maqedonasit Archives - Albeu.com

Presidenti bullgar: Maqedonasit, shpikje e Internacionales Komuniste
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka deklaruar se identiteti maqedonas është shpikur nga Internacionalja Komuniste dhe se gjatë “diktaturës jugosllave” në Maqedoninë e Veriut, sipas tij, dhjetëra mijëra bullgarë janë dërguar në kampet e përqendrimit.

“Është koha që ideologjia anti-bullgare, e cila po lulëzon në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe padyshim që i helmon marrëdhëniet tona dhe e dëmton qëllimisht rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian, të mbetet në të kaluarën. Përpjekja e politikanëve maqedonas për të ndërtuar një identitet të bazuar në falsifikimet e Internacionales Komuniste, dhe jo në të vërtetën historike, është në kundërshtim me interesat e qytetarëve maqedonas që me të vërtetë dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Radev në një konferencë për media në Sofje.

Deklarata e kreut të shtetit bullgar vjen pas përplasjeve mes Shkupin lidhur me Vanço Mihajllovin, një personalitet nga e kaluara, që kontestohet nga zyrtarët maqedonas, pasi sipas tyre, Mihajllovi ishte “fashist” që ka luftuar për asimilimin e maqedonasve në Bullgari.

Tensionet u ngritën pasi të shtunën, më 16 prill, në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut u hap një klub kulturor bullgar me emrin e tij, ndërsa në hapje mori pjesë edhe kryeministri bullgar, Kiril Petkov.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të enjten se hapja e klubit bullgar në Manastir me emrin e Vanço Mihajllovit ishte një provokim serioz nga pala bullgare.

“Për sa i përket asaj që ndodhi të shtunën, nuk është gjë tjetër veçse një provokim sepse zgjon shpirtrat e së shkuarës. Ai është një person që ka qenë bashkëpunëtor i Gjermanisë së Hitlerit dhe i Italisë së Musolinit dhe i Ante Paveliqit dhe që nuk mund të kontribuojë aspak si një person që mund të jetë urë për të ardhmen, për miqësinë mes dy popujve dhe si një urë për rrugën evropiane të shtetit”, tha Kovaçevski.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka hedhur poshtë pretendimet e presidenti bullgar, Rumen Radev, se “në llogoret e përqendrimin në Luftën e Dytë Botërore janë dërguar dhjetëra-mijëra persona ku janë vrarë për shkak se janë deklaruar si bullgarë”.

“Nuk ka asnjë burim të vetëm historik përkatës që do të konfirmonte se në atë kohë në kampet e Maqedonisë janë vrarë 10,000 njerëz. Asnjë burim, as në historiografinë bullgare, as maqedonase dhe as në atë botërore. Diçka që mund të hyjë në përkufizimin e kampeve të përqendrimit në kohën e ish-Jugosllavisë ekziston vetëm në Goli Otok. As atëherë dhe as sot në territorin e Maqedonisë nuk ka pasur kampe. Shifra prej 10,000 të vrarëve të dyshuar është një gënjeshtër. Është një konstruksion i zhveshur për qëllime politike”, ka deklaruar Pendarovski.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues./rel

The post Presidenti bullgar: Maqedonasit, shpikje e Internacionales Komuniste appeared first on Albeu.com.

Sela: Maqedonasit nëpër institucione do t’i nxjerrim teprica teknologjike (VIDEO)
Kryetari i Aleancës Ziadin Sela gjatë një tubimi partiak para të pranishmëve ka thënë se nëse ata fitojnë në zgjedhjet lokale, partia e tij do të rris numrin e të punësuarve shqiptar në 65 për qind, kurse të punësuarit maqedonas do t’i nxjerrë tepricë teknologjike.

“Në ministrit rajonale të pushtetit qendror këtu në Strugë nuk do të ketë 20 për qind apo 10 për qind shqiptar ose aspak, 65 për qind do të jenë shqiptarët ndërsa maqedonasit do të dalin tepricë teknologjike sepse na i kanë zënë vendet tona”, ka deklaruar kryetari i Aleancës Ziadin Sela.

Por, ka një problem, Sela harron se është në koalicion me VMRO-DPMNE-në e cila shqiptarët as që i bën “hesap” e lëre më të t’ia lejojë Selës “gënjeshtrat” që i premton para shqiptarëve.

