martinaj Archives - Albeu.com

Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi!
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kërkesën e babait të Ervis Martinajt, që ai të shpallet zyrtarisht i zhdukur.

Lala shpjegoi se si do të vijojë procedura ligjore. Ndërkohë gazetarja ka deklaruar se një person nga bota e krimit të organizuar, ka dashur të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, me pretendimin se e di fatin e Martinajt, por nuk i është dhënë ky status.

“Mustafa Martinaj ka kërkuar shpalljen si të zhdukur të djalit të tij, Ervis Martinaj.

Xhaxhai i Martinaj ka vajtur në polici në 2022 duke thënë se ka humbur kontaktet me Ervis Martinaj. Nga ai vit, për fatin e Ervis Martinajt nuk dihet asgjë.

Babai i Martinajt ka kërkuar nga gjykata shpalljen si të zhdukur të djalit të tij. Në momentin që familjarët nuk kanë kontakt me familjarin, për një periudhë dy vite, iu lind e drejta, të kërkojnë shpalljen si të zhdukur dhe të kenë akses mbi të drejtat e tij pronësore. Në këtë aspekt, Mustafa Martinaj iu drejtua gjykatës pasi kanë kalur tre vite. Me short është zgjedhur gjyqtari dhe po e shqyrton.

Çfarë bën gjykata?

Shpallen njoftimet dhe qëndrojnë gjashtë muaj me rradhë, në këtë periudhë, nëse ndonjë person mund të kenë të dhëna që mund të informojnë për fatin e Martinaj, i bëhet me dije gjykatës. Nëse nuk ka të dhënë, gjyqtari plotësohet në treshe gjykuese dhe ndryshon procedura.

Gjyqtarët u bëjnë shkresa institucioneve dhe nëse merr përgjgje negative prej tyre, Martinaj shpallet i zhdukur. Më pas, mund të kërkojë familja pas katër vitesh të tjera ta shpallë të vdekur. Shpallja si i vdekur, është procedurë më e vështirë dhe e koklavitur.

Nëse më vonë del që ai jeton, ka pastaj problematika ligjore sa i përket ndjekjes së tij penale. Mendoj se koha do të jetë më e gjatë për të shkuar në këtë pikë.

Prokuroria e Lezhës, dosjen e ka drejtuesi Arben Nika. E vetmja gjë që është bërë në këto tre vite, përveç marrjes së kamerave dhe pyetja e personave që kanë patur dijeni, ka hetim të çelur zyrtar, dosja është në prokurori, është pyetur vajza që e shoqëronte, është dënuar edhe polici që e shoqëronte, por dosja është në gjendje të fjetur. As nuk është pezulluar dhe as nuk është kthyer. Prokuroria mund ta riaktivizojë me hetime të thelluara, nëse ka informacione.

Fakti që Martinaj në këto tre vite nuk ka asnjë sinjal, më bën të dyshoj që mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë.

Rasti i tij nuk është i thjeshtë, për shkak të personalitetit që kishte, përplasjeve të forta në botën e krimit dhe përplasje me mazhorancën përpara se të zhdukej. Ishte njeri i lojrave të fatit e me rradhë.

Nuk ka të dhënë tjetër. Në informacionet që kam disponuar, ka patur tentativë të një personi, që mund të konsiderohet si njeri i rëndësishëm i krimit, që ka patur tratativë për të marrë statusin e të penduarit, nuk i është dhënë. Nuk di të them pse nuk i është dhënë statusi”, deklaroi Lala.

The post Lala: Një kriminel donte të bëhej i penduar, për të zbardhur zhdukjen e Martinajt, por nuk iu dha statusi! appeared first on Albeu.com.

SPAK zbulon atentatet mafioze: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit (Detaje)
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dorëzuar kërkesën për dërgimin në gjyq të 14 të pandehurve, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal nr. 59/1, të vitit 2022.

Në mesin e të pandehurve, veçohen:

Leonard Duka, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzuar për:

Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal).

Krijimi dhe drejtimi i grupit të strukturuar kriminal (neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal).

Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal(neni 334, pika 1 e Kodit Penal).

Drianto Bardhi, me masë sigurie “Arrest në burg”, akuzuar për të njëjtat vepra penale në kuadër të grupit të drejtuar nga Leonard Duka

Ndaj të pandehurve Leonard Duka dhe Drianto Bardhi rëndojnë akuza të rënda, përfshirë “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, sipas Kodit Penal.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, është provuar se gjatë muajve qershor-shtator 2020, Leonard Duka dhe Drianto Bardhi, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të realizuar vrasjen e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, si pjesë e veprimtarisë së një grupi kriminal.

Grupi i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Leonard Duka, kishte një shtrirje të gjerë dhe organizim të mirëmenduar, duke vepruar për qëllime kriminale në disa sektorë të paligjshëm.

The post SPAK zbulon atentatet mafioze: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit (Detaje) appeared first on Albeu.com.

Zbardhet dëshmia/ Kur u vra Santiago isha lokal, Leonard Duka shpërthen në gjyq: Prokuror je i paaftë, 6 vite më ke mbajtur kot në kërkim
Kreu i klanit “Duka”, Leonard Duka, ka dhënë shpjegime në sallën e gjyqit, në një proces ku ai dhe persona të tjerë akuzohet nga SPAK, për vrasjen e Santiamgo Malkos, njeriut më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj.

Kjo ngjarje është regjistruar në 27 gusht 2019 në zonën e Porcelanit në Tiranë, ndërsa policia arrestoi disa persona dhe disa të tjerë i shpalli në kërkim.

Sipas tij, ai ndodhej në lokalin e tij në Tiranë dhe aty është ndaluar nga policia, ku në polici ka mësuar për vrasjen e Santiago Malkos.

Mesa mbaj mend, ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, më kanë marrë shenjat e gishtave, pastaj më lanë të lirë.

Aty kam mësuar për ngjarjen. Kam qenë në lokalin tim deri në orën 10, pasi mbylla lokalin, po ikja për në shtëpi më ndaloi policia. Si çdo ditë me punët, kemi ngrënë një drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.

Në dëshminë e tij Duka, i njohur ndryshe me emrin “Princi Damian” ka treguar duke pretenduar se nuk ka pasuar asnjë konflikt me viktimën, për më tepër ai ka shtuar se ka pasur njohje me Santiago Malkon dhe vetë Ervis Martinaj.

Duka e ka quajtur të paaftë prokurorin Behar Dibra, duke e akuzuar këtë të fundit se kishte 6 vjet që e mbante në kërkim kot së koti dhe pa asnjë provë.

Sipas Dukës, ditën kur ka ndodhi krimi i rëndë, ai ka qënë në lokalin e tij dhe aty është ndaluar në mbrëmje dhe nga policia.

DËSHMIA E PLOTË

Prokurori Behar Dibra: Çfarë keni bërë në 27 gusht 2019?

Leonard Duka: Mesa mbaj mend ditën e ngjarjes jam shoqëruar nga policia, më kanë marr shenjat e gishtave, pastaj më lanë të lirë. Aty kam mësuar për ngjarjen.

Kam qenë në lokalin tim deri në orën 10, pasi mbylla lokalin, po ikja për në shtëpi më ndaloi policia. Si çdo ditë me punët, kemi ngrënë një drekë me stafin dhe pastaj kam vazhduar rrjedhën.

Kam qenë me vëllain tim, Erlis Duka, më ka bërë shenjë policia dhe shkuam në polici. Policia bëri punën e vetë në mënyrën më njerëzore, asnjë kundërshtim me mënyrën si më shoqëruan, më kanë nxjerr ditën tjetër. Unë se dija kush kishte vdekur, aty e mora. vesh. Më pyetën, u thashë që nuk kam lidhje me ngjarjen, kam treguar për njohjen e vjetër miqësinë me të ndjerin. Pasi rregulluan letrat në mënyrë korruptive, më shpallën në kërkim. Mund të më thoni ju prokuror pse jam këtu, se unë nuk e di.

