Marash Logu Archives - Albeu.com

Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD-së, Marash Logu ditën e sotme ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, ndërsa ka njoftuar se do të vijojë të mbetet anëtar i kësaj partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Logu ka deklaruar se i është mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe se do të vijojë të japë kontributin e tij si profesionist i ligjit në këtë parti, pavarësisht dorëheqjes.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Kam paraqitur sot dorëheqjen nga funksioni i këshilltarit ligjor të Grupit Parlamentar të PD-së. Faleminderit lidershipit për besimin dhe secilit prej deputetëve demokratë për bashkëpunimin.

Mirënjohës çdo demokrati për mbështetjen dhe dashamirësinë gjatë këtij rrugëtimi. Do të vazhdoj të mbetem anëtar i PD-së dhe të kontribuoj si profesionist i ligjit në familjen tonë politike./Albeu.com/

The post Jep dorëheqjen këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD appeared first on Albeu.com.

“Pse nuk merret i pandehur Ëngjëll Agaçi?” Këshilltari ligjor i grupit të PD, publikon dokumentet dhe i kërkon llogari SPAK
Këshilltari ligjor i grupit të PD, Marash Logu, i ka bërë thirrje SPAK të hetojë sekretarin e përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin, pasi sipas tij është i përfshirë në aferën e Inceneratorëve.

Logu shkruan gjithashtu se ai ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Deklarata e plotë:

Në datën 11.11.2014, ministri i Mjedisit Lefter Koka i drejton një shkresë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) duke i kërkuar dhënien e mendimit lidhur me projektvendimin për procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorit të Elbasanit, në procedurën përzgjedhëse ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS (shih fotot 1&2).

Në padurim për të marrë një përgjigje, vetëm 6 ditë pas shkresës së parë, në datën 17.11.2014, ministri Koka i drejton sërish një shkresë APP-së duke kërkuar dhënien e mendimit për projektvendimin e sipërcituar (shih foton 3).

Një ditë më pas, në datën 18.11.2014, APP i kthen përgjigje ministrit Koka, duke cituar nenin 22, pika 3 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat”, sipas të cilit për dhënien e koncesioneve/PPP mund të përdoren vetëm njërën nga tri procedurat: PROCEDURËN E HAPUR, PROCEDURËN E KUFIZUAR DHE PROCEDURËN ME NEGOCIM ME SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS (shih foton 4&5).

Duke qenë se procedura e propozuar nga ministri Koka, “ME NEGOCIM PA SHPALLJE PARAPRAKE TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS” nuk bënte pjesë tek asnjëra prej procedurave të parashikuara nga ligji për koncesionet dhe prokurimet publike, APP i kërkon ministrit që procedura të kryhet në përputhje me parashikimet ligjore. Për dijeni të këtij informacioni, është vendosur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, ËNGJËLL AGAÇI. Ky i fundit pra, ka qenë plotësisht në dijeni se procedura e propozuar ishte në kundërshtim me ligjin.

Megjithëse, Agaçi ka qenë i vetdijshëm për shkeljen flagrante të nenit 22 të ligjit për konçesionet, ai i ka paraqitur Qeverisë për miratim Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 907, datë 17.12.2014 për miratimin e sigurimit të financimit për kontratën koncesionare të inceneratorit të Elbasanit. Madje, paligjshmëria arrin deri aty sa në përmbajtje të këtij vendimi thuhet se “Autoriteti Kontraktues…ka shpallur procedurën…”, në një kohë kur ishte mëse e qartë se nuk kishte pasur asnjë shpallje dhe procedura e ndjekur ishte haptazi anti-ligjore.

Për të kuptuar paligjshmërinë e veprimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, duhet të analizojmë kompetencat e tij që rregullohen sipas ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Konkretisht, neni 9 parashikon se Sekretari i Përgjithshëm i KM ushtron, ndër të tjera, kompetencat si vijon: c) KTHEN NË BAZË TË ARGUMENTEVE LIGJORE, PROJEKTAKTET E PARAQITURA PËR SHQYRTIM, KUR ATO BIEN NË KUNDËRSHTIM ME KUSHTETUTËN OSE LIGJIN.

Ëngjëll Agaçi pra, do të duhej t’i kishte kthyer për shqyrtim projektvendimin Ministrisë së Mjedisit, duke qenë se nuk ishte në përputhje me ligjin. Duke mos vepruar kështu, ai ka shkelur ligjin dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Prandaj, sot me të drejtë qytetarët që kanë ndjekur seancën e djeshme të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, ku vetë drejtoresha e APP-së, Reida Kashta dëshmoi se për ne, procedura e ndjekur për dhënien e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit nuk ekziston, pyesin: PSE NUK MERRET I PANDEHUR SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I EDI RAMËS, ËNGJËLL AGAÇI?!

