marreveshja per targat Archives - Albeu.com

BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave.

Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel.

“Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave.

Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.

Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia. /REL

The post BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore appeared first on Albeu.com.

Bisedimet për targat, Lajçak sot në Serbi, pritet të shkojë dhe në Kosovë për të takuar Kurtin
Emisari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, sot do ta vizitojë Serbinë ku do të takohet me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak ditë më parë e konfirmoi se javën që vjen do të qëndrojë për vizita në Kosovë dhe Serbi për t’u siguruar që të dyja vendet po respektojnë marrëveshjen për targa.

Sipas informacioneve të Nova.rs, ai arrin në Serbi në orën në orën 11:00.

Lajçak ka paralajmëruar në një intervistë se javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën e Serbinë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kjo vizitë bëhet për t’u siguruar ai se të dyja palët ta respektojnë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për çështjen e targave të automjeteve.

Gjatë këtyre takimeve, sipas Lajçakut, do të diskutohen hapat e ardhshëm për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me planin franko-gjerman.

Zyra e Kryeministrit Kurti nuk ka lajmëruar ende për këtë vizitë./Express

The post Bisedimet për targat, Lajçak sot në Serbi, pritet të shkojë dhe në Kosovë për të takuar Kurtin appeared first on Albeu.com.

Ushtria serbe në gjendje gatishmërie, për shkak të “situatës në Kosovë”
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë.

Ai tha se urdhër për këtë ka dhënë presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Lajmi vjen pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në orët e para të së martës se Policia e Kosovës, nga 1 nëntori, nis me zbatimin e planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, që i lëshojnë autoritetet serbe.

Ky plan pritet të zbatohet në tri faza. E para përfshin qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme; e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Serbia, e cila ushtron kontroll mbi serbët në veri të Kosovës, insiston në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Vuçeviq tha për Televizionin Happy në Serbi se Vuçiq, si komandant i përgjithshëm, ka urdhëruar ushtrinë serbe që ta ngrejë nivelin e gatishmërisë luftarake në atë pikë që të mund t’i përgjigjet çdo detyre.

“Serbia është një vend serioz. Ajo merr përgjegjësi për të gjitha problemet e mundshme”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se, mëngjesin e së martës, është bërë qortimi i parë për targat.

“Kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se ne jemi të dobët, se mund të na maltretojnë dhe poshtërojnë. Ajo që duhet ta dijë populli, është se ushtria serbe është shumë herë më e fortë seç ka qenë, meriton respekt… Ne duhet të punojmë për më shumë staf, për armatim më të madh, për trajnim të forcave rezervë. Ne nuk po përgatitemi për luftë, por nuk mund të jemi plotësisht të papërgatitur për gjithçka që ndodh”, tha Vuçeviq.

Targat që i lëshojnë autoritetet serbe, konsiderohen të paligjshme në Kosovë, por ato janë toleruar në veri të Kosovës që nga paslufta, më 1999.

Ndërkaq, serbët në pjesë të tjera të Kosovës ka vite që i kanë regjistruar automjetet e tyre me targa që i lëshon shteti i Kosovës.

Çështja e targave është bërë shkas i tensioneve në veri, verën e kaluar, kur disa serbë lokalë janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

Për të qetësuar situatën dhe me sugjerimin e komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit deri më 1 nëntor.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar sërish shtyrje, edhe për dhjetë muaj të tjerë, dhe janë shprehur “të zhgënjyera” me mosveprimin e Qeverisë sipas kërkesave të tyre./REL

The post Ushtria serbe në gjendje gatishmërie, për shkak të “situatës në Kosovë” appeared first on Albeu.com.

Kurti: Pas 1 nëntorit, targat e tjera përveç RKS do jenë të paligjshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për barrikadat e krijuara në veri të vendit gjatë vitit të kaluar, në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë.