Prokurori Behar Dibra: Në çfarë rrethanash jeni njohur?

Leonard Duka: Nga shoqëria e përbashkët që kemi pas na ka ra me u njoh se Shqipëria e vogël është. Nuk kam pasur shoqëri të afërt me të. Jemi nga një zonë këtu në Tiranë.

Unë jam marr me lloto, kisha “Max Lloto” më pronësi. E kam pas të shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Administratorët e pikave që kisha nëpër Shqipëri ishim për darkë. Kur u ngritëm ikëm të gjithë në të njëjtën kohë dhe nuk e di me cfare kanë ardhur ata aty. Unë kam qenë me “Audin”. Nuk mbaj mend makina e tjera.

Prokurori Behar Dibra: Një Volsëagen “Golf 5”, a e mban mend?

Leonard Duka: Unë nuk e mbaj mend, di të flas për makinat e mia, nuk e di cfarë përdorte stafi.

Prokurori Behar Dibra: “Skoda Roster”, ku e mbanit?

Leonard Duka: Unë po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

Prokurori Behar Dibra: Për respekt të së vërtetës. Jo për mua.

Leonard Duka: Ke 6 vjet më ke mbajtur kot në kërkim.

Leonard Duka: Atë makinë, e merrte secili nga punonjësit që e gjente. Ka qenë një nga disa makinat që kishim për punëtorët. Atë makinën e merrte nga i pari te i fundit po të them, kush e gjente. …. Po të jap përgjigje për respekt të gjykatës, se ti nuk e meriton.

Nuk e di me çfarë është marr viktima. Kisha shumë vite, të paktën 3 pa e parë fare. Shoku i përbashkët që na ka ul është Ervis Martinajn. Këtë të fundit e kam pas shok prej 15 vitesh. Më pas jemi ndarë dhe kam gëzuar respekt për të, secili mori drejtimin e vetë.

Me baste jemi marr ne, ai ka pasur shumë biznese, po ajo që kemi bërë bashkë është se jemi marr me bastet. I kemi pas të përbashkëta, pastaj u ndamë. Kemi nis që në 2006. Nuk kemi pasur asnjë marrëdhënie borxhi mes meje dhe Ervis Martinajt pasi jemi ndarë. Edhe pasi ndamë bizneset, kemi qendruar ndonjëhër2 në shoqëri të përbashkëta, jemi rastit nëpër klabe. Kemi fol ndonjëherë në telefon.

Nuk kemi pasur asnjë konflikt as unë as familja ime. Çuna të rinjë jemi, jemi zon gjithë jetën jemi gri, pse ty s’të ka rënë të zihesh ndonjëherë, kjo punë s’ka lidhje me ngjarjen. Nuk e di sa herë është zënë vëllai im rrugëve.

E kam marr vesh nëpërmjet robve të mi se vetë kam qenë në Gjermani, qe vëllai im është zënë për shkaqe pse më shef.

Në dijeni për ngjarjen më ka vënë babi.

Me vëllain nuk komunikova, sepse ai u fut në burg, doli më pas në gjyq. Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur kam qenë në Greqi. Me të njiheshim që në klasën e parë. Aty i ke autoritetet dhe zbuloje çfarë ka ndodhur me atë ngjarje. Edhe Rivelino është marr me baste, e kam ndihmuar të hap një pikë.

Pasi gjyqtarja i ka tërhequr vëmendjen për të ruajtur qetësinë, Duka akuzoi sërish prokurorin.

Leonard Duka: Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim. Vetëm gjyshen që kam në vorr nuk ka shpallë në kërkim, sepse është i paaftë.

Prokurori Behar Dibra: Babait tuaj i ka ndodhur diçka?

Leonard Duka: Nuk ka pasur baba as fyerje, as goditje, nga askush. Santiago dhe Visi, di që kanë qenë shokë. Nuk e njoh Daut Elmazin, As Nensi Shaqirin, nuk e di fare kush është.

Prokurori Behar Dibra: Babait tuaj i ka ndodhur dicka?

Me vëllain nuk komunikova, sepse ai u fut në burg, doli më pas në gjyq. Rivelino Mumajesin e njoh, kur është plagosur kam qenë në Greqi. Me të njiheshim që në klasën e parë. Aty i ke autoritetet dhe zbuloje çfarë ka ndodhur me atë ngjarje. Edhe Rivelino është marr me baste, e kam ndihmuar të hap një pikë.

Pasi gjyqtarja i ka tërhequr vëmendjen për të ruajtur qetësinë, Duka akuzoi sërish prokurorin.

Leonard Duka: Ku ta gjej qetësinë gjyqtare me këtë? Ky është i paaftë, më mban prej 6 vitesh në kërkim mua dhe e gjithë fisin tim. Vetëm gjyshen që kam në vorr nuk ka shpallë në kërkim, sepse është i paaftë.

Prokurori Behar Dibra: Babait tuaj i ka ndodhur diçka?

Leonard Duka: Nuk ka pasur baba as fyerje, as goditje, nga askush. Santiago dhe Visi, di që kanë qenë shokë. Nuk e njoh Daut Elmazin, As Nensi Shaqirin, nuk e di fare kush është.

Prokurori Behar Dibra: Babait tuaj i ka ndodhur dicka?

Leonard Duka: Nuk ka godit kush babën tim. S’ka pas baba as fyrje as goditje nga askush.

Prokurori Behar Dibra: Me Ervis Martinajn, ke pas konflikt?

Leonard Duka: Jo nuk kam pas konflikt.

The post Zbardhet dëshmia/ Kur u vra Santiago isha lokal, Leonard Duka shpërthen në gjyq: Prokuror je i paaftë, 6 vite më ke mbajtur kot në kërkim appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “SKY”/ Bajri-Martinajt: Do goditesh me SPAK-un, bosi i lojërave të fatit: Po ça politikë, unë veç pi** po q*…
Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durrësit, Plaurent Dervishaj – Lulzim Berisha, paniku dhe gjendja e pasigurisë, kishte përshkuar biznesmenët e lojërave të fatit Ervis Martinaj, Pëllumb Gjokën dhe kapon e grupit të Shkodrës, Behar Bajrin.

Të tre mbledhin informacione brenda administratës së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, ku nga të gjitha linjat e informacionin, ata mësojnë se do goditen me dosje penale, por ngritja e akuzat kundër tyre ishin thjesht çështje kohe.

Në fakt të tre personat u goditën penalisht nga SPAK pas dy vitesh, pikërisht në muajin korrik 2022, në atë që quhet dosja “Metamorfoza”.

Martinaj i thotë Behar Bajrit në 17 dhjetor 2020, duke i shkruar: “…po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behari vijon t’i shkruajë se goditja e Ervis Martinajt do realizohej politikisht, duke nënkuptuar se ishte përfshirë në politikë.

Ndërsa, nga ana tjetër, Martinaj pretendon se nuk merret fare me politike dhe s’ka lidhje me të, duke i shkruar si më poshtë vijon:

“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”,- i thotë Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…”?- pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri, ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kamb…”.

Edhe në një bisedë tjetër të siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, Behar Bajri, zhvillon me biznesmenin Pëllumb Gjoka. Ky i fundit e informon Beharin, se ka pikasur një goditje të mundshme me shtet që po planifikohet t’i bëhet atij.

Sipas bisedave të zhvilluara në aplikacionin “SKY”, Behar Bajri, bisedon me një person ende të paidentifikuar, ku Behari i shkruan: “…hë ma vëlla ça bane?…A kanë kap dajon e Edisonit? (Edison Harizaj.)

Personi tjetër ia kthen: “…Po se tani e pashë në lajme…”.

Ndërsa Behari i thotë: “…e paskan fik…”.

