marredheniet shqiptaro-amerikane Archives - Albeu.com

Presidenti Begaj: Partneriteti me SHBA në themel të sigurisë, Kosova prioritet strategjik
Këtë të mërkurë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në fjalën e mbajtur me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it, theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin kyç të bashkëpunimit ushtarak në forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

Begaj vlerësoi këtë partneritet si një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Sipas tij, ky bashkëpunim ka ndikuar drejtpërdrejt në transformimin dhe modernizimin e ushtrisë shqiptare.

Gjithashtu, Begaj theksoi se marrëdhënia me SHBA mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Shqipërisë, duke nënvizuar se ajo ka qenë vendimtare në momente kyçe si anëtarësimi në NATO dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse.

“Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”, u shpreh ai.

Presidenti vuri në dukje se përmes trajnimeve, stërvitjeve të përbashkëta dhe mbështetjes teknike, bashkëpunimi me Gardën e New Jersey-it ka afruar Forcat e Armatosura shqiptare me standardet e NATO-s, duke i bërë ato më profesionale dhe më të ndërveprueshme.

Në fjalën e tij, Begaj u ndal edhe te sfidat aktuale të sigurisë, duke theksuar se kërcënimet që nga agresioni rus në Ukrainë, te siguria kibernetike dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor kërkojnë përgjigje të përbashkëta nga aleatët.

Ai ritheksoi pozicionimin e qartë të Shqipërisë në krah të SHBA-së dhe aleancës euroatlantike, duke deklaruar se vendi mbetet i përkushtuar ndaj NATO-s dhe vlerave demokratike.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës iu kushtua Kosovës, për të cilën Begaj theksoi se mbështetja e Shqipërisë është e përhershme dhe strategjike për stabilitetin e rajonit.

“Kosova përbën një interes madhor për Shqipërinë… mbështetja për Kosovën është e përjetshme”, u shpreh Presidenti, duke shtuar se anëtarësimi i saj në NATO dhe institucionet ndërkombëtare është i merituar.

Begaj vlerësoi gjithashtu rolin e NATO-s dhe të pranisë amerikane në rajon, duke e cilësuar atë thelbësore për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në përmbyllje, Presidenti theksoi se partneriteti me SHBA nuk është vetëm institucional, por edhe njerëzor, i ndërtuar mbi besim, bashkëpunim dhe vlera të përbashkëta si liria dhe demokracia.

Ai e cilësoi këtë përvjetor si një moment jo vetëm për të reflektuar mbi arritjet, por edhe për të forcuar më tej bashkëpunimin në të ardhmen, me fokus në siguri, mbrojtje dhe zhvillim strategjik.

FJALA E PLOTË

Në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ka shumë momente që mund të përshkruhen me protokoll, me data dhe me dokumente zyrtare, por ka edhe momente që shpjegohen më thjesht: me një shtrëngim dore, me besim të ndërsjellë, me shërbim krah për krah dhe me miqësi që i ka rezistuar kohës. Ky është një prej atyre momenteve.

Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar 25 vjet bashkëpunim me Gardën Kombëtare të New Jersey-it. Jemi mbledhur për të nderuar një partneritet, një partneritet që ka prodhuar besim, profesionalizëm, siguri, dhe, mbi të gjitha, lidhje njerëzore, lidhje njerëzore midis ushtarakëve, midis institucioneve dhe midis dy popujve tanë.

Në një ceremoni si kjo, ku janë bashkë ushtarakë, diplomatë, përfaqësues institucionesh dhe media, si dhe të rinj, fjala “partneritet” nuk tingëllon si term formal. Ajo merr kuptim konkret. Sepse ky partneritet është ndërtuar në terren, është ndërtuar në stërvitje, në misione, në sfida të përbashkëta dhe në momente kur aleatët e vërtetë njihen jo nga fjalët, por nga prania, nga veprimi.

