marreveshja me bullgarine Archives - Albeu.com

Maqedoni e Veriut, Xhaferi hedh poshtë nismen e Mickoskit për referendum mbi shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë
Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, ka hedhur poshtë nismën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

Xhaferi në arsyetimin e tij thotë se nisma është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij, në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare.

“Nisma nuk është në përputhje me nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si edhe me nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Respektivisht, në nenin 118 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është përcaktuar se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në nenin 8, paragrafi 1, alineja 11 e Kushtetutës është përcaktuar se vlera themelore e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe respektimi i normave të pranuara të përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Xhaferit ndaj nismës së Mickoskit./albeu.com/

The post Maqedoni e Veriut, Xhaferi hedh poshtë nismen e Mickoskit për referendum mbi shfuqizimin e marrëveshjes me Bullgarinë appeared first on Albeu.com.

Pendarovski: Shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut
Presidenti Stevo Pendarovski konsideron se nuk mund të bisedojmë për integrime evropiane nëse nuk duam marrëveshje për fqinjësi të mirë me fqinjët. Nuk mbështet referendum me të cilin do të shfuqizohej Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, sepse kjo, siç tha, do ta ndërpriste integrimin evropian të vendit. Kjo, thekson, do të ishte njëjtë sikur të besojmë se mund ta shfuqizojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, ndërsa të besojmë se mund të bëhemi anëtare e NATO-s. Kjo, potencoi Pendarovski, nuk është e mundur.

“Ky nuk është qëndrim im ad-hok, ky është i bazuar në argumente dhe në proces të të menduarit çka mund të sjellë ai referendum nëse është i suksesshëm. Të mos ketë ndonjë huti, të përsëris edhe një herë. Nëse ju e kontestoni ose bëni përpjekje që ta kontestoni përmes referendumit Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë dhe integrimet dhe bisedimet evropiane, kjo është njëjtë sikur dikush tu thotë se mundeni në referendum ta kontestoni ose shfuqizoni Marrëveshjen me Greqinë dhe të bëheni anëtare të NATO-s, nuk është e mundur. Domethënë, të mos kemi iluzione, marrëveshjet dypalëshe me fqinjët dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore siç i quajnë në BE janë një prej parakushteve kyçe, gjithnjë edhe kanë qenë, për integrim të cilitdo shtet jo vetëm nga ky rajon, por edhe nga e gjithë bota pas komunizimit pas vitit 1990”, deklaroi Pendarovski.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për media me presidenten sllovake Zuzana Çaputova, përsëriti se nuk mund të flasim për integrime evropiane nëse nuk duam të kemi marrëveshje për fqinjësi të mirë, me siç theksoi, fqinjët e parë.

Lidhur me atë se a do të iniciojë takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski, partia e të cilit ka iniciuar procedurë për shpalljen e referendumit, presidenti Pendarovski theksoi se kushdo që ka dashur të bisedojë me të për çfarëdo çështje e ka marrë atë dhe se ai si president inicioi takime dhe bisedime me të gjithë aktorët politikë.

“Mbetem i hapur për diskutime për çdo çështje që prek interesat e shtetit dhe mbi të gjitha interesat e qytetarëve. Por, në lidhje me këtë pyetjen tuaj, qëndrimi im dihet dhe dje ia kam bërë të ditur opinionit maqedonas”, tha Pendarovski.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka filluar procedurën për nismën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e referendumit të detyrueshëm. Pyetja e referendumit, siç njoftuan nga partia, do t’i referohet Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, të nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, e cila, sipas VMRO-DPMNE-së, “është burimi dhe fillimi i të gjitha problemeve për Maqedoninë dhe baza mbi të cilën atëherë Bullgaria bazonte kërkesat dhe qëndrimet e saj maksimaliste”./TV 21/

The post Pendarovski: Shfuqizimi i Marrëveshjes me Bullgarinë do ta ndërpresë euro-integrimin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.