The post Sela: Maqedonasit nëpër institucione do t’i nxjerrim teprica teknologjike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

E ardhmja e vendit, shqiptarët më optimist se maqedonasit
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë optimist më të mëdhenj për ardhmërinë e vendit, më shumë besojnë në suksesin e integrimeve evropiane, si dhe në ndihmën nga NATO dhe SHBA, por kanë besim më të ulët në institucionet shtetërore, sidomos në polici, ndërsa mendim të njëjtë kanë me maqedonasit kur është në pyetje rreziku nga pandemia me Covid-19 dhe korrupsionin në vend.

Edhe maqedonasit dhe shqiptarët pajtohen se marrëdhëniet ndëretnike nuk bien te problemet kryesore me të cilat ballafaqohet vendi

Shkup, 22 shtator – Në një hulumtim në të cilën kanë qenë të përfshirë 1.201 të anketuar, mori parasysh karakteristikat demografike të popullsisë, si dhe përkatësinë etnike të të anketuarve. Rezultatet gjithashtu japin shpërndarjen e përgjigjeve sipas përkatësisë etnike, nga të cilat mund të nxirren përfundime interesante për gjendjen disponimin e qytetarëve nga komunitete të ndryshme dhe marrëdhëniet midis tyre.

Në pyetjen se cilat janë problemet kryesore në vend, ku janë përfshirë 36 të tilla si papunësia, korrupsioni, ekologjia, deri tek problemet politike, siç është bllokimi i Bullgarisë, si problem më i madh edhe maqedonasit edhe te shqiptarët është pandemia me Covid -19. Problemi më i madh u theksua nga 27.7 për qind e maqedonasve të anketuar dhe 24.4 për qind e të anketuarve shqiptarë. Në kombësitë e tjera ajo përqindje është 20 për qind dhe rezultati i përgjithshëm është 26 për qind. Maqedonasit dhe shqiptarët gjithashtu dhanë pothuajse të njëjtat përgjigje në pyetjen nëse korrupsioni është një nga problemet kryesore në vend (10.6 dhe 10.5 për qind), por shfaqet një pabarazi befasuese në qëndrimin ndaj çështjes së krimit në përgjithësi. Krimi u citua si një nga problemet kryesore në vend nga 12,9 për qind e maqedonasve të anketuar, dhe vetëm 1.1 për qind e shqiptarëve të anketuar. Në kombësitë e tjera, ajo përgjigje u dha nga 10.6 për qind e të anketuarve.

TENSIONET NDËRETNIKE JANË ULUR

Përgjigjet e diferencuara në bazë të vijave etnike për perceptimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend janë indikative dhe inkurajuese. Marrëdhëniet ndëretnike u cituan si një nga problemet kryesore në vend nga vetëm 0.3% e të anketuarve maqedonas dhe 0.4% e të anketuarve shqiptarë. Dhe e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, e cila ishte shumë aktuale në një kohë, konsiderohet një problem i madh nga vetëm 0.1 për qind e të anketuarve maqedonas.

Marrëdhëniet ndëretnike gjithashtu perceptohen rrallë si një problem serioz – 0.3% mes maqedonasve dhe 0.2% midis shqiptarëve. 0.2% e maqedonasve dhe 0.5% e shqiptarëve të anketuar e konsiderojnë problemin diplomatik me Bullgarinë një problem të madh.

Ekzistojnë dallime të mëdha në përgjigjet ndaj problemeve ekonomike, të shikuara sipas përkatësisë etnike të të anketuarve. Papunësia u përmend si problemi kryesor në vend nga 53.1 për qind e të anketuarve, dhe vetëm 21.7 për qind e maqedonasve të anketuar. Në mënyrë të ngjashme, varfëria dhe standardet e ulëta u cituan nga 18.6 për qind e të anketuarve maqedonas si problemi kryesor, dhe i lartë 26 për qind e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, duket se të anketuarit shqiptarë janë më të kënaqur me cilësinë e shërbimeve shtetërore dhe funksionimin e institucioneve (arsimi, shëndetësia) sesa ato maqedonase. Ky është një problem për 6.2 për qind të shqiptarëve dhe 16.2 për qind të maqedonasve të anketuar.

