marreveshja per grurin Archives - Albeu.com

BE-ja e gatshme të gjejë rrugë alternative për eksportin e grurit të Ukrainës
Bashkimi Evropian tha të martën se është gati të eksportojë pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore të Ukrainës përmes rrugëve alternative apo “korsive të solidaritetit” përmes vendeve fqinje të BE-së dhe të ndihmojë në mbulimin e kostove të transportit.

“Ne jemi gati të eksportojmë pothuajse gjithçka. Kjo është rreth katër milionë tonë në muaj fara vajore dhe drithëra; ne e arritëm këtë vëllim në nëntorin e vitit të kaluar”, tha komisioneri i BE-së për bujqësinë, Janusz Wojciechowski.

Wojciechowski tha se BE-ja po kërkonte të dilte me një plan të përbashkët për të mbuluar kostot shtesë të transportit.

Megjithatë, zgjerimi i tranzitit të drithërave përmes BE-së është temë e ndjeshme për Poloninë dhe disa vende në kufi me Ukrainën, ku fermerët janë nën presion nga rritja e importeve ukrainase.

Në maj, BE-ja lejoi pesë vende afër Ukrainës – Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë – të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit dhe farave vajore ukrainase deri më 15 shtator, duke lejuar tranzitin përmes tyre për eksport të mëtejshëm.

BE-ja do të rishikojë ndalimin, pasi disa vende kërkuan një zgjatje përtej 15 shtatorit.

Ministri polak i Bujqësisë Robert Telus u tha gazetarëve të martën se ai donte një ndalim të pjesshëm, duke shpjeguar si shembull se Polonia donte të ndalonte mjedrat, por do të lejonte farat e lulediellit.

“Nuk ka asnjë mënyrë që pas 15 shtatorit, gruri i Ukrainës të hyjë në Poloni”, tha Telus. “Ne kemi shumë drithëra, çmimet e drithit tashmë janë të ulëta…kjo do të destabilizonte plotësisht tregun tonë”, tha ai.

Lituania i ka kërkuar Komisionit Evropian të zhvillojë një rrugë për grurin ukrainas përmes pesë porteve në shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, sipas një letre të parë nga Reuters.

Pesë portet kanë një kapacitet të kombinuar të eksportit të grurit prej 25 milionë ton, thuhej në letër.

Shefja e USAID-it, Samantha Power tha të martën se Uashingtoni do të kërkojë të investojë në magazinimin shtesë të drithit për Ukrainën, në mënyrë që të korrat që mund të ishin transportuar përmes Detit të Zi të mos kalben derisa presin të eksportohen në tregjet globale.

Refuzimi i Rusisë për të rinovuar marrëveshjen në fillim të këtij muaji, ka bërë që anijet e ngarkuara me drithëra të mos mund të kalojnë nga portet e Ukrainës.

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia si një mënyrë për të dërguar grurin në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Kur u arrit marrëveshja e grurit, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së rifitoi një furnizues kryesor, duke lejuar 725,000 tonë ndihma ushqimore humanitare të largoheshin nga Ukraina dhe të arrinin në vendet në prag të urisë, duke përfshirë Etiopinë, Afganistanin dhe Jemenin./rel

The post BE-ja e gatshme të gjejë rrugë alternative për eksportin e grurit të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Guterres: Më vjen thellësisht keq për tërheqjen ruse nga marrëveshja e grurit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se i vjen thellësisht keq për vendimin rus për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi, “duke përfshirë tërheqjen e garancive ruse të sigurisë të lundrimit në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”.

Duke folur nga selia e OKB-së në Nju Jork, ai tha: “Vendimi i sotëm i Federatës Ruse do të godasë njerëzit në nevojë. Qindra miliona njerëz përballen me urinë dhe konsumatorët po përballen me një krizë globale të kostos së jetesës. Ata do të paguajnë çmimin”.

Ai tha se pezullimi i marrëveshjes do të thotë se një pakt i lidhur midis OKB-së dhe Moskës për të ndihmuar në lehtësimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave u ndërpre.

