maqrdonia e veriut Archives - Albeu.com

Kovaçevski konferencë me Ramën: Anëtarësmi në BE është qëllim strategjik, Ballkani i Hapur dha rezultatet e veta
Pas mbledhjes kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, KA dalë në një konferencë të përbashkët për media, ku kanë folur në lidhje me takimin.

Kovaçevski tha se dyja vendet kanë raporte të shkëlqyera dhe se ata ndajnë vlerat e përbashkëta evropiane.

Ai tha se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik i dy vendeve.

“Në këtë rrugë ne edhe në mënyrë bilaterale dhe si rajon po ndërmarrim hapa për evropizimin e shoqërive tona me qëllim sa më shpejt t’i arrijmë standardet evropiane, si ato sistematike dhe ekonomike. Hap i tillë ishte edhe procesi i Berlinit ku në samitin në Berlin u nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme”, tha Kovaçevski.

Në samitin e ardhshëm që do të mbahet tani në Tiranë, tha Kovaçevski, Shqipëria do ta ketë përkrahjen e Maqedonisë së Veriut.

Kovaçevski tha se procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm edhe për hapat e ardhshme që do të ndërmerren, në fushën e ekonomisë, energjetikës, por edhe fushat tjera si kultura, arti dhe tjera.

“Neve si rajon na duhen hapa konkret të cilët do të na sjellin përfitime ekonomike. Na nevojitet dicka që qytetarët do ta ndjenjë edhe para hyrjes në BE, që do ta mbajë të gjallë idenë evropiane dhe përkushtim të të gjithë në këtë proces”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se iniciativa  Ballkani i Hapur dha rezultatet e veta. Nga kjo iniciativë, Kovaçevski tha se qytetarët presin risi që do të sigurojnë atyre zhvillim por edhe bashkëpunim mes vendeve.

“Kjo iniciativë tregoj se nëpërmjet bashkëpunimit mund të rritet tregtia ndërmjet vendeve dhe ajo vazhdon të mbetet komplementare me proceset që i përfshijnë të gjitha vendet, këtu para se gjithash mendoj për procesin e Berlinit dhe të tjera”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski bëri thirrje për deskalimin situatës në veriun e Kosovës, dhe respektimin e marrëveshjeve të nënshkruan nga të dyja palët.

The post Kovaçevski konferencë me Ramën: Anëtarësmi në BE është qëllim strategjik, Ballkani i Hapur dha rezultatet e veta appeared first on Albeu.com.

Petkov: Nuk mund të heqim veton ndaj RMV-së para muajit qershor
“Është më mirë që Bullgaria të jetë e rrethuar nga fqinjë të qëndrueshëm që janë pjesë e familjes evropiane. Shqipëria dhe Maqedonia kanë një vend në BE. Në mënyrë që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, së pari duhet të plotësohen të gjitha kushtet dhe të jepen garanci për përmbushjen e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Çdo hap në këtë drejtim do të bëhet para Kuvendit Kombëtar”, ky është komenti i kryeministrit bullgar Kiril Petkov, në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për anëtarsim në BE.

Petkov sqaroi se në lidhje me temën e nagociatave ka pasur keqkuptime të ndryshme në publik përshkak se intervistat e tij ndonjëherë janë përkthyer edhe gabim nga mediat e tjera jo bullgare.

Ai tha se Bullgaria nuk mund të heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut para muajit qershor, edhe pse lajme më shpresëdhënëse kanë qarkulluar në mediat maqedonase.

Mediat gjithashtu theksojnë se gjatë vizitës së Petkovit në SHBA, u shfaqën spekulime të shumta se në Uashington është arritur marrëveshje për heqjen e vetos për integrimet evropiane të Maqedonisë.

Kryeministri Petkov ka dhënë një intervistë për televizionin rumun “Digi 24” ku është pyetur se në rast që e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut, a ka gjasa që qeveria të bie?

“Unë nuk mund të jem përgjegjës për asgjë nëse qeveria ime bie apo nëse qeveria ime mbijeton, unë punoj për të çdo ditë dhe ne jemi të vendosur që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është atje, ajo duhet të jetë atje. Kjo është e mirë për rajonin. Natyrisht, ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të punojmë shumë për t’i arritur ato. Përveç kësaj, nuk mund të jem përgjegjës për asgjë tjetër në të ardhmen”, u përgjigj Petkov./alsat

The post Petkov: Nuk mund të heqim veton ndaj RMV-së para muajit qershor appeared first on Albeu.com.