marrdheniet Archives - Albeu.com

“Për hatër të djalit …”, Fifi flet për marrëdhëniet me Adrola Dushin
Këngëtarja Filloreta Raçi ose ndryshe e njohur me emrin e artit Fifi dhe partneri i saj Adisi disa muaj më parë janë bërë për herë të parë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Theomal.

Romanca e saj me Adisin tërhoqi goxha vëmendjen në rrjet, teksa shpesh herë komentohej dhe ish-marrëdhënia që partneri i Fifit ka pasur me modelen Adrola Dushi me të cilin ndan dhe një djalë.

Së fundmi ajo iu është përgjigjur mbi 25 pyetjeve të “Prive” rrëth jetës së saj personale dhe profesionale.

E pyetur rreth raportit që ka me Adrola Dushin, Fifi tha se ka një marrëdhënie shumë korrekte me të.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, u shpreh Fifi.

Ndër të tjera, këngëtarja foli dhe për komentet negative të njerëzve rreth marrëdhënies së saj me Adisin, teksa theksoi se njohja me të erdhi shumë vite pasi ai i kishte dhënë fund lidhjes me Adriolën.

“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha ajo.

The post “Për hatër të djalit …”, Fifi flet për marrëdhëniet me Adrola Dushin appeared first on Albeu.com.

Kurti, Rama dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut
Partitë politike shqiptare mund të faktorizojnë votën e elektoratit shqiptar vetëm nëse arrijnë të grupohen duke garuar si dy blloqe, theksojnë njohësit e çështjeve politike.

Këtyre komenteve u kanë paraprirë takimet e intensifikuara ndërmjet drejtuesve të partive shqiptare në opozitë, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, e cila së fundmi është shkëputur nga Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet, e cila aktualisht në Parlament është e përfaqësuar me tre deputetë.

Pamje nga takimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me krerë të të partive politike shqiptare nga Maqedonia e Veriut, më 10 janar 2023.

Njohësit e çështjeve politike thonë se bashkimi i partive shqiptare në një kauzë mund të arrihet përmes një figure të fuqishme rajonale në mesin e shqiptarëve.

Nga ky prizëm e shohin dhe vizitën e paralajmëruar joformale të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, më 11 gusht.

Nga kabineti i kryeministrit të Kosovës për Radion Evropa e Lirë kanë theksuar se Kurti është i ftuar i kryetarit të Komunës së Çairit në Shkup, Visar Ganiu, për të promovuar një rrugë me emrin e ri, atë të Adem Demaçit, dhe në Tetovë me ftesë të kryetarit të kësaj komune, Bilall Kasami, për të diskutuar për aksin rrugor Tetovë – Prizren.

“Vizita e kryeministrit Kurti në Maqedoni të Veriut do të realizohet me ftesë të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me rastin e riemërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të një segmenti të rëndësishëm rrugor të lidhjes Prizren-Tetovë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Përparim Kryeziu, pa u përgjigjur konkretisht se pse kësaj radhe nuk takohet edhe me liderin e BDI-së që është pjesë e pushtetit.

“Në kuadër të Forumit të Prespës, në Strugë, kryeministri Kurti kishte zhvilluar takime me zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërkohë, komunikimi ndërmjet kabineteve qeveritare është i rregullt”, ka thënë Kryeziu.

Komuna e Çairit në Shkup dhe Tetova drejtohen nga opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Visar Ganiu tashmë është rreshtuar në fraksionin e dalë nga BDI-ja, Lëvizja Demokratike parti kjo e re e cila është duke u formuar. Kurse Tetova udhëhiqet nga Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Ballkani i Hapur afron opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut me kryeministrin Kurti

Izet Mexhiti, i cili ka iniciuar formimin e partisë së re, Lëvizja Demokratike, thotë për Radion Evropa e Lirë se në funksion të thellimit të bashkëpunimit të opozitës shqiptare me Lëvizjen Vendvendosje është dhe vizita joformale e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të premten (më 11 gusht).

Mexhiti thekson se me kryeministrin Kurti do të diskutohen edhe tema politike si Procesi i Berlinit.

“Do të bisedohet edhe për tema politike ku do të ketë një ndarje mes atyre që janë me Ballkanin e Hapur dhe ata, përkatësisht ne, si edhe zoti Kurti jemi për Procesin e Berlinit. Normalisht se do të bisedojmë dhe tema për të thelluar bashkëpunimin mes frontit opozitar shqiptar në Maqedoni (të Veriut) me Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë”, thotë Mexhiti.

Rivaliteti Rama-Kurti demonstrohet edhe në Maqedoninë e Veriut

Për njohësit e zhvillimeve politike, ardhja e Kurtit në Shkup shihet si shtytje për pozitën shqiptare nga ana e kryeministrit Kurti për të bashkëvepruar si një front i përbashkët, por njëkohësisht dhe demonstrim i rivalitetit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte një nga promotorët e nismës Ballkani i Hapur.