“Fokusi ynë kryesor do të jetë avancimi i sigurisë globale të ushqimit dhe stabiliteti global i çmimeve të ushqimit”, shtoi ai.

Gueterres tha se vendimi i sotëm i Federatës Ruse do t’i japë një goditje të rëndë njerëzve në nevojë në mbarë botën.

The post Guterres: Më vjen thellësisht keq për tërheqjen ruse nga marrëveshja e grurit appeared first on Albeu.com.

OKB-ja kërkon zgjatjen e marrëveshjes së grurit, i ofron Rusisë qasje në SWIFT
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zgjasë marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithërave në Detin e Zi nga Ukraina, në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Rusia ka kërcënuar të heqë dorë nga marrëveshja e grurit, e cila skadon të hënën, sepse disa kërkesa për të dërguar drithërat dhe fertilizuesit e saj jashtë vendit nuk janë përmbushur.

Përpara përfundimit të afatit, dy anije në portin ukrainas të Odesës janë aktualisht në procesin e ngarkimit të ngarkesave të fundit që operojnë në kuadër të marrëveshjes së Detit të Zi.

Kërkesa kryesore e Moskës përfshin rivendosjen e bankës ruse bujqësore, Rosselkhozbank, në rrjetin ndërkombëtar të pagesave SWIFT. Bashkimi Evropian i kishte ndërprerë lidhjet me Rosselkhozbank në qershor të vitit 2022 si masë sanksionuese në përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në maj, një zëdhënës i BE-së deklaroi se lirimi i bankave ruse nga sanksionet nuk po konsiderohej.

Megjithatë, ka indikacione se BE-ja tani po mendon lirimin nga sanksionet të një filiali të Rosselkhozbank, posaçërisht për transaksionet që lidhen me drithërat dhe fertilizuesit. Tre burime e zbuluan këtë informacion për Reuters të mërkurën. Për momentin, nuk ka asnjë përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Evropian në lidhje me këtë çështje.

Sipas këtyre burimeve, Guterres i ka propozuar Putinit që Rusia të lejojë vazhdimin e marrëveshjes së grurit të Detit të Zi për disa muaj, duke i dhënë kështu BE-së kohë të mjaftueshme për të vendosur një lidhje midis SWIFT dhe një filial të Rosselkhozbank.

Guterres i dërgoi një letër Putinit të martën duke i propozuar një rrugë përpara për të lehtësuar më tej eksportet ruse të ushqimit dhe për të siguruar vazhdimin e dërgesave të drithërave ukrainase në Detin e Zi, tha të mërkurën një zëdhënës i OKB-së.

“Objektivi është heqja e pengesave që prekin transaksionet financiare përmes Bankës Bujqësore Ruse, një shqetësim i madh i shprehur nga Federata Ruse, dhe njëkohësisht lejimi i rrjedhës së vazhdueshme të grurit ukrainas përmes Detit të Zi”, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

Nuk u dhanë detaje tjera në lidhje me propozimin, por u përmend se Guterres është duke u angazhuar në mënyrë aktive me të gjitha palët përkatëse dhe është i hapur për të diskutuar më tej propozimin me Rusinë.

Zëdhënësi i Kremlinit nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

Në korrik të vitit 2022, Kombet e Bashkuara dhe Turqia lehtësuan marrëveshjen për drithëra të Detit të Zi, që përfshin Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim që të adresohet kriza globale e ushqimit, e cila u përkeqësua nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe bllokada pasuese e porteve ukrainase.

Si pjesë e përpjekjes për të bindur Rusinë që të pajtohej me marrëveshjen e Detit të Zi, u krijua një memorandum tre-vjeçar mirëkuptimi. Sipas kësaj marrëveshjeje, zyrtarët e OKB-së u zotuan të ndihmojnë Rusinë në eksportimin e ushqimit dhe fertilizuesve të saj në tregjet e huaja.

