marsi Archives - Albeu.com

Studimi i ri tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe
Hulumtimet e reja tregojnë se ndryshku i mineraleve që mbulojnë sipërfaqen e planetit Mars përmban sasi të vogla uji, çka sugjeron për një të kaluar të ftohtë dhe të lagësht. Shkencëtarët thonë se kjo mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë gjithashtu se kur Marsi u tjetërsua në një shkretëtirë të mbuluar nga pluhuri i hekurit të oksiduar.

Qindra anije hapësinore kanë studiuar planetin Mars për dekada me radhë. Shkencëtarët e kanë ditur për shumë vite se sipërfaqja e planetit, me peizazhet e liqeneve dhe lumenjve të tharë, lë të kuptohet për një kaluar kur uji i lëngshëm ishte i pranishëm.

Misionet kanë zbuluar depozita akulli disa kilometra poshtë sipërfaqes së poleve të planetit. Sonda Perseverance shpresohet të sjellë brenda dekadës së ardhshme një mori mostrash që mund të ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth planetit të kuq.

Misionet e mëparshme në Mars kanë siguruar të dhëna të detajuara të sipërfaqes së planetit me pluhurin e kuq. Ekipi hulumtues thotë se përdori teknika të reja laboratorike për të treguar se ngjyra e kuqe e Marsit krijohet nga oksidet e hekurit që përmbajnë sasi të vogla uji. Studimi është publikuar kohët e fundit në revistën “Nature Communications”.

Ekipi thotë oksidi i hekurit formohet shpejt në praninë e ujit të ftohtë, çka lë të kuptohet se mund të jetë formuar kur planeti Mars kishte ende ujë në sipërfaqe.

Colin Wilson ka drejtuar hulumtimet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës për Marsin, por nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në studimin e fundit. Ai thotë se rezultatet tregojnë se ndryshku i gjetur në Mars, (hekuri i oksiduar) rreth 140 milionë milje larg, nuk është aq i ndryshëm nga fenomeni që shohim në Tokë.

“Atmosfera e Marsit është jashtëzakonisht e thatë, vetëm disa të qindtat e një përqindjeje është avull uji, kështu që do të jetë një formë jashtëzakonisht e thatë e ndryshkut. Por studimi i fundit, i cili është kryer përmes një kombinimi të vëzhgimeve nga sondat amerikane dhe evropiane, tregon se lloji i ndryshkut që gjendet në Mars është shumë më i ngjashëm me ndryshkun që ne njohim në Tokë, i cili nuk është hekur i oksiduar aq i thatë, por në fakt ka një përmbajtje të konsiderueshme uji në të”.

Autori kryesor i studimit, Adomas Valantinas, i filloi hulumtimet e tij mbi Marsin në Universitetin e Bernës dhe i përfundoi në Shtetet e Bashkuara në Universitetin Brown. Ai thotë se hulumtimi i ri shpjegon si planeti u bë kaq i kuq.

“Në thelb, studimi konfirmon të gjitha gjetjet e mëparshme mbi praninë e ujit të lëngshëm në të kaluarën. Por ndryshon botëkuptimin mbi ngjyrën e kuqe të planetit dhe oksidin e hekurit. Pra e dimë që kjo ndodhi kur kishte ujë të lëngshëm dhe gjithashtu mund të ketë pasur një formë oksigjeni, ndoshta nga uji ose një burim tjetër, çka shpjegon procesin e oksidimit, ose ndryshkun”.

Zoti Valantinas thotë se hulumtime të tjera sugjerojnë se ndryshimet në mjedisin ujor të Marsit duhet të kenë ndodhur miliarda vite më parë, ndonëse ky është spekulim.

“Ne dimë nga studime të tjera për praninë e ujit të lëngshëm, le të themi rreth 3 miliardë vite më parë. Oksidimi mund të ketë ndodhur gjatë kësaj periudhe”.

Sipas zotit Valantinas, erërat mund ta kenë përhapur ndryshkun e tjetërsuar në pluhur në mbarë planetin dhe nuk ka patur reshje për ta larë atë, ndaj është i pranishëm. Megjithëse shkencëtarët kanë prova se Marsi dikur kishte ujë, ata ende nuk e dinë se nga mund të ketë ardhur, thotë ai. Ai thotë se mezi pret që mostrat që do të sillen në Tokë të konfirmojnë zbulimet e bëra në laborator.

