marreveshja kosove-serbi Archives - Albeu.com

Kurti: Kam bindjen se Vuçiç është bërë pishman që i tha “PO” marrëveshjes
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, tashmë ekziston një marrëveshje për normalizim ndërmjet dy vendeve, vetëm se tani duhet zbatuar.

“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, kjo është e arritur shumë e madhe e Brukselit. Kjo marrëveshje është pjesë e konkluzioneve të Këshillit të Evropës që në mënyrë unanime e ka bërë pjesë të veten marrëveshjen e arritur”, ka thënë ai.

“Kjo marrëveshje duhet zbatuar. Sot nuk kemi normalizim sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes. Dialogu është vetëm për zbatim se ne marrëveshjen e kemi. Është bindja ime e fuqishme nga takimet që kam pasur se Vuçiç i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike, ndonëse ka thënë po që të mos nënshkruajë, ndërsa tani i ka rënë pishman që ka thënë po”, ka shtuar ai.

Më tej, Kurti ka theksuar se thelbi i çështjes është që ekziston marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që marrëveshja nuk po zbatohet nga kjo e fundit./express

The post Kurti: Kam bindjen se Vuçiç është bërë pishman që i tha “PO” marrëveshjes appeared first on Albeu.com.

Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për takimin që mbajti sot në mëngjes me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Welcomed EU Special Representative Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) at our govt offices today. I emphasized the need for the Basic Agreement to be implemented in its entirety, and the need for the EU to hold Serbia accountable for the persistent violations of that Agreement. pic.twitter.com/hUcwS2JA6t

— Albin Kurti (@albinkurti) May 11, 2023

Ndërkaq, Lajçak në një konferencë për media pas takimit me Kurtin, tha se qëllimi i vizitës së tij është që te dakordohen për hapat e ardhshëm të dialogut.

Ai tregoi se do të ketë një takim në Bruksel Bislimi-Petkoviq, derisa njoftoi se pas Prishtinës do të shkojë edhe në veri të vendit për të kuptuar situatën atje.

“Ne kemi marrëveshjen dhe aneksin, prandaj duhet të kemi një mirëkuptim të qartë të hapit të parë, të dytë dhe të tretë. Ky është qëllimi. Në këtë pasdite do të shkoj edhe në veri të Kosovës. Dua të kem një pikëpamje të dorës së parë të situatës atje dhe shpresoj që të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar plotësisht në normalizim”.

“Ne mund të kemi vetëm normalizim ose konfrontim. Ne definitivisht do të fokusohemi në normalizim, prandaj duhet të shmangim një deeskalim apo konfrontim”.

Lajçak tha se do të dëgjohë edhe perspektivën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.

Emisari europian u pyet edhe për Asociacionin dhe atë se çka është e pranueshme për BE-në.

“Lehtësuesit janë për të gjetur një mes dhe këtë saktësisht do të bëjmë këtë. Ajo që është e pranueshme për BE-në është e bazuar në normat dhe vlerat europiane, që janë në përputhje me modelet ekzistuese europiane”.

Lajçak nuk deshi të përgjigjet në disa pyetje të gazetarëve, duke thënë se në këtë pikë nuk dëshrion të dërgojë mesazhe.

Pas Kosovës, Lajçak do të shkojë edhe në Serbi./Express/

The post Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet appeared first on Albeu.com.

Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi sa më shpejt, Asociacioni do të themelohet
Vendimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të implementohet, ka thënë emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online të organizuar nga Këshilli Atlantik.

Ai tha se ky është një nga obligimet në kuadër të dialogut ndërmjet Koosvës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

“Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në – dhe pikërisht për shkak se ne e mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Pra, po, duhet të zbatohet dhe do të zbatohet” ka thënë Escobar.

Ai tha se shpreson që Qeveria e Kosovës ta shohë si mundësi dhe ka theksuar se në Europë ka modele që mundësojnë të drejta kolektive për pakicat.

Escobar ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, duke thënë se nuk ka asnjë vend në botë që e përkrah Kosovën më shumë se SHBA-ja.

