Maqedoninë e Veriut Archives - Albeu.com

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Identifikohen katër viktimat, arrestohet shoferi i kamionit nga Kosova
Janë identifikuar katër personat, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e përplasjes së një kamioni me targa të Kosovës, me një makinë BMW.

Ministria e Punëve të Brendshme, sqaron se 76-vjeçari nga Kosova me iniciale B.B., i cili po drejtonte kamionin ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka kaluar përmes gardhit metalik në drejtimin e kundërt të autostradës, ku është përplasur me veturën ‘BMW’ me targa të Shkupit, të drejtuar nga R.V. 51-vjeç nga Shkupi.

Pas përplasjes, në të dyja automjetet ka shpërthyer zjarr, ku makina dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i makinës BMW R.V si dhe pasagjerët A.V. 20-vjeç dhe P.M. 20-vjeç nga Shkupi. Viktimë ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është përcaktuar.

Bëhet e ditur se shoferi i kamionit është arrestuar dhe është ndaluar në stacion policor.

“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut/ Identifikohen katër viktimat, arrestohet shoferi i kamionit nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion, raportohet për katër viktima
Gjatë natës, një aksident i rëndë dhe me pasoja tragjike ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, Të paktën katër persona kanë humbur jetën, si pasojë e një përplasjeje të fortë mes një automjetit të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës, raporton Alsat.

Përplasja ka qenë aq e fortë dhe automjeti BMW është përfshirë menjëherë nga flakët, duke bërë të pamundur shpëtimin e katër personave që ndodheshin brenda tij.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.

Referuar burimeve, mediat në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se nga ajo që është konstatuar deri tani në terren, gjasat çojnë drejt dyshimit se automjeti drejtohej nga një grua.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikës dhe ekipe emergjente.

The post Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut/ BMW-ja përplaset me një kamion, raportohet për katër viktima appeared first on Albeu.com.

Pandeli Majko bën thirrje për tubime: Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot!
Këtë të enjte, në një reagim në rrjetet sociale, ish-kryeministri shqiptar dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë thirrje për të marrë pjesë në protestën në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, për përdorimin e gjuhës shqipe në provime.

Më 18 maj, do të mbahet protesta e radhës e studentëve në Shkup, e cila nis në orën 16:30.

Gjithashtu, Majko theksoi se studentët po kërkojnë një të drejtë themelore, përdorimin e gjuhës shqipe në provime, duke e cilësuar absurde që studimet të zhvillohen në shqip, ndërsa provimet të jepen në maqedonisht.

“Studentët shqiptarë kërkojnë  të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!”, shkruan ai.

Në regimin e tij, Majko kritikon edhe deklaratën e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski, për konsultimin me Komisionin e Venecias lidhur me çështjen e gjuhës shqipe.

“Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!”, shton ai.

Sipas ish-kryeministrit, protesta e studentëve përfaqëson më shumë se një revoltë studentore, duke e konsideruar atë një betejë për të ardhmen dhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit! Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.  Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!”, përfundon Majko.

Reagimi i plotë:

“Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!

Studentët shqiptarë kërkojnë  të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!

Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!

Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin e Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët, në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!

Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.

Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!”, shkruan Majko.

The post Pandeli Majko bën thirrje për tubime: Kjo është një betejë për të ardhmen, protestoni sot! appeared first on Albeu.com.

Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, ndersa zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SOZR), Pece Mirçevski, u bastis dhe pati “indikacione” për vendndodhjen e Artan Grubit.

Këto janë disa nga lajmet që iu dhanë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, gjatë vitit 2025 për aferat e dyshuara të korrupsionit të profilit të lartë, për të cilat ende nuk ka epilog; as aktakuza e as vendime për ndalimin e hetimeve nga prokurorët.

Deri ku kanë arritur hetimet në fund të këtij viti, kur Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut, ndodhet para zgjedhjes së një shefi të ri, pas largimit të Ljupço Kocevskit nga posti i prokurorit të shtetit?

