masa te rrepta Archives - Albeu.com

Vizita e Blinken/ Tiranë nën masa të rrepta, rrugët ku ndalohet qarkullimi
Ditën e sotme, Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Disa rrugë do të bllokohen gjatë ardhjes dhe deri më largimin e numrit dy të administratës amerikane.

Rreth 1,500 efektivë, do të angazohen në total për mbarëvajtjen e masave të sigurisë.

Rreth 400 efektivë do të jenë të Gardës dhe pjesa tjetër nga policia e shtetit, rendi, një grup i Shqiponjave, një i FNSH (400) e një i RENEA (100) do të angazhohen për të gjitha aktivitetet, që nga mbërritja në Rinas deri te shoqërimi në kryeministri. Edhe Antiterrori do të jetë i angazhuar.

Pritet që të ketë bllokim nga Rinasi – Qafa e Kashari – Mbikalimi tek Casa Italia – nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”. Rrugë të tjera që do bllokohen: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova”.

Masat e ndërmarra dhe kufizimet para dhe gjatë vizitës janë si vijon:

Ndalim parkimi:

Duke filluar nga ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024, në rrugët “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit), “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, si dhe rruga “Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese), do të ndalohet parkimi i mjeteve në rrugë dhe në hapësirat e caktuara për parkim.

Ndalim qarkullimi:

Në fashat orare 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024, do të ndalohet qarkullimi në rrugët si më poshtë:

1.Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;

2. Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;

3. Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;

4. Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;

5. Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Rrugë alternative

Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin përkatësisht drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, ndërsa nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

Për emergjencat mjekësore që mund të afektohen në oraret e bllokimet, të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

The post Vizita e Blinken/ Tiranë nën masa të rrepta, rrugët ku ndalohet qarkullimi appeared first on Albeu.com.

Organizoi një festë private me kod veshjeje “pothuajse lakuriq”, autoritetet ruse marrin masa të rrepta ndaj prezantueses së njohur dhe reperit
Prezantuesja televizive Anastasia Ivleeva, e njohur gjithashtu si Nastya Ivleeva, organizoi një festë private “Pothuajse të zhveshur” në klubin e natës Mutabor të Moskës festa e cila u bë virale pasi fotot filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Nikolai Vasilyev, një reper i njohur si Vacio, i cili mori pjesë duke veshur vetëm një çorape, u burgos me 15 ditë dhe u gjobit me 200,000 rubla (1,716 £).

Arrestimi i z. Vasilyev dhe akuzat për mashtrim kundër zonjës Ivleeva shihen si pjesë e një goditjeje më të gjerë të Kremlinit ndaj të drejtave LGBT+ në të gjithë Rusinë.

Në vitet e fundit, zoti Putin ka dyfishuar konservatorizmin social, duke u kërkuar familjeve që të kenë tetë ose më shumë fëmijë në të njëjtën kohë kur synojnë komunitetin LGBT+ me sanksione brutale.

Një nga pjesëmarrësit u shfaq në mediat sociale për të kërkuar falje.

A ishte e papërshtatshme filmimi i pamjeve që u bënë virale?

“Po, ishte 100% shumë e papërshtatshme. Më vjen keq që ndodhi dhe që nuk mund të kontrollohej”- tha ajo në një video të shpërndarë në faqen e saj në Instagram me mbi 18 milionë ndjekës.

Zonja Ivleeva, e cila mori pjesë në festën e veshur me bizhuteri me vlerë 23 milionë rubla (195,968 £) në një kohë kur shumë rusë po luftojnë për t’ia dalë mbanë, tha se ajo planifikoi të dhuronte një pjesë të të ardhurave nga festa për bamirësi.

Autoritetet ruse kanë hapur një hetim tatimor kundër saj që mbart një dënim të mundshëm pesë-vjeçar burg, dhe një gjykatë në Moskë ka pranuar një padi nga një grup individësh duke kërkuar që ajo të paguajë një miliardë rubla (8.51 milion £).

The post Organizoi një festë private me kod veshjeje “pothuajse lakuriq”, autoritetet ruse marrin masa të rrepta ndaj prezantueses së njohur dhe reperit appeared first on Albeu.com.

