maqedonia e veriut Archives - Albeu.com

Djali i tij doli në protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, botuesi Lirim Dullovi: Dhemb kur iu trashëgojmë të rinjve “barrën” e vjetër
Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Lirim Dullovi ka reaguar në lidhje me protestën që mbajtën ditën e djeshme studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ku pjesëmarrës ishte edhe djali i tij.

Dullovi shkruan se pjesëmarrja e djalit të tij në këtë protestë, i ka kthyer kujtimet e të shkuarës. Gazetari më tej thekson se edhe pas 30 viteve, shqiptarët në Maqedoni kërkojnë të drejtat themelore.

“Për të drejtat elementare që në një shtet normal nuk kërkohen, nuk negociohen dhe nuk vihen në pikëpyetje sa herë që dikujt i zgjohet urrejtja ndaj shqiptarit. Kjo është ajo që më dhemb më shumë. Jo vetëm padrejtësia e sotme, por fakti se ajo po u trashëgohet fëmijëve tanë si një barrë e vjetër.”, thekson ai në postimin e tij.

Po ashtu botuesi shton në fund, se “Tradhëtarët shqiptarë që po dalin haptazi në këtë shtet, nevojitet një reprizë e Shqipërisë së 97-tës”.

Postimi i plotë:

Dje në protestë, ndërsa e shikoja djalin tim me flamur në dorë, mu kthyen para syve pamjet e para 30 viteve. Sikur koha të mos kishte lëvizur fare. Sikur brezat vetëm të ndërroheshin, por plagët të mbeteshin po aty. Në syt e tij, në qëndrimin e tij, në atë flamur që e mbante me krenari, pashë veten time të dikurshme, me të njëjtin mall, me të njëjtin zemërim dhe me të njëjtën dhimbje.

Dhe aty, mes asaj turme, më goditi një ndjenjë e rëndë: sa e padurueshme është bërë kjo përsëritje. Sa e rëndë është të kuptosh se pas tri dekadash, djali yt po del në rrugë për ato gjëra për të cilat ke menduar se nuk do të duhej të dilte më askush. Për gjuhën. Për flamurin. Për dinjitetin. Për të drejtat elementare që në një shtet normal nuk kerkohen, nuk negociohen dhe nuk vihen në pikëpyetje sa herë që dikujt i zgjohet urrejtja ndaj shqiptarit.

Kjo është ajo që më dhemb më shumë. Jo vetëm padrejtësia e sotme, por fakti se ajo po u trashëgohet fëmijëve tanë si një barrë e vjetër. Dhe sinqerisht, kjo është bërë e padurueshme. Sepse kam jetuar gjithë jetën duke parë të njëjtat sulme ndaj shqipes, të njëjtat mllefe ndaj flamurit shqiptar, të njëjtat përpjekje për t’i bërë shqiptarët të ndihen mysafirë në vend të tyre. Dhe sot, në vitin 2026, ende ka njerëz që mendojnë se duke urryer gjuhën time, flamurin tim dhe të drejtat e mia, po mbrojnë diçka të vetën. Jo! Ata vetëm po dëshmojnë sa të vegjël janë në mendje dhe sa të varfër janë në shpirt.

Më dhemb sepse dje, duke e parë djalin tim në protestë, e kuptova se ky shtet ende nuk ka gjetur forcë morale për t’u çliruar nga sëmundjet e vjetra. Problemet e njëjta po riciklohen, padrejtësitë e njëjta po përsëriten, ndërsa neve na kërkohet prapë durim, prapë heshtje, prapë mirëkuptim. Por ka një pikë , një moment , kur njeriu nuk ka më çfarë të durojë. Ka një pikë kur lodhja bëhet revoltë.

Unë nuk dua që nesër edhe nipat e mi të dalin në rrugë për të njëjtat halle. Nuk dua që edhe ata të rriten me ndjenjën se gjuha e tyre duhet mbrojtur vazhdimisht, se flamuri i tyre duhet arsyetuar, se identiteti i tyre duhet justifikuar para atyre që ende ushqehen me urrejtje primitive. Nuk dua që edhe një brez tjetër të trashëgojë të njëjtin ankth, të njëjtën pasiguri dhe të njëjtën betejë për gjëra që duhej të ishin mbyllur moti.

