mandat Archives - Albeu.com

Qeveria i vendos mandat Sekretarëve dhe titullarëve të institucioneve, publikohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”: Si do të bëhet rekrutimi i punonjësve
Titullarët e institucioneve dhe Sekretarët e Përgjithshëm, do të kenë një mandat 5 vjeçar me të drejtë rinovimi. Kështu thuhet në projektligjin për Nëpunësin Civil, i cili do të hidhet për konsultim publik.

Ky ndryshim synon të garantojë më shumë transparencë, stabilitet dhe profesionalizëm në drejtimin e institucioneve publike, duke kufizuar ndërhyrjet diskrecionare dhe duke forcuar parimin e meritës në përzgjedhjen e drejtuesve të lartë.

Projektligji parashikon gjithashtu përmirësimin e modelit të Shërbimit Civil, me qëllim rritjen e efikasitetit të rekrutimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në administratë, si dhe krijimin e kushteve për tërheqjen e profesionistëve të kualifikuar nga jashtë shërbimit civil.

Sipas ndryshimeve të propozuara, kufiri për kandidatët që mund të rekrutohen nga jashtë administratës rritet nga 20% në 50% të pozicioneve vakante brenda një viti, ndërsa struktura e pagave do të riformatohet për të inkurajuar performancën dhe motivimin e punonjësve.

The post Qeveria i vendos mandat Sekretarëve dhe titullarëve të institucioneve, publikohet projektligji “Për Nëpunësin Civil”: Si do të bëhet rekrutimi i punonjësve appeared first on Albeu.com.

Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) do të hap sot zyrtarisht garën për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Vendimi vjen tre muaj para përfundimit të mandatit të kryeprokurorit aktual, Altin Dumani, i cili e mori detyrën në dhjetor 2022.

Sipas ligjit, drejtuesi i SPAK zgjidhet mes prokurorëve të kësaj strukture për një mandat trevjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Procesi i votimit zhvillohet nga 11 anëtarët e KLP-së dhe mjafton shumicë e thjeshtë votash për të përcaktuar fituesin.

Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK, pas Arben Krajës, i cili e mbajti këtë post nga krijimi i institucionit në dhjetor 2019 deri në fund të vitit 2022. Pas mbylljes së mandatit, Dumani do të vijojë të ushtrojë funksionin si prokuror i posaçëm, deri në përfundimin e mandatit të tij 9-vjeçar në këtë institucion.

The post Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK appeared first on Albeu.com.

“Dorëheqja nuk është fundi i botës”, nuk fitoi mandat, Dashamir Shehi: Duhet t’u hapim rrugën të rinjve
Dash Shehi dha dorëheqjen pasi mori vetëm 546 vota në zgjedhjet e 11 Majit ku garoi në të koalicionin “Djathtas për Zhvillim”.

Lajmin e dha përmes një konference, ndërsa sot në një intervistë u shpreh se dorëheqja e tij nuk është fundi i botës dhe se me këtë veprim dha një shembull demokracie pasi është koha për t’iu hapur rrugën të rinjve. Sipas Shehit, njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik dhe jo programet.

“Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve.

LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë. Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet.

Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit”, – tha Shehi.

The post “Dorëheqja nuk është fundi i botës”, nuk fitoi mandat, Dashamir Shehi: Duhet t’u hapim rrugën të rinjve appeared first on Albeu.com.

“Pse doni mandat të katërt ju, ç’keni bërë këto tre mandate?” Ermonela Felaj: Integrojmë Shqipërinë në BE!
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila kandidon në listën e hapur të kësaj partie në Tiranë, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ky u pyet lidhur me fushatën dhe arsyet pse PS kërkon një mandat të katërt.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Kandidoni në Tiranë në listë të hapur. E dinit si ju kishte renditur Edi Rama apo e dëgjuat në televizor?

Ermonela Felaj: Nuk kisha ndonjë surprizë. Unë kandidoj për mandatin e pestë. Kjo është formula. Çdo brez ka kohën e vet dhe stafetën e vet. Unë jam pjesë e një brezi të ri politikanësh që hymë dhe u bëmë pjesë e PS në 2009. Ishte moment reformator për PS.

Ylli Rakipi: Pak a shumë kam filluar ta kuptoj që pse ju fitoni. Edhe kur nuk jeni të kënqaur, thoni partia ime më dënon, si puna e Kadri Hazbiut. Pra partia mbi të gjitha, ndoshta prandaj fitoni ju.

Ermonela Felaj: Pse fitojmë ka arsye më të thjeshtë.