Mazuti dërgohet për ekspertizë në Serbi, pritet ndihmë nga profesorë dhe MPB

Biznesmeni Asmir Jahoski, i njohur në publik për kompaninë e tij të naftës Pucko Petrol, si dhe pronarët e kompanisë RKM, Ratko Kapushevski dhe Erxhan Sulkoski, e presin në liri epilogun e hetimit në të cilin janë të dyshuar, i lidhur me furnizimin me mazut për nevojat e Termocentralit – TEC Negotinë, në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Ata janë vetëm tre nga gjithsej 13 persona fizikë, si dhe një kompani, të përfshirë në hetimin ku prokurorët dyshojnë se buxheti i shtetit u dëmtua për 167.5 milionë euro.

Informacionet e fundit për fazën në të cilën ndodhet hetimi, janë se Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP KOKK) pret përgjigje dhe dokumente nga institucione të tjera.

Për rastin, mostra të mazutit janë dërguar për ekspertizë në një laborator të akredituar në Serbi.

Rezultatet prej andej kanë mbërritur më 27 nëntor, pas së cilës prokuroria, siç thuhet në përgjigjen për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL), ka kërkuar ndihmë profesionale nga Instituti i Kimisë pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore dhe Fakultetit Teknologjik, të dy pjesë e Universitetit Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ata duhej të rekomandonin profesorë që do të ndihmonin në sqarimin e çështjeve që dalin nga ekspertiza.

“Edhe pse të dyja institucionet ishin të obliguara ta bënin nominimin brenda 10 ditëve nga dorëzimi i kërkesës, deri më sot prokuroria nuk ka marrë asnjë përgjigje”, thonë nga PTHP KOKK-ja për REL-in.

Përveç fakulteteve, prokuroria ka kohë më të gjatë që pret përgjigje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga PTHP KOKK, theksojnë se kishin nevojë për dokumentacion shtesë për furnizimet me mazut të TEC Negotinë dhe nga Sektori i Prodhimit pranë Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM), ndaj në shtator i dhanë urdhër MPB-së që t’ua sigurojë ato.

“Prokurori publik pret që të dhënat, dokumentacioni dhe analiza e kërkuar nga MPB-ja të dorëzohen deri në fund të këtij viti, pas së cilës do të marrë vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, shtojnë nga PTHP KOKK-ja.

Ndërkohë, për biznesmenët e dyshuar, të cilët fillimisht ishin në paraburgim dhe më pas u liruan me garanci, janë në fuqi masa kujdesi.

Jahoski, Kapushevski dhe Sulkoski, e kanë obligim të paraqiten herë pas here në gjykatë dhe kanë dhënë garanci financiare, duke depozituar para për kompensimin e dëmit.

Përveç kësaj, Kapushevskit dhe Sulkoskut u janë konfiskuar pasaportat, gjë që nuk vlen për Jahoskin.

Veprat penale që janë objekt i këtij hetimi me 13 të dyshuar dhe një kompani janë: keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënia e kontratës për prokurim publik ose partneritet publik-privat, si dhe pastrimi i parave.

Të dyshuarit e tjerë në hetim janë persona që kanë mbajtur pozita të larta në ESM, nga drejtori i përgjithshëm dhe drejtorë sektorësh, deri te kryetarë dhe anëtarë komisionesh të lidhura me prokurime publike.

Grubi dhe Bajrami nuk ndodhen në vend, prandaj nuk ka as mundësi për gjykim ndaj tyre.

Disa nga emrat e përfshirë në këtë hetim lidhen edhe me aferat në Lotarinë Shtetërore, për të cilat ka shkruar REL-i.

Njëri prej tyre është Jahoski, i cili është djali i ish-kryetarit të komunës së Pllasnicës dhe deputetit aktual Ismail Jahoski nga koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Jahoski u bë pronar i kompanisë “Hej DOOEL”, e cila lidhi një kontratë të kontestuar për qira të hapësirave afariste me Lotarinë Shtetërore në Vizbegovë të Shkupit, në vlerë prej 2.6 milionë eurosh.

Prokuroria dhe Policia Financiare hapën hetim pas hulumtimit të publikuar nga REL-i.

Ndërkaq, për përvetësime të tjera në Lotarinë Shtetërore, Prokuroria Themelore Publike Shkup në fund të vitit 2024 hapi hetim ku përfshiu edhe ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi nga BDI, i cili njëkohësisht u fut edhe në listën e zezë të SHBA-së.