Megjithëse eksportet ruse të ushqimit nuk i nënshtrohen sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainës, Moska pretendon se kufizimet në pagesa, logjistikë dhe sigurime kanë penguar dërgesat.

Për të kapërcyer mungesën e aksesit në SWIFT, zyrtarët e OKB-së kanë bashkëpunuar me JPMorgan Chase & Co, një bankë amerikane, për të përpunuar disa pagesa për eksportet ruse të grurit. Kjo marrëveshje ka marrë garanci nga qeveria e SHBA-së./rel

The post OKB-ja kërkon zgjatjen e marrëveshjes së grurit, i ofron Rusisë qasje në SWIFT appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh nëse nuk zgjatet marrëveshja për drithërat?
Marrëveshja që i lejon Ukrainës të eksportojë drithërat e saj përmes Detit të Zi skadon më 17 korrik. Moska ka argumentuar se nuk ka bazë për një zgjatje të re të marrëveshjes, duke rritur frikën se pakti mund të kolapsojë.

Pse është e rëndësishme kjo marrëveshje?

Ukraina është një prodhuese e madhe e drithërave dhe farërave vajore dhe ndërprerja e eksporteve pas shpërthimit të luftës rriti çmimet globale të ushqimeve, që arritën në nivele rekorde. Marrëveshja aktuale, që u arrit në korrik të vitit 2022 rreth pesë muaj pas nisjes së luftës, ndihmoi në uljen e çmimeve dhe lehtësimin e krizës globale ushqimore.

Marrëveshja e drithërave të Ukrainës ka luajtur rol direkt me 725.200 ton apo 2.2 për qind të furnizimeve përmes këtij korridori që janë përdorur nga Programi Botëror për Ushqim (WFP) i Kombeve të Bashkuar. Kjo sasi është përdorur për të ndihmuar shtetet sikurse Etiopia, Somalia dhe Jemeni.

Çfarë ndodh nëse marrëveshja përfundon?

Çmimet e disa produkteve ushqimore ka të ngjarë që të rriten, por situata është më e mirë se në muajt e parë pasi nisi lufta, për shkak se ka përmirësim të furnizimeve me drithëra nga prodhues të tjerë sikurse Rusia dhe Brazili.

Çmimet për grurin, përbërësit kryesor të bukës, kanë rënë për rreth 17 për qind deri më tani gjatë këtij viti, ndërsa çmimet e misrit janë ulur për rreth 26 për qind.

Megjithatë, kriza globale ushqimore nuk ka mbaruar. WFP tha muajin e kaluar se disa emergjenca ndodhën njëkohësisht duke shkaktuar krizën më të madhe dhe më të ndërlikuar të urisë dhe krizën humanitare në më shumë se 70 vjet.

Më 2022, 349 milionë persona përjetuan uri akute dhe 772.000 ishin në prag të urisë, tha WFP në raportin vjetor.

Si është situata me furnizimet botërore me ushqim?

Rezervat botërore të misrit nisën sezonin 2021-2022 me nivelin më të ulët në gjashtë vjet dhe kështu që pushtimi rus i Ukrainës, shtet që është një prej eksportuesve më të mëdhenj në botë të misrit, çoi në një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve.

Një rritje e madhe e eksporteve nga Brazili që atëherë ka ndihmuar në rritjen e furnizimeve së bashku me eksportin e afër 17 milionë ton misër përmes korridorit në Detin e Zi.

Departamenti amerikan i Agrikulturës ka parashikuar se rezervat botërore të misrit deri në fund të sezonit 2023-2024 do të jenë më të larta në pesë vjetët e fundit.

Më pak ka rezerva të grurit dhe në nivel botëror ato ishin në nivelin më të ulët në shtatë vjet në fund të sezonit 2022-2023, sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Agrikulturës, edhe pse është parashikuar që të ketë rritje të lehtë të rezervave në sezonin 2023-2024.

Nëse marrëveshja përfundon, çfarë do të nënkuptonte për Programin Botëror të Ushqimit?

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) blen disa milionë ton produkte ushqimore çdo vit dhe 75 për qind e tyre janë drithëra.