Partneriteti me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, i nisur në vitin 2001 në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, përbën një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për 25 vite, ky bashkëpunim ka ndihmuar drejtpërdrejt në transformimin, modernizimin dhe forcimin e Forcave tona të Armatosura.

Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Ai ka qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare moderne: në konsolidimin e institucioneve demokratike, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe në orientimin e pakthyeshëm Euroatlantik të vendit.

Në këtë kuadër, partneriteti me Gardën Kombëtare të New Jersey-it zë një vend të veçantë. Ky partneritet nuk ka qenë thjesht një bashkëpunim teknik midis dy strukturave ushtarake. Ka qenë një marrëdhënie besimi, profesionalizmi dhe solidariteti.

Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s.

Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre kombëtare dhe aleate.

Ky është rezultat i përkushtimit të ushtarakëve tanë, i vizionit të institucioneve tona dhe i mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë amerikanë.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe amerikanë, për ata burra dhe gra në uniformë, shqiptarë dhe amerikanë, që kanë shërbyer së bashku në misione ndërkombëtare, në Afganistan, Irak, Kosovë dhe në angazhime të tjera në shërbim të paqes dhe sigurisë. Përvoja të tilla nuk krijojnë vetëm aftësi ushtarake. Ato krijojnë besim, krijojnë respekt, krijojnë miqësi dhe krijojnë kujtesë të përbashkët.

Stërvitjet e përbashkëta, përfshirë serinë “Defender Europe”, kanë dëshmuar nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe aftësinë për të vepruar si aleatë të vërtetë. Ato kanë treguar se Shqipëria nuk është vetëm përfituese e sigurisë kolektive, është aleat i besueshëm, por edhe kontribuuese aktive në të. Vendi ynë e ka marrë seriozisht rolin e tij në NATO dhe është i vendosur të vijojë të investojë në mbrojtje, në infrastrukturë strategjike, në kapacitete mbrojtëse moderne dhe në gatishmëri operacionale.

Në këtë kohë krizash dhe pasigurish, siguria është më parësore se kurrë. Për Shqipërinë, NATO duhet të mbetet e fortë, aktive dhe e bashkuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë strategjik. Sfidat që kemi përballë: nga agresioni rus në Ukrainë, te kërcënimet hibride, nga siguria kibernetike, te stabiliteti i Ballkanit Perëndimor, nuk janë sfida të një vendi të vetëm. Ato janë sfida të përbashkëta dhe kërkojnë përgjigje të unifikuara.

Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike. Ajo qëndron me Shtetet e Bashkuara, me NATO-n dhe me botën demokratike. Dhe nëse dikush kërkon të gjejë një vend pro-amerikan në rajonin tonë, do ta gjejë gjithmonë në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ku ka shqiptarë. Ne ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koalicionin antiterror, jemi edhe sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nismën e Samitit për Paqen.

Kosova përbën një interes madhor për Shqipërinë dhe për stabilitetin e të gjithë rajonit. Mbështetja për Kosovën është e përjetshme. Kosova e ka vendin në NATO dhe anëtarësimi i saj në institucionet ndërkombëtare është i merituar. Ne vlerësojmë rolin e NATO-s, të KFOR-it dhe veçanërisht udhëheqjen amerikane në garantimin e një mjedisi të sigurt, të lirisë së lëvizjes dhe të paqes në Kosovë. Për Shqipërinë, prania amerikane në rajon nuk është vetëm e rëndësishme. Ajo është strategjike. Ajo është e domosdoshme për të ardhmen Euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Por partneriteti me Gardën Kombëtare të New Jersey-it ka ende shumë potencial për t’u zgjeruar. Arsimi ushtarak, stërvitjet e përbashkëta, mbrojtja kibernetike, modernizimi i kapaciteteve tokësore, ajrore dhe detare, si dhe zhvillimi i infrastrukturës strategjike janë hapësira ku bashkëpunimi ynë mund dhe duhet të marrë dimensione të reja.

