtë, pasi ai nuk u gjet në vendbanimin e tij.

Të arrestuarit dyshohen se kanë shërbyer në njësitë speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin e janarit në Reçak.

Pavarësisht se si do të përfundojnë proceset që kanë të bëjnë me ngjarjet në Reçak, Shabani thotë se një çështje mbetet peng i rrethanave.

“Pothuajse shumica e prindërve të viktimave tashmë kanë vdekur. Ata nuk e panë drejtësinë dhe u larguan nga kjo botë me sytë hapur”, përfundon ai. / REL

</body></html>

The post I mbijetuari nga Reçaku skeptik për gjykimin: Drejtësi nuk ka pa të akuzuarit në bankë appeared first on Albeu.com.

Kurti: Pesë ish-zyrtarë të policisë serbe u ndaluan për Masakrën e Reçakut pas gjashtë muajsh hetime
Në hapje të mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti deklaroi se, afro 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut, janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të policisë së Serbisë.

Ai theksoi se arrestimet erdhën pas një hetimi gjashtëmujor, ndërsa njëherësh kritikoi mungesën e veprimeve për këtë rast deri në vitin 2020, kur ai mori detyrën.

“Derisa në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha, një hetimi prej gjashtë muajsh, nuk mund të mos e vëmë në spikamë faktin që deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht nga mijëra lëndë të shkruara nga EULEX asnjëra s’ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim dhe në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekje të përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë masakër”.

Kurti shtoi se po afrohen tri dekada nga lufta, ndërsa dëshmitarët po plaken dhe po vdesin, ndaj sipas tij duhet të ketë më shumë angazhim për të vendosur drejtësi për masakrat.

The post Kurti: Pesë ish-zyrtarë të policisë serbe u ndaluan për Masakrën e Reçakut pas gjashtë muajsh hetime appeared first on Albeu.com.

Masakër në SHBA: Tetë fëmijë të vdekur në të shtëna pas një grindjeje familjare në Luziana
Tetë fëmijë të moshës një deri në 14 vjeç u vranë në një të shtënë me armë në Shreveport të Luizianës. Sipas mediave të huaja, të dielën në mëngjes 10 persona u qëlluan me armë zjarri.

Sipas policisë, autori i dyshuar u vra nga oficerët pas një ndjekjeje me automjet , pa u dhënë informacione të mëtejshme rreth motiveve ose rrethanave të sulmit.

“I dyshuari, pasi u largua nga vendi i ngjarjes, vodhi një makinë pikërisht këtu, shumë afër kryqëzimit të West 79th dhe Lynnwood, në të cilën pikë oficerët e ndoqën atë. Ne besojmë se ai është i vetmi që qëlloi në këto pika”, tha një zëdhënës i policisë.

The post Masakër në SHBA: Tetë fëmijë të vdekur në të shtëna pas një grindjeje familjare në Luziana appeared first on Albeu.com.

Masakër në Napoli! Nuk morën para nga pensioni i nënës së tyre, dy vëllezër mbysin me jastëk babain dhe e fshehin trupin brenda një arke
Dy vëllezër, 34 dhe 42 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët në Quarto, pranë Napolit, me akuzën e vrasjes së babait të tyre, Antonio Di Gennaro, 71 vjeç. Trupi i viktimës u gjet i fshehur në një arkë në tarracën e shtëpisë së fëmijëve të tij.

Ngjarja u zbulua pasi partnerja e 71-vjeçarit raportoi në polici zhdukjen e tij.

Hetimet zbuluan se babai ishte vrarë mëngjesin e 3 qershorit, pas një plani të dyshuar nga dy vëllezërit, të cilët dyshohet se i dhanë atij një pilulë gjumi të hedhur në kafe dhe më pas e mbytën me një jastëk, pasi ai refuzoi t’u jepte paratë e pensionit të nënës së tyre të ndjerë, shkruajnë mediat italiane.

Dy të arrestuarit, Michele Di Gennaro, inxhinier biomjekësor, dhe Andrea Di Gennaro, trajner personal, nuk kanë precedentë penalë. Gjatë marrjes në pyetje ata pranuan përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë.

Karabinierët zbuluan trupin pas kontrollit në shtëpinë në Via Cicori, zonë qendrore në Quarto. Hetuesit po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike.