Më 2021, WFP bleu 4.4 milionë ton drithëra dhe Ukraina ishte burimi kryesor, me 20 për qind të totalit të sasisë së blerë.

Ukraina kryesisht e furnizon me grurë dhe bizele.

Shumica e ushqimit shkon në Afrikë dhe në disa shtete në Azinë Perëndimore, sikurse Jemeni, dhe WFP synon që të marrë shumicën e furnizimeve nga shtetet në Evropën lindore, që janë më afër sesa prodhuesit e mëdhenj në Amerikën Veriore dhe Jugore.

WFP ka dërguar 725.200 metrikë ton përgjatë korridorit. Nëse marrëveshja përfundon, programit do t’i duhet të gjejë rrugë të tjera, potencialisht me çmim më të lartë, që do të mund të shtyjnë që të ndërpresë aktivitetin në disa shtete.

Sa produkte janë eksportuar?

Nën marrëveshjen që krijon një korridor të sigurt për kalimin e anijeve me mallra, Ukraina ka qenë në gjendje që të eksportojë 32.8 milionë ton produkte bujqësore, përfshirë 16.8 milionë ton misër dhe 8.9 milionë ton grurë.

Para konfliktit, Ukraina ka eksportuar 25 deri në 30 milionë ton misër në vit, kryesisht përmes Detit të Zi dhe 16 deri në 21 milionë ton grurë.

Kapaciteti i transportit të drithërave, sipas marrëveshjes, është kufizuar pasi në pakt janë përfshirë vetëm tri porte.

Pse Rusia mund të tërhiqet nga marrëveshja?

Rusia vazhdimisht ka deklaruar se nuk ka bazë për zgjatje të marrëveshjes. Ajo ka argumentuar se zotimet e bëra për heqjen e pengesave për eksportet e ushqimeve dhe plehrave artificiale ruse nuk janë përmbushur.

Në mesin e kërkesave të Moskës është përfshirë edhe që Banka Bujqësor ruse (Rosselkhozbank) të rilidhet me sistemin e pagesave SWIFT.

Të tjera kërkesa kanë përfshirë edhe rinisjen e furnizimeve me makineri bujqësore dhe pjesë shtesë, heqjen e kufizimeve për sigurimin e mallrave, rinisjen e tubacionit të amoniakut Togliat-Odesa dhe zhbllokimin e aseteve dhe llogarive të kompanive ruse që janë të përfshira në eksportet e ushqimeve dhe plehrave artificiale.

A mundet korridori të operojë pa Rusinë?

Portet e Ukrainës ishin të bllokuara deri kur u arrit marrëveshja korrikun e vitit të kaluar dhe është e paqartë nëse do të mund të nisen anije me furnizime nga këto porte në rast se Rusia tërhiqet nga marrëveshja.

Sigurimet shtesë që paguhen për shkak të rreziqeve të luftës, pagesa që bëhen me të hyrë në zonën e Detit të Zi, do të rriteshin dhe pronarët e anijeve do të nguronin që anijet e tyre të hynin në një zonë lufte nëse Rusia nuk do të ishte pjesë e marrëveshjes.

A është i nevojshëm korridori nëse të korrat ukrainase tkurren?

Eksportet e drithërave të Ukrainës parashikohen të bien në sezonin 2023-2024 pasi lufta ka bërë që fermerët të mbjellin më pak grurë dhe misër.

Departamenti amerikan i Agrikulturës ka parashikuar që eksportet e misrit do të bien në 19 milionë ton, nga 27 milionë sa ishin sezonin paraprak.

Ukraina kishte eksportuar 30.3 milionë ton misër në sezonin 2018-2019, që përbënte 17 për qind të shitjeve në tregun global.

Eksportet e grurit po ashtu pritet të bien në 10.5 milionë ton nga 16 milionë që ishin në sezonin paraprak.

Në sezonin 2019-2020, Ukraina kishte eksportuar 21 milionë ton grurë apo 11 për qind të shitjeve në tregun global.