Rasti lidhet me organizimin e lojërave elektronike të fatit, përkatësisht me blerjen e terminaleve VLT, ndërsa dëmi për buxhetin e Lotarisë Shtetërore u vlerësua nga prokuroria në 8 milionë euro.

I dyshuar është edhe ish-drejtori i përgjithshëm Përparim Bajrami, i cili së bashku me Grubin është në arrati dhe për ta është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

Më pak se një muaj para se të jepte dorëheqje nga posti i prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, në emisionin “360 gradë” më 24 nëntor, deklaroi se hetimi në të cilin dyshohet Grubi ka përfunduar dhe se pritet vetëm ekstradimi i tij.

Por, deri tani nuk ka informacione zyrtare se ish-zëvendëskryeministri i parë është lokalizuar apo se është kërkuar zyrtarisht ekstradimi i tij nga ndonjë shtet. Mungesa e tij është pengesë edhe për zhvillimin e gjykimit.

“Hetimi është ngritur për vepër penale për të cilën parashikohet dënim me burg mbi 5 vjet dhe, sipas kësaj, nuk ekziston mundësi ligjore për gjykim në mungesë”, theksojnë nga PTHP Shkup për REL-in.

Vepra për të cilën dyshohen Grubi dhe Bajrami, siç theksohet edhe në fletarrestim, është përvetësim në shërbim, ndërsa edhe katër persona të tjerë ndiqen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Në pritje të vendimit për aktakuzë për ish-drejtorin e SOZR-it

Një tjetër hetim i përfunduar, që lidhet me keqpërdorime të funksionarëve të lartë, është ai për Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë, ku i dyshuar është ish-drejtori Pece Mirçevski.

“Hetimi ka përfunduar dhe po rrjedhin afatet ligjore për shqyrtimin e provave nga ana e mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria e Shkupit për REL-in.

Kjo do të thotë se së shpejti mund të ketë vendim për ngritjen e aktakuzës ndaj tij.

Mirçevski, siç u njoftua edhe me hapjen e hetimit në shkurt, dyshohet për vepra penale të vazhduara: marrje ryshfeti dhe përvetësim në shërbim. Përveç tij, është përfshirë edhe një person tjetër për veprën dhënie ryshfeti.

Prokuroria e ndjek Mirçevskin sepse, ndër të tjera, nuk ka deklaruar konflikt interesi dhe nuk është përjashtuar nga pesë prokurime publike të fituara nga kompania e të dyshuarit të dytë, edhe pse “realizonte përfitim të drejtpërdrejtë material për vete dhe për bashkëshorten e tij”.

Mes këtyre përfitimeve, prokuroria pretendon se Mirçevski përdorte një automjet Volkswagen Passat nga kompania që fitonte tenderët, ndërsa bashkëshortja e tij përdorte shërbime transporti me automjete dhe shoferë.

Gjithashtu, ish-drejtori i SOZR ndiqet edhe për përvetësime të lidhura me udhëtime që paraqiteshin si zyrtare, për të cilat nënshkruante rezervime hotelesh, bileta avioni, urdhra udhëtimi jashtë vendit.

Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, do t’i çojnë këto lëndë drejt epilogut gjyqësor në mandatin e prokurorit të ri të shtetit.

Kocevski dha dorëheqje më 16 dhjetor, në ditën kur në Kuvend duhej të fillonte debati për shkarkimin e tij me propozim të Qeverisë.

Me largimin e tij, Kocevski akuzoi se vendimi i pushtetit është politik dhe u shpreh i zhgënjyer, duke thënë se bëhet fjalë për “mosrespektim të dukshëm të parimeve mbi të cilat mbështetet shteti ligjor”.

Përfaqësues të pushtetit, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski, e kritikonin vazhdimisht për mungesë rezultatesh në punën e tij.

Derisa deputetët të zgjedhin një prokuror të ri të shtetit, i cili sipas dispozitave ligjore propozohet nga Qeveria me mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, në këtë funksion më 22 dhjetor, u emërua një ushtruese detyre.

Në seancë, anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë e emëruan Anita Topolova-Isajllovskën si ushtruese të detyrës së prokurorit të shtetit.

