markete Archives - Albeu.com

Supermarketet nisin kufizimet e shitjes të vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin
Nisin kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet.

Në kryeqytet në disa pika supermarketesh të pyetura nga “Monitor” nuk lejohej shitja e vajit më tepër se 5 litra për konsumator. Kufizimit e tregtimit kishin nisur prej pak ditësh. Në një pikë tjetër të tregtimit të mallrave ushqimore, sasia e kufizuar e blerjes të vajit të lulediellit ishte deri në 6 litra.

Situata është e ngjashme edhe në rrethe. Konsumatorë nga qytete të Librazhdit dhe Elbasanit të pyetur nga “Monitor” thanë se në disa supermarkete prej 1 jave nuk mund të blejnë më shumë se 6 litra vaj luledielli, ndërsa në qytetin e Pogradecit rrjete të ndryshme supermarketesh kanë vendosur kufizime të shitjeve deri në 3 litra.

Importuesit më të mëdhenj të vajit thonë se nuk ka mungesë furnizimesh, ndërsa vijojnë të kenë vështirësi në gjetjen e sasive. “Aktualisht kërkesa nga supermarketet është e lartë, pasi kërkohet të krijohet stok, duke qenë se çmimet e vajit priten të jenë në rritje.

Me vështirësitë që po hasen në gjetjen e importeve është e pamundur të garantohet stok për supermarketet dhe stok për distributorët e mëdhenj. Nuk po përballemi me mosgjetje të vajit, por vështirësitë në furnizime vazhdojnë të jenë, pasi edhe furnitorët e huaj nuk arrijnë të sigurojnë sasi të larta”, veçoi një nga importuesit e vajit.

Edhe nga konsumatori kërkesa është rritur sipas tregtarëve të vajit me tepër e ndikuar nga paniku i shtrenjtimit të çmimeve, ndërsa të tjerë po rifreskojnë rezervat e krijuara në muajin mars.

Për importet e vajin e lulediellit situata është rënduar në tregjet europiane që pas nisjes të luftës në muajin mars, pasi 80% të konsumit botëror mbulohet nga Ukraina dhe Rusia. Në këto shtete në muajin mars nuk u arrit të mbillet fara e lulediellit.

Kufizimet e shitjes te konsumatori final janë ndikuar për shkak të kufizimeve që kanë vendosur furnitorët nga Hungaria, Bullgaria Rumania, Serbia, ndërsa Maqedonia e Veriut do të vijojë të mbajë të mbyllur importet deri më 15 maj.

Në shumë shtete të Europë, si Itali, Greqi, Gjermani kufizime në blerjen e vajit ushqimor nga konsumatori në supermarkete kanë nisur të zbatohen që në muajin prill. Në tregun shqiptar të parët nisën kufizimet e furnizimeve ishin tregtarët e vegjël.

Bizneset e vogla të mallrave ushqimore të kontaktuara nga “Monitor” pohuan më herët se nga dyqanet e shumicës nuk mund të blinin më shumë se 15 apo 30 litra vaj luledielli (1-2 kuti), për shkak të mungesës të furnizimeve.

Çmimi i vajit të misrit arrin 450 lekë/litër

Aktualisht çmimi i shitjes të vajit të lulediellit të përcaktuar nga bordi i Transparencës është 381 lekë/litër për konsumatorin dhe 346 lekë për shitjen nga konsumatori. Për importuesit marzhi i fitimit i përcaktuar nga bordi është 35 lekë për litër dhe për tregtarët e pakicës 6 lekë për litër.

Sakaq çmimi i vajit të misrit ka arritur në çmime rekord. Në supermarkete sot 1 litër vaj misri është shitur 450 lekë. Në muajin mars çmimi i vajit të misrit u rrit 23% nga 260 lekë/litër që ishte më parë u shit 340 lekë/litër. Krahasuar me muajin mars çmimi i vajit të misrit është rritur 32%.

Për sa i përket çmimet të vajit të lulediellit në disa supermarkete kanë nisur edhe ofertat disa ditore të shitjeve me çmime 310 lekë për litër, duke përdorur stokun e vajit të blerë para nisjes të çmimet.

Importet e vajrave u rritën me 68% në tremujorin e parë

Importet e vajrave kanë shënuar rritje të ndjeshme në tremujorin e parë të këtij viti, duke reflektuar si shtimin e kërkesës, ashtu dhe shtrenjtimin e çmimeve. Sipas INSTAT, në vlerë, importet e vajrave ishin 2.1 miliardë lekë, me rritje prej 68.3% me bazë vjetore. Edhe në sasi, importet u rritën, ndonëse me ritme më të ulëta, rreth 33%./Monitor

The post Supermarketet nisin kufizimet e shitjes të vajit të lulediellit nga 3 deri 6 litra për konsumatorin appeared first on Albeu.com.