“Përkushtimi ynë ndaj Kosovës, sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe sigurisë së saj është i fortë. Është një partneritet me popullin e atij vendi dhe ne nuk do t’i braktisim ata”, tha Escobar.

Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat dhe rolin e SHBA-së në procesin e negociatave.

“Unë e konsideroj të rëndësishme për uljen e tensioneve marrëveshjen e arritur nga Serbia dhe Kosova për targat javën e kaluar. Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë që në vend që të punojmë për çështje individuale që krijojnë tensione, të gjitha këto çështje duhet të jenë pjesë e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, tha ai.

Kur u pyet nëse SHBA do të merrte drejtimin në atë proces, Escobar tha: “Nuk e besoj. Sepse tani, nëse shikoni historinë e angazhimit tonë në dy vitet e fundit, duke punuar me BE-në me ndërmjetësimin e tyre, ne arritëm të zgjidhnim shumë kriza dhe arritëm të parandalonim dhunën në rajon në 18 muajt e fundit”.

Escobar theksoi se beson se dialogu duhet të zhvillohet në BE, duke pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit kanë aspirata për anëtarësim në BE.

I pyetur nëse ka një afat që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizim, Escobar tha se do të ishte mirë që të arrihet një marrëveshje “sa më shpejt”.

“Një konflikt i ngrirë nuk i përshtatet askujt”, tha Escobar.

The post Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi sa më shpejt, Asociacioni do të themelohet appeared first on Albeu.com.

SHBA-ja mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price përgëzohet marrëveshja e të dy vendeve “për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”.

The United States welcomes the agreements reached between Kosovo and Serbia to avoid further escalation of tensions and to concentrate fully and urgently on normalizing relations under the auspices of the EU-facilitated dialogue. https://t.co/MoQGmRAxlL

— Ned Price (@StateDeptSpox) November 24, 2022

Në deklaratë mirëpritet “vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”.

Shtetet e Bashkuara thuhet më tej, përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, tha ndërkaq se pati një bisede të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, shkroi ai në rrjetin Twitter.

Good call with Kosovan PM @AlbinKurti. Thanked him for constructive engagement in finding a way forward to deescalate tensions and committing to urgently work on normalization of relations between Kosovo and Serbia in the EU-facilitated dialogue, which the U.S. strongly supports.

— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 24, 2022

Kosova dhe Serbia arritën të mërkurën në mbrëmje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja në zonë.

Bashkimi Evropian tha se pas kësaj marrëveshjeje është koha për t’u përqendruar plotësisht në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara./voa

The post SHBA-ja mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi appeared first on Albeu.com.

DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë e gabuar!
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se SHBA-ja beson që asnjë vend nuk duhet të zgjerojë bashkëpunimin me Rusinë ndërkohë që ajo vazhdon agresionin e saj në Ukrainë.

Të premten ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen për “konsultime” të ndërsjella mbi çështjet e politikës së jashtme me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov. Marrëveshja u nënshkrua ndërsa dy ministrat ndodheshin në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

“Lajmi për këtë marrëveshje të nënshkruar me Rusinë ishte befasues dhe në kundërshtim të plotë me takimet e tjera konstruktive në Nju Jork me zyrtarët serbë. Përafrimi i mëtejshëm me Rusinë është një hap në drejtimin e gabuar dhe në kundërshtim me aspiratat evropiane të deklaruara të Serbisë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Të hënën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shtetet e Bashkuara zhvilluan “bisedime të frytshme” me delegacionin e Serbisë për çështje globale por edhe çështje tjera dhe më pas morën vesh për marrëveshjen e cila nxiti reagime edhe të politikanëve të Bashkimit Evropian.