Unë kur iu bashkova PS nuk vija nga rrjedha e politikës, punoja për pushtet të pavarur. Me të njëjtën dilemë përballen të gjithë ata që aspirojnë të bëhen pjesë e parlamentit.

Ylli Rakipi: PS ka patur tre mandate, cila është arsyeja që ju duhet të merrni mandat të katërt?

Ermonela Felaj: Para se të vija këtu, po shihja cfarë kishit në faqe, një njoftim ishte ai i Komisioneres për zgjerimin, që Shqipëria do të mbyllë negociata në 2027. Pra është rasti për një përgjigje të thjeshtë, Shqipëria bëhet pjesë e BE brenda vitin 2027.

The post “Pse doni mandat të katërt ju, ç’keni bërë këto tre mandate?” Ermonela Felaj: Integrojmë Shqipërinë në BE! appeared first on Albeu.com.

Vendoret 2023, KQZ u jep mandatin 6 kryebashkiakëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin kryetarëve të zgjedhur për bashkinë e Lezhës, Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës dhe Krujës.

I është dhënë zyrtarisht mandati i tretë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

KQZ i ka dhënë mandatin dhe Emiriana Sakos në Bashkinë e Durrësit, Pjerin Ndreut në krye të bashkisë Lezhë, Sotiraq Filos në Korçë, Ermal Dredhës si kryebashkiak në Vlorë dhe Artur Bushi në Bashkinë Krujë.

Kujtojmë se më 14 maj 2023, Shqipëria zgjodhi kryebashkiakët e rinj. 53 bashki u fituan nga Partia Socialiste dhe vetëm 7 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ndërsa bashkia Finiq do të drejtohet nga kandidati i Minoritetit Etnik Grek për të Ardhmen, Romeo Çakuli./Albeu.com.

The post Vendoret 2023, KQZ u jep mandatin 6 kryebashkiakëve appeared first on Albeu.com.

Salianji bën deklaratën e fortë: Gati të lë mandatin për bashkimin e demokratëve
Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotmë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të lërë mandatin për bashkimin e PD-së, e cila është përçarë që në shtator të vitit 2021.

I ftuar në News 24, Salianji theksoi se kjo përçarje i intereson vetëm Edi Ramës.

“Edi Ramës i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget. E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte. Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje”, tha Salianji./Albeu.com/

The post Salianji bën deklaratën e fortë: Gati të lë mandatin për bashkimin e demokratëve appeared first on Albeu.com.

Del lista zyrtare: Këta janë 140 deputetët e rinj që do të na përfaqësojnë në 4 vitet e ardhshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot zyrtarisht mandatet e deputetëve në të 12 qarqet e vendit, ku të vetmet konfirmime ishin emrat e PSD-së pas dorëheqjes së Doshit, Petrit Vasili në Tiranë, pasi Kryemadhi pranoi mandatin e qarkut të Fierit, dhe Teuta Ramaj në Vlorë, pasi kryeministri Edi Rama zgjodhi që të mbante mandatin e qarkut të Durrësit.

Partia Socialiste do të ketë në Kuvend 74 deputetë, Partia Demokratike 59, LSI 4 dhe PSD-ja e Tom Doshi, 3 deputetë.

140 deputetët e rinj në Kuvend:

Qarku Berat

PS 5 mandate

Hatixhe Konomi

Bardhyl Kollçaku

Fadil Nasufi

Nasip Naço

Blendi Klosi

PD 2 mandate

Tomor Alizoti

Kasëm Mahmutaj

Qarku Dibër

PD 3 mandate

Xhelal Mziu

Kreshnik çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

PS 2 mandate

Lavdrim Krrashi

Aurora Mara

Qarku Durrës

PS 8 mandate

Milva Ekonomi

Alban Xhelili

Jurgis Çyrbja

Klodiana Spahiu

Ilir Ndraxhi

Rrahman Rraja

Lefter Koka

Edi Rama ose Ana Dhamo

PD 6 mandate

Edi Paloka

Agron Duka

Merita Bakiu

Oerd Bylykbashi

Ferdinant Xhaferaj

Andia Ulliri

Qarku Elbasan

PS 8 mandate

Evis Kushi

Klevis Xhoxhi

Besion Ajazi

Dasantila Tahiraj

Saimir Hasalla

Florenc Spaho

Luan Duzha

Taulant Balla

PD 6 mandate

Gazment Bardhi

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Zheni Gjergji

Luçiano Boçi

Qarku Fier

PS 9 mandate

Erion Braçe

Petro Koçi

Lindita Buxheli

Baftjar Zeqaj

Antoneta Dhima

Bujar Çela

Ismet Beqiraj

Tatiana Piro

Gramoz Ruçi

LSI 1 mandat

Monika Kryemadhi

PD 6 mandate

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Luan Baçi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Qarku Gjirokastër