Dhe më tej personi i paidentifikuar vijon t’i shkruajë tekstin me përmbajtje: “…ishalla vëlla jo se e këputën fare, sa u bë me fëmijën e dytë…”.

“…Po ça, i ka çuna të paktën…”?- i thotë Behar Bajri.

Kurse personi tjetër ia kthen: “…po paska shku vet e dorëzu Viktori…po vëlla ka vajt vetë me këmbët e tija…”.

Behari ia kthen duke i shkruar: “…paska bërë marri me shku me këmbët e veda. Po i paskan thënë para…”.

Ndërkohë tre ditë pas kësaj bisede për arrestimin e Viktor Imerajt, Behar Bajri, bisedon me biznesmenin Ervis Martinaj në 11 dhjetor 2020, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Behari i shkruan: “…hë ma vëlla çfar problemit ke, se nuk po më dukesh në terezi…”.

Martinaj ia kthen: “…për zotin lodh nervazh, kaq…”.

Më tej, Behari vijon t’i shkruajë: “…po pse ma vëlla, për ça je mërzit a ke najgja…? Nëse ke najgja, me ja fut kujt a ndonjë gja kapedan vijmë, nuk jena larg. Mirë kapedan”.

Por sërish Martinaj ia kthen: ”…jo jo muhabet tjetër, ta po rrim…”.

Gjithashtu, në 17 dhjetor 2020, Behar Bajri, i shkruan Ervis Martinaj: “…o vëlla unë du me ba dam dhe nuk iku pa ba dam se jam tu shfry punët dhe nuk kam si iku dhe nuk kam dalë kund sa të kryej punët, atëherë mund të lëvizi. Nuk po të vijnë…”.

Martinaj i thotë: “…Për zotin dun me na gri, mua të paktën po se më tha dikush. Ty se di, por e ty besoj po, veç me fitu vota…”.

Ndërsa Behar Bajri, ia kthen Martinaj duke i thënë: “Jo morë nuk i besoj… por nëse duan të të grinë, sepse duan me ta kalu si faturë atë të Santos, po ka mundësi…”.

“…S’kam unë lidhje me Santon…”- ia kthen Ervis Martinaj, Beharit.

Por ky i fundit vijon t’i shkruajë se: “…po e di që s’ke, por dikush asht tu lujt për keq për ty, se sonte më thanë…”.

“A… ka lidhje më SPAK-un, sonte më thanë…se A… ua futi Lentit dhe Milit”- ia kthen Martinaj.

Por Behari vijon ta informojë Martinajn, duke i thënë këtij të fundit në “Sky” se: “…A… ka shumë armiq dhe të shtetit. Por nuk ka lidhje kush tjetër, e ke nga Rama direkt. Se asht peshk i vogël A…, se me shtet dojn mej ja ra dhe te qyteti im…”.

“…Kujt…”- i thotë Ervis Martinaj, Beharit.

Por ky i fundit i shkruan se: “…duan me i ra, grupit si nuk i du unë (Licët), dhe këto janë për goditje…”.

“…Po mua, kush don me ma fut…?”– pyet Ervis Martinaj Behar Bajrin.

Kapoja i grupit të Shkodrës, Behar Bajri ia kthen duke i shtruar: “…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas nëpër kam…”.

“…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”- ia kthen Ervis Martinaj.

Por sërish Behar Bajri ia kthen Ervisit se një personazh i botës së krimit, ka marrë garanci se nuk do goditet duke vijuar t’i shkruajë si më poshtë vijon:

”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.

Martinaj ia kthen: “…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”. “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”-i thotë Behari.

Sërish Behar Bajri vijon t’i shkruajë Martinajt: “…kapedan shife si asht puna. Unë du me kry punë me atë si e kam lanë përgjysëm dhe në kërkim me dal, pa kry punë nuk e laj. Ti kur bahesh me kry punën si kishe…?”.

Martinaj ia kthen: “…jam në pritje, kam ble gjanat. Në qoftë se të duhen lekët më thuaj i mar diku tjetër…”.

Behari i thotë: “…po mi jep se du me ja dhan dikujt, për njat dhe i kam dhe du mej majt ti kem për najgjë si me hin në punë tesh për njat…”.

“…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër…, kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”-i shkruan Martinaj, Behar Bajrit.

Por ky i fundit ia kthen sërish në “Sky”: “…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.

“…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”-ia kthen Ervin Martinaj.

Ndërsa Behar Bajri vijon t’i shkruajë se: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.

Visi ia kthen si më poshtë vijon: “…Kapedan je ti…”.

Ndërsa Behari vijon t’i shkruajë: “…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.

“…Para datës 31 dhjetor ti bie…”-i thotë Martinaj.

Por Behari ia kthen: “…mirë ma kapedan, të paktën Yllin me e len pa gja…”.

Martinaj i kërkon Beharit se: “…kur po del anej…”.

“Ku me dal…”– thotë Behari.

Ndërsa Martinaj i thotë: “…ke vallu jot pra, le Yllin. Atë ditë pata takime, për një problem koti…”.

Por Behari i thotë se Martinaj e ka lënë pas dore duke nënkuptuar se nuk i ka dhënë eurot që i ka kërkuar.

Në 17 dhjetor 2020 Behari i shkruan: “…vëllai jem më ka lanë ma dore…kur ty 25 nuk mi dhe, the shko merja Pllumit…kur ti lypa 300 nuk mi dhe.”.

“…veç ankohesh, po pse shprehesh keq…kur më the për Dorin 500 përgjysëm…”-ia kthen Martinaj.

Ndërsa Behari vijon të shkruajë: “…shokët e mij the nuk të lypin lek, sot ja dhash Yllit 7 mijë euro kapedan…”.

Martinaj: “…Po të thash shumë gabim ka ba që ti ka lyp kapedan. Mua s’më ka thënë gjë, por 20 herë ja kam dhanë…por se ka ditë që s’kam për momentin…”.

Behari: “…kurse Dori, asht dhe armik i joti, po se po dhe i imi…”.

Martinaj: “…unë e vlerësova si armikun tat…(Dorin) për armikun tim, ta mbajë rradhën ai, as nuk e kam në listë hiç. Po dil e rrimë kët fundjavë, a mirë, e bëjmë plane…se dun me na fut në burg më duket partia jote…”.

Po Behar Bajri ia kthen se Dorin e sistemon vetë ai, duke i shkruar se: “…jo ma kapedan, atë sistemoj unë, nuk ke nevojë mu marr ti me të”.

The post Zbardhen bisedat në “SKY”/ Bajri-Martinajt: Do goditesh me SPAK-un, bosi i lojërave të fatit: Po ça politikë, unë veç pi** po q*… appeared first on Albeu.com.

Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra…
Masakra e ndodhur në qendër të ish-Bllokut në 4 Tetor të vitit 2018, solli një përplasje të hapur mes grupit të drejtuar nga Ervis Martinaj dhe Ervin Matës, i njohur në Tiranë me nofkën “Boli”.

Kjo ngjarje krijoi një fraksion të ri konfliktesh për Ervis Martinaj, i cili nga përplasja e bllokut kishte humbur shokun e ngushtë Fabian Gaxha, kishte mbetur vetë i plagosur dhe me tre plumba ishte qëlluar kushëriri i tij, Eljo Hato.

Aq më tepër kjo ngjarje ekspozoi totalisht Ervis Martinajn në publik, duke ulur reputacionin e tij, pasi nga ky konflikt pësoi një humbje me bilanc të rëndë, ku veç vrasjes së Gaxhës dhe plagosjes së Hatos, rrezikoi seriozisht të mbetej dhe vetë i vrarë.

Por megjithëse pas ngjarjes, palët duket se u sqaruan me qëllim mbylljen e konfliktit hetimor dhe gjyqësor që kishte nisur prokuroria dhe policia kundër tyre, sërish të dyja palët i rruheshin një kundërsulmi të armatosur për të goditur njëri-tjetrin.

