marreveshja me kishen serbe Archives - Albeu.com

“I peshoi bishti ‘viçi’ më rëndë se sa koka”, Berisha reagon pas rrëzimit të qeverisë në Malin e Zi: Abazoviç bëri historinë
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” pak minuta më parë ka komentuar rrëzimin e qeverisë në Malin e Zi, pas mocionit të mosbesimit.

Berisha ka renditur arsyet që sipas tij çuan në rrëzimin e qeverisë së Abazoviç. Sipas tij Abazovic bëri historinë duke u bërë shqiptari i dytë që merr postin e Kryeministrit në Malin e Zi.

Kreu i PD thekson se ai bëri disa gabime që shkojnë kundër interesave të vendit.

Postimi i Sali Berishës:

Dritan Abazoviç bëri histori. Por atij i peshoj bishti (viçi) me rëndë se sa koka! Miq, Dritan Abazoviç bëri histori. Pas Mark Milanit gjeneralit, vojvodës së Malit të Zi me origjinë shqiptare të mirënjohur për betejat e tij kundër shqiptarëve dhe kujtimet e tij pro-shqiptare, Abazoviç është personaliteti i dytë më i rëndësishëm dhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi. I ri, energjik pro-europian e kam pritur mirë emërimin e tij në atë post. Por mjerisht Dritanit në detyrë siç thotë populli ynë një fjalë i peshoi bishti (viçi) më rëndë se koka. Në një gabim fatal firmosi një marrëveshje me Kishën raciste të Serbisë në kundërshtim flagrant me interesat, pavarësinë e Malit të Zi dhe interesin e shqiptarëve në vendin fqinj, marrëveshje që nuk e firmosi as paraardhësi i tij serb.

Po kështu Abazoviçit i rëndoi bishti (viçi) më rëndë se koka kur u rreshtua me presidentin e serbomadhisë ultranacionalistin Vuçiç dhe vasalin e këtij të fundit Edi Rama në nismën e Ballkanit të Hapur, projekt që i kundërvihet nismës së Berlinit dhe vendos hegjemoninë serbe dhe influencën ruse në rajon.

Por marrëveshja e Abazoviçit me Kishën raciste serbe u dëshmua për atë si puthja me Judën dha ai mbrëmë u shkarkua me të drejtë nga Parlamenti i Malit të Zi si kryeministër i vendit fqinj.

Dritan Abazoviç është politika i ri dhe unë nuk e marr këtë si fundin e karrierës së tij, por uroj që të nxjerrë mësime dhe të kuptojë se nuk duhet të lejojë t’i peshojë bishti (viçi) më shumë se koka dhe si shqiptar nuk mundet kurrë të dëshmohet serb më shumë se serbët sepse këtë të fundit dhe vetë serbët treguan mbrëmë me votën e tyre se nuk e pranojnë!/albeu.com

The post “I peshoi bishti ‘viçi’ më rëndë se sa koka”, Berisha reagon pas rrëzimit të qeverisë në Malin e Zi: Abazoviç bëri historinë appeared first on Albeu.com.

Firmosja e marrëveshjes me Kishën Serbe, Gjukanoviç mobilizohet me protesta për të rrëzuar Abazoviçin
Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit malazez Millo Gjukanoviq do ta nisë sot një nismë për votëbesimin ndaj Qeverisë së Malit të Zi, të udhëhequr nga Dritan Abazoviq, ndërkohë që dhjetëra qytetarë tashmë janë grumbulluar për të protestuar kundër marrëveshjes së nënshkruar me Kishën Ortodokse Serbe.

Nga partia e Gjukanoviqit kanë deklaruar në llogarinë e tyre në Twitter se iniciativa është e hapur për të gjithë ata që besojnë se qeveria është e papërgjegjshme ndaj interesave kombëtare të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, theksuan ata.

Kontrata themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe u nënshkrua në ora 10:00 në Podgoricë.

Ndërkohë Vijesti raporton se disa dhjetëra qytetarë po protestojnë në Podgoricë.

Aktivisti qytetar Alelsandar Sasha Zekoviq u tha gazetarëve se Abazoviq tregoi sot se udhëheq një politikë jotransparente dhe i trajton qytetarët në mënyrë tinëzare.

“Këtë nuk e bën qeveria që pretendon se është transparente. Abazoviq nuk ndjek opinionin ekspertëve. Kjo është diktatura gjithnjë e më e hapur e Abazoviqit. Këto nuk janë interesa të qytetarëve për të ndërtuar një Mal të Zi më të qëndrueshëm europian”, tha ai./Express

The post Firmosja e marrëveshjes me Kishën Serbe, Gjukanoviç mobilizohet me protesta për të rrëzuar Abazoviçin appeared first on Albeu.com.

Presidenti malazez i prerë: Nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, të dielën ia rrëzoj qeverinë Abazoviçit
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç njoftoi se nëse Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe do të nënshkruhet javën e ardhshme, do të kërkojë zyrtarisht rrëzimin e qeverisë.

Komentet ai i bëri në një intervistë për N1, ku theksoi se interesat shtetërore të Malit të Zi nuk ishin të mbrojtura sa duhet në tekstin e asaj kontrate.

Ai shtoi gjithashtu se kjo kontratë përmban pjesë të cilat “falsifikojnë historinë e Malit të Zi”.

Presidenti malazez tha se beson se Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi janë shkelur në disa pika të tekstit të Marrëveshjes Themelore, ndërsa ka shtuar se marrëveshja do të ishte e pranueshme për nënshkrim nëse nuk do të kishte interpretime të historisë.

Gjukanoviç ka paralajmëruar edhe një datë se kur mund të bjerë qeveria e kryeministrit Abazoviç, duke caktuar të dielën si ditën për të vepruar.

“Abazoviç vendosi krejt papritur të riformulojë prioritetet e agjendës së qeverisë, në mënyrë që në vend të përmbushjes së kapitujve 23 dhe 24 të negociatave, të vinte në plan të parë nënshkrimin e kontratave për çështje me interes të përbashkët për Qeverinë e Malit të Zi dhe Kishën Serbe. Ai vendosi të mos pranojë një proces më gjithëpërfshirës para se qeveria të marrë një vendim. Gjithçka që është bërë në atë plan është bërë shumë ngathët”, u shpreh presidenti malazez./albeu.com/

The post Presidenti malazez i prerë: Nëse nënshkruhet marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe, të dielën ia rrëzoj qeverinë Abazoviçit appeared first on Albeu.com.