Shqipëria ka shumë për të ofruar dhe shumë për të ndërtuar së bashku me partnerët e saj amerikanë. Infrastruktura strategjike, kapacitetet mbrojtëse, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës, porti i Porto Romanos, projektet në fushën e transportit dhe korridoret rajonale të lidhjes janë pjesë e një vizioni më të gjerë: një vizioni të një Shqipërie më të fortë, më të sigurt dhe më të dobishme për Aleancën.

Por, mbi të gjitha, ky partneritet mbetet i fortë sepse ka në themel njerëzit. Ka në themel ushtarakët që mësojnë nga njëri-tjetri, drejtuesit ushtarakë që planifikojnë së bashku, familjet e tyre që mbështesin ata që shërbejnë, shtetet dhe shoqëritë tona që besojnë në të njëjtat parime: në liri, demokraci, dinjitet njerëzor dhe përgjegjësi ndaj paqes.

Tek e fundit, partneriteti me Gardën Kombëtare të New Jersey-it është një nga mënyrat më konkrete se si miqësia shqiptaro-amerikane është kthyer në kapacitet, në siguri, profesionalizëm dhe besim të ndërsjellë.

Në emër të Republikës së Shqipërisë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shtetin e New Jersey-it, për Gardën Kombëtare të New Jersey-it dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë histori suksesi!

Le të jetë ky 25-vjetor jo vetëm një kremtim i së shkuarës, por edhe një zotim për të ardhmen.

Një zotim për më shumë bashkëpunim.

Një zotim për më shumë siguri.

Një zotim për një Aleancë edhe më të fortë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të

Amerikës.

Gjenerale Mays,

Faleminderit shumë që jeni sot këtu!

Ne shqiptarët kemi një thënie: “Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”. Ju jeni në shtëpinë tuaj këtu.

Ambasadore, faleminderit për gjithçka që keni bërë!

Një përshëndetje të veçantë për të rinjtë që na janë bashkuar sot.

Ata janë e ardhmja që do të forcojë miqësinë shqiptaro-amerikane.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Faleminderit!

The post Presidenti Begaj: Partneriteti me SHBA në themel të sigurisë, Kosova prioritet strategjik appeared first on Albeu.com.

Berisha “hap kartat”: Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është falsifikuar nga Edi Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se marrëdhëniet e vërteta shqiptaro-amerikane janë falsifikuar nga kryeministri Rama.

Në reagimin e tij Berisha është shprehur se ka vendosur që të paraqesë me foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marërdhënieve në 100-vjetorin e tyre.

Komentet Berisha i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

Historia e vërtet e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video!

Miq, për shkak të fallsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Me 22 Maj 1991, foto historike me Ismail Kadarenë dhe Azem Hajdarin të ftuar nga Kongresi i SHBA ne seance dëgjimi para bashkryetarëve te Komisionit te Helsinkit, Senatorit Denis De Concini dhe Kongresmenit Steny Hoyer e disa kongresmenëve dhe senatorëve anëtarë të këtij komisioni në një sallë të mbushur plot me zyrtarë amerikan dhe bashkatdhetarë tanë, duke dëshmuar para tyre per masakrën e 2 Prill 1991 në Shkodër dhe gjendjen në Shqiperi.

Me këtë akt historik SHBA mbeshtetën haptas opozitën shqiptare.

Në gusht të vitit 1991, Denis De Concini kishte vizituar Shqipërinë dhe në takim i kishte kërkuar Ramiz Alisë lirimin e të burgosurve politik, lejimin e pluralizmit politik. Ai kishte kërkuar gjithashtu, per shkak te shkrimeve te mia, të më takonte edhe mua, natyrisht regjimi e mashtroi senatorin dhe nuk me njoftoi per kërkesën e tij.

ps: sot Edi Rama ka 97% të të gjithë pushtetit ne Shqipëri nga 88% që kishte Ramiz Alia në maj të vitit 1991.