PS 3 mandate

Mirela Kumbaro

Laert Duraj

Bledar Çuçi

PD 1 mandat

Tritan Shehu

Qarku Kukës

PS 1 mandat

Gerta Duraku

PD 2 mandate

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

Qarku Lezhë

PS 3 mandate

Lindita Nikolla

Eduard Ndreca

Shpresa Marnoj

PD 4 mandate

Mark Marku

Agron Gjekmarkaj

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Qarku Shkodër

PD 5 mandate

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli

Zef Hila

PS 3 mandate

Edona Bilali

Paulin Sterkaj

Benet Beci

PSD 2 mandate

Gledis Çeliku

Meri Markiçi

LSI 1 mandat

Agron Çela

Qarku Vlorë

PS 8 mandate

Pranvera Resulaj

Anduel Tahiraj

Vullnet Sinaj

Anila Denaj

Niko Kuri

Ilir Metaj

Damian Gjiknuri

Teuta Ramaj

PD 4 mandate

Bujar Leskaj

Ina Zhupa

Fation Veizaj

Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

PD 15 mandate

Lulzim Basha

Jorida Tabaku

Alfred Rushaj

Albana Vokshi

Sali Berisha

Agron Shehaj

Fatmir Mediu

Grida Duma

Shpëtim Idrizi

Belind Këlliçi

Vangjel Dule

Mesila Doda

Dashamir Shehi

Flamur Noka

Orjola Pampuri

PS 18 mandate

Luljeta Bozo

Najada Çomo

Ogerta Manastirliu

Arben Ahmetaj

Ulsi Manja

Etilda Gjonaj

Arben Pëllumbi

Elisa Spiropali

Belinda Balluku

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Ermonela Valikaj

Xhemal Qefalia

Klotilda Bushka

Alqi Bllako

Eduard Shalsi

Fatmir Xhafaj

Ornaldo Rakipi

PSD 1 mandat

Gertjan Deda

LSI 2 mandate

Erisa Xhixho

Petrit Vasili

Qarku Korçë

PS-6 mandate

Enslemvera Zake

Blerina Gjylameti

Ilirian Pendavinji

Ilir Topi

Olta Xhaçka

Niko Peleshi

PD-5 mandate

Edmond Spaho

Sorina Koti

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari.

The post Del lista zyrtare: Këta janë 140 deputetët e rinj që do të na përfaqësojnë në 4 vitet e ardhshme appeared first on Albeu.com.

Kryemadhi zbulon qarkun që do të përfaqësojë si deputete, “djeg” Kejdi Mehmetajn
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të mbajë mandatin e deputetit në qarkun e Fierit,  duke djegur kështu Kejdi Mehmetjan e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.

Kështu, Kryemadhi ka braktisur Tiranën dhe duke i lenë vendin nënkryetarit të LSI Petrit Vasilit për të marrë pjesë në parlamentin e ardhshëm.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit LSI siguroi vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, një në Fier dhe një në Shkodër.

The post Kryemadhi zbulon qarkun që do të përfaqësojë si deputete, “djeg” Kejdi Mehmetajn appeared first on Albeu.com.

“Zhgënjimin ndaj vlonjatëve po ia nxjerr Lelit”, Arben Malaj: Në mandatin e 3-të Rama do e nxjerrë inatin me popullin
Ish-deputeti socialist Arben Malaj ka analizuar deklaratat e kryeminisrit Edi Rama ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, ku duke iu referuar Dritan Lelit e cilësoi si ‘të vdekurit e bashkisë’.

Sipas Malajt,  Rama zhgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 prillin, po e nxjerr me Dritan Lelin dhe në mandatin e tretë inatin do e nxjerrë me njerëzit.

“Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në. Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale” – shkruan Malaj.

Postimi në facbook:

Ky reagim është një detyrim mirënjohës ndaj vlonjatëve, por edhe ndaj prindërve dhe vëllait të ndjerë të Lelit! Gjuha denigruese e Ramës ndoshta vjen së pari nga mos nënshtrimi i Lelit për të dhënë dorëheqjen si kryetar i bashkisë, por vjen sidomos nga pjesëmarrja e vogël e vlonjatëve në votime, në krahasim me çdo qark tjetër.

