Mariglen Topuzi Archives - Albeu.com

Arrestohet Mariglen Topuzi, anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”, përndoqi dhe kanosi me jetë një vajzë
Mariglen Topuzi është arrestuar nga policia e Pogradecit. Topozi rezulton person me precedent të mëparshëm penalë dhe anëtar i një grupi kriminal në Pogradec që  drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”.

Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi ka lidhje të ngushta shoqërore me Meardi Berberin ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro” dhe Laert Hacxhiun, i arrestuar së fundmi në Janinë të Greqisë.

Arrestimi i Topuzit është kryer 3 ditë më parë  pas një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga Mariglen Topuzi.

Fillimisht ky i fundit është shoqëruar në ambjentet e policisë së Pogradecit, duke u paralajmëruar nga uniformat blu, që t’i qëndronte larg vajzës. Por pasi është lënë i lirë, Mariglen Topuzi jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga përndjekja e vajzës, por ka filluar ta kërcënojë dhe kanosë pse e kishte denoncuar në polici.

Kërcënimet kanë ardhur përmes telefonit dhe përballjes në rrugë. Nisur nga kjo situata vajza i është drejtuar sërish me një kallëzim të dytë policisë së Pogradecit, duke bërë që këtë herë Mariglen Topuzi të arrestohet.

Topuzi pritet që ditën e sotme, të dalë para gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, masë të cilën e ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.

Topuzi konsiderohet nga policia si një person me precedent penal dhe individ që i përket një fraksioni kriminal në qytetin e Pogradecit.

Topuzi rezulton i dënuar për “Shkatërim prone me zjarr”, pasi i ka djegur makinën Johan Muçllarrit në Pogradec. Ai ka dhe dënime të tjera, për vepra të ndryshme penale.

Konflikti mes të rinjve e ka zanafillën qysh në vitin 2017, kur në Pogradec është sulmuar dhe kanosur me armë zjarri Johan Muçllari, nga Meardi Berberi (Korua), Andra Piliçin dhe Mariglen Topuzi.

Ndërsa ka vijuar më tej në djegien e makinës së Muçllarit, ngjarje kjo për të cilën është arrestuar dhe dënuar Mariglen Topuzi.

Ngjarjet kriminale u intensifikuan në muajin Gusht 2020, ku në datat 1 dhe 8 gusht është sulmuar me 85 plumba hoteli “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit, babait të Johanit.

Ndërkohë që situata u përshkallëzua me tentativën e vrasjes së Johan Muçllarit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Prill 2022, ku i pandehur është marë Firdeus Berberi dhe 6 persona të tjerë.

Së fundmi, Firdeus Berberi u arrestua në Janinë të Greqisë së bashku me Laert Haxhiun nga Lushnja. Për Berberin, prokuroria e Korçës ka dërguar letërporosi në Greqi, duke kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri./Albeu.com/

The post Arrestohet Mariglen Topuzi, anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”, përndoqi dhe kanosi me jetë një vajzë appeared first on Albeu.com.