Këtu më poshtë keni fjalen time jo të plotë në këtë seancë.

Fjala e Dr. Sali Berisha

“Aty ku ka varreza ka Ringjallje”

F.Nietzsche

“Z. Kryetar, Të nderuar Kongresmenë dhe Senatorë, Zonja dhe Zotërinj, Forcat Demokratike të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe e gjithë opozita janë mirënjohës për Kongresin, Qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara që na ftuan të paraqitemi me këtë dëshmi, për herë të parë te ky tempull i lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët po kalojnë kohë të ndryshme, dhe shpresa mbetet shpëtimi ynë i vetëm, ftesa juaj paraqet një tregues të qartë se ne nuk jemi më një popull i harruar, ose thënë më mirë si selfforgotten-vet-harruar. Ne jemi të inkurajuar dhe shpresojmë, sepse Shtetet e Bashkuara mbeten themeli i demokracisë.

Udhëtimi për në këtë tokë të madhe jep optimizëm dhe forcë për të gjithë ata që luftojnë për demokracinë, veçanërisht për ne shqiptarët. Asnjë komb indigjen në Evropë, nuk ka vuajtur më shumë sesa kombi shqiptar, Gjatë historisë së tij mijëravjeçare, ka përjetuar okupim barbar, dramat e mëdha , periudha të gjata të errëta, gjenocidet, masakrat dhe torturat, dhe ndarja si asnjë komb tjetër. Kur e pyes veten pse ky komb i ynë i është dashur të vuajë kaq shumë, më pëlqen të kujtoj historinë e Jobit, i cili i mbijetoi testit të fatkeqësive të përsëritura, por kurrë nuk mori një përgjigje për pyetjet e tij. Sigurisht, ky nuk është vendi për të rishikuar historinë e kombit shqiptar, por dëshiroj t’ju kujtoj se gjatë këtij shekulli, asnjë komb nuk ka vuajtur aq sa kombi im.

Gjatë dy dekadave të para të këtij shekulli, kombi ynë u nda në dy, gjysma e territoreve tona u jepeshin vendeve fqinje.

Sidoqoftë, gjatë periudhës 1920-, shqiptarët luftuan për të dhe themeluan shtetin më demokratik në Ballkan. Por sundimtarët e frikësuar të vendeve fqinje përmbysën qeverinë demokratike të Shqipërisë dhe, në të njëjtën kohë, mashtruan demokracinë në të gjithë rajonin. Nga viti 1945 e deri më sot; domethënë, gjatë 45 viteve të fundit, shqiptarët kanë vuajtur nën diktature komunistë,e cila ka qenë një nga diktaturat më të këqija në Evropë. Historia e shqiptarëve, sot na kujton një nga shkrimtaret e njohura amerikane Helen Adams Keller i cila thotë për një popull : “të shurdhër dhe të verbër qysh nga foshnjëria”. Keller, nuk i referohej shqiptarëve, por në kontekst të rrjedhave të kohës, përfundimisht thënja e tij rimori dëgjimin dhe vizionin e saj- te ne Shqiptarët. Kurimi i saj kaloi në faza të vështira, ashtu si Shqipëria, e cila pas 45 vjetësh diktaturë tani është në procesin e ringritjes së saj – “të shurdhër dhe të verbër qysh nga foshnjëria”.

