maqo lakrori Archives - Albeu.com

Zbulohet “Maqo Lakrori” i Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë
Lulzim Basha ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet Brenda Partisë Demokratike më 29 korrik, megjithatë ai ka bërë rikthimin e tij dhe mban ditë pas dite takime me mbështetësit.

Mes përplasjeve dhe tensioneve të shumta, mbështetësit e tij miratuan 29 korrikun si datë për zgjedhjen e kryetarit të ri, teksa tani po këmbëngulin që të zgjedhin Komisionin Zgjedhor pa mbledhur Këshillin Kombëtar, duke shkelur në këtë mënyrë edhe Statutin e partisë.

Megjithatë, edhe pse nga ana e Bashës nuk ka ende diçka zyrtare, tashmë është shpallur edhe kundërshtari i tij.

Ish-politikani Gjergj Hani ka shpallur publikisht kandidaturën e tij për postin e kreut të Partisë Demokratike, me anë të një postimi në rrjetet sociale, por edhe në disa dalje mediatike, ku ka treguar dhe arsyet e garimit.

Rasti në fjalë të kujton garën brenda Partisë Socialiste në vitin 2005, kur në garë ishin Edi Rama dhe Maqo Lakrori, një nga themeluesit e partisë. Rama mori mbi 93% të votave Lakrori vetëm 6.7%

Postimi i plotë i Hanit:

UNË JAM BASHKË ME TY

Mbetet fakt që krizat janë ato që sjellin ndryshimin. Qoftë ky një ndryshim I ndjerë së brëndëshmi, pra si nevojë organike e shoqërisë, apo një force politike që detyrohet të pranojë se ka humbur rrugën.

Në rastin e PD – së, është padyshim humbja e rrugës. E kam thënë gjithmonë e do të vazhdoj ta them, që nuk ndihem I zhgënjyer mbi sa ka ndodhur deri më sot, me këtë parti dhe elektoratin e saj.

Nuk kish si të ndodhte ndryshe. PD – ja lindi si forcë e djathtë vetëm në parim, pasi mungonte dija, vetëdija dhe vullneti I atyre që ngjitën shkallët e hierarkisë në këtë parti, për të ndërtuar simetrinë politike mes së majtës e së djathtës, si kusht I domosdoshëm për të garantuar ekuilibrat e domosdoshëm të një demokracie funksionale.

Shqiptarët e fillim viteve ’90, dolën nga një prej diktaturave më të egra e c’njerëzore, aq të lodhur, rraskapitur e njëkohësisht të etur për liri, sa c’do gjë që do tu shitej si e tillë, do ta pinin me një frymë, ndonëse nuk e dinin se cfarë ishte në të vërtetë. Dhe ajo që ju shit shqiptarëve si liri, ishte mundësia e ikjes nga ky vënd me ëndërrën e thjeshtë të mbushnin barkun me bukën e mohuar për 45 vjet rresht.

Nuk dua të humbas në diskutime shterpë mbi teoritë e Katoëice-s. Fakt mbetet që pushteti komunist u përpoq, e bëri c’ishte e mundur për të mbijetuar, duke u ricikluar I kamufluar me ngjyra të ndryshme pluralizmi, e duke marrë kryesimin e cdo force të strukturuar politike. Shëmbujt e personazhet që mundësuan këtë I kemi të gjithë përpara syve në arenën e shëmtuar të politikës, që ka si qëllim vetëm pushtetin në vetvehte.

Parë në këtë këndvështrim, kriza që ka përfshirë PD-në, ndonëse nuk ndodhi si nevojë e brendëshme e shoqërisë, ajo sërish është sa e dobishme, po aq e domosdoshme pasi na vuri të gjithëve përballë së vërtetës së madhe që është kriza e identitetit. Krizë të cilën PD-ja e ka bartur gjithmonë në mënyrë latente gjatë rrugëtimit të saj 32 vjecar.

Koha është tirani më I madh dhe nuk amniston askënd. Përfshi këtu edhe identitetin e humbur të së vërtetës, që rreklamon me të drejtë vëndin e saj përballë mashtrimit universal që vazhdon të tërheqë zvarrë këtë vënd në rrugën pa krye të një tranzicioni pa fund.

E gjitha kjo duhet të mbarojë nëse duam që vëndi të fillojë rishtazi një rrugë normaliteti të funksionimit politik të ekuilibruar, gjë e cila do të mundësonte shpalosjen e realiteteve, vetëdijeve, e ideve që do të mundësonin hartimin e nje boshti të filozofisë politike, që gjithmonë i ka munguar kësaj PD-je që e qeverisur nga primitivizmi politik, ka kalëruar gjithmonë demagogjine e pastër dhe gjuhën e urrejtjes së verbër që i ka shërbyer e i shërben vetëm kultit të individit transformist që ka si qëllim final vetëm pushtetin në vetvehte, e jo alternativat dinamike që do të pilotonin shoqërinë shqiptare në rrugën e kombeve të ndritura, ku aspiron e meriton të jetë.

Jam i vetëdijshëm që nuk ka për të qënë një rrugë e lehtë, pasi e vërteta nuk e ka pasur kurrë rrugën të tillë, por nga ana tjetër jam i besimit që nuk duhet humbur kohë në llogari meskine mbi mundin dhe rreziqet, por duhet që cdo njëri prej nesh të bëjë c’është e mundur që e vërteta të bëhet pjesë integrale e jetës së këtij vëndi të bekuar nga Zoti, e të mallkuar nga verbëria e pushtetit si qëllim në vetvehte, që e shtrëngon gjithmonë të lypë në udhëkryqet e historisë.

Gjithë sa më lart, janë një pjesë e kufizuar e një sërë arsyetimesh që më dhanë forcën e kurajon për të thënë; Po. Unë do të kandidoj për postin e kryetarit politik te Partisë Demokratike Shqiptare.

Gjergj Hani

The post Zbulohet “Maqo Lakrori” i Lulzim Bashës në zgjedhjet për kreun e partisë appeared first on Albeu.com.