Maria Ponomarenko Archives - Albeu.com

Gazetarja ruse: Tentova të kryeja vetëvrasje në paraburgim
Gazetarja ruse, Maria Ponomarenko, e cila u arrestua në prill me akuzat për diskreditim të forcave të armatosura ruse, thotë se tentoi të vetëvritej, duke prerë kyçet e duarve, në shenjë proteste ndaj burgosjes së saj para gjykimit.

Ponomarenko aktualisht ndodhet në paraburgim në pritje të gjyqit në Shën Peterburg, ku akuzohet për një postim në mediat sociale për bombardimet ruse të civilëve në qytetin e Ukrainës, në Mariupol. Ajo rrezikon të marrë një dënim prej dhjetë vjetësh.

Gazetarja i tha gjykatës në rajonin e Altait më 16 shtator se vuan nga depresioni dhe klaustrofobia, dhe për këtë arsye duhet të transferohet në arrest shtëpiak për të qenë me vajzat e saj. Por, gjykata e hodhi poshtë ankesën e saj dhe e la në paraburgim të paktën deri më 29 shtator.

Në fillim të shtatorit Ponomarenko u vendos në një qeli të vetmuar ndëshkuese, për shkak që theu një dritare e cila ishte e mbuluar me letër.

Ajo aktualisht ndodhet në paraburgim në qytetin siberian Barnaul, ku punonte për ueb-faqen RusNews.

Një ligj rus i miratuar në fillim të marsit kriminalizon shpërndarjen e raporteve “të rreme” që “diskreditojnë forcat e armatosura”.

Një numër gjithnjë e në rritje i rusëve po ndiqen penalisht në bazë të ligjeve të reja që kanë për qëllim të mbysin kritikat ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, që Moska e quan “operacion të posaçëm ushtarak”./REL

The post Gazetarja ruse: Tentova të kryeja vetëvrasje në paraburgim appeared first on Albeu.com.