Nga ana tjetër, shqiptarët janë më pak të kënaqur (8.5 për qind) me infrastrukturën (kanalizimet, rrugët), krahasuar me maqedonasit (2.3). Maqedonasit (4.2) janë më të pakënaqur me funksionimin e qeverisë aktuale në krahasim me shqiptarët (1 për qind). Shqiptarët duket se janë më optimistë kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. Për 34.3 për qind të shqiptarëve të anketuar, vendi në përgjithësi po lëviz në drejtimin e duhur, dhe për 58.4 prej tyre në drejtimin e gabuar. Në mesin e maqedonasve, 28.6 për qind u përgjigjën se vendi po shkon në drejtimin e duhur, dhe deri në 65.0 për qind – në drejtimin e gabuar. Në përputhje me këtë, parë një vit më parë, më shumë maqedonas presin që gjendja e tyre ekonomike të përkeqësohet (36.6%) dhe më pak shqiptarë (28.3). Gjithashtu më të kënaqur me përparimin e tyre ekonomik vitin e kaluar janë shqiptarët (14.2), krahasuar me maqedonasit (11.2 për qind).

POLICIA DHE PENDAROVSKI, “JOPOPULLORË” TE SHQIPTARËT

Kur bëhet fjalë për besimin në institucionet shtetërore, ka përgjigje interesante për besimin tek policia dhe institucioni i Presidentit. 9% e maqedonasve kanë besim të madh në polici, dhe vetëm 3.2% e shqiptarëve. Në të njëjtën kohë, rreth 25.7 për qind e maqedonasve dhe 17.6 për qind e shqiptarëve kanë mosbesim të madh në polici. “Deri diku nuk kanë besim” në MPB 28.3 për qind e maqedonasve të anketuar dhe 30.1 për qind e shqiptarëve të anketuar.

9.9 për qind e maqedonasve dhe 2.7 për qind e shqiptarëve kanë besim të madh tek Presidenti i vendit, dhe 35.6 për qind e maqedonasve dhe 26.5 për qind e shqiptarëve të anketuar nuk kanë besim fare. 43.6 për qind e maqedonasve dhe 28.8 për qind e shqiptarëve nuk i besojnë fare Qeverisë. Qeveria gëzon besim të madh në mesin e 5.6 të anketuarve maqedonas dhe 3,4 të anketuarve shqiptarë. Besimi në gjykata, vetëqeverisje lokale dhe Parlament është tradicionalisht i ulët dhe i barabartë në mesin e të gjitha bashkësive etnike. Shqiptarët kanë më shumë besim në partitë e tyre politike sesa maqedonasit (5.0 krahasuar me 1.5% që kanë “besim të madh te partitë”). 29.9% e të anketuarve shqiptarë dhe 39.9% e të anketuarve maqedonas nuk u besojnë aspak palëve. Mosbesimi është i ngjashëm me kombësitë e tjera – 27.0 për qind. 40.5 për qind e maqedonasve dhe 33.3 për qind e shqiptarëve të anketuar nuk i besojnë fare opozitës.

SHQIPTARËT KANË MË SHUMË BESIM TE BE-ja SESA MAQEDONASIT

Besimi në Bashkimin Evropian duket se po bie me shpejtësi të ndryshme në mesin e qytetarëve të etnive të ndryshme në vend. 37 për qind e shqiptarëve të anketuar kanë “besim të madh në Bashkimin Evropian”, ndërsa maqedonasit vetëm 11.9 për qind. 28 për qind të maqedonasve nuk i besojnë fare BE -së, dhe vetëm 3.3 për qind të shqiptarëve të anketuar. 43.1 për qind e të anketuarve shqiptarë dhe 13.2 për qind e maqedonasve kanë besim të madh në NATO. 28% e maqedonasve nuk i besojnë NATO -s, dhe vetëm 3% e shqiptarëve që morën pjesë në anketë. Sa i përket besimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 37.6 për qind e shqiptarëve kanë besim të madh në aleatin strategjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndaj SHBA-së besim të madh kanë 5.1 për qind nga maqedonasit, ndërsa aspak nuk kanë besim 31 për qind të të anketuarve. Te shqiptarët përqindja e tyre që nuk kanë aspak besim te amerikanët është 6.8 për qind, ndërsa te kombësitë tjera 28.8 për qind. /koha.mk/

The post E ardhmja e vendit, shqiptarët më optimist se maqedonasit appeared first on Albeu.com.

Ahmeti: Tragjike për shqiptarët dhe maqedonasit do të ishte ndarja e shtetit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ishte i pranishëm si panelist kryesor në Konferencën “Përtej Ohrit”.

Para të pranishëve, Ahmeti ka folur mbi sfidat dhe vështirësitë deri tek nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe implementimin e saj si dhe gjithë periudhën dy dekadëshe.