Eksportimi i sasive më të vogla të drithërave përmes lindjes së Bashkimit Evropian do të ishte më i vështirë në aspektin logjistik dhe më i shtrenjtë veçanërisht për drithërat që mbillen në rajonet lindore të Ukrainës, transporti i të cilave deri në kufi përballet me shumë pengesa.

A mund të eksportojë Ukraina më shumë drithëra përmes BE-së?

Ukraina ka eksportuar sasi substanciale të drithërave përmes shteteve lindore të BE-së që kur ka nisur konflikti. Megjithatë, në këtë proces ka pasur sfida logjistike, përshirë edhe probleme në transportin hekurudhor.

Eksportimi i drithërave ukrainase në shtetet e BE-së ka nxitur pakënaqësinë e fermerëve të këtyre rajoneve të cilët kanë thënë se produktet vendore janë përballur me konkurrencë të pabarabartë, duke i lënë fermerët pa treg për produktet e tyre.

Si rezultat i pakënaqësive pesë shtete të BE-së – Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia – kanë ndaluar shitjen e grurit, misrit dhe farërave ukrainase në tregjet e tyre, ndërkaq kanë lejuar që produktet ukrainase të eksportohen në shtete të tjera.

Të korra në sasi më të mëdha priten gjatë kësaj vere po ashtu në lindje të BE-së dhe portet kyçe, sikurse ajo e Konstantës në Rumani, priten të përballen me mbingarkesë të anijeve që do të eksportojnë drithëra dhe si pasojë e mbingarkesës mund të ketë edhe vonesa në transportin e produkteve.

The post Çfarë ndodh nëse nuk zgjatet marrëveshja për drithërat? appeared first on Albeu.com.

OKB: Nuk ka plan B nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit
Kombet e Bashkuara thonë se nuk kanë asnjë plan rezervë nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja që lejon Ukrainën të eksportojë grurë në tregjet ndërkombëtare dhe që ka ndihmuar në lehtësimin e eksporteve të drithit dhe plehrave kimike të Moskës.

“Nuk ka plan B për Detin e Zi”, tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric në përgjigje të pyetjeve se çfarë do të ndodhë nëse Rusia përmbush kërcënimet për t’u tërhequr nga marrëveshja më 18 maj. “Është Deti i Zi. Ne nuk mundemi të lëvizim portet. Ne nuk mund të lëvizim detin. Ne nuk mund të lëvizim Bosforin në Turqi”.

Që prej nënshkrimit të saj më 22 korrik në Stamboll, Iniciativa për Drithërat e Detit të Zi ka lehtësuar eksportin e sigurt të më shumë se 30 milionë tonë metrikë drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga tre porte të Detit të Zi në Ukrainë për në tregjet globale.

Një memorandum korrespondues mirëkuptimi midis Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara ka arritur të lehtësojë shqetësimet e bankave, siguruesve, transportuesve dhe aktorëve të tjerë të sektorit privat për të bërë biznes me Rusinë. Por Moska është ankuar vazhdimisht se nuk po përfiton mjaftueshëm nga marrëveshja.

Moska po mbron “interesat kombëtare të Rusisë, prodhuesit e saj bujqësor, prodhuesit e plehrave”, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Vershinin. “Një nismë që sjell përfitime të njëanshme vështirë se mund të njihet dhe konfirmohet nga të gjithë”.

Megjithatë, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve të enjten: “Rusia po eksporton mjaftueshëm. Ajo po eksporton drithë dhe plehra në të njëjtat nivele, nëse jo më të larta, se përpara pushtimit në shkallë të plotë”.

“Kërcënimet e Rusisë kanë të bëjnë me paratë dhe fuqinë. Sa më shumë që Rusia pengon eksportet e Ukrainës, aq më shumë rriten çmimet dhe me eksportet ruse që ecin mirë, ata po bëjnë më shumë fitime,” tha ajo.

