Marreveshje per detin Archives - Albeu.com

Dendias i bën “formalitetin” Xhaçkës në Athinë: Detin ose s’ka integrim në BE
Gazeta greke “Kathimerini” ka zbuluar detaje nga takimi i djeshëm në Athinë mes ministrave të Jashtëm Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka.

Gazeta thekson se deri më tani diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë në nivelin politik sa i përket çështjes së Detit dhe nuk kanë zbritur ende në nivel teknik, gjë e cila sipas saj tregon se pavarësisht vullnetit të mirë, duket se ka ende çështje për të cilat nuk është rënë plotësisht dakord nga palët.

Gazeta përmend edhe kushtin e grekëve për perspektivën europiane të Shqipërisë, e cila kalon përmes zgjidhjes së çështjes së detit si edhe raportit me minoritetin grek në vendin tonë.

Po ashtu, “Kathimerini” thekson se nga pala shqiptare është artikuluar se gjithçka ishte e ngrirë deri në korrik të këtij viti sepse Presidenti që ndodhej në detyrë nuk jepte miratimin për vijimin e diskutimeve, ndërsa tani sipas grekëve nuk ka asnjë pengesë që të vijohet me diskutimet.

Më poshtë, Albeu.com sjell të plotë shkrimin e “Kathimerini” në lidhje me të pathënat e takimit të djeshëm Xhaçka-Dendias në Athinë:

Referimi i Ministrisë së Jashtme greke dhe asaj shqiptare për një “diskutim politik” për nevojën e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për Zonën Ekskluzive Detare midis dy vendeve është tregues i diskutimit që u zhvillua mëngjesin e djeshëm gjatë takimit të tyre në Athinë me dy ministrat, Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka.  =

Referenca për “diskutim politik” i referohet mungesës së kontakteve teknike mes dy palëve, pavarësisht se angazhimi në nivel politik ka ndodhur disa herë në vitet e mëparshme. Megjithatë, burime të mirëinformuara raportuan për “Kathimerini” se diskutimi ishte përgjithësisht pozitiv, veçanërisht për marrëdhëniet dypalëshe, pranimin e Shqipërisë në BE dhe ekonominë.

Duhet theksuar se nga pala shqiptare, një argument kyç ishte se të paktën deri në korrikun e kaluar, kur ndryshoi Presidenti, ishte e pamundur të procedohej me një marrëveshje të përbashkët për të shkuar më pas në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Kjo ndodhte për shkak të mosdakordësisë së Presidentit të mëparshëm.

Vlen të theksohet se nga pala greke i është komunikuar Shqipërisë me kompetencë dhe pa bujë se perspektiva europiane e Tiranës qendron dhe do të mbështetet, ndër të tjera, përmes zgjidhjes së çështjes së detit, por edhe garantimit të të drejtave të minoritetit grek në jug.

Burime diplomatike bënë të ditur gjithashtu se është shqyrtuar perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të BE – Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Tiranë. Nga pala shqiptare u njoftua për çështjen e ZEE-së se “në nivel politik u zhvillua një diskutim për çështjen e delimitimit të zonave detare, ku të dy shprehën përkushtimin për të ecur drejt një zgjidhjeje me përfitim reciprok”.

Sipas palës shqiptare, përtej çështjes dypalëshe, dy ministrat diskutuan për agresionin e paligjshëm rus ndaj Ukrainës dhe efektet e tij në rajon.

Siç theksoi “Kathimerini” dhe në raportimin e djeshëm, takimi mes dy ministrave ishte edhe një përgatitje për vizitën e ardhshme të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri javën e ardhshme (6 dhe 7 dhjetor).

Mitsotakis do të jetë në Tiranë për samitin e BE – Ballkani Perëndimor, i cili është i pari që organizohet në territorin e një vendi të rajonit që është kandidat për anëtarësim në BE.

Mitsotakis pritet të ketë edhe kontakte dypalëshe në Tiranë, së pari me homologun e tij Edi Rama.

Kryeministri, i shoqëruar nga z. Dendias dhe zëvendësministri i Jashtëm K. Fragogianni, do të takohet edhe me Kryepeshkopin e Shqipërisë, z. Anastasios, ndërsa të mërkurën do të vizitojë qytete dhe fshatra ku jetojnë pjesëtarë të minoritetit grek si Himara, Livadhja dhe Derviçan.

Vizita e Mitsotakis në zonat ku jetojnë grekët është e dyta pas asaj që babai i tij si kryeministër në janar 1991 në Derviçan./albeu.com

The post Dendias i bën “formalitetin” Xhaçkës në Athinë: Detin ose s’ka integrim në BE appeared first on Albeu.com.