marreveshje per emigrantet Archives - Albeu.com

Italia do t’i japë Shqipërisë 16.5 milionë euro paradhënie për strehimin e emigrantëve
Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigratëve në Shqipëri.

Kështu thuhet në protokollin e publikuar nga Qeveria shqiptare më 7 nëntor, një ditë pasi dy shtetet arritën marrëveshje për çështjen e emigrantëve.

Marrëveshja parasheh që emigrantët që do të kapen në Detin Mesme dhe të strehohen në Shqipëri dhe strehimin e tyre do ta financojë shteti italian. Firmosja e marrëveshjes shkaktoi reagime të shumta në të dyja shtetet, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës.

Dokumenti parasheh që paradhënia prej 16.5 milionë eurosh të ekzekutohet 90 ditë nga data e hyrjes në fuqi të protokollit. Këto para do të përdoren për të rimbursuar shpenzimet për shërbime të ndryshme, u tha në dokument.

Gjithashtu, pala italiane duhet të hapë në një bankë të nivelit të dytë, një llogari rrjedhëse bankare të dedikuar ekskluzivisht për fondin e garancisë.

Ky protokoll do të jetë në fuqi për pesë vjet dhe mund të rinovohet edhe për pesë vjet të tjera.

“Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër pesëvjeçare”, thuhet në njoftim.

Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.

“Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme për të”, thuhet në dokument.

Në dokumentin e publikuar nga Qeveria shqiptare nënvizohet se autoritetet italiane do të përballojnë çdo shpenzim të nevojshëm për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve, duke përfshirë ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe çdo shërbim tjetër që do të vlerësohet i nevojshëm dhe duke u kujdesur që ky trajtim të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas së drejtës ndërkombëtare.

Italia, sipas marrëveshjes, do të financojë të gjitha shërbimet e kujdesit spitalor, por edhe të pajisjeve, sikurse automjetet dhe karburantet si dhe pagesat për avokatë. Ndërkaq, Shqipëria do të ofrojë lehtësira për personelin italian që do të punojë në Shqipëri, të cilët do të përjashtohen nga nevoja për pajisje me viza, leje të qëndrimit dhe kërkesa të tjera që kërkohen nga legjislacioni shqiptar për migracion.

Po ashtu marrëveshja parasheh edhe obligimet që ka Italia sa i përket ofrimit të sigurisë të qendrave të pritjes së emigrantëve, ndërkaq Shqipëria do të ofrojë siguri për emigrantët gjatë transportit të tyre jashtë këtyre qendrave.

Të hënën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan në Romë marrëveshjen për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.

Emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të dërgohen në portin e Shëngjinit, ku do të kryhet një verifikim i tyre dhe më pas do të përcillen për në qendrën e pritjes në Gjadër të Lezhës.

“Fillimisht flasim për një numër prej 3.000 personash, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të mbërrijë deri në 36.000 persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera të ndjeshme”, tha Meloni më 6 nëntor.

Zbatimi i marrëveshjes pritet të nisë në pranverën e viti që vjen. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar për mediat italiane se ka pasur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por i ka refuzuar ato. Ai tha se në rastin e Italisë ndjehet “borxhli” për atë që ky shtet ka bërë për emigrantët shqiptarë.

Shqipëria ka strehuar më herët edhe mijëra iranianë dhe afganë, disa prej të cilëve gjenden ende në kampet e posaçme të ngritura për ta.

The post Italia do t’i japë Shqipërisë 16.5 milionë euro paradhënie për strehimin e emigrantëve appeared first on Albeu.com.

BE kërkon marrëveshje të reja për emigrantët
Nën presionin e rritjes së ardhjeve të parregullta të emigrantëve në Bashkimin Evropian, veçanërisht përmes Mesdheut, nga vendet në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore, Komisioni po vazhdon me bisedime të drejtpërdrejta me liderët politikë të vendeve të origjinës, me qëllim për të përshpejtuar procedurat e riatdhesimit të atyre që nuk kanë të drejtë për azil.

Qëllimi është përshkruar në planin “dhjetë pika” të paraqitur nga presidentja e Komisionit, gjatë vizitës së saj të fundit në Lampedusa dhe si “vazhdim” i marrëveshjes së diskutueshme që nënshkroi me Tunizinë në korrik. Madje Ursula Von der Leyen mbështet lidhjen e marrëveshjeve të ngjashme me vendet e tjera afrikane, pasi “flukset” janë vazhdimisht në rritje, pavarësisht se marrëveshja e korrikut deri më tani nuk ka dhënë fryt: ardhjet në Itali janë rritur me 40%. Në përgjithësi, në shtatë muajt e parë të 2023, sipas Frontex, mbërritjet në BE u rrit 13% në 176,100, rritja më e madhe për periudhën që nga viti 2016.