Planet shkonin në hedhjen e milionave euro, pasi në datën 31 tetor 2020, Behar Bajri bisedon me Ervis Martinaj, duke i thënë këtij të fundit se një plan për eliminimin e tij fizik, është duke u vënë në zbatim nga Ervin Mata.

Sipas mesazheve të shkruara në aplikacionin “Sky”, Behari paralajmëron Martinajn, se për kokën e tij dhe Eldi Dizdarit një trafikanti tjetër kokaine i përfshirë në ngjarjen e ish-bllokut në Tiranë, Mata kishte ofruar plot 5 milionë euro.

Por biznesmeni Ervs Martinaj, që në këtë kohë ishte zhvendosur nga Tiranë duke shkuar të banonte në Patok, i ka shkruar fare shkurtimit Behar Bajrit, të cilit i thotë se: “…ai s’ka morra…” ,- duke nënkuptuar me ironi se Ervin Mata, nuk ka pasur gjendje financiare për ta vendosur në dispozicion të të tjerëve, me qëllim për të vrarë Martinaj apo dhe qoftë Eldi Dizdarin.

Mes rreshtave të shumtë të mesazheve Behari i thotë se: “…po më thonë miljon euro paguan për ty dhe për Dizdarin, Ervin Mata. Më tha ky që ishte këtu sot. Për ty dhe për Dizdarin, 5 milion euro…”.

Kurse Ervis Martinaj ia kthen: “…ai s’ka morra…”

E më tej, Behar Bajri vijon t’i shkruajë duke i thënë se: “…po varet këta ku**a, mos janë lidhur bashkë të gjithë. I tash më ikën disa shok nga Shijaku, dhe më thanë. Se rrika, Ervini me Julin në Shijak, tani sa më ikën Shijaksit dhe ma thanë rastësisht…”.

Por Martinaj e pyet Beharin nëse Ervin Mata qëndron tek shtëpia e Julit.

Kurse Behari i thotë se: “…nuk e di, po këta më thanë se e mbaka Juli dhe punokan fort. Me Julin kam fol nji natë në telefon prej avokatit dhe më tha do vij të takoj…”.

Martinaj i thotë: “…Juli? S’besoj aty! Julin maje peng, jep 5 milion dhe mbaje në emër tim. Ose ta mbaj unë, menoje kët vetë…veç peng më intereson, me u mar lekët. Me e vra, ça fitoj…sa mallista ka rrugve…”.

Por Behari ia kthen duke i thënë: “…o Julin ta gjej unë o shok. O vëlla, për ty e baj, çat të duash…por a don me e vra atë ku**vë…”.

Martinaj: “…jo jo s’kena interes, ti rrujm lekët po… menoje punën e Julit. A e din që ne rimë bashkë?”.

Kurse Behari ia kthen duke i shkruar se: “…po do e mendojm, nuk e di, se nuk e kam takuar. Po të shkruaj më vonë se jam tu taku Tomën, i’tu te qyteti jem dhe diskutojm. Po flasim kur të takona bashkë…”.

Martinaj: “…Unë them, për Tomën afroje…se loja do nxehet fort…”.

I të njëjtit mendim është dhe Behar Bajri, i cili i thotë Martinaj se: “…Toma na duhet, se loja asht tu nxeh dhe ishallah na ecin planet…Po loja jeme asht me u vra nja 3 a 4 vetë këtu ku jetoj unë dhe Dori dhe Bardhoku e nej tjetër, deri para votimeve duhet me u vra…”.

Martinaj: “…Dori është vështirë, Bardhoku është kollaj…”.

Kurse Behari ia kthen: “…jo se janë tu hi tjerët në lojë, tuj pre në besë Niklaqurët. Kyt ja kërkon Toma. Po se Toma më tha ata janë grupi ma i rrezikshëm që janë të organizum. Ka tha, 20 vetë si hyjnë në flak për të dhe veç te ato tha kam besim. Se i kam të mirë dhe i kam fuqizuar unë tha…”.

Martinaj: “…Kush ka 20?, jo s’ka 20 jo…ka njerëz që u jep punë kaq. Ikin për lek as për shok as për halle të veta, janë braca…”

Bajri: “…Duri, 20 si gjujn…se kështu më tha…ça më tha po të them…Po pra, por dame bajn…”.

Martinaj: “…Kanë 3 vjet s’kanë ba dame…”.

Më tej, në fund të muajit Tetor 2020, Behar Bajri, e informon Ervis Martinaj se ishte njoftuar nga një punonjës i Gardës së Republikës se Marviol Bilo, kishte marrë prej andej një super jelek antiplumb me pllaka çeliku, duke dyshuar se krahu kundërshtar i Ervis Martinajt po përgatitej për të bërë goditje.

Në këtë kohë të tre palët si Ervis Martinaj, Marviol Bilo dhe Ervin Mata, ishin përfshirë në procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur në ish-Bllok në 4 Tetor të vitit 2018 në Tiranë, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Megjithëse gjërat dukeshin se ishin sqaruar dhe palët kishin rënë në qetësi, të dy kampet kundërshtare përgatiteshin dhe merrnin masa për sigurinë e tyre fizike dhe ruajtjen e familjes.

Për shkak të kësaj situate, sipas Behar Bajrit familjen e Marviol Bilos, e kishin marrë në ruajtje efektivë të Gardës së Republikës.

“…Aj ku**a, Bilo ai i Gardës paska lyp një kundraplumb, ja ka lyp kolegëve të vetë më tha sonte nji si punon në Gard dhe i paskan rujtur familjen e tij…”- i shkruan Visit, Behar Bajri.

Ndërkohë Ervis Martinaj ia kthen: “…Bilo, ai që më gjujti mu…?”.

“Po ai……i thashë na gjej ku është, por më tha që nuk e ka shok por shokët e tij e njohin, por nuk e shesin ato tha….”, ia kthen Behari, Visit.

Ky i fundit i shkruan sërish duke i thënë: “…cilët janë këto shokë, t’ja u q***ë robt”.

Por Behari i thotë se: “…aj ushtari asht tu u furnizu për aksjon, se ka marrë jelek antiplumb me pllaka çeliku që i reziston armëve të forta…”.

Ervis Martinaj ia kthen se: “…po merem veç me atë punën këto ditë, se duhet me shkujt, non stop me këto…”.

Behari i thotë: “…ti e di, mua më ke gati si të dush ti, por jo me ato të ndryshkët si atë natë…”.

The post Zbardhen bisedat në “Sky”/ Behar Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty, Ervis Martinaj: Ai s’ka as morra… appeared first on Albeu.com.

Bisedat e “SKY”/ Gafat e të fortëve që sollën identifikimin e tyre, njëri mburrej hapur…
Shumë nga personazhet e botës së krimit që kanë përdorur aplikacionin “Sky”, janë maskuar përmes kodeve dhe nofkave të vendosura, por sërish ata janë treguar të pakujdesshëm në komunikimet që kanë kryer me njëri-tjetrin.

Disa kanë pasur një zhdërvjelltësi të plotë në kryerjen e bisedave, ndërsa disa të tjerë janë siguruar mirë, por sërish një gabim i vetëm ka sjellë zbulimin e plotë të tyre.

Në dhjetëra e dhjetëra biseda, figurat e botës së krimit janë kujdesur të mos zbulohen por koha kaloi dhe ata filluan të bëjnë gabime në aplikacionin “Sky”, pasi kanë ndjerë një siguri të tepruar se ky aplikacion nuk do përgjohej ndonjëherë nga autoritet shqiptare.

Por koha e solli që aplikacioni u zbërthye nga autoritet Francese dhe Belge, duke sjellë dhe shpërndarjen e bisedave.