Sidoqoftë, plani i NASA-s për të sjellë kampionet nga Marsi në Tokë është në pritje të gjetjes së një mënyre më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme, sipas zyrtarëve./VOA

The post Studimi i ri tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe appeared first on Albeu.com.

Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në muajin Mars
DASHI

Me Venusin në retrogradë dhe Mërkurin në shenjën tuaj nga data 3 e muajit, e cila gjithashtu do ta ndjekë, dikush do të thoshte se ndoshta nuk jeni nga ata që do të jenë të lumtur në mars, nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë. Megjithatë, ata mund të mos ju lejojnë të ecni përpara me pushtime të reja, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje, të zgjidhni çështjet në pritje dhe madje të arrini qëllime romantike ose financiare që i keni ndjekur prej kohësh. Për më tepër, nëse një histori dashurie ju dështoi, është koha e duhur për t’u kthyer dhe për t’u bërë fitues dhe fitues i trofeut. Nga data 27/3 Afërdita dhe 3/30 Mërkuri kalojnë në shtëpinë tuaj të 12-të, nëse jeni në dekadën e tretë, do të shfaqen sërish disa propozime apo diskutime që lidhen me çështjet e punës dhe psikologjia juaj do të jetë krejtësisht ndryshe, ndaj mund t’i shihni me një sy tjetër pozitiv.

PESHQIT

Jeni gjithashtu një nga të favorizuarit e marsit, nëse i përkisni dhjetëditëshit të parë, pasi si në financat ashtu edhe në jetën tuaj të dashurisë do të keni sërish mundësitë tuaja për të përmirësuar këto fusha specifike, pasi me dy retrograde, çështjet që kanë qenë në pritje për kaq shumë mund të përparojnë apo propozimet që ju janë bërë, por që kanë qenë të pasuksesshme, mund të realizohen. Nga ana tjetër, edhe ju do të jeni më këmbëngulës këtë herë, do të jeni më këmbëngulës dhe më luftarak, pasi thellë në vetvete ndjeni se nuk keni hapësirë ​​ta lini kohën të shkojë pa shfrytëzuar dhe duke qenë se ju jepet mundësia për të marrë atë që dëshironi për herë të dytë, do të ishte turp që ajo të shkojë dëm. Ju do të keni një hapje madhështore më 29/3. Ju, të dekadës së tretë, do të filloni të aktivizoheni pas datës 27 mars, kur Afërdita do të kalojë retrograde në shenjën tuaj dhe më 30 mars, kur Merkuri do të kalojë sërish.

VIRGJËRESHA

Nuk do të jeni më pak me fat në mars nëse keni lindur në dhjetëditëshin e parë të muajit, pasi si Afërdita në Dashi ashtu edhe Merkuri, e cila do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të dytë më 3/3, do të kthehen në retrogradë gjatë muajit, duke ju dhënë një mundësi të mrekullueshme për të rishikuar detaje dhe çështje që lidhen me financat tuaja dhe jetën tuaj dashurie/seksuale. Mundësisht, për të marrë disa para që prisnit, për të mbyllur një marrëveshje me të cilën keni “luftuar” prej kohësh, ose për të përfunduar me çështjet pezull që ju ishin bërë barrë dhe vazhdoni përpara. Gjatë kësaj kohe mund të keni edhe një rikthim, i cili do t’ju japë mundësinë të shfajësoheni. Më 29 mars, eklipsi i Hënës së Re në shtëpinë tuaj të 8-të ndoshta do të jetë i dobishëm për të hequr qafe gjithçka.

SHIGJETARI

I katërti është viti kur mbyllni dekadën e parë dhe nëse keni qenë me nxitim për të ecur përpara me jetën tuaj të dashurisë në të kaluarën ose një zgjedhje që keni bërë nuk ishte e duhura, do të keni mundësinë ta rishikoni për të parë nëse ishte e duhura për ju. Nëse, përsëri, nuk i kushtove vëmendjen e duhur dhe tani “të ha” marrëzia që bëre, sepse zemra jote ende rreh për dikë, do të mund ta rregullosh. Venusi dhe Mërkuri retrograde në shtëpinë tuaj të 5-të mund t’ju rikthejnë në krye të podiumit dhe t’ju ndihmojnë të fitoni mbi personin që dëshironi. Nëse jeni tashmë në një lidhje, cilësia e marrëdhënies dhe sa mirë po kaloni ju të dy, si dhe çështja e një fëmije, mund të rikthehet në plan të parë. Prisni zhvillime spektakolare më 29 mars me eklipsin e Hënës së Re në Dashi.

