Marsida Dyrmishi Archives - Albeu.com

U arrestua për rrëmbimin e 30-vjeçares, Musaku: Marsida thoshte jam e jotja deri në vdekje, e mbaja në pëllëmbë të dorës
Historia e rrëmbimit të 30-vjeçares Marsida Dyrmishi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe me deklaratën e fortë të të akuzuarit si autor i ngjarjes Marjus Musaku.

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, ai tregoi ekskluzivisht nga burgu të gjithë versionin e ngjarjes sipas tij.

32-vjeçari tregoi se kishin një vit e gjysmë të lidhur dhe se takoheshin çdo ditë. Në një bisedë me gazetaren ai tha se e gjithë historia kishte nisur pas një njohjeje në plazh.

“Ndodhem në burgun e Durrësit, kemi pasur një vit e gjysmë lidhje, e takoheshim përditë. Jemi njohur në plazh”.

Sipas Marjus Musakut ata kanë qenë vazhdimisht në kontakt dhe se ishte në dijeni se ajo ishte e martuar e me dy fëmijë.

“Më ka thënë që burri më keqtrajton. Ne flisnin çdo ditë. Në dy e gjysmë e prisja kur dilte nga puna deri në orën katër, kur shkonte merte gocat”.

Më tej ai tregoi se vazhdimisht Marsida i tregonte dashurinë dhe se bashkëshorti i saj ishte në dijeni, pasi ajo ia kishte thënë.

“Më thoshte jam e jotja deri në vdekje. Të dua, dua të rri me ty. I ka thënë burrit që dua të ndahem nga ty se më donte. E kam me mesazhe me të gjitha, me prova”.

Më pas i akuzuari tregoi më shumë detaje në lidhje me periudhën kohore që kanë qenë bashkë, ndërsa ishte e shpallur e humbur prej disa ditësh nga bashkëshorti.

Marjus Musaku tregoi se pasi zbuloi se ajo kishte një lidhje tjetër me shokun e burrit, pavarësisht se ishte e lidhur edhe me të, i ka kërkuar që të largohet.

“Ne kemi qenë tek shtëpia. Me datë 1 zbulova se kishte lidhje me shokun e burrit, njëkohësisht edhe me mua. Ajo e ka pranuar që ka lidhje. Më pas i kam thënë merre burrin në telefon dhe nuk je për mua”.

Në lidhje me të gjithë situatën e krijuar, ai tha se e krijoi të gjithë historinë duke akuzuar atë, pasi zbuloi tradhtinë që po i bënte.

“Janë kamera, nuk është e vërtetë çfarë ka thënë. E kapa tradhtinë me shokun e burrit prandaj ma bëri këtë. Në orën katër e gjysmë ka ndodhur dhe në 11 e gjysmë më ka ardhur policia”.

Pas gjithë kësaj që ka ndodhur ai është ende në paraburgimin e Durrësit dhe se nuk ka pasur kontakte me të.

“Nuk kam pasur kontakte me të. E kam mbajtur në pëllëmbë të dorës. Kam të ardhura se kam jetuar në Gjermani. Më shumë ka qëndruar me mua se sa me burrin e vet. Dua t’i them që ajo të thotë të vërtetën në gjykatë. Do bëj denoncim për kallëzim të rremë”. /Top Channel/

The post U arrestua për rrëmbimin e 30-vjeçares, Musaku: Marsida thoshte jam e jotja deri në vdekje, e mbaja në pëllëmbë të dorës appeared first on Albeu.com.