Ervis Martinaj, njeriu më i kërkuar i Drejtësisë Shqiptare dhe njëherësh personi me fatin më mister rreth ekzistencës ose jo të tij, është zbuluar nga një mesazh i vetëm ngushëllimi.

Shkodrani Bardhyl Mavraj me përdorues “2Q4RSM” i shkruan në 18 shkurt përdoruesit të kodit “NP8LS4”,: ”…si je shok a je mirë, mora vesh për nusen e axhës. Ngushëllimet e mija, zoti ju forcoftë…”.

Ndërsa nga ana tjetër kodi “NP8LS4” i përgjigjet shkurt “…flm…”.

Nga verifikimet që ka kryer prokuroria e Posaçme SPAK dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative nga policia gjyqësore, Bardhyl Mavraj dhe Behar Brajoviq në këtë periudhë, ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me biznesmenin Ervis Martinaj.

Nga ana e SPAK, është bërë verifikimi i Gjendjes Civili të Ervis Martinaj, babait të tij Mustafës dhe xhaxhait të Ervisit, Faik Martinaj.

Sipas SPAK, Faik Martinaj ka qenë i martuar me Z.Martinaj, e cila ka ndëruar jetë në 13 shkurt 2021. Z…, është gruaja e xhaxhait “axhës” së biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Nisur nga ky verifikim por dhe nga përmbajtja e bisedave të tjera, me kontekst se bisedat për kryerjen e takimeve liheshin tek hotel “Arbëria” në Kurbin, SPAK ka krijuar bindjen e plotë se përdorues i kodit “NP8LS4” i përket përdoruesit, Ervis Martinaj.

Një tjetër kod që ka folur zbuluar totalisht dhe ka qenë më i lehti për t’u identifikuar nga SPAK, është ai me emrin “Alkatraz”.

Në fakt ky emër personifikon një nga burgjet më të egra në San Francisco të Amerikës. Përdoruesi i këtij kodi ka qenë më trimi, pasi fliste hapur dhe mburrej që ishte Nuredin Dumani.

Mburja dhe identifikimi i tij, pasqyrohet jo vetëm tek emri i koduar “Alkatraz” por edhe tek përdorimi tjetër i emrit të koduar “Toto Rinaa”.

Në 14 shkurt 2021, mbrëmjen e “Shën Valentinit” Bardhyl Mavraj bisedon me përdoruesin e kodit “XNLTTP” “Alkatraz”, ku ky i fundit i shkruan:

“…vlla dua të them nji fjalë për besnikrin time mos e ver dyshim koha tregon. Z’dua as ti t’jesh siklet, unë quhem Nuredin Dumani, “Luli” më njofin datëlindja 1987/26/04…Dua të rrish i qet për çdo gjë, s’jam ke fjalët pork e veprat, zdo zhgënjehesh se unëboj ndrrim…”.

Nga ana tjetër, Bardhyl Mavraj i përgjigjet duke shkruar se: “…qosh me jetë vëlla, ishalla vetëm mir dëgjoj për ty por është kjo që nëse bahena me ba punë dhe me nimu njëri-tjetrin, s’do zhgënjehesh as ti. Për sa i përket ati Talos, të them unë personalisht skam asnjë info dhe se njof fare se smë ka pas interesu, por me pyt miq e shokë mase dhe na del diku, por konkrete është puna e këtij Dorit që folëm…”.

Pikërisht duke parë këtë përmbajtje, SPAK ka verifikuar të dhënat e Nuredin Dumanit në Gjëndjen Civile, ku rezultoi se ditëlindja e tij përputhet dhe me përmbajtjen e tekstit.

Ndërsa Klaudor Haka, njeriu që vrojtonte për të vrarë Kleanth Musabelliun është identifikuar nga një moment i vetëm, kur një skuadër e “Shqiponjave”, e kanë arrestuar me një pistoletë në trup.

Klaudor Haka, ka përdorur kodin C5FFC8 dhe në një moment në 16 korrik 2020 ai i dërgon një foto Pëllumb Gjokës, e cila tregon rrugën “Teodor Rusvelt” dhe orjenton në lidhje me banesën e mundshme të një personi që po vëzhgon.

Në vazhdimësi Klaudor Haka, i shkruan Gjokës:  “…kam një favor se jam në lagjen time dhe një xhiro me bo, kam 2-3 veta që i përshëndes…”.

Por teksa mundoheshin dhe bënin planin për të vrarë Kleanthin, në 24 shtator 2020 Behar Bajri i shkruan Pëllumb Gjokës, duke i thënë: “…e kanë kapur Dorin me armë, a thu kemi mundësi me ja thy gjëlpanën… e kanë kap në Tiranë tek “Liqeni i Thatë”, postobllok tek 1…”.

Nga ana tjetër, Pëllumbi i shkruan Beharit: “…e kanë kap “Shqiponjat”, ja kanë ba fotot sa e kanë kap…”.

SPAK, ka verifikuar dokumentet në komisariatin Nr.1 në Tiranë, duke konstatuar se personi që është arrestuar nga policia në datën 24 shtator 2020, është Klaodor Hakaj.

Nga ana tjetër, Olti Bistri, është identifikuar gjatë një bisede që ka zhvilluar me Pëllumb Gjokën, duke i pohuar këtij të fundit se ndodhet jashtë shtetit pasi kishte marë disa ditë lejë.

Nga verifikimet e SPAK, rezultoi se Olti Bistri ka marrë lejë në muajin Mars në Drejtorinë e Policisë për të shkuar në Athinë.

Kurse vetë biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili ka përdorur kodin “7142D9” është identifikuar nga vajza e hallës së tij, Lulë Zefi. Në të njëjtë bisedë është identifikuar dhe Ardit Hasanbegaj, i cili në datën 16 shkurt 2020 mbante postin e zv/drejtorit të Policisë Shkodër dhe përdorte kodin “DGLXJM”.

Në 16 shkurt 2020 Hasanbegaj i shkruan kodit 7142D9 duke i thënë: “…shoku, për një tokë në emrin tënd, ka ardhur një femër seç ka bërë një letër ankohej. Ishte ankuar lart dhe na çuan neve, por pa merak se tek mua vjen. Është vajza e një gruaje që ka bërë kontratë toke të një sipërfqe 100 dynym, me sa më kujtohet. Ja kanë marrë nënës me mashtrim dhe mua që ankohem më kanë gjuajtur disa herë dhe kanë dashur të më vrasin. Dhe e kishte me ty. Është e martuar në Laç…”.

Kurse përdoruesi i kodit 7142D9 ia ka kthyer si më poshtë vijon: “…vëlla ajo është vajza e hallës time, është e çmendur, është e çmendur për zotin…”.

Por “DGLXJM” mes të tjerave i shkruante se: “…ti je në rregull, një të trembur 100 dynym, ç’të duhet. I ke futur edhe lejen e resortit tani, na lerë ne fukarenjve…”.

Nga verifikimet e kryera nga SPAK, ka rezultuan se personi që kishte shkuar të bentë kallëzimin në policinë Shkodër, është pikërisht Lulë Zefi, e cila është vajza e hallës së biznesmenit Pëllumb Gjoka.

The post Bisedat e “SKY”/ Gafat e të fortëve që sollën identifikimin e tyre, njëri mburrej hapur… appeared first on Albeu.com.

“Po na ikën truri”/ SMS-të në SKY zbulojnë pritën e Behar Bajrit ndaj Durim Bamit, vëllai i Enver Stafukës ofroi 200 mijë euro
Pasi dështuan për të vrarë Durim Bamin në Sarandë, Gentian Bejtja fut në lojë edhe Naim Stafukën, vëllanë e Enver Stafukës së zhdukur në vitin 2015.

Naim Stafuka, është i interesuar për vrasjen e Durim Bamit, bashkë me Bejtjen pasi dyshon se ka dorë në zhdukjen e të vëllait.