Rusia ka detyruar gjithashtu një ngadalësim të eksporteve të grurit ukrainas nëpërmjet marrëveshjes, duke i vënë frena inspektimeve të detyrueshme të anijeve.

Të dhënat nga Qendra e Përbashkët e Koordinimit me qendër në Stamboll, e cila mbikëqyr inspektimet, tregojnë se inspektimet e anijeve të drejtuara për në Ukrainë dhe që nisen nga vendi kanë rënë ndjeshëm nga niveli më i lartë në tetor prej 4,4 inspektimesh hyrëse në ditë dhe 6,3 inspektimesh në dalje, në 1,4 në hyrje dhe 1,5 në dalje në ditë.

“Në formë klasike, rusët po luajnë me procedurat në Iniciativën e Drithrave të Detit të Zi,” tha ambasadori Jim O’Brien, i cili drejton Zyrën e Koordinimit të Sanksioneve në Departamentin e Shtetit”.

Të enjten, katër palët në marrëveshje – Ukraina, Rusia, Turqia dhe Kombet e Bashkuara – u takuan në Stamboll për të diskutuar të ardhmen e marrëveshjes së grurit.

Kombet e Bashkuara kanë theksuar rëndësinë e Iniciativës së Drithrave të Detit të Zi për të mbajtur çmimet globale të ushqimeve të qëndrueshme, veçanërisht për vendet më të varfra. Më shumë se gjysma e grurit ukrainas të eksportuar nëpërmjet marrëveshjes ka shkuar në vendet në zhvillim.

“Është e qartë se nëse kjo nismë nuk mund të vazhdojë, ajo do të ketë një ndikim negativ në sigurinë globale të ushqimit, në çmimet globale të ushqimit,” u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së Dujarric. “Është e rëndësishme që të gjithë ata që janë të përfshirë në të, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të përmbushin përgjegjësitë e tyre”./VOA

The post OKB: Nuk ka plan B nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja e grurit appeared first on Albeu.com.

Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, tha Kremlini më 25 mars.

Erdogan e ka falënderuar Putinin “për qasjen pozitive” sa i përket zgjatjes së marrëveshjes për eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi. Sipas Kremlinit, lideri turk tha se e “kupton pozicionin parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, heqjes së barrierave për produktet e agrikulturës së Rusisë”.

Rusia në fillim të javës vendosi disa kushte për t’u pajtuar për zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes së eksporteve të drithërave dhe Putin tha se do të dërgojë drithëra falas për shtetet afrikane, nëse këto kushte nuk plotësohen.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar. Marrëveshja fillimisht u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Rusia dhe Ukraina, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre.

The post Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat appeared first on Albeu.com.

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë marrëveshjen për grurin! Vendet e varfra do të ndihmohen
Kombet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për të vazhduar marrëveshjen për transportin e grurit nga territori ukrainas në shtetet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Megjithatë, as ky institucion, as presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan – që e kanë ndërmjetësuar marrëveshjen – nuk kanë treguar se për sa kohë është vazhduar ajo.

Zëvendëskryeministri ukrainas. Oleksandr Kubrakov, ka thënë se marrëveshja është shtyrë për 120 ditë – sipas kërkesave të Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara.

Rusia nuk ka reaguar ende, ndonëse më herët ka kërkuar një vazhdim të marrëveshjes vetëm për 60 ditë.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar.

Dy shtetet, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre.

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritje rekorde të produkteve ushqimore vitin e kaluar, e ndihmuar edhe nga efektet e pandemisë së koronavirusit.

Kriza e shkaktuar besohet se ka përballur 345 milionë njerëz me pasiguri ushqimore, sipas të dhënave të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim.

Sipas OKB-së, marrëveshja mes dy vendeve ka ndihmuar në transportimin e 24 milionë tonëve të grurit ukrainas nga portet e këtij shteti.

Besohet se 55 për qind e dërgesave janë nisur drejt shteteve në zhvillim.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

The post Rusia dhe Ukraina vazhdojnë marrëveshjen për grurin! Vendet e varfra do të ndihmohen appeared first on Albeu.com.