Serbia, një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, varet nga Rusia për furnizimet e saj me gaz natyror dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Kremlini mbështet Beogradin në kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore perëndimore.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm synimin e Serbisë për anëtarësim në BE. Rusia qartazi nuk e mbështet anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kërkon vetëm të mbjellë ndarje në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është plotësisht brenda BE-së dhe zgjerimi i saj promovon paqen, qëndrueshmërinë dhe përparimin afatgjatë në të gjithë rajonin. Serbia duhet të përshpejtojë hapat për të çuar përpara rrugën e saj evropiane, duke përfshirë diversifikimin e burimeve të energjisë për të zvogëluar varësinë e saj energjetike nga nga Rusia dhe përafrimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Serbia u përpoq të ulë rëndësinë e marrëveshjes me Rusinë dhe të mërkurën presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “një dokument burokratik, pa asnjë rëndësi thelbësore…u përdor nga mediat për ta sulmuar Serbinë”.

Deputetë të Parlamentit Evropian thanë se “BE-ja nuk mund të vazhdojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë nëse ajo nuk vihet në linjë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, duke paralajmëruar se ky qëndrim do të jetë pjesë e raportit të radhës mbi zgjerimin e bllokut.

The post DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë e gabuar! appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Kosovë-Serbi pa njohje, mund të pranohet vetëm me një kusht
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në lidhje me kornizën e re të dialogut Kosovë-Serbi për të cilën është raportuar të dielën, ka thënë se ajo marrëveshje duhet të hyjë në fuqi me kusht që me hyrjen në fuqi Kosova të njihet nga pesë vendet mos njohëse.

Në të kundërtën, Peci thotë se “kjo kornzië e re e dialogut nuk i shërben intereaveve të vendit.

Shton se nuk është as në dbo të procesit integures të Kosovës.

Sipas kornizës së re së dialogut që është raportuar sot në AP. Planifikohet që brenda 10 viteve Kosova të njihet nga Serbia.

Por brenda kësaj periudhe, Serbia do të ndihmohet financiarisht duke u njohur kështu si “fuqia kryesore rajonale politike dhe ekonomike”.

E për Kosovën përmenden njohjet e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Po ashtu Serbisë nuk do t’i kërkohet që menjëherë ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Kjo kornizë sipas raportimeve është propozuar nga Gjermania dhe Franca.

Të dy shtetet kanë caktuar emisarë për çështjen e dialogut. /Express

The post Marrëveshja Kosovë-Serbi pa njohje, mund të pranohet vetëm me një kusht appeared first on Albeu.com.

Rama mohon fjalët e tij për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Nuk thashë që e mundësoi “Ballkani i Hapur”
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij pas nënshkrimit të 4 marrëveshjeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd ka përgënjeshtruar fjalët e tij në lidhje me marrvëshjen Kosovë – Serbi.

Rama tha se është  shprehur se Kosova und të mos kishte shpenzuar kaq shumë energji për të arritur këtë marrëveshje nësë do të ishte pjesë e kësaj nisme.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Çfarë kontribut kishte Open Balkan në këtë marrëveshje, ju personalisht keni luajtur një rol në këtë marrëveshje. E di që kam të drejtën për të bërë vetëm një pyetje, por dua dhe një përgjigje nga zoti Vuçiç, kur e ndërmorët këtë nismë, thatë që do të ndihmojë në integrimin e vendeve të Ballkanit në BE

“Faleminderit për pyetjen Elia, më vjen shumë keq sepse kam respect dhe ti hyn tek gazetarët që realisht respektojnë profesionin e tyre, por edhe ti sit ë tjerët je pjesë e një kohe që e ka kthyer transformimin e atyre që thuhet në tituj që s’ka lidhje me atë që thuhet. Nuk kam thënë asnjë të ngjashme me atë që ti citove, kam thënë një gjë tjetër. Zgjidhja që iu dha një ngërçi të gjatsë dhe të përsëritur, është një zgjidhje e kornizës së Ballkanit të Hapur në sensing që të gjithë këtu qarkullojme me karta identiteti, prej kohësh. Sot, ata që kalojnë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, lëvizin me karta, nëse Kosova do të ishte në Ballkanin e Hapur, dhe nuk do të refuzonte, siç bëri me këmbëngulje, do të kishte ndodhur më shpejt. Thashë që është kjo frymë, kjo rrugë. E kam thënë shumë hapur, ia kam thënë dhe vetë Presidentit Vuçiç veç, dola në përfundimin për frymën”, tha tani Rama.

Çfarë tha Rama më herët?

