mandati i xhackes Archives - Albeu.com

PS mburojë për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Dorëzojani drejtësisë, le të vendosë Kushtetuesja
Mazhoranca, me urdhër të shefit të tyre Edi Rama, e vazhdojnë ende mburojën për mandatin e Olta Xhaçkës, edhe pas raportit të ardhur nga Komisioni i Venecias, e cila theksonte se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme me detyrim nga të gjitha autoritetet dhe nuk mund të rrëzohen me shumicë parlamentare.

Elisa Spiropali, Niko Peleshi, Klotilda Bushka dhe Taulant Balla, folën me radhë në Kuvend duke u shprehur qartë se as nuk kanë ndërmend të futin në rendin e ditës votimin e mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese. Ata pretendojnë se po mbrojnë autonominë parlamentare.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se nuk është e rëndësishme se çfarë thotë Elisa apo Klotilda, por sipas tij, Kuvendi i detyruar të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Ai i bëri thirrje mazhorancës që ta dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese dhe le të vendosë kjo e fundit nëse ish-ministrja e Ramës është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Sipas Bardhit, çdo sjellje tjetër është minimi i demokracisë.

Peleshi: U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton.

Bardhi: Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të Gjykatës Kushtetuese i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që Komisioni i Venecias na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i detyruar të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë Gjykata Kushtetuese. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare.

Komisioni i Venecias u ka thënë atë që ju kemi thënë ne në këtë sallë, atë që ka thënë Gjykata Kushtetuese, që nuk mund të ngrini pavarësinë tuaj apo lirinë tuaj të votës kur bëhet fjalë për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund të konsiderohet si imponim i një mënyre votimi, por përmbushje përgjegjësie. Prandaj, fusni menjëherë në rend dite. Dorëzojani drejtësisë Olta Xhaçkën, të vendosë Gjykata Kushtetuese nëse është apo jo në kushtet e papajtueshmërisë. Çdo sjellje e kundërt ndaj saj është minim i shtetit të së drejtës

Bushka: Në deklaratën për shtyp Komisioni i Venecias, thotë Kuvendi i Shqipërisë ka njohur natyrën detyruese të vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni thekson detyrimin e parlamenti për të respektuar Kushtetutën. Ky respektin nuk duhet kushtëzuar nga vota parlamentare. Nëse kushtetuta i jep fuqinë për të votuar për një çështje përmbajtja e votës duhet vendosur lirshëm nga çdo deputet. Ju e lexoni si ju intereson. Paragrafi 22 flet për standardet që nuk i kemi vënë në dyshim. Unë besoj se ata që janë jurist dhe lexojnë jo vetëm dy paragrafë, se Venecia ka dhënë opinion të ndërsjelltë të drejtës së deputetit dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nëse doni ta lexoni ndryshe, mos merrni fjalë të shkëputura. Kjo është çështje ky autonomia parlamentare ka fituar të drejtën e vet. Ka fituar të drejtën t’i njihet 1/10. Komisioni i Venecias nuk bëhet debat publik.

Bardhi: Kjo nuk është çështje Kushtetuta. U hap një gënjeshtër e madhe. Unë e lexova të plotë raportin e Komisionit të Venecias. Vetëm në një paragraf Olta Xhaçka përmendet 4 herë. Paragrafi 12 nis: në lidhje me rastin specifik, në qershor 2022 dhe fillon historikun e çështjes Xhaçka. Kur referon përgjigjen e pyetjeve ju çon tek vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ju ka dhënë një këshillë. Zbatoni vendimet e Gjykata Kushtetuese nuk varet nga vota dhe vullneti juaj apo halli juaj personal. Kjo nuk është çështje personale. Edhe fondet e AZHBR janë publike. Nuk nisesh nga halli jot për hallin e Oltës. Kjo është kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

The post PS mburojë për mandatin e Xhaçkës/ Bardhi: Dorëzojani drejtësisë, le të vendosë Kushtetuesja appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës në “Venecia”/ Ironia e Korreshit: U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar delegacionin e formuar vetëm me anëtarë të PS-së, për të shkuar në Komisionin e Venecias, ku do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës.

“U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta”, tha ai, duke shtuar se “Zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk dinte të lexonte as vendimin e Kushtetueses”.

Saimir Korreshi: “Duke qenë se keni formuar delegacionin për në Venecia dhe për ne të tjerët nuk kishte bileta, një pyetje kam unë për të gjithë shqiptarët, se ajo zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses, donte ekspert kushtetues.