Propozimi francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, opozita vijon protestat, policia masa të rrepta sigurie
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nis të enjten debati për miratimin e dokumentit të njohur si “propozimi francez”, për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Dy vendet, prej kohësh, kanë mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që kanë bllokuar integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Franca ka dalë me një propozim prej shtatë pikash, që kërkon lëshime nga të dyja palët. Shkupi, mes tjerash, duhet të angazhohet për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim njohjen e pakicës bullgare si komb i barabartë me të tjerët.

Qeveria maqedonase e ka mbështetur propozimin, por jo edhe opozita, e cila, tash e dy javë gati, organizon protesta.

I dërguari i Parlamentit Gjerman për Ballkanin: Vetoja bullgare, egoiste! Mbështes integrimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vote.

Deputetëve të Maqedonisë së Veriut pritet t’iu drejtohet sot me një fjalim edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë kanë bërë thirrje për miratimin e propozimit, si mundësi e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por edhe për, siç kanë thënë, forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë vend dhe më gjerë.

Miratimi i propozimit në Kuvend do të nënkuptonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, ndërsa kapitujt e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE do të nisnin vetëm pas ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë. Pika e propozimit që ka nxitur më së shumti debat, është ajo e gjuhës maqedonase, e cila kontestohet nga Sofja, me pretendimin se para vitit 1945 ajo ka pasur “rrënjë bullgare”, sikurse edhe e kaluara e shumë figurave historike, identiteti i të cilave pretendohet nga të dyja shtetet.

Opozita maqedonase, e udhëhequr nga partitë VMRO DPMNE dhe E Majta, mbetet në qëndrimin se propozimi “rrënon” identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike. Sipas saj, propozimi nuk do të kalojë në momentin kur do të nevojitet miratimi i ndryshimeve kushtetuese me dy të tretat e votave, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.

“Konkluzionet do të kishin kuptim vetëm nëse Qeveria [e Maqedonisë së Veriut] pranon të korrigjohet propozimi francez, duke hedhur poshtë të gjitha shantazhet, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës. Nëse pranohet kështu, Maqedoninë [e Veriut] do ta fusin në një proces të krizave politike dhe tensioneve, në dhjetë vjetët e ardhshëm. Por, besoj se propozimi do të ngecë te ndryshimet kushtetuese”, ka thënë Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Partia qeverisëse, Lidhja Social Demokrate (LSDM), beson në të kundërtën, duke thënë se propozimi nuk dëmton asnjë interes kombëtar apo shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u ka bërë thirrje deputetëve që interesat shtetërore t’i vendosin, siç ka thënë, para atyre partiake. Sipas Grupit Parlamentar të LSDM-së, konkluzionet që do t’i miratojë Kuvendi, janë në përputhje të plotë më interesat kombëtare maqedonase.

Partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet dhe Aleanca për Shqiptarët në opozitë, e mbështesin propozimin, si “zgjedhja e vetme dhe më e mirë e mundshme për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Miratimi i propozimit, sipas tyre, “do të evitonte mundësinë e rritjes së ndikimeve ruse në vend dhe do të forconte stabilitetin jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjerë”.

Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim në BE tash e 17 vjet. Edhe pse zyrtarët evropianë kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave të anëtarësimit, Bullgaria, si vend i BE-së, i ka vënë veto procesit. Gjatë debatit në Kuvend priten edhe protesta, por Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë masa të forta sigurie para ndërtesës së Kuvendit dhe institucioneve të tjera në Shkup./ REL

The post Propozimi francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, opozita vijon protestat, policia masa të rrepta sigurie appeared first on Albeu.com.

COVID-19: Merkel shpall kufizime të rrepta për të pavaksinuarit në Gjermani
Kancelarja gjermane në largim Angela Merkel pritet të shpallë kufizime të rrepta për ata që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, sipas raportimeve në mediat gjermane.

“Do të ketë kufizime të rrepta për njerëzit pavaksinuar”, mësohet të ketë thënë Merkel.

Kancelarja u shfaq veçanërisht e shqetësuar për rritjen e rasteve dhe nuk përjashtoi mundësinë e vendosjes së testeve diagnostike ditore për frekuentimin në vendin e punës.

Sipas n-tv, masat do të përfshijnë zgjerimin e rregullores për të hyrë në mjedise dhe aktivitete të ndryshme ekskluzivisht për pacientët e vaksinuar dhe të shëruar./albeu.com

The post COVID-19: Merkel shpall kufizime të rrepta për të pavaksinuarit në Gjermani appeared first on Albeu.com.