Mario Çela Archives - Albeu.com

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize: Me lironi nga burgu
Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika është paraqitur në ambientet e spitalit të burgut, ku ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas gazetares,Klodiana Lala, Mario Çela, ka ardhur nga Belgjika me një epikrizë me vete dhe nga paraburgimi, ku ishte vendosur fillimisht është paraqitur në Qendrën Spitalore të burgjeve.

Mësohet se Çela kërkon zëvendësim të masës për qëllime shëndetësore.

Kujtojmë se Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Mario Çela, u arrestua në qershor të vitit 2024 nga autoritetet italiane dhe iu dorëzua Belgjikës për një vrasje të ndodhur në Antwerp.

Në Shqipëri ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK në nëntor 2024, ku u godit organizata kriminale e drejtuar nga vëllai i tij, Suel Çela. SPAK në atë kohë lëshoi 21 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Suel Çela.

Mario Çela, sikurse njoftonte Prokuroria e Posaçme, ishte një ndër anëtarët kryesorë të organizatës. Grupi i Suel Çelës u godit edhe njëherë tjetër, në korrik të vitit të kaluar, nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

The post Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize: Me lironi nga burgu appeared first on Albeu.com.

U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin
Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Një ditë më parë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërsa Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” më 22 nëntor 2024.

Të dy të arrestuarit janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin (IEVP Peqin), një institucion penitenciar që aplikon regjim të posaçëm dhe kontroll të rreptë, duke strehuar persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se nga kjo e premte janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë në Peqin, me forca të përforcuara dhe kontrolle të shtuara, pikërisht për shkak të izolimit të elementëve me rrezikshmërinë më të lartë në këtë institucion.

Sa i përket Mario Çelës, më herët një vendim i Gjykata e Veronës kishte revokuar masën e sekuestrimit të pasurive të tij në Itali, duke argumentuar se fondet dhe investimet rezultonin nga burime të ligjshme dhe të justifikuara, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë.

Tashmë, me vendimin e autoriteteve shqiptare për izolimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pritet që procedurat hetimore dhe gjyqësore të vijojnë nën masa të rrepta sigurie, në një institucion që konsiderohet si një nga më të sigurtit në vend.

The post U ekstraduan nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin appeared first on Albeu.com.

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika/ Vëllai i Suel Çelës i akuzuar për vrasje dhe organizatë kriminale, policia njoftim zyrtar
Ditën e djeshme, Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Belgjika.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se 37-vjeçarit i ishte caktuara masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

Ai u arrestua në qershor të vitit 2024 nga autoritetet italiane dhe iu dorëzua Belgjikës për një vrasje të ndodhur në Antwerp.

Në Shqipëri ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK në nëntor 2024, ku u godit organizata kriminale e drejtuar nga vëllai i tij, Suel Çela. SPAK në atë kohë lëshoi 21 urdhër arreste, mes të cilëve edhe Suel Çela.

Mario Çela, sikurse njoftonte Prokuroria e Posaçme, ishte një ndër anëtarët kryesorë të organizatës.

Grupi i Suel Çelës u godit edhe njëherë tjetër, në korrik të vitit të kaluar, nga autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për lokalizimin dhe nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit:

M. Ç., 37-vjeç, lindur në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

OPERACIONI I SPAK

Organizata kriminale e Suel Çelës u godit nga SPAK në fund të nëntorit 2024. Asokohe u lëshuan 21 urdhër arreste, mes të cilëve Suel dhe Mario Çela, ish shefi i Krimeve të Rënda Dedan Gjoni (i ndodhur në burg për dosjen Metamorfoza) si edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Sipas SPAK, organizata vepronte kryesisht në Shqipërinë e Mesme me synim kontrollin e territorit dhe eliminimin e grupeve rivale në Elbasan. Aktiviteti i saj financohej nga trafiku ndërkombëtar i kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së, si Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sipas organit të akuzës, Suel Çela ishte drejtuesi dhe koordinatori kryesor i strukturës, duke menaxhuar aktivitetet kriminale që përfshinin vrasje dhe tentativa për vrasje, trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, veprime korruptive dhe skema të pastrimit të parave.