Në këto projekte bashkitë anashkalohen dhe nuk kanë asnjë fuqi reale për të: (1) bërë studime fisibiliteti; (2) përzgjedhur kompanitë fituese; (3) ndjekur punimet dhe (4) për ti marr ato në dorëzim.

Bashkitë kudo në Shqipëri kanë shumë pak apo aspak fuqi reale për ta përshpejtuar apo vonuar një projekt.

Çdo gjë vendoset nga lartë, sipas sistemit të përzgjedhur me kujdes për të anashkaluar bashkitë, jo vetëm aty ku opozita ka bashkitë, por kudo ku ka tendera dhe para publike.

Shikoni kompanitë zbatuese të këtyre projekteve në Vlorë dhe kuptohet lehtë pushteti absolut nga lartë në çdo fazë të investimeve publike dhe në çdo bashki të vendit.

Për gjuhën denigruese dhe përçmuese të tij ndaj Bashkisë së Vlorës, edhe populli i Lumit të Vlorës thotë se: ‘Po i bie dritares që të dëgjoj dera’.

Zhgënjimin ndaj vlonjatëve për 25 Prillin ja nxjerr Lelit, i cili ka kohë që pengohet të jetë edhe kryetari ‘de facto’ i bashkisë Vlorë, të cilat modeli rilindas i ka bërë ‘dalje’ nga çdo projekt zhvillimi.

Kjo gjuhë denigruese ndaj vlonjatëve tregon edhe hipokrizinë e ‘gjuhës përulëse’ dhe ftesave ‘pa asnjë vijë të kuqe’ ndaj opozitës, ndoshta thjeshtë për të përfituar kohë dhe jo për të ndarë pushtet për të bërë shtet ligjorë dhe për të mos vet-penguar çeljen e negociatave me BE-në .

Prandaj analistë vendas dhe të huaj i ‘tremben’ shumë keq përdorimit të mandatit të tretë thjeshtë për të nxjerrë inatet e vogla personale.

Është hera e dytë që sillet hakmarrës ndaj kryetarëve të Bashkisë së Vlorës.

Ai duhet të kuptoi se populli shqiptarë e ka të qartë se zhvillimi me rritje punësimi dhe rritje e të ardhurave, nuk vjen thjeshtë nga Investimet në infrastrukturë dhe aq me pak kur kufizohen dhe dëmtohen të drejtat njerëzore dhe liritë ekonomike e politike.

Njerëzit varfërohen apo pasurohen nga modeli qeverisës dhe impakti konkret i modelit të lidërve në jetën dhe hallet e tyre të përditshme.

Të njëjtin mesazh i dhanë Berishës në 2013 për projektet e mëdha të rrugëve, populli i Kukësit dhe Elbasanit.

Të njëjtin mesazh të drejtpërdrejtë i dha Ramës populli i Vlorës, Kukësit Dibrës, Malësisë së Madhe dhe Tropojës.

Vlora ka 12 deputetë që pavarësisht partive politike me shumë se besnikëria ndaj PS apo PD, duhet ti bashkoj detyrimi moral, përgjegjësia përfaqësuese dhe besnikëria ndaj vlonjatëve, duke reaguar kundër këtij mentaliteti dhe gjuhe denigruese dhe përçmuese ndaj bashkisë së Vlorës.

Aq i madh qenka ky zhgënjim ndaj vlonjatëve sa edhe gjatë ditës së pashkëve kryedeputeti i tyre përdor gjuhë denigruese dhe përçmuese.

Mirënjohje popullit krenar dhe fisnik të qarkut të Vlorës!

The post “Zhgënjimin ndaj vlonjatëve po ia nxjerr Lelit”, Arben Malaj: Në mandatin e 3-të Rama do e nxjerrë inatin me popullin appeared first on Albeu.com.

LVV asnjë mandat, sa vota morën kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit
Vetëvendosja, partia që ka shumicën qeverisëse në Kosovë, kandidoi për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Ajo vendosi si kandidat në tre qarqe të ndryshme të vendit, tre aktivistë të njohur të kësaj force, pjesë të Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri.

Nga rezultatet e deritanishme asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për t’u futur në Kuvend. Boiken Abazi i cili kandidonte në qarkun e Tiranës ka arritur të marrë 2993 vota nga kutitë e numëruara deri më tani.

Ndërkohë Iljaz Shehu në qarkun e Lezhës ka marrë 400 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani në Gjirokastër ka marrë 148 vota.

The post LVV asnjë mandat, sa vota morën kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit appeared first on Albeu.com.