The post Masakër në Napoli! Nuk morën para nga pensioni i nënës së tyre, dy vëllezër mbysin me jastëk babain dhe e fshehin trupin brenda një arke appeared first on Albeu.com.

Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Paklek të Drenasit
Në përkujtim të masakrës në Paklek të Drenasit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta. Në 25-vjetorin e kësaj masakre, kryeministri përkujtoi 54 civilët shqiptarë, të vrarë mizorisht nga gjenocidi i Ushtrisë së Serbisë.

Gjatë këtyre homazheve, Kryeministri Kurti, u shpreh se kjo masakër brutale nuk fshihet nga kujtesa e popullit shqiptar. Ai tha se kjo paraqet plagë të hapur e që kullon, meqenëse ende nuk ka drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.

“Gjaku i derdhur, e kufomat të bëra hi, të cilat nuk kanë mundur të ndahen për t’u varrosur në mënyrë të dinjitetshme ndaras por është dashur që të bëhen bashkërisht, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës”, tha kryeministri.

Ai shtoi se fakti qe pasi që i kanë vrarë, i kanë grumbulluar e i kanë djegur në përpjekje për ta zhdukur gjurmën e krimit, tregon se sa fajtor janë ata kriminelë.

Kryeministri Kurti, ritheksoi se gjatë vitit të kaluar, më 1 qershor, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë që të hapet arkiva e Brigadës së motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave. E njëjta kërkesë i është dërguar edhe zëvendës presidentit të Komisionit Evropian, përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por që ende nuk ka ndonjë përgjigje në lidhje me domosdoshmërinë e hapjes së arkivës.

Pas homazheve dhe vendosjes së luleve tek varrezat e të vrarëve, kryeministri Kurti, vizitoi edhe shtëpinë muze të familjes Muqolli, në të cilën janë vrarë dhe djegur civilë shqiptarë të pambrojtur, të paarmatosur.

Në Kompleksin Përkujtimor në këtë fshat, prehen eshtrat e 54 civilëve në një varrezë të përbashkët, të cilët janë vrarë, djegur, e masakruar nga forcat armike serbe, të cilët nuk kursyen as foshnjat 6 muajshe deri tek pleqtë të moshës 75 vjeçare. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. 18 persona prej tyre kanë qenë fëmijë, më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Lirie Muqolli ishte vetëm gjashtë muajshe atë kohë.

Në këto homazhe kryeministri Kurti, ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

The post Kurti bëri homazhe në përkujtim të masakrës në Paklek të Drenasit appeared first on Albeu.com.

Masakër, 52-vjeçari vret 3 gra dhe një të mitur
Tre gra dhe një vajzë 13-vjeçare u qëlluan për vdekje nga një 52-vjeçar në qytetin amerikan të Memphis, Tenesi, ndërsa një tjetër adoleshente u plagos rëndë. 52-vjeçari Mavis Christian u gjet i vdekur të dielën në mëngjes në makinën e tij, pasi dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, sipas policisë.

Oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate për të shtëna me armë në orën 21:22 të së shtunës dhe gjetën një grua të vdekur, e cila ishte qëlluar me armë zjarri.

Më pas ata gjetën një grua dhe një vajzë 13-vjeçare të vdekura në një vend tjetër, ndërsa një vajzë 15-vjeçare kishte mbetur e plagosur rëndë. Një grua tjetër u gjet e qëlluar për vdekje në një zonë tjetër, tha policia e Memphis, e cila beson se Christian ishte përgjegjës për të tre të shtënat.

Ndërkohë polici nisi një hetim që përfshin agjencitë lokale, shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit.

The post Masakër, 52-vjeçari vret 3 gra dhe një të mitur appeared first on Albeu.com.

Autorët qëlluan 25 herë mbi shqiptarët, detaje të reja nga masakra në Greqi
Një përplasje mes bandave ka shkakuar vdekjen e 6 shqiptarëv në Lucë të Greqisë ditën e sotme.

Mediat helene raportojnë se autorët kanë qëlluar 25 plumba në drejtim të viktimave, të cilët janë me origjinë shqiptare.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në rrugën Arafinos, në afërsi të kryqëzimit me rrugën Arionos në Artemisa, ku persona të panjohur kanë hedhur me gaz një makinë në të cilën ndodheshin gjashtë persona.