Një përpjekje për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës u bë edhe më 18 dhjetor, por nuk pati sukses për shkak të mungesës së një anëtari të Këshillit.

Ushtruesi i detyrës së prokurorit të shtetit nuk mund të qëndrojë në krye të Prokurorisë Publike më gjatë se gjashtë muaj./REL

The post Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut: Skandalet milionëshe që tronditën shtetin appeared first on Albeu.com.

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, VLEN merr 4 komuna, AKI dështon me 1 komunë të fituar
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë numëruar rreth 90% të votave në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e sotme. Sipas rezultateve të tanishme, partia në pushtet VMRO–DPMNE ka fituar rreth 20 komuna. Ndërkohë që koalicionet shqiptare VLEN dhe AKi kanë marrë 5 komuna, nga të cilat 4 janë të VLEN.

Rezultatet e numërimit të votave:

VMRO – DPMNE 20

LSDM 4

VLEN 4

AKI 1

UNIONI I ROMËVE 1

ZNAM 1

Mendi Qyra 1

The post Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, VLEN merr 4 komuna, AKI dështon me 1 komunë të fituar appeared first on Albeu.com.

A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në balotazhin e zgjedhjetve lokale në Maqedoninë e Veriut
Përballjet midis VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në Kërçovë, si dhe midis koalicionit shqiptar VLEN dhe AKI-së në Tetovë, por edhe votimet në Karposh dhe Qytetin e Shkupit, mund të varen nga votat e kandidatëve që humbën në rundin e parë. Por, pyetja është nëse do të ketë bashkëpunime publike apo të fshehta mes partive dhe sa të bindur do të jenë këta votues?

Kush kë do të mbështesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale, dhe a mundësi që mbështetja e mundshme ndërmjet partive të ndryshme të përcaktojë se kush do të bëhet kryetar komune në një komunë të caktuar – është pyetja kryesore në prag të 2 nëntorit, ditës kur 33 komuna të Maqedonisë së Veriut, përfshirë Shkupin, do ta zgjedhin kryetarin e tyre. Në rundin parë të zgjedhjeve më 19 tetor, të gjitha komunat zgjodhën përbërje të re të këshillave, ndërsa kryetarë komunash u zgjodhën në 44 prej tyre. Por, në komunat që gjatë fushatës u vlerësuan si më garë më të ngushtë dhe që ngjallën interes më të madh te publiku, votuesit do të vendosin më 2 nëntor.

Qendra dhe Karposhi në Shkup, por edhe Kërçova, Tetova, Struga dhe Koçani, janë ndër komunat që analistët politikë i përmendin si interesante për t’u ndjekur, dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk hynë në balotazh mund të jenë vendimtarë për fitore ose për përmbysje.

Sa i dëgjojnë anëtarët partitë për kë të votojnë?

Analisti dhe kryetari i Institutit BIRS, Xhelal Neziri, mendon se është e vështirë për partitë të kontrollojnë votuesit dhe t’i ridrejtojnë për kë të votojnë. Sipas tij, është dëshmuar se kjo nuk funksionon as në rundin e parë në komunat ku ka pasur marrëveshje partiake publike apo të fshehta për bashkëpunim, prandaj vlerëson se do të jetë edhe më e vështirë ta arrijnë këtë në balotazh.

“Në rundin e parë ishte shumë më e lehtë të orientoheshin votat drejt kandidatëve të partive të tjera, sepse votohej edhe për përbërjen e këshillave, pra për vetë partitë. Në rundin e dytë votohet vetëm për kandidatët për kryetar komune, kështu që do të jetë shumë e vështirë të bindësh votuesit të dalin dhe të votojnë verbërisht për një kandidat që nuk është i tyre”, thotë Neziri për Radio Evropa e Lirë (REL). Megjithatë, ka disa kategori votuesish, ashtu siç ka dallime midis partive – disa i kontrollojnë më shumë, disa më pak, anëtarët e tyre, mendon analisti politik Petar Arsovski. “Kjo varet nga baza e partisë. Ka mbështetës partiakë që do të votojnë për kandidatin e partisë – këta janë ata që janë të përfshirë drejtpërdrejt në komunikimin me strukturat partiake lokale. Por, ka edhe simpatizantë që zakonisht votojnë për një parti të caktuar. Kur nuk votojnë për atë parti, qëndrojnë në shtëpi, dhe është e vështirë që ata të kalojnë nga një kandidat te tjetri”, shpjegon Arsovski për REL.