The post Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në muajin Mars appeared first on Albeu.com.

Saturni dhe Marsi janë pozitivë dhe sjellin një pasion të ri për çifte – Horoskopi, e Diel 1 Shtator 2024
Dashi

Dashuria: Ditë emocionuese dhe e fortë, edhe nëse me Saturnin në kundërshtim mund të shfaqen disa probleme. Në dashuri ju nevojitet më shumë garanci nga i dashuri/a juaj. Nëse jeni vetëm dhe jeni duke njohur dikë, doni më shumë qartësi dhe gjithashtu kërkoni sinqeritet.

Puna: Jini më reaktivë dhe gjërat janë edhe më të mira në punë, por ju nuk keni marrë ende pozicionin e duhur.

Demi

Dashuria: Kush ka bërë propozime në dashuri nuk do të marrë ende përgjigje. Saturni dhe Marsi janë pozitivë dhe sjellin një pasion të ri për çiftet. Do ndjeheni edhe xhelozë. Beqarët mund të veprojnë pa impuls dhe të kombinuar nga situata të paqarta, duhet shumë vëmendje.

Puna: Në këtë periudhë do të ketë një mënyrë për t’u rikuperuar në punë, dhe gjithashtu do të keni mundësinë ta kërkoni vetë. Ktheheuni në lojë.

Binjakët

Dashuria: Situata aktuale në familje është pak e rëndë dhe nuk mban më njerëzit që ju kanë mbështetur shumë. Në marrëdhëniet që zgjasin prej një kohe të gjatë, duhet pak më shumë durim për të kapërcyer gjithçka. Zemrat e vetmuara duhet të përpiqen që të gjejnë njëfarë balancimi.

Puna: Dita shumë e zënë në nivelin e punës, ju jeni të stresuar, por së shpejti do të jeni në gjendje të rikuperoni çdo gjë.

Gaforrja

Dashuria: Pjesa e parë e sotme do të jetë interesante, ndërsa pasdite mund të ketë disa probleme. Kushtojini vëmendje nëse ka ndonjë shqetësim në dashuri. Kjo nuk është koha e duhur për beqarët që të lidhen me historitë që tani kanë përfunduar.

Puna: Sot do të jetë e mundur emërimet e punës edhe përtej orëve normale, të shkëputura dhe të dhënë një armëpushim.

Luani

Dashuria: Sot, nëse keni një problem familjar, mund të përpiqeni ta zgjidhni atë. Mundësia e sjelljes së harmonisë në marrëdhënien në çifti gjithashtu varet nga kjo. Për beqarët do të ketë shumë takime të bukura dhe të tjerë më pak të bukur, por interesantë.

Puna: Horoskopi njofton se sot mund të ketë konfirmim apo lajme të papritura në punë.

Virgjëresha

Dashuria: Mos e bëni nervozizmin tuaj me peshë ndaj atyre që janë përreth jush dhe i lini të tjerët të veprojnë në mënyrën e vet. Kur doni të dini se jeni shumë posesiv! Beqarët do të duhet të veprojnë me arsye dhe të zgjedhin për të eliminuar disa miqësi.

Puna: Kohët e fundit ju merrni kot dhe inatoseni lehtë me kolegët, ndoshta ju mund të gjeni më shumë solidaritet në qoftë se ju lini veten të lirë.

Peshorja

Dashuria: Sot mund të ketë verifikime në dashuri. Por nëse e doni një person dhe përpiqeni gjithmonë ta vini në provë, kjo në afat të gjatë mund të kthet në lodhje! Surpriza që vijnë për beqarët dhe për ata që kanë mbyllur një histori të rëndësishme, po vijnë dashuri të reja.

Puna: Në këtë periudhë është e rëndësishme të bëni zgjedhje profesionale që do të japin fryte më shpejt se sa mendoni.

Akrepi

Dashuria: Çiftet që kanë kapërcyer momentet e krizës mund të jetojnë një ditë me të vërtetë intensive dhe të shikojnë për të ardhmen me besim më të madh. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë njohje të reja dhe të kalojnë një mbrëmje ndryshe nga zakonisht.