Arben Ndoka, nis njerëz që të shohin bashkë me Naim Stafukën një ambient pranë Fushë-Krujës, që kanë informacion se është biznes i Durim Bamit.

Kjo gjë zgjat dy javë dhe Durim Bami, vijojnë të qarkullojë lirshëm nëpër Fushë-Krujë dhe kjo e acaron Bejtjen dhe Naim Stafukën.

Prandaj ata i thonë Ndokës se kjo punë duhet mbaruar shpejt pasi po rrezikojnë.

“Unë dhe Naimi po rrezikojmë shumë. Dje e kishin parë prapë Durin duke pirë kafe në Fushë Krujë të karriget jashtë”, i shkruan Bejtja në SKY Arben Ndokës.

“Unë një punë që e marr e mbaroj për një jave. Këta të Shijakut (e ka fjalën për Aldo Avdyli dhe Arben Mërkurin) njëherë thonë do vij pastaj nuk vijnë, po e zgjasim kot”, thotë ndër të tjera Bejtja.

Ai i kërkon Ndokës një maskë lëkure dhe thotë se e kryen vetë vrasjen e Durim Bamit bashkë me Naim Stafukën.

Nga ana tjetër, nipi i Arben Ndokës, Samueli i shkruan ish-deputetit të PS se nëse nuk e mbyllin me grupin e Shijakut dhe ata vetë që të vrasin Durim Bamin, atëhere duhet të marrin vrasës me pagesë nga Kosova.

“Ata vijnë dhe të mbarojnë punë,vetëm se kanë një javë punë në Greqi dhe kthehen”, shkruan Samul Ndoka.

Ndërkohë, Naim Stafuka rezulton se ka vënë në dispozicion 200 mijë euro për vrasjen e Durim Bamit duke ofruar shitjen e një objekti që na në pronësi “vetëm që të mbarojnë punë”.

Arben Ndoka lidhet edhe me Behar Bajrin, pasi mëson se Durim Bami ka për t’i dhënë atij një sasi parash. Behar Bajri, lidhet më herët me Bamin dhe e lenë që bashkë me Marklen Hakën do të shkonin në Shkodër.

Për këtë ai njofton edhe Arben Ndokën, duke i thënë se nëse shkonin në Shkodër, mund t’i godisnin aty.

Më pas, Behar Bajri lidhet prapë me Arben Ndokën dhe i thotë se Durim Bami ka nisur paratë, por vetë nuk kishte shkuar në Shkodër.

Në këtë mënyrë, shmanget një tjetër atentat ndaj Durim Bamit, ndërkohë që komunikimi nxjerr në pah se mes grupeve ka aleanca por edhe tradhti.

Diku Marklen Haka del si informator të Shullazi kundrejt Durim Bamit, nga ana tjetër rezulton në komunikime se do ta shoqëronte atë në Shkodër.

Ndërkohë, Behar Bajri rezulton se do ta priste në Shkodër Durim Bamin, ndërsa më pas njofton Ndokën për lëvizjet e tij që të bëhej gati ta godiste.

The post “Po na ikën truri”/ SMS-të në SKY zbulojnë pritën e Behar Bajrit ndaj Durim Bamit, vëllai i Enver Stafukës ofroi 200 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu?
Një skuadër e terë me 16 persona, i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami, ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, raporton se Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë.

Gjurmimi i Bamit, është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës, por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka future në lojë Manecin e thirur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate, Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Në lojë është futur dhe Behar Bajri, i cili duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bamin, i propozon Arben Ndokës që ta thërasë për vizitë në shtëpinë e tij në Shkodër dhe më pas aty ti grijnë të gjithë.

Këtë plan e mbështet dhe Arben Ndoka, por në Shkodër nuk shkon Durim Bami dhe vrasja e tij dështon sërisht.

Për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Evidentohen personat e interesuar për realizimin e vrasjes, financuesit, personat e angazhuar për lokalizimin e Durim dhe Valter Bami, vendi ku do strehohen ekzekutorët para vrasjes, vendi ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët, personat që do të ndjekin gjithë lëvizjet dhe vendi ku do të kryhet ekzekutimi.

Më konkretisht Arben Ndoka ka pasur rolin e financuesit, porositësit për vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami duke kontraktuar shtetasit Gentian Bejtja, Naim Stafuka, Arben Mërkuri, Aldo Avdyli dhe lidhjet e tyre. Vrasja do të kryhej në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 9 dhjetot 2017.

Arian Tuku, dhëndëri i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, ka pasur rolin e organizuesit, financuesit dhe koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Samuel Ndoka, djali i Aleksandërit ka pasur rolin e organizuesit, koordinimit të aktorëve në terren, kantaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve me qëllim ekzekutimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Vrasja do të kryhet në shenjë hakmarrje për vrasjen e babait të tij shtetasit Aleksandër Ndoka, e ndodhur më datë 09.12.2017.

Ervis Martinaj, ka pasur rolin e financuesit, sigurimit të logjistikës dhe informacioneve për lokalizimin e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Jozi Kraja, në bashkëpunim me persona të tjerë ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Astrit Avdyli, ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e shtetasve Durim dhe Valter Bami. Astriti ka angazhuar Arben Mërkuri me pseudonimin “Tërmeti” dhe Aldo Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes për llogari të ish-deputetit, Arben Ndoka.

Arben Mërkuri,ka ndërruar jetë në vitin 2022, ka pasur rolin e ekzekutorit të shtetasve Durim dhe Valter Bami për llogari të shtetasit, Arben Ndoka.

Aldo Avdyli, ka pasur dhe marrë përsipër rolin e ekzekutorit të Durim dhe Valter Bami për llogari të Arben Ndoka.

Gentian Bejtja, ka ndërruar jetë në vitin 2024, ka pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bami, me qëllim vrasjen e tyre.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Naim Stafuka, në bashkëpunim me Gentian Bejtja, kanë pasur rolin e lokalizimit të Durim dhe Valter Bamit, me qëllim vrasjen e tyre për llogari të shtetasit Arben Ndoka.

Gjithashtu, ky shtetas ka siguruar vendin ku do të fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutorët dhe strehimin e tyre, deri në momentin e kryerjes së vrasjes.

Nga ana tjetër, Emiljano Shullazi, nga ambjentet e paraburgimit 313 ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e Durim dhe Valter Bami dhe informimin e Arben Ndoka në lidhje me këto informacione.

Gjithashtu, Blerim Abazi, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me lokalizimin e shtetasve Durim dhe Valter Bami.

Elvis Ndreca, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e vëzhguesit, lokalizuesit dhe bashkepunëtorit me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjin Ndoj, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar ka pasur rolin e lokalizuesit dhe bashkëpunëtorit me qëllim vrasjen e Durim dhe Valter Bami.

Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Në janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon, me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që Markleni e informon në lidhje me lëvizjet e një personi (i dyshuar Durim Bami) me makinë të blinduar ose Range Rover.

Në 10 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe nga tërësia e bisedës dyshohet që komunikojnë në lidhje me Valter Bami i cili ka lëvizur me një makinë tip Range Rover.

Emiljano Shullazi shprehet një moment që: “…kape q… ropt mos ja zgjat, se jam k’tu dhe robt që janë jashtë me fol kuptohet dhe e kanë pak problem me ardh në Nikël dhe me mbaru punë. Po të jem vetë e mbarojm aty tek dera e shtëpisë. Ky legeni që është këtu në burg Rraja (Redjan Rraja) thotë që Duri, (Durim Bami) është më i fuqishmi aty, i bën reklamë”.

Më 11 janar 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka dhe e pyet në lidhje me Zajën (Albert Zaja), një person me emrin “Skënder” dhe një person me emrin “Mero”.