Prandaj po e them hapur se, me ata që e urrejnë shqipen, me ata që e urrejnë flamurin shqiptar dhe me ata që i sulmojnë të drejtat tona, unë nuk dua të kem as afërsi, as mirëkuptim, as komunikim. Nuk mund të kem respekt për dikë që e sheh identitetin tim si problem, kur unë nuk kam problem me identitetin e tij. Nuk mund të kem urë bashkëpunimi me ata që ende jetojnë me mendësinë e mohimit dhe të përbuzjes së tjetrit.

Kjo rrugë nuk do t’i sjellë asgjë të mirë askujt. As neve, as atyre që sot mendojnë se kanë pak forcë në anën e tyre. Historia e ish-Jugosllavisë e ka treguar qartë ku çojnë shovinizmat, urrejtjet dhe mohimi i tjetrit, në ndarje, në tragjedi, në turp dhe në funde të rënda.

Të mençurit mësojnë nga gabimet e huaja. Budallenjtë as nga gabimet e veta.

P.s. A për tradhëtarët shqiptarë që po dalin haptazi në këtë shtet, nevojitet një reprizë e Shqipërisë së 97-tës!

The post Djali i tij doli në protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, botuesi Lirim Dullovi: Dhemb kur iu trashëgojmë të rinjve “barrën” e vjetër appeared first on Albeu.com.

Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, ambasadori Meidani: Institucionet duhet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Meidani më tej shton se “Angazhimi qytetar i studentëve dhe mënyra demokratike e artikulimit të kërkesës së tyre meritojnë vlerësim.

Kjo kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara”.

The post Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, ambasadori Meidani: Institucionet duhet t’u përgjigjen kërkesave të tyre appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut me 8 shqiptarë për kualifikimet vendimtare të Botërorit 2026
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Goce Sedloski, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit 2026 në ShBA, përcjell INA.

Në këtë listë janë përfshirë gjithsej 8 futbollistë shqiptarë, që pritet të jenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në sfidat e ardhshme: Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Imran Fetai, Egzon Bejtullai, Reshat Ramadani, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Lista e plotë përfshin tre portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev dhe Damjan Shishkovski.

Në repartin e mbrojtjes janë ftuar: Gjoko Zajkov, Darko Velkovski, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Andrej Stojçevski, Sebastian Herrera, Nikola Serafimov, Imran Fetai dhe Egzon Bejtullai.

Në mesfushë janë përzgjedhur: Elif Elmas, Enis Bardhi, Boban Nikolov, Tiho Kostadinov, Reshat Ramadani, Isnik Alimi, Ljupçe Doriev, Luka Stankovski dhe Jani Atanasov.

Ndërsa në sulm janë përfshirë: Deni Musovski, Enis Rastoder, Bojan Miovski, Darko Çurlinov, Milan Ristovski, Aleksandar Trajkovski dhe Lirim Qamili.

Në këtë listë spikasin edhe dy debutime, të Deni Musovski dhe Sebastian Herrera, ndërsa në skuadër rikthehet mesfushori Boban Nikolov.

Me një kombinim të lojtarëve me përvojë dhe prurjeve të reja, përfaqësuesja synon të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të mbajë gjallë ambiciet për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.(INA)

The post Maqedonia e Veriut me 8 shqiptarë për kualifikimet vendimtare të Botërorit 2026 appeared first on Albeu.com.

Dorëheqje masive në LSDM pas humbjes së zgjedhjeve komunale në Maqedoninë e Veriut, Filipce qëndron në krye për rindërtimin e partisë
Pothuajse e gjithë udhëheqja e partisë kryesore opozitare “Bashkimi Social Demokrat” (SDSM) paraqiti dorëheqjen mbrëmë, pas një kërkese nga kreu i partisë, Venko Filipce.

Konkretisht, nënkryetari, katër nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm, si dhe të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të SDSM-së, dhanë dorëheqjen.

Komiteti Qendror i LSDM-së pritet të mblidhet pas rreth dy javësh për të emëruar zëvendësuesit e atyre që dhanë dorëheqjen.

Dorëheqjet masive vijnë pas humbjes së rëndë të LSDM-së në zgjedhjet e fundit komunale në Maqedoninë e Veriut, e cila ka intensifikuar klimën e introversionit dhe kontestimit politik brenda partisë.

Venko Filipce deklaroi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga udhëheqja dhe se do të ndërmarrë personalisht përpjekjet për të rindërtuar dhe ripërtërirë partinë.

“Bashkimi Social Demokrat” (LSDM) është një nga dy partitë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut dhe eksponenti kryesor i traditës socialdemokrate të qendrës së majtë në vend.

