marredheniet shba-kine Archives - Albeu.com

Ministri kinez i Mbrojtjes paralajmëron SHBA: Nëse përpiqet ta vendosë Pekinin në pozitë të vështirë, do të ketë fund të keq
I veshur me uniformën e tij të gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe paralajmëroi të dielën SHBA-të që të mos përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë Kinën dhe të ndërhyjë në punët e saj të brendshme të saj.

Këto lëvizje po dëmtojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë, tha ai.

“Ne kërkojmë nga pala amerikane që të ndalë njollosjen dhe frenimin e Kinës. Mos ndërhyni në punët e brendshme të Kinës. Marrëdhëniet dypalëshe nuk mund të përmirësohen nëse pala amerikane nuk do ta bëjë këtë“, tha zoti Wei në ditën e fundit të Dialogut 3-ditor Shangri-La, takimi kryesor i sigurisë i Azisë, që u mbajt në Singapor.

Ministri kinez iu përgjigj komenteve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili tha të shtunën se SHBA-të do të qëndrojë pranë miqve të saj ndërsa ata mbrojnë të drejtat e tyre.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme ndërsa Kina po zbaton një qasje më shtrënguese dhe agresive ndaj pretendimeve të saj territoriale“, tha zoti Austin, duke shtuar se tashmë si “pjesë e politikës sonë të “një Kine”, ne do të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin. Kjo përfshin ndihmën ndaj Tajvanit në ruajtjen e një aftësie të mjaftueshme për vetëmbrojtje”.

Kina i sheh zotimet për të qëndruar pranë Tajvanit dhe vendeve të tjera në rajon si “ndërhyrje” nga një fuqi jo-aziatike.

“Çfarëdo përpjekjesh të bëjë Uashingtoni nuk do ta pengojë Kinën nga vendosmëria e saj për të kundërshtuar pavarësinë e Tajvanit“, tha zoti Wei. “Ne do të luftojmë me çdo kusht dhe do të luftojmë deri në fund. Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën. Ata që përpiqen për pavarësinë e Tajvanit në një përpjekje për të ndarë Kinën, patjetër që nuk do të kenë një fund të mirë“, shtoi ai.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj duke synuar ribashkimin me forcë nëse do të ishte e nevojshme. Tajvani është një territor i vetëqeverisur, që ka flamurin, monedhën dhe ushtrinë e vet./VOA

The post Ministri kinez i Mbrojtjes paralajmëron SHBA: Nëse përpiqet ta vendosë Pekinin në pozitë të vështirë, do të ketë fund të keq appeared first on Albeu.com.