Gruri ukrainas drejt Afrikës, Zelensky: Siguria globale e ushqimit nuk është fjalë boshe për ne
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy , tha se iniciativa “Gruri nga Ukraina” tregoi se siguria globale e ushqimit nuk ishte “vetëm fjalë boshe” pr Kievin.

Zelenskiy tha se Kievi kishte mbledhur rreth 150 milion dollarë nga më shumë se 20 vende dhe BE për të eksportuar grurë në vende duke përfshirë Etiopinë, Sudanin, Sudanin e Jugut, Somalinë dhe Jemenin.

“Ne planifikojmë të dërgojmë të paktën 60 anije nga portet ukrainase në vendet që më së shumti përballen me kërcënimin e urisë dhe thatësirës”, tha Zelenskiy në mbledhje.

Në samit morën pjesë personalisht kryeministrat e Belgjikës, Polonisë dhe Lituanisë dhe presidenti i Hungarisë. Presidentët e Gjermanisë dhe Francës dhe kreu i Komisionit Evropian mbajtën fjalime të shfaqura me video, sipas Reuters.

The post Gruri ukrainas drejt Afrikës, Zelensky: Siguria globale e ushqimit nuk është fjalë boshe për ne appeared first on Albeu.com.

Sulmi në Odesa, Zelensky akuzon Rusinë për barbarizëm: Moskës nuk mund t’i besohet
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për “barbarizëm” pas një sulmi me raketa në portin e Odesës.

Një marrëveshje historike për të rifilluar eksportet e drithërave të Ukrainës, e nënshkruar disa orë përpara grevës, tani varet në balancë.

Moska nuk ka komentuar mbi sulmin dhe Kievi ka thënë se përgatitjet janë ende duke u zhvilluar për të rifilluar eksportet e grurit, pavarësisht shkeljes së dukshme.

Por të shtunën, presidenti Zelensky tha se kjo ilustron se si Moskës nuk mund t’i besohet që t’i përmbahet marrëveshjes.

Ai u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore të aftë për të rrëzuar raketa të tilla në të ardhmen.

Ukraina është një eksportues kryesor i drithit, por për shkak të luftës, rreth 20 milion ton drithë janë bllokuar në portet e saj, të paaftë për t’u larguar për shkak të forcave ruse. Kjo ka çuar në mungesa ushqimore dhe rritje të çmimeve në të gjithë Afrikën, e cila zakonisht varet nga Ukraina dhe Rusia për grurin./albeu.com

The post Sulmi në Odesa, Zelensky akuzon Rusinë për barbarizëm: Moskës nuk mund t’i besohet appeared first on Albeu.com.

Pak orë pas firmosjes së marrëveshjes për grurin, shpërthime të fuqishme dëgjohen në portin ukrainas
Shpërthimet kanë tronditur një port kyç të Ukrainës vetëm një ditë pasi Kievi dhe Moska nënshkruan një marrëveshje historike për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit. Disa sulme tronditën qytetin perëndimor të Odesas të shtunën në mëngjes. Shkaku i shpërthimeve mbetet ende i paqartë, shkruan BBC.

Sipas kushteve të marrëveshjes së së premtes, Rusia ra dakord të mos sulmonte portet gjatë dërgesave të grurit. Oleksiy Honcharenko, një deputet lokal, tha se kishte pasur gjashtë shpërthime në qytet dhe se porti ishte përfshirë nga flakët.

“Këta të poshtër nënshkruajnë kontrata me njërën dorë dhe me tjetrën drejtojnë raketat”, tha ai.

“Pra, ne kemi nevojë për avionë dhe ne duhet të fundosim të gjithë flotën e Detit të Zi të Federatës Ruse. Kjo do të jetë gjëja më e mirë dhe e duhur që ne duhet të bëjmë për eksportin e grurit.”

The post Pak orë pas firmosjes së marrëveshjes për grurin, shpërthime të fuqishme dëgjohen në portin ukrainas appeared first on Albeu.com.