Emiljano Shullazi i tregon që: “…në polici janë informacione sikur këto tre persona janë njerzit e tu. Në vazhdimësi i kërkon që,…”ngreje” pak këtë Zajën (Albert Zaja) se ju aty tek bilardo e keni kollaj dhe në darkë nuk kapin mirë kamerat. Dyshohet se kërkon të angazhojë Albert Zajën për të vrarë Durim Bami.

Më 14 janar 2020 Emiljano Shullazi, komunikon me Marklen Haka, ndër të tjera e pyet se çfarë thotë Tugu (dyshohet se i referohet shtetasit Flamur Haka alias Tuk Haka) dhe se në fillim duhet hequr Duri (Durim Bami).

Në 18 janar 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka të cilit ndër të tjera jep porosi që mos t’ju ketë besë Durim dhe Valter Bami duke ju shprehur: “... Vallahi z’di gjo o Marglen, e ca s’bëjnë, po besë mos ki. Ulu pi kafe po shpinën mos ja u kthe…”.

Në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi komunikon me Marklen Haka, të cilit i tregon që: “…Ai Duri (Durim Bami) ishte ka cuar haber atij Nokës (Arben Ndoka) që të nxjerr kë të duash përvec Valterit dhe më jep garanci që e mbyllim bashkë.

Në vazhdimësi dyshohet që shtetasi Marklen Haka i jep informacion në lidhje me automjetet dhe lëvizjet që kryen Durim Bami pasi përmendin automjetin e blinduar.

Emiljano Shullazi i shkruan: “…si t’ja bëjmë ma e kap kurvën….ma e rrjep ma e torturu, ishalia ta mbysin fort. Se tani s’ka blind që e ruan…”.

Më 6 mars 2020 Emiljano Shullazi komunikon me Arben Ndoka dhe ndër të tjera i jep informacion në lidhje me lëvizjet që kryen Durim Bami me qëllim që Arbeni, të marrë masa për vrasjen e tij.

“…po më thon tani qe rrin aty tek Oxhaku shumë, dhe del edhe pa blind, tek lokal “Artisti” dhe më shumë se 20 minuta nuk rrin. Rrin me çunin e xhajës së vet, atë Kocin (Gentian Koci) dhe Ervin Kodra nga Tapiza. Është fol me nja dy veta dhe ishalla e bëjnë (e vrasin). Don terezi ai mut se del një ditë dhe rrin një javë pa dalë, shofim mos po i vjen ora. Unë jam tek cili variant të dali më para, vetëm të iki. Se do dalin të gjitha pastaj, kush ka dhënë dhe kush ka gjuajtur. I flet Valteri të gjitha pastaj sa ti thuash e ke radhën ti…”.

Për të mbaruar Durim Bamin, Shullazi flet me Marklen Hakën, duke i thënë se ka folur dhe me Ilir Pajën, por ai nuk lëviz nga vendi e ka mendjen tek malli.

Siç del në këtë dosje ish-deputeti Arben Ndoka, është i angazhuar me qëllim vrasjen e Durim Bami, për shkak se dyshon si autori kryesor dhe organizator i vrasjes së vëllait të tij Aleksandër Ndoka, ndodhur në Lezhë më 9 dhjetor 2017.

Ai shprehet se është i interesuar të vrasë Durim Bamin dhe vëllain e tij Valter Bami, por edhe persona të tjerë nëse do jenë në prezencë të tyre.

Me qëllim realizimin e vrasjes Arben Ndoka, bashkëpunon me lidhjet e tij familjare dhe shoqërore bashkëpunon më dhëndrin e tij (bashkëshortin e vajzës) Arian Tuku, i cili e mbështet duke i krijuar kontakte me persona që kryejnë vrasje, e ndihmon ekonomikisht dhe me informacione për lokalizimin e Durim Bamit.

Arjani gjithashtu ka kontaktuar me personin të cilin e përmend si “daja” të cilit i ka kërkuar që të kryejë vrasjen e Durim Bamit dhe ta bëjë me versionin “me ndërrim” ose me “pagesë”.

Gjithashtu, Arian Tuku shprehet i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij bankare në Itali drejt një banke në Shqipëri me qëllim që t’i përdorë këto para për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Arben Ndoka çdo organizim që bën për vrasjen e Durim Bamit e konsulton me Arian Tukun, ku i tregon të gjitha veprimet dhe komunikimet që ka kryer me persona të ndryshëm për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka, bashkëpunon me nipin e tij Samuel Ndoka me qëllim kontaktin me personat të cilët do të kryejnë lokalizimin, ndjekjen dhe vrasjen e Durim Bami.

Samuel Ndoka me porosi të xhaxhait të tij Arben Ndoka mban kontakte me shtetasin Gentian Bejtja dhe Naim Stafuka, të cilët i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Durim Bami, automjetet që përdor dhe oraret kur lëviz.

Samuel Ndoka gjithashtu, mban kontakte me shtetasit Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli të cilët janë persona të kontraktuar për vrasjen e Durim Bamit, siç u pa edhe në rastin e datave 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim të përshkruar më lart.

Arben Ndoka bashkëpunon me Ervis Martinaj me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Ervis Martinaj ka pasur rolin e bashkë financuesit për kontraktimin e personave që do të angazhohen në realizimin e vrasjes.

Gjithashtu, ky shtetas ka fumizuar shtetasin Arben Ndoka me informacione për lokalizimin e shtetasve Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Ervis Martinaj ka siguruar automjetet për ndjekjen dhe vëzhgimin e shtetasit Durim Bami të përshkruar më lart në rastin e datës 17-18 gusht 2020.

Arben Ndoka bashkëpunon me Astrit Avdyli me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe marrjen peng të Valter Bamit. Astrit Avdyli i ka ofruar Arben Ndoka, nipin e tij Aldo Avdyli dhe lidhjen e tij Arben Mërkuri për mbështetje me qëllim vrasjen e Durim Bami.

Gjithashtu, e ka furnizuar me logjistikë duke i siguruar maska plastike që do të përdorin personat që do të kryejnë vrasjen. Në periudhën e komunikimeve Astrit Avdyli, gjendet në ambientet e burgut dhe pavarësisht se ndodhet në një burg të sigurisë së lartë ai është në gjendje që të përdorë një telefon celular dhe aplikacion të enkriptuar siç është “SkyECC” dhe madje të bashkëpunojë në kryerjen e vrasjeve.

Arben Ndoka bashkëpunon me shtetasin Aldo Avdyli, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami.

Shtetasi Aldo Avdyli. është instruktuar nga shtetasi Astrit Avdyli dhe është strehuar në ambientet e ofruara nga Arben Ndoka në qytetin e Lezhës ku ka pasur rolin e ekzekutorit të Durim Bami.

Siç përshkruhet edhe në rastin e datës 17-18 Gusht 2020 e në vazhdim ky person është angazhuar për të kryer vrasjen e Durim Bami në Shkozet kur ai të kthehej nga Saranda.

Aldo Avdyli, ishte futur nga Mali i Zi në Shqipëri nga kufiri i gjelbër përmes ndihmës që I ka dhënë Arben Ndoka dhe Miri Bitri.

Arben Ndoka bashkëpunon me Arben Mërkuri, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Arben Mërkuri është instruktuar nga Astrit Avdyli për t’i dhënë ndihmë.

Ish-deputeti Ndoka, bashkëpunon me Jozi Kraja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Jozi Kraja ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek Arben Ndoka. Jozi Kraja i porositur nga Arben Ndoka ka udhëtuar drejt qytetit të Sarandës me qëllim konstatimin e Durim Bamit tek “Hotel King” dhe njoftimin e personave që do ta prisinin në Shkozet për realizimin e vrasjes.

Arben Ndoka bashkëpunon me Elvis Ndreca, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Elvis Ndreca ka pasur rolin e lokalizuesit dhe vëzhguesit të Durim Bami dhe raportimit tek shtetasi Arben Ndoka.