“Zoti Rama dhe zoti Kurti, rivalitetin e tyre për ndikim apo dominim politik në hapësirën gjuhësore shqiptare e shtrijnë edhe në Maqedoninë e Veriut, thotë Xhelal Neziri, njohës i çështjeve politike, duke rikujtuar se ishte Rama që ftoi në takim liderët e partive kryesore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, para se Aleanca për Shqiptarët të bindej të merrte pjesë në qeveri”.

“Ndërkohë e dimë se nga viti 2015 e këndej kemi një bashkëpunim shumë të ngjeshur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lëvizjes Besa. Ky rivalitet pra (mes Ramës dhe Kurtit) është fakt se është i dukshëm edhe në Maqedoninë e Veriut.

Por, pozitive në tërë këtë rivalitet është se mbase më në fund në zgjedhjet e ardhshme do të kemi një garë mes dy blloqeve ose koalicioneve të partive politike shqiptare, njëri në pushtet dhe tjetri opozitë, dhe me siguri se do të kemi dhe oferta më përmbajtjesore”, vlerëson Neziri për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonia e Veriut ndodhet para një procesi të rëndësishëm që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës, përkatësisht përfshirjen e bullgarëve në preambulë. Në të kundërtën rrezikon që të bllokohet procesi i integrimit të vendit.

Opozita maqedonase thotë se mungesa e votave për të çuar para ndryshimet kushtetuese tregon se pushteti nuk ka legjitimet.

Edhe opozita shqiptare gjithashtu kërkon zgjedhje të parakohshme, pasi siç theksojnë Maqedonia e Veriut dhe ardhmja evropiane mbetet ‘peng i strukturave të caktuara të pushtetit që janë të kapur nga korrupsioni’. /REL/

The post Kurti, Rama dhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

A janë ftohur marrëdhëniet me Ramën? Mimi Kodheli tregon se çfarë i tha për listën e deputetëve
Anëtarja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe.

Me 20 vite eksperiencë në PS dhe si një nga zërat e respektuar të saj, ajo beson se kryesia do të marrë vendime të drejta për kandidatët e bashkive.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”- tha ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Për situatën ku ndodhet opozita, Kodheli  shpreh se nuk “fërkon barkun dhe të thotë shyqyr që janë këta”.

“Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shpresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”- u shpreh Mimi Kodheli.

Ajo iu përgjigj pa u shmangur edhe pyetjes nëse është ftohur me Edi Ramën, pasi nuk u vendos në listë fituese në zgjedhjet e fundit.

“Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi gjithmonë  bashkëpunëtorë. Në kohën e hartimit të listave ka patur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama: Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës. E kam për nder te jem edhe në fund të listës së PS.  Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, përsa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në piacë, në krye të punëve të politikës.”- u shpreh Mimi Kodheli.

The post A janë ftohur marrëdhëniet me Ramën? Mimi Kodheli tregon se çfarë i tha për listën e deputetëve appeared first on Albeu.com.

“Kapitull i ri” në raportet mes Britanisë dhe BE-së
Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “kapitull të ri” në raportet post-Brexit, pasi u arrit marrëveshja që rregullon tregtinë në Irlandën Veriore.

“Besoj se korniza Uindsor shënon një pikë kthese për popullin e Irlandës Veriore”, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak, gjatë konferencës për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ky është fillimi i një kapitulli të ri në raportin tonë. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, pro ne jemi aleatë, partnerë tregtarë dhe miq” shtoi ai duke iu referuar BE-së.

Von der Leyen u pajtua se marrëveshja shënon “një kapitull të ri”. Për këtë marrëveshje palët kanë zhvilluar bisedime për më shumë se një vit, pas një periudhe të tensionuar që kur Britania u largua zyrtarisht nga blloku evropian më 2020.

Kjo marrëveshje “do të lejojë raporte më të forta BE-Britani si partnerë të ngushtë, krahë për krahë tani dhe në të ardhmen”, tha ajo.

Por, Sunak tani duhet të bindë pro-britanikët në Irlandën Veriore. Ai u zotua se marrëveshja do të dërgohet për votim në Parlamentin britanik në një kohë të përshtatshme.

Sipas tij, marrëveshja largon kufirin de-fakto të ngritur në Detin Irlandez, edhe për të mbrojtur tregun e përbashkët të BE-së, por edhe paqen në Irlandën Veriore, që ishte arritur me vështirësi 25 vjet më parë.

Blerësit në këtë zonë nuk do të kenë pengesa që të blejnë mallra që shiten në mbarë Mbretërinë e Bashkuar dhe po ashtu do të mund të blejnë ilaçe të njëjta. /REL

The post “Kapitull i ri” në raportet mes Britanisë dhe BE-së appeared first on Albeu.com.