Sigurisht, as ne, as qytetarët dhe askush tjetër nuk është naiv. Ata e dinë fare mirë se kryefajtori i aferës 430 milionë euro të inceneratorëve është EDI RAMA, dhe se sekretari i tij është vetëm një vegël në duart e tij. Por, të qënurit vegël e paligjshmërisë në duart e shefit nuk të përjashton nga përgjegjësia. Ndaj sot është rasti që SPAK të dëshmojë vendosmërinë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, duke marrë të pandehur Ëngjëll Agaçin. Mbase, ai mund t’i bëjë të vetmin nder vendit të tij që kur u kthye nga Italia, duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj mega-afere korruptive./albeu.com/

The post “Pse nuk merret i pandehur Ëngjëll Agaçi?” Këshilltari ligjor i grupit të PD, publikon dokumentet dhe i kërkon llogari SPAK appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: Qeveria po përdor fondet e rindërtimit për të blerë vota për 6 marsin
Këshilltari ligjor i grupit parlamentar të PD, Marash Logu, ka dalë në një deklaratë për media ku ka denoncuar qeverinë se po përdor fondet e rindërtimit për të punësuar njerëz në administratë që t’u marrë votën në zgjedhjet e 6 marsit.

Në deklaratë Logu tha se për PD-në, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Deklarata:

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron thote populli. Keshtu eshte dhe Edi Rama. Edhe ne keto zgjedhje te pjeseshme ka vene ne jete te njejten skeme te masakres zgjedhore të 25 prillit. Fonde per rindertim dhë punesime te perkohshme ne kembim te votes ne Durres dhe Rrogozhin eshte skema e vene serisht ne jete nga Edi Rama.

Në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Partia Demokratike ka denoncuar me fakte dhe dokumente konkrete, shpërndarjen e mbi 125 milionë euro pagesa për tërmetin në këmbim të votes. Vetëm në bashkinë Durrës, një javë përpara zgjedhjeve, u shpërndanë 6 milionë euro pagesa për tërmetin me qëllim manipulimin e vullnetit të qytetarëve.

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar penalisht në prokurori punësimin e mbi 13 mijë punonjësve në administratë publike për qëllime elektorale.

Mungesa e hetimeve të plota dhe ndëshkimit të rreptë për autorët e masakrës zgjedhore të 25 Prillit, bën që ata të shfaqen sërish, me të njëjtat metoda dhe skema vjedhjeje në zgjedhjet e 6 Marsit 2022.

Në datën 2 Shkurt, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ shpërndarjen e paligjshme dhe selektive të fondeve të rindërtimit nga Bashkia Durrës për 526 familje. Përgjigja e Bashkisë Durrës në datën 14 Shkurt konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga granti i rindërtimit vetëm 35 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Ndërkohë, në një tjetër rast flagrant të shkeljes së Kodit Zgjedhor, Partia Demokratike ka denoncuar në KQZ punësimin me kontrata 3-mujore të 29 punonjësve nga Bashkia Rrogozhinë. Punësime të kryera në datën 25 janar të këtij viti, vetëm 5 ditë pas dekretimi të zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.

Për Partinë Demokratike, ka qenë dhe mbetet e qartë se Edi Rama dhe mazhoranca e tij janë armiq të betuar të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Megjithëse, i vjedh gjatë gjithë kohës dhe pandalim, sa herë ka zgjedhje Edi Rama hap thesin për të dobëtit, për hallexhinjtë, të cilët po ai vetë i katandisi në pikë të hallit, për t’u grabitur votat dhe më pas lënë në harresë në 2 apo 4 vitet e ardhshme.

Përmes komisionit të reformës zgjedhore, që u miratua me këmbënguljen e Partisë Demokratike dhe që synon që të frenojë armikun e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira, Edi Rama. Ndërkohë, nuk do të lejojmë asnjë manipulim të vullnetit të qytetarëve dhe mbetemi të vendosur në përpjekjen për të garantuar fitoren në 6 Mars përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

The post Denoncimi i PD: Qeveria po përdor fondet e rindërtimit për të blerë vota për 6 marsin appeared first on Albeu.com.

PD dërgon kërkesën për regjistrimin e kandidatëve në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet
Partia Demokratike i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentin zyrtar të kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, u ka uruar suksese kandidatëve demokratë.

“Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit:  Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, #LuanHoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë”, shkruan Logu.