Puna: Problemet e komunikimit në punë mund të lindin dhe divergjencat shumëfishohen. Dikush rresht kundër jush.

Shigjetari

Dashuria: Hijet që ju kanë ndjekur në ditët e fundit duken të destinuara të zhduken dhe marrëdhëniet që kanë arritur të shkojnë më tej do të jenë më të lehta për tu menaxhuar. Edhe beqarët do ndjehen të shqetësuar dhe nervozë dhe kjo do shkaktoj qëndrime të pajustifikuara.

Puna: Dikush sot do të thirret për të zgjidhur një problem të punës që ju kurrë nuk keni imagjinuar se duhet të përballenit.

Bricjapi

Dashuria: Dita mund të evoluojë në negative për shkak të disa mendimeve negative që ngasin mendjen tuaj. Një propozim i dashur mund ta ndalë këtë negativitet. Në këto ditë, beqarët nuk do të jenë më të sigurt për ndjenjat e një personi.

Puna: Takimet dhe bashkëpunimet e reja do të zgjidhin situatën tuaj dhe do të sjellin lajme të mira.

Ujori

Dashuria: Pjesa e dytë e sotme do të jetë shumë interesante, ju do të keni një mirëkuptim të mirë me partnerin/en dhe jeni në një gjendje forcë që reflektohet në marrëdhëniet me të tjerët. Beqarët do të ndjejnë nevojën për të qenë pak ‘vetëm për të menduar se çfarë të bëjnë.

Puna: Marsi sot ka një aspekt interesant dhe do të kërkohet për të bërë një zgjedhje të rëndësishme në punë.

Peshqit

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale, të gjithë ata që nuk janë të përfshirë në një marrëdhënie tani po kërkojnë diçka të re. Pak do të jetë në gjendje të llogarisin një marrëdhënie vërtet të mirë. Ata që kërkojnë shpirtin binjak mund të kenë vështirësi.

Puna: Disa marrëveshje ose kontrata të nënshkruara në të kaluarën duhet të rishikohen: në këtë moment shumë gjëra janë në bilanc.

The post Saturni dhe Marsi janë pozitivë dhe sjellin një pasion të ri për çifte – Horoskopi, e Diel 1 Shtator 2024 appeared first on Albeu.com.

Pse njerëzit e lindur në muajin Mars janë të veçantë?
Sipas këtij studimi të gjumit të publikuar nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë, zakonet e gjumit ndikohen nga koha kur lindni. Gjetjet sugjerojnë se fëmijët e lindur në pranverë dhe verë priren të qëndrojnë zgjuar më vonë se ata të lindur gjatë muajve të dimrit për shkak të rritjes së periudhës së fotove menjëherë pas lindjes, e cila çon në vonesë të fazës (trupi juaj ju thotë se është natë dhe rrjedhimisht koha e gjumit) të njeriut. sistemi cirkadian.

Marsi është muaji i ëndërrimtarëve dhe heronjve

Të lindurit në shenjën e Peshqve janë gjithashtu karizmatikë, të dashur dhe bujarë . Nëse keni një fëmijë të Peshqve, mbështetni imagjinatën e tyre të pakufishme me shumë lojëra shtirëse, mundësi krijuese dhe lojëra. Për shkak se të lindurit nën këtë gjysmë të shenjës së zodiakut të marsit janë empatikë, ata do të shkojnë përtej dhe më tej për të dashurit e tyre.

Guri i lindjes për muajin mars përfaqëson rininë, shëndetin e mirë dhe shpresën

Perlë e çmuar akuamarin është një ngjyrë blu luksoze, dhe megjithëse nuk konsiderohet një gur i çmuar, shpesh shoqërohet jo vetëm me shëndet të mirë dhe shpresë, por edhe me një ndjenjë qetësie, besimi dhe frike. Sipas Truly Experiences, marinarët mbanin me vete akuamarin në udhëtimet detare për t’u mbrojtur, pasi perlë gjysmë e çmuar mendohej të ishte thesari i sirenave.

Foshnjat e Marsit kanë shikim mjaft të mirë

Ndërsa foshnjat e lindura në dimër kanë vizionin më të mirë në përgjithësi, foshnjat e lindura në pranverë është treguar të kenë shikim më të mirë se miqtë e tyre të verës, sipas një studimi me 300,000 aplikantë ushtarakë . Një bashkautor i studimit shpjegon se foshnjat e lindura në muajt e verës kanë një shans 25% për t’u bërë miop. Arsyeja? Studimi sugjeron se shkaku mund të jetë ekspozimi afatgjatë ndaj dritës natyrore në fillimet e jetës.

