mariel murati Archives - Albeu.com

I akuzuar për ndërtim pa leje dhe falsifikim dokumentash, Apeli liron ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Mariel Murati
Gjykata e Apelit ka liruar sot nga qelia ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Mariel Murati.

Murati qëndroi për 26 ditë nën arrest, prej ditës kur u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash” pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit, e cila kishte lëshuar urdhër ndalimi për Muratin dhe 10 zyrtarë dhe ish zyrtarë të tjerë të ASHK, Bashkisë dhe IKMT.

Ka qenë gjyqtari Genti Shala ai që ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke vendosur lirimin në sallë të gjyqit për 47-vjecarin.

Mariel Murati akuzohet nga Prokuroria e Sarandës se ka ndërtuar pa leje një hotel 7 katësh në lagjen nr.4 të Sarandës dhe më pas e ka legalizuar atë.

Pasi legalizimi u kap me shkelje nga KLSH dhe ju vendos masë kufizimi, dyshohet se Murati ka paraqitur në ASHK një akt ekspertimi të falsifikuar.

Po sot në Gjykatën e Apelit Tiranë, u shqyrtua edhe masa e sigurisë për 9 të ndaluarit e tjerë të operacionit të nisur në 13 mars. Gjyqtarja Brikena Ukperaj ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Sarandës për masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”’për zyrtarët e ASHK, Erald Lika dhe Ermen Stroka, “detyrim paraqitje” për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ASHK dhe IKMT, Andri Dhima, Ina Papa, Denis Balili e Manushaqe Saliko si dhe “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e IMT të Bashkisë Sarandë, Viktor Qesari, Tonin Simoni e Oltion Durmishi.

Prokuroria e Sarandës kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke kërkuar “Arrest në shtëpi” për të gjithë të akuzuarit që ndodheshin në “detyrim paraqitje” përvec Papës e Salikos, por kjo nuk u pranua sot nga Gjykata e Apelit.

Zyrtarët e mësipërm akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi kanë lejuar të ndërtohet dhe më pas kanë legalizuar hotelin 7 katësh të Mariel Muratit.

Në kërkim për operacionin e nisur në 13 mars vazhdon të jetë ish-Drejtoresha e ASHK Sarandë, Kozeta Statha.

The post I akuzuar për ndërtim pa leje dhe falsifikim dokumentash, Apeli liron ish-Drejtorin e ASHK Sarandë, Mariel Murati appeared first on Albeu.com.

Hoteli pa leje në Sarandë, shtohet akuza për flasifikim dokumentesh për pronarin
Prokuroria e Sarandës ka shtuar një tjetër akuzë për ish-drejtorin e ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati, i shpallur në kërkim prej 3 ditësh.

Ndryshe nga sa u tha në fillim se ai dyshohej vetëm për “ndërtim të paligjshëm” sipas nenit 199/a/4, ndaj Mariel Muratit rëndon edhe akuza “falsifikimi i dokumenteve” sipas nenit 186 të Kodit Penal.

Nuk dihet realisht se ku konsiston falsifikimi i kryer nga ish-drejtori, në rastin konkret në cilësinë e pronarit të hotelit 7-katësh të ndërtuar pa leje dhe legalizuar më pas, por në komunikatën zyrtare të shpërndarë sot nga Gjykata e Sarandës pas caktimit të masave të sigurisë, rezulton se Murati kërkohet per dy akuza.

Gjykata e Sarandës vendosi sot masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për 2 zyrtarë të ASHK Sarandë dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 6 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë të IMT Bashkia Sarandë, IKMT dhe ASHK Sarandë. Për dy prej këtyre të fundit u shtua edhe masa “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” duke i pezulluar nga detyra e inspektorit të IMT pranë Bashkisë Sarandë.

Të hënën ndërkohë, pritët të dalë para Gjykatës edhe ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Andri Dhima, i cili u vetëdorëzua sot në një nga pikat e kalimit kufitar. Në kuadër të këtij operacioni mbeten ende në kërkim Mariel Murati dhe ish-Drejtoresha e ASHK Sarandë, Kozeta Statha, për të cilën ka një tjetër urdhër arresti të lëshuar në mars 2022.

The post Hoteli pa leje në Sarandë, shtohet akuza për flasifikim dokumentesh për pronarin appeared first on Albeu.com.