mandarinat Archives - Albeu.com

Mandarinat me pesticide/ Reagon Ministria e Bujqësisë: Kallëzim për grumbulluesit, gjoba dhe bllokim aktiviteti për shkelësit
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka reaguar në lidhje me debatin për shitjen e mandarinave me pesticide.

Në njoftim bëhet me dije se do të merren masa administrative gjobë dhe bllokim aktiviteti për shkelësit.

Njoftimi:

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxit konsumin e produkteve shqiptare për festat e fundvitit dhe në vazhdim. Për vitin 2024 mbi 85% e prodhimit të mandarinave shqiptare është vjelë dhe është shitur në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar dhe në asnjë rast nga të gjitha kontrollet dhe analizat e kryera nuk kanë rezultuar me mbetje të pesticideve. Sot, kultivimi i mandarinave shtrihet në mbi 1,000 ha nga fermerë tregu dhe prodhues më të vegjël.

Në lidhje me debatin mediatik për situatën e cilesisë dhe sigurisë së mandarinave shqiptare në vijim të komunikimeve të mëparshme në deklaratat zyrtare të Minsitrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sqarojmë publikun se:

Për vitin 2024 janë eksportuar nga kultivimi dhe të vjelat e mandarinës shqiptare 924 kamionë në tregun europian e mbarë botëror, nga të cilët vetëm 3 ngarkesa prej totalit janë konstatuar me parregullsi për mbetje dhe janë asgjësuar. Ky raport nuk duhet të dëmtojë mundin dhe djersën e një viti prodhimi të fermerëve shqiptarë dhe në të njëjtën kohë të krijojë shqetësim dhe panik tek konsumatori.

Sipas njoftimit të Sistemt të Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF për mbetje të pesticideve në mandarina të eksportuara nga Republika e Shqipërisë, AKU ka marrë masa të menjëhershme për gjurmueshmërinë dhe veprimet proceduriale mbi subjektet eksportues duke marrë masa dhe veprime konkrete për të asgjësuar 20.482 kg Mandarine clementine, në datën 19.12.2024, në Qarkun e Fierit, ngarkesë e cila është kthyer mbrapsht nga shteti i Kroacisë. Procedura e asgjësimit është kryer sëbashku me praninë e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me praninë e disa mediave të ndryshme.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në datën 19.12.2024, u kryen inspektime dhe evidentime të përbashkëta në Fshatin Mursi të Bashkisë së Konispolit, ku ushtron aktivitet kultivues një nga fermerët, i cili kishte asgjësuar produktin mandarinë. Për subjektet grumbulluese të rezultuara në shkelje të dispozitave ligjore, përveç se është kryer kallëzim penal, sipas shkeljeve, janë marrë edhe masa administrative gjobë, si dhe bllokim aktiviteti. Për ndjekjen e situatës në vijim, çdo ditë janë kryer inspektime të përbashkëta në qarkun Berat, Bashkia Dimal.

Informojmë konsumatorin lidhur me dy ngarkesat e tjera, të raportuara nga shteti i Kroacisë për mbetje të pesticideve sipas njoftimit të sistemit RASFF, se njëra është asgjësuar në shtetin Kroat, ndërsa tjetra nuk është kthyer ende në vendin e origjinës. Janë njoftuar të gjitha PIK që në rast kthimi të produktit, të bëhet bllokimi i menjëhershëm i tij me destinacion asgjësimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që tregtojnë Produkte të Mbrojtjes së Bimëve dhe Produkte Plehëruese, ku vetëm për këtë javë janë kontrolluar dhe verifikuar 46 subjekte tregtuese të PMB-ve, në të cilat nuk u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore. Vazhdojnë pa ndërpreje kontrollet në pikat e tregtimit, pikat e grumbullimit dhe magazinimit të fruta perimeve, ku përveç 18 mostrave të përcaktuara në planin e monitorimit të pesticideve për muajin Dhjetor, për produktin mandarinë, me qellim mbajtjen e situatës në kontroll, janë marrë edhe 7 mostra të tjera jashtë planit, për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV.