“Mardhëniet në çift nuk do të jenë të mira ditën e Shën Valentinit”, Horoskopi i së martës, 14 shkurt 2023
Dashi

Mjedisi yjor ka rrezik te nxite ata qe janë ne një lidhje te shohin diku tjetër dhe te tundohen nga dikush. Marrëdhënia ne çift nuk ka për te qene e mire. Beqaret do i hedhin sytë tek personat qe janë tashme ne një lidhje dhe jo vetëm qe do lëndohen vete, por mund t’iu prishin pune edhe te tjerëve. Për fat te mire financat do jene te shkëlqyera dhe do mund te bëni çdo investim qe dëshironi.

Demi

Dite shume e ekuilibruar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume qe te mundin nga mundësitë qe do iu jepen për njohje sepse me vone kane për t’u penduar. Te ardhurat do përmirësohen me tepër nga sa kishit menduar.

Binjaket

Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj gjate kësaj dite, përgatiteni fillimisht terrenin. Gjerat ne këtë mënyrë kane për t’iu ecur me mire. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, te mbushur me flirte dhe joshje, por pa ndonjë ngjarje te rëndësishme për t’u shënjuar. Ne planin financiar do jete Venusi planeti me i rëndësishëm i cili do ua qartësojë idetë dhe nuk do ju lejoje te gaboni.

Gaforrja

Për ata qe janë ne një lidhje do ketë ndodhi vërtet interesante sot. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do emocionoheni pafund nga surprizat e njeri-tjetrit. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do jete aq interesant sa ata do dëshironin. Sektori i financave do filloje te normalizohet. Do jeni tejet te matur me çdo gjë dhe do mendoni me tepër për te ardhmen.

Luani

Sido qe te vijnë punët ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, mire është qe te mos merrni vendime përfundimtare. Yjet here pas here do ju beje te palogjikshëm dhe mund te gaboni. Beqareve nuk do ju mungojnë takimet, por personat nuk do i përmbushin te gjitha kërkesat qe ata duan. Me shpenzimet do ju duhet pak me shume përkujdes dhe maturi ne mënyrë qe te mos keni tronditje te forta.

Virgjeresha

Nëse nuk doni t’i ndërlikoni edhe me shume gjerat ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite mire është te tregoheni me te hedhur e me te matur. Partneri për fatin e keq do jene me nerva dhe mund t’iu thotë edhe gjera te gabuara. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për te hedhur hapa sepse sot yjet nuk do jene ne favorin e tyre. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por as te këqija fare.

Peshorja

Ju te dashuruarit do kaloni një dite delikate dhe te mbushur me debate sot. Për çdo gjë do ziheni madje do kapeni edhe pas disa detajeve ne dukje pa ndonjë rëndësi. Beqaret do marrin disa ftesa te papritura te cilat, ndryshe nga sa ata mund ta mendojnë, do ua ndryshojnë jetën për mire. Financat do jete tej mase problematike. Pa ndihmën e specialisteve dhe te afërmve nuk do ja dilni dot.

Akrepi

Ju te dashuruarit do doni te përjetoni eksperienca dhe emocione te reja gjate kësaj dite. Flisni hapur me partnerin tuaj për këtë gjë dhe ai do jete i gatshëm te beje gjithçka qe do mundet. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura sesa për lidhje serioze. Ne planin financiar, për fat te keq, problemet nuk do zhduken si me shkop magjik. Kërkoni sa me pare ndihmën e specialisteve.

Shigjetari

Mundohuni te mos tregoheni shume autoritare me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse kjo sjellje mund t’iu sjelle probleme te mëdha me vone. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje brenda disa çastesh. Gjendja e financave do filloje te normalizohet pas masave qe keni marre kohet e fundit. Vazhdoni kështu dhe keni për ta pare sesi do ndryshoje situata.

Bricjapi

Sot do ndiheni mjaft mire ju te dashuruarit dhe do merrni fryme lirisht. Partneri do ju beje aq te lumtur ne disa momente saqë do doni qe dita te mos mbaroje asnjëherë. Beqaret do kenë plot njohje te reja, por duhet te presin pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishme. Financat do kenë përmirësime te mëdha kështu qe mund te përgatiteni edhe për investime te rëndësishme.

Ujori

Ju qe jeni tashme ne një lidhje keni për te pasur një dite te bukur, po pa ndonjë gjë te re. Mundohuni te kaloni sa me shume kohe me partnerin. Beqaret nuk do ndihen gati për te hedhur hapa dhe do i refuzojnë pa u munduar dy here, te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Te ardhurat kane për te pasur përmirësime te jashtëzakonshme, madje edhe me te mira nga sa e kishit menduar.

Peshqit

Ju qe jeni ne një lidhje do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj dhe me ne fund do merrni disa vendime te rëndësishme. Ata qe kane pasur hatërmbetje do i zgjidhin te gjitha. Beqaret nuk do jene te zotet me joshjen dhe ka rrezik t’iu ikin nga duart disa persona me vlera te mëdha. Buxhetin do dini gjithë kohës sesi ta menaxhoni kështu qe ne këtë plan nuk do ju dalin te papritura.

The post “Mardhëniet në çift nuk do të jenë të mira ditën e Shën Valentinit”, Horoskopi i së martës, 14 shkurt 2023 appeared first on Albeu.com.