Ajo në mbledhjen e Këshillit të legjislacionit ka kërkuar ekspert sepse nuk dinte të lexonte vendimin.

Donte relacion, erdhi relacioni pro opozitës.

Tani do ta çojë në Venecia, por si do ta çojë atje kur s’dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses”.

The post Mandati i Xhaçkës në “Venecia”/ Ironia e Korreshit: U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias”
Mbrëmjen e djeshme, pas një seance maratonë, Kuvendi vendosi të mos dërgojë mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese për verifikim.

Mazhoranca ka votuar me 65 vota pro dhe 9 kundër, ndërsa 25 votat pro të opozitës nuk kanë mundur të dërgojnë çështjen në GJK.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u shpreh se në lidhje me këtë çështje do t’i drejtohen Komisionit të Venecias.

“Që nesër, si kryetare e Kuvendit do t’i drejtohem komisionit të Venecias për të marrë një mendim të specializuar mbi standardet e zbatueshme në vendimmarrjet e pushtetit legjislativ, raportin dhe konkurrueshmërinë e parimeve të parashikuara në të drejtën kushtetuese dhe për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit”, u shpreh Spiropali.

Kujtojmë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, më 11 korrik ja bëri të qartë Kuvendit se nuk mund kurrsesi të vërë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj.

“Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mocionin në Gjykatën Kushtetuese. Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas GJK, është vlerësuar se Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimit të saj, duke mos zbatuar nenin, i cili parashikon se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Gjykata ritheksoi se vendimet e saj kanë efektet e forcës së ligjit dhe se asnjë organ nuk ka të drejtë t’i vërë ato në diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë.

“Ndikimi i padiskutueshëm i vendimeve të saj është i tillë që ju imponon të gjithë organeve shtetërore fuqinë detyruese të vendimit të saj. Ky efekt detyrues ka të bëjë si me pjesën urdhëruese, ashtu edhe me pjesën arsyetuese të vendimit”, sqarohej më tej.

The post Mazhoranca nuk e miraton, mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, Spiropali: Do t’i drejtohemi “Venecias” appeared first on Albeu.com.

Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Xhaçkës! Të dërgohet në Kushtetuese
Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kryetari i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar nga maxhoranca që mandati i deputetes Olta Xhaçka, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, sipas tij, pa humbur kohë.

Gjithashtu, Bardhi kërkoi që çëshjta e bllokimit të fondeve IPARD të BE-së për fermerët të trajtohet me prioritet, duke shtuar se “mbahen të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

Bardhi: “Kemi ligje si iniciative e deputeteve te cilat kanë nga tri vite ne sirtare. Shpresoj shume qe te futen me prioritet ne kalendare per tu shqyrtuar. Janë propozime të rendesishme qe vijne nga opozita

Gjitjashtu dua te theksoj problemin e zvarritjes se mandatit te Olta Xhackes. Shpresoj shume dhe ju bej thirrje te vazhdohet pa humbur kohe qe kjo ceshtje te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin e Legjislacionit edhe deputet e PS, rane dakord qe mocioni ti percillet Gjykates, dhe shpresoj qe ne seancen e 12 shtatorit kjo te ndodh.

Kam edhe nje çeshtje te rendesishme qe lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kerkuat qe debati per kete çeshtje dhe ngritja e nje komisioni parlamentar per te adresuar problematikat, te ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, keshtu qe ju kerkoj qe kete çeshtje ta kemi prioritet edhe si nje instrument per te zhbllokuar fondet e BE per fermeret. Fonde qe mbajen te bllokura per shkak te korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”.

The post Konferenca e Kryetarëve/ Bardhi: Po zvarritet çështja e mandatit të Xhaçkës! Të dërgohet në Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

PS tërhiqet nga “Venecia” dhe pranon propozimin e PD, mandati i Xhaçkës shqyrtohet më 12 shtator
Mazhoranca në Këshillin e Legjislacionit, ka rënë dakord më propozimin e PD që projekt-vendimi për mandatin e Olta Xhaçkës, të kalojë për shqyrtim në seancën e ardhshme plenare.

Duke ju referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetja e PS, Klotilda Bushka bëri të ditur se Partia Socialiste, është tërhequr nga kërkimi i opinionit në Komisionin e Venecias, duke ja lënë kështu vendimin seancës së ardhshme plenare, parimisht atë të dy shtatorit.