Gjithashtu, Arben Ndoka, bashkëpunon me Gentian Bejtja, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Gentian Bejtja është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënien ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka, Ervis Martinaj dhe Samuel Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e shtetasit Durim Bami, Valter Bami dhe Gentian Koçi.

Gjithashtu Gentian Bejtja ka strehuar në banesën e tij dhe Naim Stafuka personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bami.

Ky shtetas ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton, Durim Bami.

Arben Ndoka ka bashkëpunuar me Naim Stafuka, me qëllim realizimin e vrasjes së Durim Bami. Naim Stafuka është kontraktuar kundrejt pagesës nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj me qëllim lokalizimin, vëzhgimin, strehimin e ekzekutorëve dhe automjeteve dhe dhënjen ndihmë të ekzekutorëve për realizimin e vrasjes.

Ky person ka furnizuar me informacion të vazhdueshëm Arben Ndoka për vendndodhjen dhe lëvizjet e Durim Bami.

Naim Stafuka, ka strehuar në banesën e tij dhe të Gentian Bejtja personat dhe automjetet që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së Durim Bamit.

Gjithashtu, ka kontaktuar me Samuel Ndoka, Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli dhe ju ka treguar vendet ku mund të konstatohet dhe që frekuenton Durim Bami.

Arben Ndoka flet me Emiljano Shullazi, me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Durim Bami. Shullazi, ndërkohë që ishte në ambientet e burgut ka komunikuar me shtetasin Arben Ndoka, duke e furnizuar me informacion për lëvizjet, vendet që frekuenton, rrugën që përshkruan, personat që e shoqërojnë dhe automjetet që përdor Durim Bami.

Emiljano Shullazi, ka shprehur vullnetin që do e ndihmojë Arben Ndoka me qëllim vrasjen e Durim Bami dhe se është në kontakt me një person që i jep informacione për vendndodhjet e tij, siç ilustrohet dhe në bisedat e kryera.

Në lidhje me këtë episod duket qartë bashkëpunimi i Emiljano Shullazi me Marklen Haka. Shullazi është i interesuar për realizimin e vrasjes së Durim Bami dhe për të arritur këtë qëllim ka angazhuar Marklen Haka.

Shullazi është në kontakt me persona të interesuar për vrasjen e tij ndër ta edhe me shtetasin Arben Ndoka.

Marklen Haka duke shfrytëzuar njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami siguron informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami.

Këto informacion Marklen Haka i ndan me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t’i ndaj këto informacione me personat që do të organizojnë vrasjen e shtetasit Durim Bami.

Gjithashtu Arben Ndoka, flet me Blerim Abazi, me qëllim realizimin e vrasjes së Bamit. Abazi e furnizon Arben Ndoka me informacion në lidhje me lokalizimin, vendet që frekuenton dhe personat që shoqërohet Durim Bami.

Në rastin kur ky i fundit ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e “Urës së Gjolës” e ka ruajtur dhe ka informuar shtetasin Arben Ndoka.

Referuar verifikimeve të kryera në gjendjen civile, Blerim Abazi banon në Derven, Krujë zonë e cila është në afërsi të zonës që banon dhe frekuentohet nga shtetasi Durim Bami, për këtë fakt ka akses në informacion në lidhje me lëvizjet e tij.

Për të vrarë Bamin, Arben Ndoka flet me Gjin Ndoj. Ndoj i shpjegon Ndokës që në afërsi të Objektit, ka një vend me ferra dhe shkurre ku mund të fshihesh dhe të realizosh vrasjen.

Gjithashtu, i dërgon foto të automjeteve që Durim Bami përdor dhe i jep informacion për personat që e shoqërojnë.

Për të ekzekutuar Durim Bamin, ish-deputeti i PS Arben Ndoka flet me Behar Bajrin alias Brajoviç. Behar Brajoviq ka kontaktuar me Durim Bami dhe e ka ftuar në banesën e tij në Shkodër.

Mbas kësaj bisede që Behar Brajoviq ka kryer me Durim Bami ai ka kontaktuar Arben Ndoka dhe i ka treguar që: “…nëse vjen Durim Bami në Shkodër tek unë a je gati që t’i grijmë dhe Arben Ndoka është dakordësuar. Behar Brajoviq i shprehet gjithashtu që nëse ai (Durim Bami) shkon ta takojë është i vdekur në Shkodër…”.

The post Bisedat në “SKY”/ Mbi 16 persona mobilizohen për të vrarë Durim Bamin, Bajri-Ndokës: E ftoj në shtëpi, a je gati t’i grijmë këtu? appeared first on Albeu.com.

Si u bashkuan Ervis Martinaj, Shullazi, Avdyli e Ben Ndoka kundër Durim Bamit, zbardhen detajet
Në ditët e fundit, SPAK goditi shtatë grupe kriminale që operonin në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Rrëshen dhe Vlorë dhe firmosi 50 urdhër arreste, për bosë të krimit dhe ushtarët e tyre.

Nga hetimet rezultoi se Ervis Martinaj, mbreti i kumarit i zhdukur pa gjurmë prej gushtit të 2022 bëri aleancë me grupin kriminal, të drejtuar nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka.

Ata kontaktuan grupe të tjera kriminale dhe rekrutuan vrasës me pagesë, të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit.

Qëllimi i tyre ishte ekzekutimi i kundërshtarëve. Njëri prej tyre ishte Durim Bami.

Ndoka dyshonte se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, ndërsa Martinaj dyshonte se ai bashkëpunonte me kundërshtarët e tij, Indrit Dokle e Leonard Duka.

Për kokën e Bamit në ndihmë të Martinaj e Ndokës, vjen Emiljano Shullazit dhe Astrit Avdyli, të cilët ndodheshin atëkohë në qeli.

Shullazi kontaktoi një nga të besuarit e tij për vrasjen e Bamit, si dhe siguronte informacione për lëvizjet e tij dhe ia dërgonte Arben Ndokës.

Megjithatë, atentatet ndaj Bamit dështuan.

Bami nga ana tjetër, shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Martinajt e Ndokës. Durim Bami, bën aleancë me grupet e kundërshtarëve të Martinajt që drejtoheshin nga Leonard Duka dhe Indrit Doklen, si dhe tentuan vrasjen e Martinajt, por dështuan derisa mbeti i bixhozit u zhduk pa gjurmë.

Bami tentoi edhe vrasjen e Arben Ndokës. Gjatë kësaj kohe, Bami me ndihmën e ish-oficerit të RENEA-s Altin Morina kultivonin lëndë narkotike.

The post Si u bashkuan Ervis Martinaj, Shullazi, Avdyli e Ben Ndoka kundër Durim Bamit, zbardhen detajet appeared first on Albeu.com.

Martinaj në Durrës, Ndoka në Lezhë dhe Bami Fushë Krujë/ Zonat ku bosët e grupeve kriminale vepronin
SPAK ndan më shumë detaje në lidhje m e goditjen e grupeve kriminale pak ditë më parë.

Sipas njoftimit të SPAK, Ervis Martinaj vepronte në Durrës, Arben Ndoka në Lezhë.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj  dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leonrad Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt  dhe Arben Ndokes  dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

Njoftimi i SPAK:

Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi E.M., i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi A. N. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale E.M., kontakton shtetasin V.I., i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit F.H. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara E.M. dhe A.N., vijnë edhe shtetasit E.Sh. dhe A.A., të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë E.M. dhe A.N., në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e D.B. etj.

E.SH. kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e D.B. Po kështu E.SH., siguron informacione për lëvizjet e D. B. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit A.N.

Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.

The post Martinaj në Durrës, Ndoka në Lezhë dhe Bami Fushë Krujë/ Zonat ku bosët e grupeve kriminale vepronin appeared first on Albeu.com.