Ai shton se “vetë struktura e partive” ka rol, sepse tradicionalisht partitë e djathta dhe mbështetësit e tyre janë më të disiplinuar sesa ato të majtat.

Kërçova dhe Tetova – a do të bashkëpunojnë VMRO-DPMNE dhe VLEN kundër AKI?

Tetova dhe Kërçova janë qytetet që Arsovski i përmend si vende ku, pa koalicion ndërmjet partive, zgjedhja e kryetarit të komunës do të jetë e vështirë.

Në Tetovë, do të përballen kandidatët e dy blloqeve shqiptare – Bilall Kasami nga koalicioni qeverisës VLEN, dhe Bajram Rexhepi nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Dallimi në rundin e parë ishte më pak se 4.000 vota në favor të Kasamit. LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kishin kandidatët e tyre. E Majta (Levica) kishte dhe fitoi rreth 3.300 vota. Socialdemokratët deri tani nuk kanë dhënë mbështetje për asnjërin, ndërsa VMRO-DPMNE edhe në rundin e parë bëri thirrje të votohej për Kasamin, i cili është partner i tyre në nivel qendror. Megjithatë, deklaratat ndërmjet dy rundeve nga përfaqësues të VLEN-it, përfshirë edhe vetë Kasamin, për zgjedhjet në Kërçovë, kanë lëkundur marrëveshjet e koalicionit brenda strukturës qeverisëse.

Në Kërçovë, qytetarët do të zgjedhin midis kryetarit të tanishëm nga BDI-ja, Fatmir Dehari, dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski. Kasami, i cili në një intervistë për mediat shqiptare aludoi për një mbështetje të mundshme ndaj Deharit, më pas u tërhoq, duke thënë se deklarata ishte keqinterpretuar dhe se ishte bërë në një moment kur kundërshtari politik po përpiqej të luante me kartën etnike.

Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, i cili pas rundit të parë kishte rreth 6.000 vota më shumë se Dehari, në një fjalim publik falënderoi votuesit e opozitës LSDM dhe E Majta, ndonëse partitë, të paktën publikisht, nuk bënë thirrje për ta mbështetur.

Karposhi dhe Qendra – më të pasigurtat në Shkup

Përveç këtyre, një garë interesante pritet edhe në disa komuna të Shkupit. Në Karposh do të përballen kryetari i tanishëm nga GROM, Stevço Jakimovski, dhe Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE, i cili në rundin e parë kishte epërsi të ngushtë prej rreth 1.500 votash. Kandidatët që u eliminuan deri tani nuk kanë dhënë publikisht mbështetje për asnjërin. Por, shifrat tregojnë se votat e tyre mund të ndikojnë në rezultatin përfundimtar. Kandidatja e LSDM-së mori 3.800 vota, kandidati i partisë E Majta rreth 2.800, ndërsa kandidatja e pavarur Nevena Gjorgievska rreth 2.600 vota. Në Qendër, Goran Gerasimovski nga LSDM hyri në rundin e dytë me një epërsi prej rreth 2.800 votash ndaj Miroslav Labudoviq nga ZNAM. VMRO-DPMNE nuk kishte kandidat të vetin, por e mbështeti Labudoviqin.

E Majta ende nuk është shprehur, ndërsa nga Të Pavarurit e Bashkuar, kandidatja e të cilëve Biljana Ivanovska mori rreth 4.400 vota (20%), thanë se nuk do të bëjnë thirrje për askënd, sepse “çdo votues është i vetëdijshëm, përgjegjës dhe ka të drejtë të vendosë vetë”. “Mbështetja nga ata që u eliminuan në rundin e parë është e rëndësishme në të dy komunat, por më e rëndësishme në Karposh. Në Qendër, votuesit e Ivanovskës nuk janë të lidhur me ndonjë parti, dhe diferenca midis Gerasimovskit dhe Labudoviqit është më e madhe – nuk është e ngushtë si në Karposh. Kështu që, në Qendër matematika është e dobët, ndërsa në Karposh mund të bëjë diferencë”, shpjegon Arsovski. Edhe Qyteti i Shkupit do të zgjedhë kryetarin më 2 nëntor – shkupjanët do të votojnë midis Orce Gjorgievskit (VMRO-DPMNE) dhe Amar Mecinoviqit (E Majta). Gjorgievski hyri në rundin e dytë me mbi 60.000 vota epërsi, por E Majta dhe kandidati i saj bëjnë thirrje për “veprim kolektiv” dhe besojnë në një përmbysje.