Në vazhdim ju përcjellim fjalimin integral të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ahmeti:

I nderuar kryetar i shtetit, kryeministër, kryetar i Kuvendit, i nderuar z. Robertson, z. Buçkovski, z. Kostov,

Të nderuar miq të dashur, z. Feith, gjeneral, z. Robert Serri, në pamundësi për ti përmendur të gjithë kërkoj ndjesë,

Ishte rast i veçantë, u befasua jo vetëm vendi por edhe komuniteti ndërkombëtar. Çpo ndodh në mëngjes në Republikën e Maqedonisë. Sigurisht, unë i takoja Lëvizjes Studentore, nuk ka lëvizje studentore në rruzullin tokësor që do luftëra, që do veprime ushtarake. Kudo lëvizjet janë paqësore, janë progresive, për demokraci të mirëfilltë e autentike, për konsensualitet e dialog dhe unë i takoja dhe isha njëri nga organizatorët e kësaj lëvizje studentore që udhëhiqte me këto zhvillime në periudhën ‘81, ‘82 e me rradhë.

Kërkesat tona atëherë u mbytën me hekur e me gjak, u burgosën me qindra studentë me mijëra, asokohe ne bëmë edhe një kërkesë që të shkollohemi në vendin tonë, në Shkup të hapet universiteti në gjuhën amtare shqipe. Shpërblimi ishte në hetuesi, deri në alivanosje nga torturat pse kemi kërkuar hapjen e universitetit në gjuhën shqipe dhe atë nuk e bëmë fshehurazi, iu drejtuam të gjitha institucioneve të shtetit, nga kryetari i lidhjes komuniste asokohe, kryetari i kuvendit e kështu me rradhë.

Të gjitha kërkesat tona u shpërblyen me burgje, vrasje, represalje, arratisje. Lindi pluralizmi në vitet e ’90, pikërisht ne si drejtues të lëvizjes studentore tanimë kishim ndërtuar edhe një organizatë politike, edhe me një organ, me një gazetë, e vetmja gazetë opozitare në Jugosllavinë e atëhershme, e vetmja organizatë opozitare që kërkonte drejtësi, barazi, demokraci për të gjithë popujt, por në pamundësi ishte për të vepruar legalisht. Tanimë lindi lëvizja legale, ne e mbështetëm atë lëvizje, e mbështetëm me qëllimin më të mirë se do të ndodhin ndryshimet, do të ndodhin avancimet dhe progresi mirëpo u zhgënjyem. Këtu në vendin tim vazhdonte avazi i motshëm, u abrogua Kushtetuta, kushtetutë e cila më herët i njihte shqiptarët element konstituiv të këtij shteti. Të drejta të barabarta me të tjerët edhe pse vetëm në letër ishin ato, edhe këto në letër që ishin u asgjësuan, u abroguan.

Shqiptarët, jo vetëm ne si përfaqësues të asaj lëvizje rezistente që ishte por edhe shqiptarët u dëshpruan. Filluan përmes protestave, revoltave të kërkojnë arsim sipëror në vendin tim. Këto kërkesa u mbytën në gjak. Filluan protestat për simbole kombëtare, përsëri mbyten në gjak. Shqiptarët kërkonin jo armë, kërkonin arsim, nuk kërkonin tankse, kërkonin libra për të mësuar. Shqiptarët kërkonin simbole që më herët edhe i kishin pasur dhe jo barut. E keqja ndodhi, të gjitha u bënë, revolta u rrit dhe ne kemi qenë në situarë a do kontrollohet kjo situatë apo do ju lihet grupeve anarkiste, grupeve keq të mësuara e të ngarkuara ideologjikisht, apo do jemi dalëzotës të situatës dhe vendi të mos devijojë dhe të mos futet në drejtim të forcave që mund të ishin element në dorë të tjetërkujt për devijime e instalime ideologjike.

Nuk ka qenë lehtë as për mua as për bashkëvepruesit sepse ky vend ishte shpallë oaza e paqes dhe për faj të përfaqësuesve shqiptarë që nuk kishin arrit që forcërisht të bindnin komunitetin ndërkombëtar që çështjet të shkojnë më mirë dhe çështjet të avancohen, edhe pse të vetëdijshëm kemi qenë se shqiptarët këtu margjinalizoheshin, mbivotoheshin në parlament, në ekzekutiv dhe thjeshtë ishin një servis apo vetëm që përshpërisnin atë që thuheshte nga lartë.