The post PD dërgon kërkesën për regjistrimin e kandidatëve në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet appeared first on Albeu.com.

25 prilli/ PD paralajmëron hapin e radhës pas humbjes së zgjedhjeve
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se duke filluar nga nesër beteja kundër procesit zgjedhor të 25 prillit do të zhvilllohet në Kolegjin Zgjedhor.

Në një shkrim në Facebook, Logu shprehet se nesër Kolegji Zgjedhor do të tregojë nëse është në krah të ligjit duke pranuar të gjitha provat e PD-së dhe duke administruar edhe provat shtesë, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve.

Logu siguron qytetarët që ata do i qëndrojmë besnik angazhimit solemn para të gjithë shqiptarëve dhe beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë, sepse është një betejë për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

Reagimi i Logut:

Prej tre javësh qytetarët shqiptarë kanë dëshmuar me zë e figurë nga salla e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve faktet e pakundërshtueshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit:

Blerje masive e votës nëpërmjet individëve me rekorde të tmerrshme kriminale

+10.003 leje legalizimi

+13.000 punonjës të rinj në administratë qëndrore

63 milionë euro paga shtesë

2.5 milionë euro ndihma ekonomike

1.9 milionë euro “paga lufte”

125 milionë euro pagesa për tërmetin

500% më shumë tendera publikë se mesatarja e 5 viteve të fundit

83 mijë fletë votimi të pavlefshme

523 mijë qytetarë pa të drejtë vote

910 mijë vjedhje të të dhënave personale

Për vërtetimin e secilit prej këtyre fakteve, Partia Demokratike vendosi në dispozicion të KAS mbi 600 faqe shpjegime dhe 450 prova shkresore, foto dhe video. Por, fatkeqësisht tre noterët e masakrës zgjedhore vendosën të sillen si shërbëtorë të Edi Ramës, në vend të zbatimit të ligjit. Ata mbyllën sytë para qindra fakteve e provave, dhe refuzuan paligjshmërisht 171 kërkesa për transparencë të plotë mbi masakrën elektorale të 25 prillit.

Megjithatë, pas dorëzimit të 5 padive të para, nga nesër vazhdojmë betejën në Kolegjin Zgjedhor. Nesër i takon Kolegjit të vendosë nëse do të jetë në anën e ligjit, duke pranuar provat tona dhe marrë çdo provë të kërkuar për të vërtetuar plotësisht masakrën zgjedhore të 25 prillit, apo do të vazhdojë historinë e vendimeve si ai i fletëve të votimit që bëri nul vullnetin e 83 mijë shqiptarëve.

Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë. Sepse kjo nuk është betejë as për anëtarët e KAS-it, as për gjyqtarët e Kolegjit, madje as për partitë politike, por për gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta të 25 prillit.

The post 25 prilli/ PD paralajmëron hapin e radhës pas humbjes së zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Përfaqësuesi i PD hedh akuza: Individë pranë PS kanë dhënë para për të blerë vota
Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu ka deklaruar se individë pranë PS në Tiranë kanë dhënë para e përdorur kërcënime për të blerë vota.

Logu ka përmendur edhe emra personash, që sipas tij, kanë dhënë para e përdorur forma të tjera intimidimi për të siguruar sa më tepër vota për PS-në.

“PD ka bërë kallëzim në SPAK për disa persona, që përdornin çdo mjet për të intimiduar zgjedhësit. Është krijuar strukturë e mirfilltë e blerjes së votës. Individë pranë PS kanë dhënë para e kanë përdorur kërcënime për të marrë vota.

Aleksandër Lipivjani është i punësua në shtet, ndërsa edhe të tjerët kanë interesa. Ardian Davidhi, nëpërmjet një shoqërie që e ka nën pronësi ka përfituar kontrata publike. PD ka kallëzuar Tom Doshin”, deklaroi ndër të tjera Logu.

Logu ka përmendur të gjitha kallëzimet që PD ka kryer para, gjatë fushatës dhe theksoi se “PD vlerëson se periudha para e gjatë e pas fushatës u shoqerua me shkelje të rënda të ligjit, kemi depozituar këtë kërkese duke parashturar të gjitha shkeljet e pretenduara në 5 shtylla kryesore”.

Sipas tij, “shtylla e parë ka të bëjë me fenomenin e shpërndarë masivisht për blerjen e votës përmes bashkëpunimit të drejtuesve të lartë politik të PS me individë me rekorde të tmerrshme kriminale”.

The post Përfaqësuesi i PD hedh akuza: Individë pranë PS kanë dhënë para për të blerë vota appeared first on Albeu.com.