Vetmia është një domosdoshmëri për disa nga ata që kanë ditëlindjen në Mars

Foshnjat e peshqve (19 shkurt-20 mars) i duan njerëzit, por po aq e duan vetminë. Të njohur si super kreative dhe me imagjinatë, foshnjat e marsit kënaqen duke humbur në mendimet e tyre dhe janë të kënaqur të kalojnë kohë vetëm.

Foshnjat e Marsit janë romantike dhe plot shpirt

Të udhëhequr më shumë nga intuita sesa nga struktura , të lindurit në shenjën e Peshqve janë partnerë dhe miq idealë. Ata priren të jenë të dhembshur dhe kanë një zemër të hapur që fal dhe harron lehtësisht. Ata mund të prekin ndjenjat e të dashurve të tyre dhe të jenë empatikë, gjë që është një plus në momentet e konfliktit.

The post Pse njerëzit e lindur në muajin Mars janë të veçantë? appeared first on Albeu.com.

Studiuesit: Marsi po rrotullohet më shpejt, ditët po i shkurtohen
Shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se Marsi po rrotullohet më shpejt dhe ditët gradualisht po i shkurtohen.

Mediat e huaja shkruajnë se Planeti i kuq e përshpejton rrotullimin e tij me rreth katër milisekonda në vit, duke bërë që ditët të përfundojnë një pjesë të një milisekondi më herët. Siç sugjerojnë këto matje, ndryshimet janë delikate, por shkencëtarët që i vëzhguan ato nuk janë të sigurt se çfarë i shkakton ato.

Shkaqet e mundshme mund të jenë akumulimi i akullit në kapakët polar të planetit ose rritja pas akullnajave, kur masat e tokës ngrihen pasi janë varrosur nga akulli.

NASA thotë se zhvendosje të tilla në masën e planetit mund të shkaktojnë përshpejtimin e tij, njësoj si patinazhistët që rrotullohen me krahët e shtrirë dhe më pas i tërheqin prapa. Shkencëtarët zbuluan ndryshimin në shpejtësinë e centrifugimit duke përdorur të dhënat nga aeroplani inSight Mars i NASA-s, i cili operoi në sipërfaqe për katër vjet derisa përfundoi punën në dhjetorin e kaluar.

Sebastien Le Maistre, autori kryesor i punimit që dokumenton gjetjet në revistën Nature, tha se variacionet ishin “vetëm disa dhjetëra centimetra gjatë një viti të vetëm marsian”.

“Duhen shumë kohë dhe shumë të dhëna para se të mund t’i shohim këto ndryshime”, shtoi ai.

Gazeta shqyrtoi të dhënat nga 900 ditët e para të InSight në Mars. Teknologjia e avancuar e radios së tokës, së bashku me Deep Space Netëork të NASA-s (një grup ndërkombëtar i antenave gjigante të radios në Tokë), punuan së bashku për t’i ofruar shkencëtarëve vëzhgimet.

Ata do të transmetonin një sinjal radio në tokëzues duke përdorur antena, të cilat më pas do të reflektoheshin përsëri në Tokë. Kur shkencëtarët morën sinjalin e reflektuar, ata do të kërkonin ndryshime të vogla në frekuencë për të përcaktuar se sa shpejt po rrotullohej Marsi.

Le Maistre theksoi se “eksperimenti historik” është vetëm maja e ajsbergut në lidhje me të dhënat e mbledhura nga InSight.

The post Studiuesit: Marsi po rrotullohet më shpejt, ditët po i shkurtohen appeared first on Albeu.com.

Nga masakra e Dan Hutrës te sulmi mbi “Top”, marsi mbyllet me bilanc lufte, 7 persona humbën jetën dhe disa u plagosën
Bilanci i muajit mars mund të konsiderohet si bilanc lufte, pasi brenda 31 ditëve në Shipëri u vranë 7 persona dhe disa të tjerë humbën jetën.

Në 1 mars do të shënoheshin 3 viktima dhe tre të plagosur, pasi 44-vjeccari dan Hutra do u merrte jetën 3 grave dhe do të plgoste 3 të tjera.