Nuk mund ta ndalë kurrkush këtë lëvizje të 2001, por çështja ishte që drejtimi duheshte të ishte mirë.Të parët që vunë kontakt me mua, shumë biseda edhe të forta. Ishte ambasadori i NATO-së, i moshuar gati nga darka deri në agim kanë bërë përpjekje unë për të bind ata, ata për të më bind mua që jemi në të drejtë. Ishin oficerë amerikan të cilët kishin njohje me luftën e Kosovës që kishin njohuri mbi të gjitha zhvillimet. Gjërat shkonin gjithnjë e më tepër duke u tensionuar dhe veçmë palët po rreshtoheshin në pozicione frontale. Jam shumë i sigurtë se të gjitha këto takime raportoheshin në qendrën e NATO-së, tek sekretari i përgjithshëm, raportoheshin tek qendra e BE-së në Bruksel, z. Solana, raportoheshin në Washington presidenti Bush.

Unë mendoj që dhe jam shumë i sigurtë që NATO , BE dhe SHBA e kuptuan se në këtë vend gjërat do të shkojnë keq, gjërat do të shkojnë jashtë kontrollit dhe ngarkuan përfaqësues për të filluar negociatat dhe të mos na përsëritet Bosnja e Kosova dhe për këtë meritë të jashtëzakonshme ka Aleanca politiko-ushtarake e NATO-së që ndërhyri me ambasadorin, përfaqësuesin në realitet të NATO-së z. Piether Feith, përfaqësuesin e BE-së z. Stefan Lehne dhe përfaqësuesin e NATO-së në rajon David Slin, me të cilët tanimë kemi punuar, muaj po edhe me vite për të arritur Marrëveshjen Paqësore të Ohrit.

Duhet të përmend që në këtë fazë fillestare unë ndodhesha në pozita shumë të vështira, për të paraqit përpara komunitetit ndërkombëtare dhe atij vendor, platformën për të cilën ne e kërkojmë. Duheshte një platformë mirë e hartuar dhe e përgatitur edhe kombëtarisht edhe ndërkombëtarisht e mbrojtur, e përpunuar, e hartuar si është më së miri. Disa drafte që më binin ca juristë, nuk e mbulonin atë që kërkoja unë dhe shtabi, atëherë përmes disa miqve biem në kontakt me ekspert të fushës së jurisprudencës por edhe të ligjeve ndërkombëtare, Paul Williams të cilit i jam mirënjohës. Jemi takuar, më ka dëgjuar me orë të tëra, ka përgatitur draftet, jemi takuar sërish, sërish kemi këmbyer mendime, sërish takim pas takimi dhe u bë një draft i shkëlqyeshëm me të cilin unë u pajtova, nëse i kujtohet Paul Williams – it unë jam nënshkruar edhe me iniciale edhe me nënshkrim të plotë, edhe me nënshkrim që atë draft e pranoj.

Kam pranuar tërësisht Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe për këtë dëshmitarë janë të gjithë përfaqësuesit e NATO-së, Bashkimit Europian. Kaluam vështirësi nga më të mëdhatë, por cila ka qenë vështirësia më e madhe që mendoj do të ishte tragjike edhe për shqiptarët edhe për maqedonët, ndarja e këtij shteti. Tjetër është çka thuhet pas 20 vjetësh, por para 20 vjetësh edhe ky opcion ka qenë në tryezë. Unë do i jem mirënjohës NATO-së, Washingtonit, Brukselit që ne gjetëm përkrahjen e fortë kundër këtij opsioni tragjik me pasoja shumë të mëdha për qytetarët tanë. U tejkalua, unë do u jem mirënjohës këtyre qendrave për mbështjetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për jetësimin, zbatimin e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

Ndajmë këtë sukses bashkë, autoritete vendore, parti politike dhe autoriteteve ndërkombëtare që me përkushtim dhe asnjëherë nuk u ndanë nga interesimi dhe ndihma që kjo marrëveshje të jetë e zbatueshme dhe funksionale. Ne na ka interesuar që në marrëveshje të përfshihen gjërat substanciale, me çka të arrinim nga qiraxhinj në vendin tonë të bëhemi zot në vendin tonë. Unë fillimisht u ankova se kemi qenë persekutu, kemi qenë margjinalizu, kemi qenë të burgosur, këtu e kam Harin. Dhe në një moment e ngris dhe i tregoj gjurmët që mi kanë lënë udbashët e atëhershëm dhe ky më shikoi, më shikoi dhe më tha: “Po mos të të kishin rrah tha, nuk do ishe ti tani në tavolinë me mu të bisedosh, këtu do bëjmë këtë hap, këtu duhet ta bëjmë këtë hap. Edhe Hari ka të drejtë se nëse nuk i kërkon të drejtat dhe nëse nuk lufton për lirinë atë nuk e gjen kurrë.