Tragjedia në Koçan, ku në mars në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, e ktheu vëmendjen e publikut drejt këtij qyteti gjatë zgjedhjeve lokale. Në balotazh, qytetarët e Koçanit do të zgjedhin midis Venko Krstevskit, ushtrues detyre dhe kandidat i pavarur, dhe Vllatko Grozdanovit nga VMRO-DPMNE. Më 19 tetor, Grozdanovi fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski. LSDM, kandidati i së cilës Igor Hristov ishte në vendin e tretë me 2.400 vota, deri tani nuk ka dalë me qëndrim publik për mbështetje.

Aleancat kalimtare, jo të përhershme

Cilado qoftë kombinimi dhe mbështetja ndërpartiake për balotazh, analisti Arsovski thekson se “koalicionet kalimtare” nuk duhet të shihen si përcaktim i qëndrueshëm politik. “Këto janë marrëveshje që bëhen për një komunë të caktuar, për një kandidat konkret dhe zgjasin aq sa zgjasin zgjedhjet lokale”, thekson Arsovski. Nga 44 komunat në balotazh, më shumë përballje do të ketë midis VMRO-DPMNE dhe LSDM – në 16 sosh. Koalicionet brenda bllokut shqiptar, AKI dhe VLEN, do të përballen në tri komuna. Në komunat e tjera, këto parti dhe koalicione do të garojnë me ndonjë parti tjetër ose me kandidatë të pavarur.

Në katër komuna – Gostivar, Mavrovë-Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, zgjedhjet për kryetar komune u anuluan dhe do të shpallen të reja, sepse nuk u arrit cenzusi i pjesëmarrjes së të paktën një të tretës së votuesve të regjistruar në listën zgjedhore./REL

The post A do të ketë bashkëpunime të fshehta mes partive? Çfarë pritet të ndodhë në balotazhin e zgjedhjetve lokale në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE shpall fitoren
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.

Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.

“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.

Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur”.

Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare dhe presidenciale.

Megjithatë, partia vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit.

LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.

“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë”, deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.

VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, ndërsa BDI në Gostivar

Në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.

Për Mexhitin, ky do të jetë mandati i tij i katërt si kryetar komune, dhe ai do të duhet të lërë postin aktual të ministrit pasi mundi ish-ministrin e BDI-së, Bujar Osmanin, i cili ia uroi fitoren.

Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë – njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

Ai tha se, në nivel kombëtar, “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe”.

Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa shkelje të mëdha. Pritshmëritë e qytetarëve janë të ngjashme – një jetë më e mirë në komuna më funksionale.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve ishte 46,48 për qind, çka është afër nivelit të rundit të parë të zgjedhjeve të mëparshme, kur kishte arritur 51,44 për qind.

Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë.

Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Një veçori e këtyre zgjedhjeve është se meshkujt dominojnë në garën për kryetar komune – 277 kandidatë ose 89,64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, që përfaqëson 10,36% të numrit të përgjithshëm.

Buxheti i përgjithshëm që shteti ndau për organizimin e këtyre zgjedhjeve lokale është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat politike të paguara.

Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për 2 nëntor./REL

The post Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ VMRO-DPMNE shpall fitoren appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen mbi 75 % e votave, ja si paraqiten rezultatet
Nga 75.37 përqind e votave të përpunuara deri më tani dhe të dhënat nga 2,755 vendvotime nga gjithsej 3,474, kandidatët për kryetarë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit kryesojnë në gjithsej 54 komuna, LSDM dhe Koalicioni në 8, Koalicioni VLEN në 8 dhe Aleanca Kombëtare për Integrim në 5.

