marreveshje per armepushim Archives - Albeu.com

Biden dhe Netanyahu pa marrëveshje për një pauzë humanitare në Gaza
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëveshje gjatë bisedës telefonike që zhvilloi më 6 nëntor me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me nevojën për një pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas.

Zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja “do të vazhdojë të avokojë për pauzë të përkohshme dhe të lokalizuar të luftimeve”.

Numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 personash, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Sipas kësaj ministrie, mbi 4.100 viktima ishin fëmijë dhe 2.640 gra.

I pyetur nëse kjo shifër e viktimave do të bëjë që SHBA-ja të mendojë që të ndërpresë mbështetjen për Izraelin, Kirby tha, “mendoj se të gjithë ne duhet ta kujtojmë pse ata [Izraeli] po luftojnë” duke iu referuar sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Gjatë këtij sulmi në jug të Izraelit, Hamasi vrau mbi 1.400 persona dhe sulmi nxiti nisjen e luftës.

Kirby insistoi se “asnjë shtet” nuk do të toleronte një sulm të tillë “pa një përgjigje të shpejtë dhe agresive”. Megjithatë, ai tha se SHBA-ja ka zhvilluar bisedime “të sinqerta” me izraelitët lidhur me përpjekjet për të minimizuar numrin e viktimave në mesin e civilëve.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin. Që nga 7 tetori, Rripi i Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ajrore. Ky territor është rrethuar nga Izraeli dhe trupat tokësore po vazhdojnë operacionet e tyre brenda pjesës veriore të qytetit të Gazës, që sipas autoriteteve izraelite, është ndarë nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës.

Izraeli ka thënë se shumica e infrastrukturës së Hamasit gjendet në pjesën veriore të Gazës dhe ka urdhëruar banorët të zhvendosen në jug. Por, edhe në jug dhe në gjithë Rripin e Gazës, Izraeli ka vazhduar sulmet ajrore.

The post Biden dhe Netanyahu pa marrëveshje për një pauzë humanitare në Gaza appeared first on Albeu.com.