Inspektimi vjetor në territor nga AKU deri ditën e sotme kap shifrat 806 inspektime për tregtimin e pesticideve dhe 862 inspektime për produktet plehëruese. Për vitin 2024 janë analizuar 188 mostra gjithsej, nga këto për pesticide 28, nga të cilat 27 kanë rezultuar konform, kurse 1 është në proces analizimi. Për produkte plehëruese janë analizuar 160 mostra, nga të cilat 24 janë në proces analizimi, 134 kanë rezultuar konform dhe 2 mostra jo konform, për të cilat është ndjekur gjurmueshmëria dhe janë marrë të gjitha masat sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka të miratuar dhe në zbatim Planin e Veprimit për Përdorimin e Qëndrueshëm të Pesticideve, i cili përfshin të gjithë zinxhirin e veprimit me stukturat qëndrore dhe institucionet e vartësisë, pa përjashtuar mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, si dhe prodhuesve shqiptarë. Qëllimi i këtij Planit i Veprimit, është përdorimi i duhur dhe i sigurtë i PMB-ve, për mbrojtjen e shëndetit të bimëve për të garantuar prodhim me cilësi dhe të sigurtë për konsumatorin, si dhe mbrojtjen e mjedisit ku përdoren.

Falë punës së strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit territori i Republikës së Shqipërisë u mbrojt e u mbajt i pastër nga Sëmundja e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël, edhe pse vendet kufitare patën shpërthime dhe dëme kolosale. Janë menaxhuar menjëherë në mënyrë efikase dhe pa e dëmtuar situatën epizootike në vend, rastet e shfaqjes së Influencës Aviare dhe Murtajës Afrikane të Derrave.

Ndërkohë që ka vijuar puna e vazhdueshme për ndërgjegjësim për prodhimin e produkteve biologjikisht të pastra me anë të luftës biologjike, e cila vjen edhe me një nxitje fiskale lehtësuese. Përdorimi strikt i protokolleve dhe ndalimi i përdorimit të pesticiteve të ndaluara edhe në vendet e Bashkimit Europian është fakt. Kërkohet që edhe ata pak fermerë që tentojnë në mënyrë të paligjshme përdorimin e tyre të kuptojnë se kjo mënyrë ka vetëm një mundësi: zbulimin dhe vënien përpara ligjit pasi kontrollet dhe gjurmueshmeria është shumë e lartë. Fermerët shqiptarë, prodhuesit, grumbulluesit dhe eksportuesit duhet të bashkëpunojnë për të zbatuar praktikat më të mira bujqësore në të gjithë zinxhirin e prodhimit, deri tek konsumatori.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është transparente dhe ka të publikuar në faqen e saj zyrtare, listën e PMB-ve dhe etiketave të përdorimit, si dhe listën e produkteve plehëruese, të cilat përditësohen vazhdimisht duke i bërë të qartë fermerëve të mos përdorin produkte kontrabandë që janë të ndaluara në vendet e BE-së dhe në vendin tonë. Fermerët, çdo përdorues apo konsumator ka aksesin e mundëshëm për të marrë informacionin e plotë jo vetëm për përdorimin, por dhe pasojat nga keqpërorimi i tyre.

Iu bëjmë thirrje që për çdo rast paligjshmërie, parregullsie apo abuzimi që konstatojnë të njoftojnë në numrat e publikuar në faqet zyrtare të MBZHR apo institucioneve të varësisë, për tu bërë pjesë e përgjegjësisë së përbashkët në garantimin dhe ruajtje e sigurisë ushqimore në vend.

The post Mandarinat me pesticide/ Reagon Ministria e Bujqësisë: Kallëzim për grumbulluesit, gjoba dhe bllokim aktiviteti për shkelësit appeared first on Albeu.com.

Mandarinat shqiptare me pesticide, Vuksani: Janë gjetur substanca të ndaluara nga BE, shkaktojnë dëm tek njerëzit
Pedagogu dhe eksperti i Bujqësisë, Gjok Vuksani në një intervistë në Ora News u shpreh se kthimi i produkteve ‘’made in Albania’’ nga vendet e BE janë bërë pasi në produktet shqiptare janë gjetur pesticide të ndaluara nga BE.

Vuksani: Duhet të themi që është një lajm i keq kthimi i produkteve ‘’made in Albania’’ jo nga një vend i BE por nga katër vende të BE nga data 29 nëntor deri në mesin e dhjetorit.

Arsyeja është e thjeshtë se mbi bazën e analizave që ato kryejnë në mënyrë të randomizuar pra jo me qëllim vetëm për produktet shqiptare janë gjetur pesticide të ndaluara për tu përdorur në BE.

Janë gjetur ca element që përdoren ca substanca që përdoren për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve në bimët bujqësore të cilat prej viti 2000 janë hequr nga qarkullimi në BE.

Njëri prej të cilëve është hequr për arsyen se shkakton dëm të madh tek njerëzit.

Pavarësisht se ato janë substanca të rrezikshme, të dëmshme e të ndaluara nga BE ne vazhdojmë ti përdorim.