Rreth mesditës së 1 marsit Dan Hutra i cili kishte lënë qelinë në muajin shkurt do të plagoste fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin, më pas do t’i drejtohej banesës së ish-bashkjetueses duke e plagosur atë dhe nënë e saj dhe më pas do të linte të vdekura Mevlute Hysën dhe nusen e vëllait Hasume Dafku.

Dan Hutra nuk do të ndalej me kaq, një tjetër njoftim nga policia do të trondiste opinionin publik. Dan Hutra vra me kallashnikov motrën e Vladimir Kurtit. Më vonë vetë Hutra tregoi se vrasjen e kreu sepse kishte pasur probleme në qeli me vëllain e viktimë.

Dan Hutra ishte mjaft i ftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese në fytyrë në momentin e arrestimit. deklarata e tij para uniformave blu ishte e frikshme, pasitregoi se kishte në pal të vriste dhe një person të katërt e më pas do të dorëzohej.

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40 vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera. Më pas shkova në Kodër-Kamëz, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin, por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: A ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.”, deklaroi Hutra.

Por sërish ditë me vonë vendi do të tronditej  nga një atentat. Më 12 mars një breshëri kallashnikovi u raportuan në një lokal në “Don Bosko”.

Plumbat i morën jetën gabimisht Mimoza Pajës, ndërsa mbesa e saj vetëm 10-vjeçe do të merrte plagë në dorë. Nga ky atentat mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë.

Atentati kishte shënjestër Fatjon Muratin, pronarin e këtij lokali.

Fajton Murati një personazh me të shkuar të errët kriminale, rezulton të jetë mik i Enrik Dokles, ndërsa thuhet se është armik i mbretit të bixhozit, Ervis Martinajt, një personazh që rezulton i zhdukur.

Ndërkohë, Murati është dyshuar dhe për përfshirjen e tij në masakrën e Fushë-Krujës, për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha, ndërsa ai u arrestua për një arsenal armësh që u gjet në zonën e liqenit të thatë.

Atentati në “Don Bosko” me një viktimë dhe 5 të plagosur:

Shënjestra e atentatit, Fatjon Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’ ishte arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit.

Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fatjon Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës.

Pak ditë me vonë drejt Top Channel u qëllua me armë zjarri. Të shtënat u raportua se qëlluan nga një makinë, ndërsa plumbat i morën jetën rojës së televizionit 60-vjeçarit Pal Kola, i cili ndodhej në vendin e tij të punës. Më vonë autorët ende të paidentifikuar dogjën automjetit tip “Range Rover” në Kavajë.

Këtë herë masakra do të raportohej në Kavajë.

Sali Rexha dhe Armand Gosa mbetën viktimë pas një sherri banal të ndodhur mes tyre.

Sali Rexha që më herët ka pasur emrin Altin, ka qenë me fëmijën për dore kur pranë tij është afruar me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.

Fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas situata ka degraduar në dhunë fizike e më pas te përdorimi i armëve të cilat i morën jetën të dyve, ku Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, i cili është përgjigjur dukë shtënë me armë mbi 3 herë drejt 43-vjeçarit. Të dy personat humbën jetën në spital.

Ndërkohë në Tepelenë burri goditi me thikë gruan dhe më pas veten. Të dy u transportuar në gjendje të rëndë në spital.

Në Lushnje u raportua ngjarja e radhës. Një grua mbeti e plagosur. Këtë herë ishte konflikti i dy familjeve prej gati dy vitesh.

Bajame Seneja 60-vjeç u plagos në këmbë me armë zjarri nga një automjet në ecje.

Por ngjarja e rëndë e ka zanafillën dy vite më parë, për një truall në fshatin Garunjas.

Në atë kohë si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur Romeo Hasalla, dhe u plagosën babai i tij Shaiup Hasalla dhe dy vëllezërit e tjerë Emiljano dhe Laert Hasalla.

Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë rezultoi Kastriot Hasalla.

Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në policia pas ngjarjes, duke pranuar autorësinë për vrasjen e Romeo Hasallës dhe plagosjen e Shuaip, Laert dhe Emiljano Hasallës.

The post Nga masakra e Dan Hutrës te sulmi mbi “Top”, marsi mbyllet me bilanc lufte, 7 persona humbën jetën dhe disa u plagosën appeared first on Albeu.com.