Hetimet dokumentuan një sërë episodesh të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e mbetur në tentativë me snajper ndaj Ardian Çopjas më 8 qershor 2020 në Elbasan. Sipas organit të akuzës, u siguruan kushte dhe mjete materiale për vrasjen e Bledar Muçës në mars 2020, i cili më pas u ekzekutua në Belgjikë në janar 2022 dhe njihej si mik i afërt i Florenc Çapjas, si edhe për vrasjen e Elvis Koçit gjatë vitit 2020, atentat që gjithashtu dështoi.

Po ashtu, u dokumentuan dy tentativa për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Ekuadori drejt Europës, rreth 930 kilogramë në dhjetor 2020 dhe 466 kilogramë me destinacion Holandën në janar 2021. Po ashtu, SPAK e akuzoi organizatën se ushtronte ndikim përmes korrupsionit në polici, sistemin gjyqësor dhe media.

OPERACIONI NË ITALI

Organizata e Suel Çelës u godit edhe në korrik të vitit të kaluar nga autoritetet italiane dhe SPAK, ku u sekuestruan 4 milionë euro pasuri, të ardhura nga trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës. Me vendim të Gjykatës së Veronës, u sekuestruan dy ndërtesa në provincën e Veronës, njëra prej tyre me rreth 30 njësi tregtare, një llogari bankare me rreth 400 mijë euro qira në vit dhe një kompani ndërtimi me 100% të kuotave në Itali. Sipas hetimeve, paratë transferoheshin nga Shqipëria përmes një shoqërie në pronësi të dy vëllezërve Suel dhe Mario Çelës dhe investoheshin në pasuri të paluajtshme, si pjesë e skemës së pastrimit të parave.

The post Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika/ Vëllai i Suel Çelës i akuzuar për vrasje dhe organizatë kriminale, policia njoftim zyrtar appeared first on Albeu.com.

Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela mbërrin në Rinas
Vëllai i Suel Çelës, Mario Çela ka mbërritur në Rinas. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2024 nga autoritetet belge, ndërsa Suel Çela është person i shpallur në kërkim.

Çela akuzohet për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, përfshirë vrasje, trafik droge dhe pastrim parash. Emri i tij është përmendur në disa episode hetimore të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

Mario Çela u arrestua në Belgjikë, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal që vepronte në Shqipëri dhe në vende të Bashkimit Europian. Ai dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e Bledar Muçës, i konsideruar si krahu i djathtë i Ardian Çapjas, i cili sipas hetimeve ishte vënë në shënjestër nga grupi i Suel Çelës.

Disa nga anëtarët, të cilët kishin role kyçe ishin pjesë operative e organizatës. Ata ishin të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, si vrasje me paramendim dhe trafikun e lëndëve narkotike. Nga hetimet, SPAK ka dokumentuar se kjo organizatë kanë tentuar të trafikojë sasi të mëdha kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës.

Sipas SPAK, ka patur tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë dhe është tentuar trafikimin e 466 kilogramë të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

The post Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës, Mario Çela mbërrin në Rinas appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK, arrestohet në Belgjikë vëllai i Suel Çelës, Mario Çela
Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i kreut të bandës së Elbasanit të goditur dje nga SPAK, Suel Çela. Lajmi konfirmohetnga gazetarja Klodiana Lala.

SPAK dha ditën e sotme detaje lidhur me operacionin e një dite më parë, duke zbuluar mënyrën sesi funksiononte grupi i strukturuar kriminal, ndaj të cilëve u lëshuan 21 masa sigurie, për persona të botës së krimit, policë, një ish-gjyqtare dhe dy gazetarë.

EMRAT E PERSONAVE ME MASA SIGURIE

Arrest me burg

Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

Mario Çela

Xhino Roka

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli

Marsel Roka

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)

Preke Kodra

Fuad Verzivolli

Metin Mehjam

Renato Hasani

Skender Sufaj

Pajtime Fetau

Dedan Gjoni

Marsel Shega (alias Bujar Shega)

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)

Arrest shtëpie

Blerina Beqiri

Detyrim paraqitje

Elton Qyno

Artan Hoxha

The post Operacioni i SPAK, arrestohet në Belgjikë vëllai i Suel Çelës, Mario Çela appeared first on Albeu.com.