Në një intervistë për median zvicerane “Republik”, ai tha se Policia e Kosovës që nga korriku i vitit të kaluar e këtë vit është sulmuar mbi 40 herë, teksa për barrikadat e krijuara thekson se është i lumtur që s’pati viktima, shkruan Klankosova.

“Krimi i organizuar është multietnik dhe ndërkufitar. Strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës padyshim që kanë një problem me policinë tonë që t’i godasë ato.

Në luftën kundër rrugëve të kontrabandës, laboratorëve të drogës dhe minierave ilegale të Bitcoin-it, policia jonë është sulmuar vazhdimisht, vetëm këtë vit dhe vitin e kaluar mbi 40 herë. Janë pikërisht këta kriminelë që ngritën barrikadat në korrik. Disa janë në listat e sanksioneve të SHBA”, ka thënë Kurti.

Kurti mes të tjerash ka folur edhe për ndryshimin e targave të Serbisë në RKS, duke theksuar se nga 1 nëntori të gjitha targat veç atyre RKS do të jenë të paligjshme.

“Ne po punojmë shumë që serbët në Kosovë të kalojnë në targat e Kosovës. Sepse vetëm ata janë të ligjshëm në këtë shtet. Tani ia kam shtrirë dorën popullit.

Kushdo që regjistron tavolinën e tij deri më 31 tetor nuk paguan as taksa dhe as tarifë regjistrimi për mjetin. Kjo është shumë tërheqëse për serbët në Kosovë. Pikërisht për këtë po bëjnë presion strukturat ilegale. Por ka ende kohë të mjaftueshme për të riregjistruar panelet tuaja”, u shpreh Kurti.

The post Kurti: Pas 1 nëntorit, targat e tjera përveç RKS do jenë të paligjshme appeared first on Albeu.com.

Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Besoj se është e mundur të zgjidhet çështja e targave
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, pohoi se është e mundur të zgjidhet problemi i hapur për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Borrell, në një intervistë për shërbimin publik austriak ORF, theksoi se paqja në rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, shpjegoi ai. Ai ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur. “Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, tha Borrell.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve. Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes./albeu.com

The post Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Besoj se është e mundur të zgjidhet çështja e targave appeared first on Albeu.com.

Pse nuk u arrit marrëveshja për targat dje në Bruksel?
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, që u mbajt të premten në Bruksel nuk solli marrëveshje lidhur me targat e veturave.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak përmes një postimi në Twitter tha se “puna do të vazhdojë”.

“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë”, shkroi Lajçak.

Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Të dy këta kryenegociatorë mbajtën takime me Lajçakun por nuk pati takim të përbashkët mes tyre.

Diskutimet e djeshme kanë vazhduar për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave.

Besnik Bislimi, kryenegocatior nga Kosova e ka quajtur udhëtimin në Bruksel të kotë, pasi tha se pala serbe nuk ka prezantuar një propozim në lidhje me çështjen e targave që sipas tij e kishin paralajmëruar.

“Pritjet kanë qenë shumë të mëdha meqë takimi ka ndodhur me kërkesë të palës serbe. Fatkeqësisht sot e pamë një sjellje shumë të çuditshme të palës serbe që thotë se kemi një ide por nuk mund ta shpalosim”, tha Bislimi.

Kryenegociatori i Serbisë, Petkoviq në një deklaratë për media tha se gjatë ditës është biseduar për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila ende nuk është implementuar.

Ai gjithashtu tha se kanë biseduar për targat si dhe për të pagjeturit, por e akuzoi Prishtinën se nuk është konstruktive në biseda.

“Ne disa tema ka hapësirë për t’u marrë vesh, por nevojitet edhe pajtimi i anës tjeter. As sot nuk erdhi deri te takimi direkt me z. Bislimi sepse ai refuzoi të flasim për Asociacionin dhe për të pagjeturit”, tha Petkoviq.

Palët nuk kanë arritur pajtueshmëri për një zgjidhje afatgjate për këtë temë, edhe pse ka skaduar mandati prej gjashtë muajsh për grupet punuese që të arrijnë një marrëveshje.