Partia u themelua në vitin 1991, si pasardhëse e “Bashkimit të Komunistëve të Maqedonisë”. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ajo evoluoi në një parti moderne socialdemokrate me orientim evropian.

LSDM ka qeverisur disa herë që nga pavarësia e vendit. Një periudhë e dallueshme ishte qeveria nën Zoran Zaev (2017-2022), gjatë së cilës u nënshkrua Marrëveshja e Prespës dhe u arrit ndryshimi i emrit kushtetues në Maqedonia e Veriut, duke hapur rrugën për anëtarësim në NATO dhe proceset e pranimit në Evropë.

Pavarësisht reformave, partia është përballur me fërkime të brendshme, erozion të pushtetit dhe pakënaqësi në rritje të votuesve, të cilat kanë çuar në humbje zgjedhore në vitet e fundit.

The post Dorëheqje masive në LSDM pas humbjes së zgjedhjeve komunale në Maqedoninë e Veriut, Filipce qëndron në krye për rindërtimin e partisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti pranon humbjen dhe paralajmëron reformë të brendshme në parti
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dalë sonte para mediave pas përfundimit të raundit zgjedhor lokal, duke pranuar se partia e tij nuk ka arritur të fitojë garën për kryetarët e komunave.

Ai theksoi se BDI do të ndërmarrë një analizë të thelluar të rezultateve dhe do të rinovojë radhët e saj për të forcuar strukturat në terren.

“Rezultatet janë të njohura në mbarë vendit, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare në mbarë vendin. 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar të komunave. Ne e pranojmë këtë rezultat. Ne kemi fituar votën e shumicës, votën e popullit”, deklaroi Ahmeti.

Sipas tij, humbja e disa pozicioneve është një mesazh për reflektim dhe për t’u afruar më shumë me qytetarët.

Ahmeti paralajmëroi se partia do të ndërmarrë reforma të brendshme dhe do të rifillojë me energji të re.

“Humbja e disa pozicioneve është një thirrje për t’u forcuar strukturat, për t’;u afruar me njerëzit. Fitorja e votës popullore me mbi 23 mijë vota epërsi është një mandat moral dhe politik që na motivon të punojmë më të bashkuar. Ne do të bëjmë analizë të thelluar, do të rinovojmë radhët tona dhe do të fillojmë më të fortë, me të njëjtën bindje, se kjo është,” përfundoi lideri i BDI-së.

The post Zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti pranon humbjen dhe paralajmëron reformë të brendshme në parti appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut/ Gjyqi për tragjedinë e Koçanit nis më 19 nëntor
Gjyqi për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin e Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të nisë më 19 nëntor.

Njoftimi për nisjen e procesit gjyqësor u bë publik u bë ditën e sotme nga Gjykata Penale e Shkupit, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në sallën gjyqësore të burgut të Idrizovës, në Shkup, për arsye sigurie dhe hapësire.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 37 persona, përfshirë pronarin dhe drejtuesit e klubit të natës, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, pesë funksionarë shtetërorë si dhe persona të tjerë.

Sipas aktakuzës, ata dyshohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në shkaktimin e tragjedisë së rëndë, e cila tronditi vendin dhe shkaktoi zemërim të gjerë publik për mungesën e masave të sigurisë në ambiente publike.

The post Maqedonia e Veriut/ Gjyqi për tragjedinë e Koçanit nis më 19 nëntor appeared first on Albeu.com.

Sondazhi: VMRO e para, BDI e dyta – AKI me 2:1 para VLEN-it (FOTO)
VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë  Market Vision, agjenci e afërt me VMRO-DPMNE-në, ndërsa shihet se VLEN do të humbasë nga BDI me rezultat gati 2:1 në zgjedhjet e 19 tetorit. Anketa po ashtu tregon se pas zgjedhjeve, koalicioni i BDI-së do të jetë forca e dytë më e madhe politike, shkruan gazeta KOHA.

Konkretisht, në pyetjen se “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 22.9% e të anketuarve kanë thënë për për VMRO-DPMNE, LSDM ka marrë 5.9% mbështetje, BDI 6.0%, Aleanca për Shqiptarët (Ziadin Sela) 0.7%, Aleanca për Shqiptarët (Arben Taravari) 1.2%, Levica 3.3%, ZNAM-i 1.8%, VLEN – Alternativa 1.4%, VLEN – Lëvizja Demokratike 1.6%, VLEN – BESA 1.6%…

<span;>I madh është numri i atyre kanë thënë se nuk do të dalin në votime (12.4%) dhe atyre nëse do të votojnë apo jo (23.0%).

