Margarita Xhepës Archives - Albeu.com

Berisha, ngushëllime për familjen e Margarita Xhepës: Artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpreh ngushëllimet e tij për familjen Xhepa, për ndarjen nga jeta të artistes Margarita Xhepa.

Në nisje të konferencës me gazetarët, Berisha shprehu vlerësimin e tij për artisten e ndjerë.

Ai tha se Margarita Xhepa, është një artiste e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.

Pas fjalës për Margarita Xhepën, kreu i PD mbajti një minutë heshtje në nder të kujtim të artistes.

“Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Dua të shpreh ngushëllimet e mia për të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë artdashësve të Shqipërisë, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa.

Margarita Xhepa është një artistë e papërsëritshme që shndriti në dhjetëra dhe qindra role në skenën e teatrit dhe në film.

Me një talent të rrallë. Me një forcë interpretimi të jashtëzakonshëm. Ajo mbeti gjithnjë një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë.

Ndaj me këtë rast, duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës Margarita Xhepa, me të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar dhe çmuar kaq shumë, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të saj.

Mbretëresha e skenës shqiptare dhe ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Por kush ishte aktorja e mirënjohur shqiptare?

Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

The post Berisha, ngushëllime për familjen e Margarita Xhepës: Artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare appeared first on Albeu.com.