Pas takimit të fundit, BE-ja pati dalë me një deklaratë që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.

Sipas zyrtarëve të BE-së mandati prej gjashtë muajsh ka qenë për grupet punuese e jo për të arritur zgjidhjen finale.

Tani kjo çështje do të diskutohet në nivel të kryenegociatorëve.

Marrëveshja e përkohshme mes dy shteteve për targat, e arritur më 30 shtator të vitit të kaluar, parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targat e makinave kur ato të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Kjo marrëveshje ka dalë pas disa ditësh trazira në veri të Kosovës, ku disa serbë lokalë kanë bllokuar rrugë, për të kundërshtuar vendimin e atëhershëm të Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti.

Përveç çështjes së targave, në takime pritet të diskutohet edhe për çështjen e të pagjeturave dhe atë të energjisë. Për të dyja këto çështje në BE thonë se janë “shumë afër zgjidhjes” por duhet bërë edhe “hapin final”.

BE dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përsëritur se presin nga të dyja palët që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm, i cili do të mund të rrezikonte sigurinë në terren dhe do të komplikonte edhe më shumë përparimin në dialog.

Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i përballur me mungesë të suksesit në këtë proces, po tenton që të arrihet ndonjë marrëveshje së shpejti në mënyrë që të hapet rruga edhe për një takim në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të dy liderët nuk janë takuar – në kuadër të dialogut – prej verës së vitit të kaluar.

Ditë më parë Kurti dhe Vuçiq janë takuar në një darkë joformale në Berlin.

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë më parë se nuk do t’i ftojë liderët në takime të nivelit të lartë, derisa të mos ketë sinjale të qarta se në takim të tillë do të arrihet përparim konkret.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren./REL

The post Pse nuk u arrit marrëveshja për targat dje në Bruksel? appeared first on Albeu.com.

Osmani: Do të vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për targat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 22 prill se në ditët në vijim do të ketë përpjekje që të arrihet një zgjidhje e përhershme për targat e makinave, pasi një ditë më parë, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, dështuan që të arrinin një marrëveshje për këtë çështje.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje palëve që të vazhdojnë bisedimet, pasi më 21 prill ishte data kur skadonte një marrëveshje e përkohshme për targat, e cila parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa.

“Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje. Ajo çka unë mund t’iu siguroj është që Kosova do të jetë palë konstruktive dhe Kosova do të vazhdojë të jetë palë e cila respekton parimet dhe standardet më të larta evropiane”, tha Osmani gjatë një konference në Prishtinë së bashku me homologun e saj nga Estonia, Egils Levits, i cili po qëndron në Prishtinë.

Presidentja Osmani fajësoi Serbinë për dështimin e arritjes së marrëveshjes për targat, duke thënë se që prej vitit 2011, kur ka nisur dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet, veçmas ato për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, gjë që, sipas Osmanit, u ka shkaktuar probleme qytetarëve dhe bizneseve.

“Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje, ashtu siç ka kërkuar edhe BE-ja, në përputhje me kriteret, parimet dhe standardet e BE-së, por ne nuk mund të marrin përgjegjësi për bllokadën që e po shkakton pala serbe”, tha presidentja e Kosovës.

Ajo shtoi se nuk e di se si do të sillet Serbia, “por fatkeqësisht sjella e tyre e deritanishme vetëm e ka bllokuar progresin në dialog”.

Pavarësisht se marrëveshja e përkohshme e targave skadoi më 21 prill, të premten, në pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë parë se makinat me targa serbe dhe ato kosovare, po përdorin letrat ngjitëse për të mbuluar simbolet shtetërore në targa dhe qarkullimi i tyre po zhvillohet normalisht.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar se autoritetet nuk do të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe do të aplikojnë të njëjtat veprime sikurse Serbia, ndërkaq, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka thënë se regjimi i letrave ngjitëse do të vazhdojë./rel

The post Osmani: Do të vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për targat appeared first on Albeu.com.