Në sfondin e këtyre fakteve zbuluese, por edhe presionit politik të ushtruar nga shtetet anëtare si Franca, që sipas Emmanuel Macron, “nuk do të pranojë asnjë person nga Lampedusa”, dhe Gjermania, e cila tashmë ka mbyllur derën për refugjatët nga Italia përmes mekanizmit evropian të solidaritetit, Komisioni po vazhdon me bisedimet e drejtpërdrejta me vendet e origjinës, me këtë mision të veçantë që të jetë ndërmarrë nga nënkryetari i Margaritis Schinas, i cili dje vizitoi dy vendet e Afrikës Perëndimore, Bregun e Fildishtë dhe Guinenë e Re, ndërsa sot do të jetë në Senegal.

Zgjedhja nuk është e rastësishme, pasi në planin e Komisionit përshkruhen si vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të sapoardhur nga Afrika, kryesisht në Itali. Qëllimi i misionit të posaçëm të zotit Schina është të kontaktojë me liderët politikë të vendeve në fjalë, me qëllim që të “diskutohet bashkëpunimi rajonal dhe dypalësh, veçanërisht në ajo që ka të bëjë me lëvizshmërinë dhe emigracionin”, megjithatë ajo që në thelb kërkohet është lehtësimi i procesit të riatdhesimit të atyre emigrantëve që nuk kanë të drejtë azili. Me interes të veçantë është vizita e nënkryetares së Komisionit në departamentin kombëtar senegalez kundër trafikimit të qenieve njerëzore, bazuar në një prioritet qendror të Komisionit për të luftuar rrjetet e trafikantëve, por edhe për marrjen e masave parandaluese për të shpëtuar jetë njerëzish në det.

Objektivi i fundit është ndërmarrë kryesisht nga organizata joqeveritare, të cilat prej kohësh janë në “kryqëzimin” e qeverisë së ekstremit të djathtë të Georgia Meloni, dhe që tani janë shkak i konfliktit (të ri) me Berlinin, pasi kryeministrja italiane akuzon qeverinë gjermane se mbështet organizatat në fjalë pa u konsultuar me të. Në një letër drejtuar kancelarit gjerman Olaf Scholz të shtunën e kaluar, Giorgia Meloni shprehej konkretisht se “u habita kur mësova se qeveria juaj, pa koordinim me qeverinë italiane, dyshohet se ka vendosur të mbështesë OJQ-të aktive në sektorin e pritjes së emigrantëve të parregullt si dhe shpëtimet në det”. Duke komentuar këtë çështje, një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, megjithatë, shpjegoi se vendimi në fjalë është marrë në vitin 2022 nga Bundestagu dhe “partnerët tanë italianë” ishin informuar.

Mijëra të zhdukur

Detet midis Afrikës së Veriut, Turqisë dhe Evropës janë kthyer në skenën e vdekjeve masive të emigrantëve. Nga më shumë se 2 milionë njerëz që kanë tentuar kalimin në dekadën e fundit, 28,000 janë të zhdukur dhe supozohet se kanë vdekur, sipas vlerësimeve konservatore nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM, siç raportohet nga Washington Post. Tremujori i parë i vitit 2023 ishte më vdekjeprurësi në Mesdheun qendror që nga viti 2017, me 411 vdekje të konfirmuara, sipas drejtorit të përgjithshëm të IOM, Antonio Vitorino. Nga vdekjet e konfirmuara, vetëm 13% e trupave janë gjetur nga autoritetet evropiane, vlerëson Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Në shumicën e tyre, të vdekurit mbeten anonimë, ndërsa shanset për të informuar familjet e viktimave cilësohen si inekzistente. Koordinimi i shërbimeve kompetente në Spanjë, Itali dhe Greqi është i kufizuar. Marrëveshja e vitit 2018 midis Italisë, Maltës, Greqisë dhe Qipros për ndarjen e të dhënave patologjike anatomike me Komisionin nuk është zbatuar ende plotësisht. Një projekt i pavarur për identifikimin e trupave të emigrantëve të mbytur në Mesdhe është kryer nga Universiteti i Milanos, pa mbështetjen e qeverisë./albeu.com

The post BE kërkon marrëveshje të reja për emigrantët appeared first on Albeu.com.