Kryeministri Edi Rama ia atribuoi Ballkanit të Hapur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që finalizua dy ditë më parë duke bërë të mundur udhëtimin mes dy vendeve dokumentet e tyre të identifikimit.

Në fjalën e tij të mbajtur në ditën e dytë të Samitit në Beograd, Rama tha se këtë gjë e ka pranuar edhe para një gazetareje serbe duke i thënë se gjithçka mund të ishte bërë edhe më herët, pa humbur shumë energji, por që është krenar që është arritur falë kësaj nisme./albeu.com

The post Rama mohon fjalët e tij për marrëveshjen Kosovë – Serbi: Nuk thashë që e mundësoi “Ballkani i Hapur” appeared first on Albeu.com.

Vuçiç tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.

Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t’i paguajë të gjitha.

Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.

Këto komente Vuçiç i bëri gjatë një adresimi drejtuar kombit më 21 gusht, pasi u takua në Beogradi me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiç tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”. Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Prishtina ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe.

Por, sipas presidentit serb mesazhi i Serbisë për popullatën serbe në Kosovë është se “pa marrë parasysh se çfarë është situata, nuk do të ekzistojnë kolonat e refugjatëve sepse ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi”.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel përfunduan pa marrëveshje rreth tensioneve të fundit, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Presidenti serb përsëriti se në Bruksel është kërkuar që të kthehen targat KS, për të zëvendësuar ato që i lëshon Serbia për Kosovën (KM, UR, PR e të ngjashme), por ky propozim është refuzuar.

Targat KS kanë status neutral karshi shtetësisë së Kosovës.

“Atyre nuk u intereson ta zbatojnë atë, vetëm se si u shkatërruan jetët e serbëve nga Kosova dhe Metohia. Ata refuzuan gjithçka. Dhe targat KS, dhe gjithçka. Sepse i vetmi qëllim i torturimit të popullit tonë në Kosovë është dëbimi përfundimtar i tyre”.

“Qëllimi është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe të bëhet përndjekja e serbëve nga Kosova”, shtoi Vuçiç./REL

The post Vuçiç tregon gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Më në fund, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë
Emsiari i BE-se per dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia jan pajtuar për miratimin e udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajcak./Gazeta Express

Very pleased to announce that Kosovo and Serbia just adopted the Energy Agreements’ Implementation Roadmap in the framework of the EU-facilitated Dialogue. This is a major step forward. pic.twitter.com/QbY3W7uyrs

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2022

The post Më në fund, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për energjinë appeared first on Albeu.com.

Si po e përgatit Biden marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë
Për analistët në Kosovë, emërimi i Jeff Hovenier si ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovës është një sinjal i qartë se Administrata Biden po përgatitet që në brenda mandatit të saj të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare mes Beogradit dhe Prishtinës.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD). Ehat Miftaraj ka deklaruar se zgjedhja e një diplomati me përvojë të gjatë në rajon dhe që ka patur një rol qendror në marrëveshjen e Rambujesë nuk është rastësi. Sipas analistit të njohur, presidenti amerikan ka për synim arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Hovenier ka qenë aktor në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë në Vjenë, kështu që e ka një vazhdimësi të asaj se ku ka qenë Kosova dhe ku është edhe sot. Në anën tjetër, është fakt që presidenti Biden në kuadër të politikës së tij të jashtme hyn në zgjedhje përfundimtare jo vetëm sa i përket statusit të Kosovës, marrëveshjes finale me Serbinë, por një konsolidim të rajonit ku hyn edhe Bosnjë e Hercegovina”, thekson ai.

Sipas Miftaraj,  kjo tregohet edhe nga fakti që administrata ‘Biden’ ka emëruar në postet e ambasadorëve në vendet kyçe në rajon personat të cilët kanë një trashëgimi lidhur me atë që ka ndodhur në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Analisti thotë se jo vetëm Hovinier por edhe ambasadorët e tjerë që do të arrijnë në Ballkan do të kenë prioritet në radhë të parë marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

The post Si po e përgatit Biden marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë appeared first on Albeu.com.