Java që vjen pritet me temperatura mbi 18 gradë, kur do të rikthehet sërish i ftohti
Kjo fundjavë, pjesa më e madhe e vendit do favorizohet përsa i përket motit të qëndrueshëm. Do kemi kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Në zonat jugore pritet që këto vranësira të jenë më të shpeshta duke krijuar mundësira për reshje të pakta dhe të izoluara shiu, ndërsa në zonat jug-lindore do të kemi reshje të izoluara dëbore.

Presim një rënie të temperaturave, duke shënuar -2 gradë minimumi në zonat malore. Ndërsa temperaturat makismale do të regjistrohen në 14 gradë celcius përgjatë ultësirës perëndimore, pra do tëë kemi një rënie të temperaturave të ajrit.

Ditën e diel vijon tendenca e rënies së temperaturave. Pritet që vlerat minimale në zonat malore të zbresin edhe në -3 gradë celcius, ndërsa makimumet në ultësirën perëndimore nuk do të shkojnë më shumë se 13 gradë celcius, bën me dije meteorologu Hakil Osmani.

Ka sinjalë që java që vjen të pësojë një rritje të temperaturave duke bërë që të këmi temperatura tipike përsa i përket muajit mars. Pritet që të rriten edhe mbi 18 gradë celcius në orët e mesditës kryesisht nga mesjava dhe në vijim.

Meteorologu gjithashtu parashikon se në 15 ditëshin e para të muajit Prill mund të kemi sërish rikthime të këtyre episodeve të shkurtra të cilat ulin temperaturat në vend./albeu.com/

The post Java që vjen pritet me temperatura mbi 18 gradë, kur do të rikthehet sërish i ftohti appeared first on Albeu.com.

Temperaturat deri në 17 gradë, meteorologia: Dita kur pritet të rikthehen reshjet gjatë kësaj jave
Mëngjesi i sotëm nuk është se ka shumë ngjashmëri si një ditë vere. Kanë vijuar të jetë i ftohtë në fakt. Temperatuar arijnë edhe sot -5, -6 gradë në zonat malore duke qenë se këto masa të ftohta po spostohen gradualisht drejt vendit të origjinës së tyre.

Termometri do të ngjitet deri në 14 gradë dhe e gjithë dita do të jetë me diell.

Konkretisht në Elbasan sot termometri do të shënojë vlerën 13 gradë dhe Tirana njësoj.

Ky mot i kthjellët dhe pakashum të njëjtat temperatura do të vazhdojnë deri pjesën e dytë të ditës së premte në vendin tonë.

E premtja dhe fundjava do të sjellë një fuqizim të vranësirave me prezencë të reshjeve, me sasi të pakta.

Që nga mëngjesi i ditës së nesërme do të ketë rritje graduale të temperaturave, dhe minimumi në zonat malore do të shënojë -1 dhe -2 gradë ndërkohë maksimalet pritet të ngjiten deri në 16-17 gradë, bën me dije meteorolgoia Lajda Porja./albeu.com/

The post Temperaturat deri në 17 gradë, meteorologia: Dita kur pritet të rikthehen reshjet gjatë kësaj jave appeared first on Albeu.com.

Si do të nis muaji mars, qytetet që do ta presin PRANVERËN me dëborë
Një sistem vranësirash të dukshme do të shfaqen mbrëmjen e sotme në teritor, ku më i fuqishëm do të vazhdojë gjatë ditës së shtunë. Fillimisht reshjet do të shfaqen në jug dhe zonat lindore të vendit, për të përfshirë gjithë territorin gjatë orëve të vona të të shtunës, në të gdhirë dita e diel.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe graduale gjatë mëngjesit, por nuk ndodh e njëjta gjë në mesditë ku temperaturat varjojnë në 15-17 gradë.

Gjatë ditës së diel dhe të hënë priten kthjellime të dukshme, por të hënën priten reshje dëbore në zonat malore. Bëhet fjalë për disa centimetra, 5-7 cm dëborë në zonat e Kukësit, Pukës, por kryesisht nga Librazhdi deri poshtë në Bilisht. Ku lindja dhe juglindja do të marrë reshjet më të dukshme të dëborës, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Pra dita e parë e pranverës për këtë viti do të pritet nga dëbora në këtë zona të lartpërmendura, por e marta dhe dita e parë e marsit pritet të jetë pa reshje, por me vranësira të pranishme./albeu.com/

The post Si do të nis muaji mars, qytetet që do ta presin PRANVERËN me dëborë appeared first on Albeu.com.