“Nisur nga arsyetimi dhe duke qenë se në vendimin e vet GJK ka urdhëruar Kuvendin të dërgojë mocionin përkatës, ky këshill duhet t’i propozojë kryetares së Kuvendit ta përfshijë këtë projekt-vendim në rendin e seancës më të afërt.

Në lidhje me këtë çështje ne mendojmë që arsyetim i vendimit është vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ne biem dakord me konkluzionin tuaj, por mendojmë se nuk ka nevojë për një raport të arsyetuar, përveçse këtë rekomandim për kryetaren e Kuvendit, e cila më pas vepron duke dërguar projekt vendimin. Arsyetimi jonë është vendimi i GJK.

Thënë këtë, sa i takon konkluzioni, propozimi ynë është që projekt-vendimi i Gjykatës Kushtetuese ti kalohet seancës plenare më të afërt në Kuvend”, deklaroi Bushka.

The post PS tërhiqet nga “Venecia” dhe pranon propozimin e PD, mandati i Xhaçkës shqyrtohet më 12 shtator appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi u drejtohet socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK
Anëtarja e Këshillit të Legjislacionit, deputete e PS-së Klotilda Bushka, shprehu dakordësinë e saj lidhur me draft-raportin e paraqitur nga opozita, lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, me përjashtim të propozimit për paraqitjen e një raporti.

Bushka tha se është plotësisht dakord që në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancë “Për dërgimin në

Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.

Por Bushka tha se nuk ka pse të kemi një raport, por të veprohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Bushka tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në një replikë me deputeten Bushka, tha se çështja nuk është aq e thjeshtë saç mundohet ta paraqesë ligjvënësja socialiste.

Bardhi tha se deputetët e PS injoruan Kushtetutën dhe vendosën të mos zbatojnë vendimin e Kushtetutës.

“Dhatë mesazhin më të gabuar, sepse vutë në diskutim zbatimin e vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju dhatë mesazhin se nuk zbatoni vendime të drejtësisë nëse bien ndesh me interesat tuaja. Duhet të kishte një veprim nga drejtësia në këtë rast, pasi pengimi për të zbatuar një vendim gjyqësor është krim”, tha Bardhi.

Duke iu drejtuar deputetëve të PS-së, Bardhi tha se tashmë Kuvendi është i detyruar edhe në dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë Parlamentin të sjellë mocionin që të ushtrojë detyrimet kushtetuese.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo gjë, kemi një dispozitiv të Gjykatës Kushtetuese, pasi ju nuk pranoni të zbatoni vendimin. Për mbi dy vjet mbrojtët Olta Xhaçkën, shpërfillët vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Bardhi.

The post Mandati i Xhaçkës/ Bardhi u drejtohet socialistëve: Konsumuat vepër penale duke mos zbatuar vendimin e GJK appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi të ekzekutojë vendimin e Kushtetueses
Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi, ka paraqitur raportin e PD sa i takon debateve për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka.

Çupi ka kërkuar nga Kuvendi të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në raportin e përgatitur nga deputetja demokrate, bëhet me dije se Kuvendi duhet të ekzekutojë menjëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të shmangur çdo tentative për zvarritje nga ana e mazhorancës socialiste.

Gjithashtu, demokratët kërkojnë që kryeparlamentarja Spiropali te përfshijë në seancën e 2 shtatorit projektvendimin për dërgim menjëherë në Gjykatën Kushtetuese te mandatit te Xhaçkës, ndërsa i sugjerojnë që t’i kujtojë deputetëve që kanë detyrimin vetëm për të votuar “PRO”.

Sipas Partisë Demokratike, “Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash”.

Mandati i Xhqaçkës, PD prezanton raportin në Këshillin e Legjislacionit:

“Mënyra e vetme për zbatimin e këtij vendimi te Gjykatës Kushtetuese është ndjekja e procedurës parlamentare si më poshtë:

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”.

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin”, thuhet ne raportin e hartuar nga demokratja Dhurata Çupi.

Beteja e demokratëve për mandatin e Olta Xhaçkës vijon prej dy vitesh mes ecejakeve Parlament-Gjykatë Kushtetuese. Opozita po nxiton ti heqe mandatin Xhackës para se ti mbarojë natyralisht pasi neni 66/a i ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit mund të paraqitet në Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të tij”.