Në përfundim të ngjarjes, në automjetin me targa gjermane janë gjetur pesë persona të vdekur dhe një tjetër i vdekur, jashtë mjetit.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një larje hesapesh me autorët të cilët janë arratisur, sipas informacioneve, me një automjet të zi.

The post Autorët qëlluan 25 herë mbi shqiptarët, detaje të reja nga masakra në Greqi appeared first on Albeu.com.

Masakra në lokalin në Prishtinë, ndërron jetë një nga të lënduarit, si u plagosën 21 persona me armë e me gota dhe shishe
Ka vdekur një nga personat e lënduar nga të shtënat me armë mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktori Shaqir Uka nga Klinika Intensive, i cili tha se bëhet fjalë për një 39-vjeçar.

“Po, ka vdekur një prej personave të plagosur mbrëmë, një 39-vjeçar. Ai ishte nën kujdesin intensiv kishte intervenim kirurgjik por për shkak të lëndimeve të mëdha, fatkeqësisht ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”, ka thënë Uka për Express.

Ndryshe, 21 persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit. Rasti raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se 17 persona, tre burra dhe 14 gra, kanë marrë lëndime si pasojë e thyerjes së gotave-shisheve të qelqit.

Sipas Policisë, katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë), derisa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 04.08.2023-20:17. Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, thuhet në raport.

The post Masakra në lokalin në Prishtinë, ndërron jetë një nga të lënduarit, si u plagosën 21 persona me armë e me gota dhe shishe appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Serbi? Një 13-vjeçar paralajmëron një tjetër masakër
Çfarë po ndodh në Serbi? Një 13-vjeçar paralajmëron një tjetër masakër

Nuk kanë fund tmerret në Serbi. Mediat serbe raportojnë se një 13-vjeçar ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram një mesazh shqetësues me përmbajtje kërcënuese, ku njofton se do të bëjë masakër.

“Këtë masakër do ta përsëris të premten”, shkruan djali në rrjetet sociale.

Mësohet se ai është nxënës i shkollës fillore “Nada Popoviç” në Krushevc. Sipas informacioneve, prokuroria kompetente si dhe Qendra për Punë Sociale (QSHSR) janë njoftuar menjëherë për të marrë masa.

Masakrat e njëpasnjëshme në Serbi

Në Beograd, katër nxënës dhe një roje shkolle u vranë nga djali Kosta Keçmanoviç (13 vjeç) në sulmin e përgjakshëm në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar“. Vetëm dy ditë më vonë, Uros Blazic vrau tetë persona afër Mlladenovcit. I biri i një oficeri të ushtrisë serbe, qëlloi me armë automatik mbrëmjen e kaluar, fillimisht tek shokët e shkollës e më pas kur ishte pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, nuk kurseu as fëmijë të pafajshëm, madje edhe motrën e tij. Pas aktit, 21-vjeçari u arratis por pas disa orësh kërkime u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në këtë operacion.

The post Çfarë po ndodh në Serbi? Një 13-vjeçar paralajmëron një tjetër masakër appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Kush është 21-vjeçari që tronditi sërish Serbinë duke vrarë 8 persona, autori djali i oficerit të ushtrisë serbe
Uros B,  i biri i një oficeri të ushtrisë serbe, është autori i dyshuar i masakrës së mbrëmshme në Serbi ku 8 persona mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë u plagosën. 7 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas medieve serbe, ai qëlloi në tre vende të ndryshme, në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin.

Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një “luftë” të përgjakshme në zonat përreth. Mes të vrarëve dyshohet se ka dhe fëmijë.

I dyshuari ka precedentë lidhur me shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionin. Mes 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij.

Mëngjesin pas masakrës së paprecedentë, e cila pasoi tragjedinë në shkollën fillore të Beogradit, ndjekja është ende në vazhdim dhe në terren ka forca masive policore, më shumë se 600 anëtarë të MPB-së po marrin pjesë në kërkimin e autorit./Albeu.com/

The post DETAJET/ Kush është 21-vjeçari që tronditi sërish Serbinë duke vrarë 8 persona, autori djali i oficerit të ushtrisë serbe appeared first on Albeu.com.