Pas një jave pritet të arrihet marrëveshje me Bullgarinë, e paralajmëroi Mickoski
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka deklaruar të martën, më 7 dhjetor, se pas një jave pret që Maqedonia e Veriut të filloj negociatat me BE-në, për anëtarësim, raporton REL.

Kryetari i VMRO DPMNE-së, tha se dyshon se “kryeministri në largim Zoran Zaev do të bëjë me Sofjen një marrëveshje të dëmshme për interesat maqedonase”, por, sipas tij, ajo do të ishte e papranueshme për partinë që drejton.

“Zoran Zaev në largim është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re edhe pse na siguroi se i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me fqinjët tanë në të cilat do të pranojë pjesërisht ose plotësisht Rezolutën e miratuar nga Kuvendi bullgar në nëntor 2019, nëse nuk gaboj. Ajo asimilon plotësisht popullin maqedonas dhe paraqet goditje e drejtpërdrejtë mbi identitetin tonë. Meqenëse ai po largohet, jam i shqetësuar se mund ta bëjë këtë lëvizje dhe të gjithë do t’i paguajmë pasojat”, ka deklaruar Mickoski.

Ai nuk dha detaje tjera, se kur pritet të arrihet marrëveshja dhe çfarë konkretisht përmban.

Mickoski tha se Maqedonia e Veriut “e meriton nisjen e bisedimeve, jo vetëm për shkak të reformave, por thjesht për shkak të gjithçkaje që bëri qytetari maqedonas për integrimin evropian”, por marrëveshja, sipas tij, nuk duhet të dëmtoj interesat kombëtare.

“Ne i ndajmë vlerat me BE-në dhe vërtet është koha e fundit që BE-ja të tregojë vlerat e saj në veprim dhe të braktisë kërkesat hegjemoniste të fqinjit tonë lindor që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane, por janë kërkesa që ndoshta mund të ishin të pranueshme sikur të ishim dy apo tre shekuj në të kaluarën”, ka deklaruar Mickoski, gjatë qëndrimit në qytetin e Shtipit.

Kryeministri Zoran Zaev, të dielën, më 5 dhjetor, pas arritjes së marrëveshjes me partinë Alternativa për pjesëmarrje në qeveri, tha se pret zgjidhje të shpejt me Bullgarinë, por pa dhënë detaje tjera.

Ai dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të paralajmëruar, më 31 tetor, e ka shtyrë, me arsyetimin se nuk dëshironte thellimin e krizës në kohën kur sipas tij, Maqedonia e Veriut gjendet para marrëveshjes me Bullgarinë për nisjen e bisedimeve me BE-në për anëtarësim.

Por, ndryshe nga lideri i opozitës maqedonase, bashkëkryetari bullgar i Komisioni të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore, Angel Dimitrov, tha për mediat në Sofje se “nuk sheh bazë që Maqedonia e Veriut të nis bisedimet e anëtarësimit”.

“Dëshiroj të them se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të fillojë negociatat, por nuk shoh asnjë bazë për këtë…kemi ngecur në shekullin X-XI, fundin e Perandorisë së Parë Bullgare, kohën e Car Samuelit dhe pasardhësve të tij…Për ta kjo është një rrugë e rrëshqitshme, sepse nuk ka asnjë dëshmi historike që flet për ekzistencën e popullit maqedonas, shtetit maqedonas dhe se Samueli është mbret maqedonas, mbi bazën e të cilit do të fillonte një diskutim serioz”, ka deklaruar Dimitrov për televizionin bullgar BNT.

Bullgaria në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve midis Shkupit dhe Brukselit, duke thënë se bllokada do të mbetej në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për identitetin dhe gjuhën maqedonase, por edhe lidhur me mosmarrëveshjet rreth të kaluarës historike mes dy shteteve. /REL/

The post Pas një jave pritet të arrihet marrëveshje me Bullgarinë, e paralajmëroi Mickoski appeared first on Albeu.com.