Kandidati i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, kryeson në Kumanovë, Kurto Duduš nga Unioni i Romëve në Shuto Orizare, Arijan Ibraim nga Partia Demokratike e Turqve në Qendër Zhupë.

Në Strugë dhe Studeniçan, kryesojnë kandidatët e pavarur Mendi Qyra dhe Azem Sadiki.

Kandidatët për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së garojnë në Aerodrom, Berovë, Manastir, Bosilevë, Bërvenicë, Butel, Valandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Debarcë, Dellçevë, Demir Kapijë, Dollek Ilinden, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Karposh, Kisella Voda, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogila, Negotino, Novaci, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radoviçe, Staro Nagoriçan, Strumicë, Çucer Sandevë dhe Shtip.

LSDM dhe Koalicioni prijnë në komunat Bogdacni, Zërnovci, Konçe, Kriva Pallankë, Krivogashtani, Krushevë, Lozovë, Rosoman dhe Qendër.

Sipas të dhënave të deritanishme, kandidatët nga Koalicioni VLEN prijnë në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Dibrës, Zhelinës, Sarajit, Tearcës, Tetovës dhe Çairit.

Kandidatët e AKI-së prijnë në komunat Vrapçisht, Gostivar, Likovë, Pllasnicë dhe Çashkë.

The post Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen mbi 75 % e votave, ja si paraqiten rezultatet appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI, ja çfarë tregojnë sondazhet
Ditën e sotme, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, po votojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, si dhe në Qytetin e Shkupit.

Zgjedhjet lokale mbahen edhe ne komunat shqiptare te Maqedonise se Veriut. Sipas sondazheve, partia VMRO-DPMNE parashikohet te marre rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik per Integrimin me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind.

Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin.

Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991. Qytetarët në Maqedoni të Veriut, po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në te gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime.

Qendrat e votimit u hapen në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 19:00 ku më pas nis numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.

Në këtë raund të parë të zgjedhjeve, duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.

The post Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Nga Shqiptaret favorizohet aleanca AKI, ja çfarë tregojnë sondazhet appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet lokale/ Maqedonia e Veriut voton sot
Ditën e sotme 19 tetor 2025 ,Maqedonia e Veriut, mban sot zgjedhjet lokale në 80 komunat dhe kryeqytetin, Shkupin.

Në orën 07:00 ka nisur votimi në Maqedoninë e Veriut, për zgjedhjet lokale në vend.

Qytetarët do të zgjedhin kryetarët e komunave dhe anëtarët e Këshillave Komunalë, rreth një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Të shtunën votuan një kategori personash: të sëmurët, ata që janë në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe personat në azilet e të moshuarve.

Ndërkohë, në komunat ku nuk do të ketë fitues me mbi 50% të votave, shkohet në balotazh, i cili mbahet më 2 nëntor.

Të drejtë vote kanë mbi 1 milion e 800 mijë qytetarë, ndërsa 112 mijë janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore si persona që jetojnë jashtë shtetit.

Këto janë zgjedhjet e tetë të pushtetit vendor që nga pavarësia e vendit, dhe qytetarët votojnë për 309 kandidatë për kryetarë komune dhe për 576 lista këshilltarësh.

Në garë marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 iniciativa qytetare ose kandidatura të pavarura.

Sipas sondazheve të kryera gjatë kësaj periudhe, rezultati në komunat me shumicë maqedonase pritet të jetë i parashikueshëm, ndërsa në komunat shqiptare situata është e ndryshme.

VMRO-DPMNE kryeson në sondazhe me 26.7%, e ndjekur nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë me 11.1%, ndërsa forcë e tretë janë BDI dhe Aleanca Kombëtare për Integrim me 9.9%. Në fund vjen Koalicioni VLEN me 7.5%.

Ndërkohë, Lidhja Socialdemokrate është në një krizë të brendshme pasi humbi thellë në zgjedhjet e vitit 2024 dhe po përpiqet të ruajë ndikimin në disa komuna.

Në rreth 15 komuna me shumicë shqiptare, gara është e ashpër mes BDI-së dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), si dhe koalicionit VLEN, i cili aktualisht është partner në qeveri me VMRO-DPMNE-në.

The post Zgjedhjet lokale/ Maqedonia e Veriut voton sot appeared first on Albeu.com.