marreveshja per azilantet Archives - Albeu.com

BE arrin marrëveshje “historike” për reformimin e ligjevet të azilit
Vendet e Bashkimit Evropian përshëndetën një marrëveshje për azilin që synon një mekanizëm më efikas për t’u përballur me migrantët pa dokumenta, por organizatat për të drejtat e njeriut i kritikojnë ndryshimet si “të rrezikshme” dhe “mizore”

Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën për një reformë në legjislacionin e saj për azilin, që parashikon më shumë qendra ndalimi në kufij dhe proces më të përshpejtuar dëbimesh.

Organizatat për të drejtat e migrantëve i kritikuan ndryshimet si “të rrezikshme” dhe “mizore”.

Qeveritë, zyrtarët dhe eurodeputetët e BE-së përshëndetën marrëveshjen paraprake mbi paktin e ri të bllokut për azilin dhe migracionin si “historike”, duke thënë se ajo përmirëson procedurat për fluksin në rritje të migrantëve pa dokumenta, duke garantuar njëkohësisht respektimin e të drejtave të njeriut.

Reforma legjislative, e arritur pas negociatave të gjata mes vendeve anëtare të BE-së dhe ligjvënësve të BE-së, ende nuk është miratuar zyrtarisht nga Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Një gjë e tillë pritet të bëhet përpara qershorit 2024, kur zgjedhjet e BE-së të përcaktojnë parlamentin e ardhshëm. Partitë nacionaliste me qëndrime kundër emigrantëve parashikohet të fitojnë më shumë vende në parlament, gjë që do të reflektonte një qëndrim më të ashpër mes votuesve të BE-së që përballen me një kosto të lartë jetese.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përshëndeti marrëveshjen duke thënë se është “një qasje e drejtë dhe pragmatike për përballjen me migracionin”.

Por Hungaria, e cila është kundër detyrimit për të pranuar emigrantë të parregullt ose për të paguar për vendet që i presin ata, e kundërshton me forcë marrëveshjen, tha ministri i saj i jashtëm Peter Szijjarto.

Reforma e BE-së përfshin verifikimin më të shpejtë të migrantëve, krijimin e qendrave të ndalimit në kufi, dëbimin e përshpejtuar për ata të cilëve u mohohet azili dhe një mekanizëm për të kontribuuar për zbutjen e trysnisë ndaj vendet jugore të bllokut që përjetojnë flukse të mëdha të ardhurish.

Paketa e reformave, e bazuar në një propozim të komisionit të paraqitur tre vjet më parë, ruan parimin ekzistues sipas të cilit vendi i parë i BE-së nga hyn një azilkërkues, është përgjegjës për çështjen e tyre. Por për të ndihmuar vendet që përballen me hyrjen e një numri të madh migrantësh — siç është rasti i vendeve mesdhetare si Italia, Greqia dhe Malta – ajo parashikon ngritjen e një të ashtuquajturi mekanizëm solidariteti, i cili do të ishte i detyrueshëm.

Kjo do të thotë që një numër i caktuar migrantësh të zhvendosen në vende të tjera të BE-së, ose që vendet që refuzojnë të pranojnë migrantë, të ofrojnë një kontribut financiar ose material për ata që e bëjnë një gjë të tillë — diçka që Budapesti e kundërshton prerë.

Kritikat e organizatave të të drejtave të njeriut

Reforma gjithashtu përshpejton procesin e verifikimit të azilkërkuesve në mënyrë që ata që konsiderohen të papërshtatshëm, të mund të kthehen mbrapsht me shpejtësi në vendin e tyre të origjinës ose të tranzitit.

Kjo procedurë, që parashikon ngritjen e qendrave të ndalimit kufitar, do të zbatohej për migrantët e parregullt që vijnë nga vendet, kërkesat e qytetarëve të të cilëve për azil refuzohen në më shumë se 80 për qind të rasteve.

Eurodeputetët thanë se familjet me fëmijë të vegjël do të kenë kushte të përshtatshme, se do të garantohet respektimi i të drejtave të njeriut dhe do të ofrohen këshilla ligjore falas.

Një pikë tjetër e propozuar është një mekanizëm reagimi, sipas së cilit masat mbrojtëse për azilkërkuesit mund të kufizohen në periudha fluksesh të konsiderueshme, siç ndodhi në 2015-2016 kur më shumë se dy milionë azilkërkues mbërritën në BE, shumica nga Siria e shkatërruar nga lufta.

Dhjetra shoqata bamirësie që ndihmojnë emigrantët — përfshirë Amnesty International, Oxfam, Caritas dhe Save the Children — kanë kritikuar ndryshimet, duke thënë në një letër të hapur gjatë negociatave se paketa do të krijonte një “sistem mizor” që është i pafuqishëm.

Duke reaguar ndaj marrëveshjes së së mërkurës, Oxfam tha se paketa e re e ligjeve është “në shumë mënyra… shumë më e keqe” se sistemi ekzistues.

“Është një përmbysje e rrezikshme e parimeve kyçe të të drejtave të njeriut dhe ligjit të refugjatëve,” tha ekspertja e Oxfam-it për migracionin, Stephanie Pope.

Rritje e fluksit të të ardhurve

Caritas tha se ekziston rreziku që si rezultat i kësaj reforme të ketë “procedura të nxituara të azilit me masa mbrojtëse dhe apelime të kufizuara, mungesë qasjeje tek ndihma ligjore dhe mjekësore dhe mangësi në kujdesin e nevojshëm për grupet e brishta”.

Amnesty International tha se si rezultat i saj mund të shtohen vuajtjet “në çdo hap të udhëtimit të një personi për të kërkuar azil në BE”.

BE-ja po përballet me një numër në rritje të migrantëve dhe kërkesave për azil. Në 11 muajt e parë të këtij viti, agjencia kufitare e BE-së Frontex ka regjistruar më shumë se 355,000 kalime të parregullta në kufijtë e bllokut, një rritje prej 17 për qind.

Numri i azilkërkuesve këtë vit mund të arrijë në një milion, sipas Agjencisë së BE-së për Azilin.

The post BE arrin marrëveshje “historike” për reformimin e ligjevet të azilit appeared first on Albeu.com.