Por përpara se ajo të bashkohet me familjen e kombeve demokratike, Shqipëria, ashtu si shkrimtarja juaj e madhe do të duhet të përjetojë vuajtje dhe krizë të mëtutjeshme për shumë arsye, disa prej të cilave unë do t’i listojë këtu. Së pari, Shqipërisë i mungon një traditë e një demokracie pluraliste; se dyti përvojat e Shqipërisë jane nën feudalizëm dhe socializëm totalitar; së treti, krijimi pas Luftës së Dytë Botërore të diktaturës së pamëshirshme të Enver Hoxhës, e cila në shumë aspekte e tejkaloi diktaturën e përshkruar nga George Orëell në veprat e tij. Ky regjim izoloi vendin, gjë që bëri që bota të harrojë se Shqipëria madje ekzistonte. Numri i të burgosurve politikë dhe viktimave, liria e ndërgjegjes së të cilve u shkel në Shqipëri ishte më i madh se në çdo vend të Evropës Lindore.

Kjo dëshmon jo vetëm shkallën e lartë të shtypjes, por edhe faktin që shqiptarët iu përgjigjën okupimit bolshevik Stalinist në të njëjtën mënyrë që ata iu ishin përgjigjur pushtimeve të tjera gjatë historisë së tyre të gjatë. Eshtë mëse e vërtetë që ata nuk ishin në gjendje të organizoheshin, por, siç thoshte Nietzsche, ku ka varre, ka ringjallje. Dua të theksoj se ishin vuajtjet, torturat dhe burgosjet e aq shumë njerëzve që përfundimisht dhanë ndryshimin demokratik që filloi më vonë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Lindore. Kishte shumë faktorë vendas dhe të huaj që çuan në këto ndryshime, deri te qenia më e rëndësishme: fryma e Helsinkit; zhvillimet në Evropën Lindore, dhe ngritja në pushtet e Mikhail Gorbachev. Mospajtimi i inteligjencës shqiptare, e cila, megjithëse nuk ishte aq e zëshme sa homologët e saj në Evropën Lindore, luajti një rol jetësor, veçanërisht gjatë 3 viteve të fundit : “Dhe, revoltat e forcave demokratike, atyre që luftonin për liri e demokraci, në Shkodër, Kavaje Tirane, Fier dhe Vlorë, të cilat përfaqësonin një shprehje të qartë të pakënaqësisë popullore nga regjimi totalitar, me gjithë brutalitetin e regjimit që përdorte veglat e tij për ti shkatërruar dhe mbajtur gjallë komunizmin, u zgjua dhe u ngritë për të përmbysur komunizmin më të ëgër në botë që ishte Shqipëria.

Trazirat e nisura nga qytetarët dhe lëvizja studentore në Dhjetor 1990 përfaqësuan sfidën e parë të hapur dhe cliruan Shqipërinë, nga sundimtarët e saj për 45 vjet. Kështu, nën presionin e fortë të brendshëm dhe nxitjen e huaj demokratike, Partia në pushtet Partia Punës së Shqipërisë, u detyrua të iniciojë reforma dhe të sanksionojë pluralizmin politik. Dhe, në kushte të tilla lindi partia jonë, partia e parë opozitare e Shqipërisë, Partia Demokratike. Që nga fillimi i saj, Partia Demokratike, është dashur të luftojë me një parti e cila për rreth 50 vjet kishte trajtuar çdo individ me ide të pavarura si tradhtar, armik, duke i nënshtruar kundërshatarët e sa me; pushaktime, tortura cnjerëzore, dënimin e kundërshtarve me burgim të gjatë, dhe interrnimet masive në kampet e punës së detyrueshme. Në lëvizjet e para në Shqipëri, për liri e demokraci, menjëherë, Partia Komuniste filloi një fushatë dhune dhe terrori kundër Partisë Demokratike, e cila arriti kulmin e saj me masakrën në Shkoder më 2 prill. Në zgjedhjet e 31 Marsit, Partia Demokratike fitoi një fitore të pjesshme. Ajo fitoi 75 vende. Zbardhur nga Beqir Sina dhe publikuar nga ne Bota sot me dt 27 gusht 2019.”

Ps ky eshte fjalimi im i parë në Kongresin e SHBA.

The post Berisha “hap kartat”: Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është falsifikuar nga Edi Rama appeared first on Albeu.com.