Në një moment, poashtu me një politikan të lartë të vendit vërtetova atë që ne e kishim vërtetuar më si lëvizje studentore, por pas 2001 pasi kishin ndodh më gjërat. Dhe thotë, shqiptarët kërkonin të drejta, arsim, barazi, drejtësi, ne i vramë. Dhe kështu ka ndodh sepse nuk analizoheshin si duhet. Por, cilat ishin analizat që u bëheshin zhvillimeve? Ne jemi të fortë, ne jemi zot të këtij shteti, përjashtoheshin shqiptarët nga çdo lëvizje, përjashtoheshin shqiptarët nga proceset. Nuk arritëm në shekullin 21 që ne sëpaku të bënim hapin që kishim bërë në vitin 1903 në kryengritjen e Ilindenit bashkë shqiptarë e maqedonas, vllehë për një shtet të përbashkët. Ne kemi përgjegjësi të mëdha historike edhe si parti politike ti tejkalojmë dhe të punojmë me njërëzit ti tejkalojnë paragjykimet. Akoma ka paragjykime në këtë vend! Akoma ka interesime që motivohen nga ideologji e vende që nuk duan përparimin e vendit tonë, por duan ndikimet e tyre.

Ne nuk kemi alternativë tjetër, zbatimi në tërësi i Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të zbatojmë me përpikmëri detyrat që ne ia kemi vënë vetes të pakompromis kundër krimit, korrupcionit. Ne Europën në prag e kemi, por detyrat duhet ti bëjmë. Ne jemi vend anëtar i NATO-së, ne duhet ta fshijmë nga kokat tona autonominë apo pavarësinë klasike, nuk ka autonomi e pavarësi klasike kur futesh në aleanca dhe futesh në partneritet me BE-në dhe duhet të zbatosh normat e të gjithëve. Sa je i vogël tani bëhesh po aq i madh.

Sa të mëdhenj jemi ne sa tl mëdhenjtë në NATO! Por, ama ne duhet të vendosim standardet e NATO-së sepse ne kemi kërkuar të jemi pjesë e NATO-së. Jam shumë i sigurtë se me potencialin që ka vendi im ne mund të arrijmë dhe për këtë jam shumë e shumë i sigurtë, prandaj ti respektojmë marrëveshjet e arritura, të arrijmë që komunitetet në këtë vend janë zot të fateve të veta, mos na pengojë as gjuha e as kultura e njëri-tjetrit. Avancimi i gjuhës dhe kulturës së njëri-tjetrit është avancimi i shtetit. Sa më lojal shteti aq më lojal qytetarët! Kemi arritur mjaft edhe shumë punë kemi për të bërë dhe duhet bërë! Ju faleminderit!

The post Ahmeti: Tragjike për shqiptarët dhe maqedonasit do të ishte ndarja e shtetit appeared first on Albeu.com.

Sondazhi që tregon se sa bëhen nervoz shqiptarët, kosovarët dhe maqedonasit (FOTO LAJM)
Një sondazh i kompanisë analitike amerikane ‘Gallup’ ka treguar se kosovarët bëhen mesatarisht nervoz, në krahasim me shtetet e tjera.

Në pyetjen se sa kanë shprehur emocionet negative, 17% e kosovarëve i janë përgjigjur pozitivisht sondazhit të kompanisë amerikane.

Ndërkaq, 26% e banorëve të Shqipërisë kanë thënë se kanë shprehur nervozën e tyre gjatë ditës së djeshme.

Vendi në të cilin më së shumti është shprehur nervoza një ditë përpara survejimit është Turqia (40%).

Ndërkaq, përqindjet e banorëve të shteteve të rajonit që kanë shprehur emocionet e tyre një ditë përpara sondazhit janë si vijojnë: Serbia (20%), Bosnja dhe Hercegovina (22%), Maqedonia e Veriut (25%) dhe Mali i Zi (33%).

The post Sondazhi që tregon se sa bëhen nervoz shqiptarët, kosovarët dhe maqedonasit  (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.