The post Mandati i Xhaçkës/ Zbardhet raporti i Këshillit të Legjislacionit: Kuvendi të ekzekutojë vendimin e Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses
Diten e sotme, do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Vendimi u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, pas kërkesave të opozitës.

Në mbledhjen e thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës, për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.

Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të partisë Demokratike.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

The post Mandati i Xhaçkës/ Mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit, shqyrtohet vendimi i Kushtetueses appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës/ PD i kthehet Spiropalit: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i ka kthyer sot zyrtarisht përgjigje letrës së Kryetares së Kuvendit, për mos mbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetutes për mandatin e Olta Xhaçkës.

Në letren e firmosur nga Kryetari i Grupit Gazment Bardhi, nënvizohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese që përmendet shprehimisht në nenin 74, pika 2 e Kushtetutës, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që ka vetëm një përgjegjësi që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.

“Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare” – thuhet në përgjigjen zyrtare të grupit parlamentar të PD.

Grupi Parlamentar i PD e konsideron mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast si krejtësisht të panevojshme, duke sjell në vëmendje se vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar seKuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet.

“Si rregull, mbledhja e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm, pra në një seancë plenare të jashtëzakonshme, paraprihet edhe nga mbledhja e organeve të tjera të Kuvendit, pra të komisioneve apo këshillave parlamentar. Për këtë arsye, pika 2 e nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur dy detyrime për Kryetarin e Kuvendit, për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm (1) Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës; (2) Caktimi i një rendi të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare brenda këtij afati” ,– sqarohet në përgjigje.

Grupi Parlamentar i PD, e konsideron jo vetëm padije juridike, por një shkelje të rëndë të Kushtetutës, qëndrimin e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

“Qëndrimi juaj se një dispozitë e Rregullores së Kuvendit (konkretisht neni 87 i Rregullores), bën të pamundur zbatimin e një dispozite të Kushtetutës (konkretisht nenit 74, pika 3 të Kushtetutës) apo edhe dispozitat e tjera të Rregullores së Kuvendit (konkretisht nenit 42, pika i Rregullores), cenon rëndë parimet e shtetit ligjor, parimin e hierarkisë së akteve normative dhe parimin e supremacisë së Kushtetutës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”.

Pra, nëse do të kishte kontraditë mes dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, prevalojnë dispozitat e Kushtetutës dhe ato duhet të zbatohen drejtpërsëdrejti.Në harmoni me nenin 74 të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, ju kishit detyrimin kushtetues që të caktonit një rend dite për mbledhjen Këshillit të Legjislacionit dhe të seancës plenare, brenda afatit të posaçëm të caktuar nga rregullorja e Kuvendit “jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës”, thotë në përgjigje kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Duke ripërsëritur qëndrimin se sjellja e Kryetares së Kuvendit është antikushtetuese, në përfundim Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar që Kryeparlamentarja Spiropali, të zbatojë Kushtetutën dhe të përmbush me korrektësi detyrimet që burojnë nga dispozitat kushtetutese dhe të Rregullores së Kuvendit, duke thirrur sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar.

The post Mandati i Xhaçkës/ PD i kthehet Spiropalit: Shkelët Kushtetutën, mblidhni sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit appeared first on Albeu.com.

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Maxhoranca e ka injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Në Gjykatën Kushtetuese, po mbahet seanca për mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, është shprehur se secili ka të drejtë të komentojë vendimin e kësaj gjykate, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për ta zbatuar atë.

Gjithashtu, ai shton se mazhoranca me qëndrimin e saj i ka të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin.

“Secili prej nesh mund të ketë komente, por nuk mund të vejë në pikëpyetje për të zbatuar vendimin e Kushtetueses

Në këtë rast është lënë pa zbatim një vendim i GJK, por me qëndrimin që ka mbajtur mazhoranca i ka dhënë të drejtën vetes të komentojë dhe ka injoruar vendimin e Kushtetueses”, tha Bardhi.

Kujtojmë që Parlamenti votoi me 11 prill kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, siç kjo e fundit ka urdhëruar në vendimin e janarit 2023.

Pas këtij vendimi, PD vendosi që të ridepozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për mandatin e Xhaçkës.

Ndërkohë që vetë deputetja socialiste Olta Xhaçka, ka sqaruar vazhdimisht se nuk e ka shkelur Kushtetutën, pasi asnjëherë nuk ka përfituar fonde apo pasuri publike, as ajo dhe as familjarët e saj.

The post Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Maxhoranca e ka injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.