marreveshja me serbine Archives - Albeu.com

Varhelyi pas takimit me Osmanin: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte
Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media, ka thënë se ndër temat që kanë folur është edhe ajo e dialogut me Serbinë.

Ai tha se të dyja palët duhet t’i zbatojnë pa kushte marrëveshjet e dakorduara.

“Është bërë progres në vitin e kaluar. Tash është esenciale që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha obligimet pa vonesa, sepse duhet ta shfrytëzojmë momentumin. Të ecim para me zbatimin e marrëveshjes sa më parë dhe të zbatohen pa kushte”, tha ai, duke përmendur edhe konkluzat e Këshillit Europian.

“Ne nga ana jonë jemi të gatshëm për të ofruar programin e investimeve, nga i cili do të përfitojnë të gjithë përmes një dialogu të suksesshëm”.

Ai tha se në takim pati një diskutim të mirë dhe të frytshëm dhe se i kanë prekur të gjitha elementet e progresit që i ka arritur Kosova në të kaluarën.

“Një porosi e qartë që gjithmonë vjen nga Kosova është se është shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit në BE. E keni treguar këtë jo vetëm në fjalë, duke na bashkuar neve të gjithëve edhe sa i përket agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Marrë parasysh sanksionet dhe rreshtimin. Kjo gjë çmohet”.

Duke marrë parasysh sfidat gjeopolitike, Varhelyi tha se ka edhe “lajme të mira”.

“Nga vitit 2024 qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm. Kemi diskutuar edhe çështjen e reformavae. Ky është qëllimi i kësaj vizite”, tha ai, duke shtuar se Kosova duhet të përmirësojë edhe zbatimin e kornizës ligjore.

Ndërkaq, për aspektin gjyqësor ai pati disa kritika.

“Në aspektin e luftimit të korrupsionit nevojitet një vullnet i fortë për të adresuar rastet e nivelit të korrupsionit të lartë dhe duhet të nxirren disa vendime të duhura nga gjykatat edhe për të bërë konfiskime. Natyrisht që të kemi angazhimin e sundimit të ligjit. Kemi zotimin e Qeverisë, presim që politikat e dizajnuara të bëhen në zbatim. Kosova është në fazë të hershme, por ka ndërmarrë edhe disa operacione të suksesshme”.

Po ashtu, komisioneri europian përmendi edhe çështjen e mediave.

“Presioni duhet të ndalet ndaj mediave”.

Në anën tjetër, presidentja Osmani tha se sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër për institucionet e Kosovës, por tha se është prioritet për gjithë popullin e Kosovës dhe “si i tillë mbetet në krye të angazhimit tim”.

Ajo bëri të ditur se janë dhënë 6.5 mln euro shtesë në mbështetje për përpjekjet e Kosovës për sundim të ligjit.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe për projektet që do të afrojnë më tej Kosovën drejt aty ku e kemi vendin, pra në BE”./express

The post Varhelyi pas takimit me Osmanin: Marrëveshja me Serbinë të zbatohet pa kushte appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me Serbinë, Kurti: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të preken kurrë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës.

“Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se Kosova në aspektin ndërkombëtar po e bën detyrën e vet, “duke u rreshtuar menjëherë e pa asnjë kusht në radhën e vendeve që dënuan Rusinë e që mbështesin pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Sipas Kurtit, siç vepronte dikur Serbia, po vepron sot Rusia. Ai thotë se këto dy shtete kanë lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën në linjat e autokracisë, agresionit e gjenocidit.

“Menduam se me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit”, ka shtuar ai./Express/

The post Marrëveshja me Serbinë, Kurti: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk do të preken kurrë appeared first on Albeu.com.