Sondazhi ka treguar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, rezulton të ketë përqindjen më të lartë të besimit mes qytetarëve, por mbi 40 për qind e të anketuarve thonë se nuk u besojnë asnjë lideri politik.

I dyti me besueshmëri dhe mbështetje renditet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 6.3%, duke lënë pas edhe Venko Filipçen e LSDM-së me 4.8% mbështetje.

Dimitar Apasiev i Levicës ka marrë mbështetje 3.2%, Maksim Dimitrievski (ZNAM) 2.2%, Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike) 2.1%, Bilall Kasami (BESA) 1.8%, Afrim Gashi (Alternativa) 1.1%, Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët) 1.1%, si dhe liderë të tjerë 2.2%.

Ndryshe, anketën kanë nis ta shpërndajnë edhe zyrtarë të lartë të VMRO-së, si për shembull, Nikolla Micevski, koordinatori i Grupit parlamentar i VMRO-së. (koha.mk)

The post Sondazhi: VMRO e para, BDI e dyta – AKI me 2:1 para VLEN-it (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate në Maqedoninë e Veriut
Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti pak ditë më parë në mbështetje të protestës që u mbajt në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale të Hagës deklaroi se Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër.

“Qëndrimi im ka qenë dhe ngelet parimor dhe i palëkundur: Lufta e UÇK-së në Kosovë, ajo në Preshevë si dhe në Maqedoni ka qenë e drejtë, e arsyeshme dhe e pastër!” tha Mexhiti.

Por deklarata e Mexhiti u kundërshtua nga kryeministri i RMV-së, Hristian Mickoski. Ky i fundit deklaroi për gazetarët se lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë teksa anëtarët e MPB-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes u vranë në mënyrë tinëzare në një pritë. Madje Mickoski u bëri thirrje të gjithë politikanëve të arsyeshëm të mos luajnë kartën e (partisë opozitare shqiptare) BDI-së dhe atyre që duan të na kthejnë 25 vjet prapa.

Reagime ka pas edhe nga BDI, ku thuhet se deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Sipas BDI Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit.

“Deklarata e Kryeministrit për Luftën e UÇK-së është fyerje e drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare për demokratizimin e shtetit, për kthimin e paqes, për trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe për arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, marrëveshje që vetë Kryeministri sot e sulmon, si me platformën e tij politike, ashtu edhe me praktikat e përditshme të qeverisjes” – thuhet në deklaratën e BDI.

The post “Lufta e UÇK në Maqedoni nuk ishte e pastër”/ Deklarata e Mickoskit ndez debate në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

Zjarri në anën e Maqedonisë së Veriut përfshin dy anët e rrugë, bllokohet kalimi i kamionëve në doganën e Goricës
Kalimi i mjeteve për hyrje dhe dalje është pezulluar prej disa minutash në zonën e Pustecit në afërsi të doganës së Goricës. Shkak për ndalimin e kalimeve është bërë një zjarr në anën maqedonase, që ka përfshirë të dyja anët e rrugës.

Sipas raportimeve, zjarri shumë afër territorit shqiptar, ndërkohë autoritetet fqinje popunojnë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e zgjerimit të vatrës.

Nga komunikimet e palës shqiptare me atë maqedonase, bëhet me dije se ndalimi i qarkullimit do të jetë vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona), ndërsa mjetet e tjera mund të vazhdojnë qarkullimin në këtë pikë kufitare. Një njoftim i dytë do të bëhet në vijim sapo qarkullimi të rifillojë pranë kësaj dogane.

The post Zjarri në anën e Maqedonisë së Veriut përfshin dy anët e rrugë, bllokohet kalimi i kamionëve në doganën e Goricës appeared first on Albeu.com.

Fundjava shkakton ‘kaos’ në kufi, fluks automjetesh nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë, ndërprerje në sistemin TIMS
Fluks i lartë automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë çka ka sjellë radhë kilometrike automjetesh.

Policia kufitare ka bërë me dije se radhët e gjata të makinave kanë bërë që të ketë edhe ndërprerje të rrjetit të sistemit TIMS për shkak të mbingarkesës.

Ndërkohë, në këtë pikë kufitare aktualisht po punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndersa shtimi i sporteleve varet nga pala e Maqedonisë së Veriut.

The post Fundjava shkakton ‘kaos’ në kufi, fluks automjetesh nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë, ndërprerje në sistemin TIMS appeared first on Albeu.com.