Fermerët shqiptarë vazhojnë ti përdorin.

Arsyeja mund të jetë panjohuria e tyre, pra ato nuk e dinë se këto substanca janë nxjerrë jashtë qarkullimit në BE si pasojë e rrezikshmërisë së tyre.

Arsyeja e dytë mund të jetë veprimatria abuzuese e tregtarëve që merren me produktet e tilla.

The post Mandarinat shqiptare me pesticide, Vuksani: Janë gjetur substanca të ndaluara nga BE, shkaktojnë dëm tek njerëzit appeared first on Albeu.com.

5 arsyet pse duhet të hani çdo ditë mandarina
Ekspertët këshillojnë që të konsumoni mandarina sa më shpesh, nëse është e mundur çdo ditë.

Para së gjithash, është e rëndësishme të sqaroni se si mund të zgjidhni më lehtë mandarina cilësore dhe të shijshme, sepse sipas këshillës së ekspertëve, mandarina që është më e rëndë përmban më shumë ujë dhe lëng, transmeton portal arbresh.info

Ato janë të pasura me vitamina A, B dhe C, kalium, acid folik, magnez, kalcium dhe hekur dhe kjo është arsyeja se pse ato janë të nevojshme në kohën kur gripi është në ajër.

100 gramë mandarina përmban rreth 30 miligramë vitaminë C, e cila plotëson një të tretën e nevojave ditore për këtë lëndë ushqyese.

Nëse keni probleme me tretjen – shtoni konsumin e mandarinave. Gjegjësisht, ata kanë një rrjet fijor të bardhë që ndihmon dhe shpejton shumë punën e sistemit të tretjes.

Mandarina ndihmon edhe me stresin sepse ato kanë një efekt relaksues në sistemin nervor. Nëse e gjeni veten në një situatë ankthi ose keni probleme me ngërçe të dhimbshme – hani mandarina!

Mandarinat janë të mira është për zemrën dhe për sistemin kardiovaskular, sepse ato janë një burim i mirë i kaliumit, i cili ul presionin e gjakut dhe normalizon ritmin e zemrës. Përveç kësaj, mandarina përmban lëndë ushqyese që parandalojnë akumulimin e kolesterolit të keq në arteriet, të cilat përndryshe mund të çojnë në një sulm në zemër.

A e dini se mandarina mund të ndihmojë edhe për lëkurën?

Merrni katër feta mandarinë, hiqni farat dhe përziejini së bashku me pak kos dhe një lugë mjaltë. Më pas aplikojeni në lëkurën e fytyrës dhe qafës dhe lëreni për 10-20 minuta. Maska do të rinovojë lëkurën tuaj dhe do t’i japë asaj një pamje më të shëndetshme dhe më rrezatuese, dhe rekomandohet që ta përdorni maskën dy herë në javë.

The post 5 arsyet pse duhet të hani çdo ditë mandarina appeared first on Albeu.com.

Si ndihmojnë mandarinat kundër zbardhjes së flokëve?
Mandarinat janë ndër agrumet më të shëndetshme dhe më të pëlqyera. Antioksidantët që gjenden te mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Përveç kësaj vetie dhe stimulimit për humbje në peshë, e shumë përfitimeve të tjera, mandarinat mund të vonojnë thinjat, thotë nutricionistja Frida Harju-Westman për PureWow.

“Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë më shumë kolagjen, ndërsa vitamina A ndihmon flokët të qëndrojnë të hidratuar duke rritur prodhimin e sebumit”, thotë Harju-Westman.

Sipas saj, vitamina B12 e mandarinave “mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të thinjave”, i cili ndodh kur trupit i mungon vitamina e përmendur, duke e bërë atë të prodhojë peroksid hidrogjeni”.

Nëse të ngrënit rregullisht mandarinë ndihmon në lëkurë dhe flokë të mrekullueshëm, ky sigurisht që nuk është i vetmi përfitim, raporton Healthline.

Përveç mbajtjes më të gjatë të ngjyrës së gjallë të flokëve dhe vonimit të plakjes së lëkurës, mandarinat kanë gjithashtu shumë përfitime serioze shëndetësore. Sipas Natyral Food Series , mandarinat mund të përmirësojnë tretjen, të rregullojnë presionin e gjakut, të mbrojnë zemrën tuaj dhe të zvogëlojnë rrezikun për kancer, diabet dhe osteoporozë.

Mandarinat, sikurse portokalli, janë të larta në fibra dhe mjaft të ulëta në kalori. /albeu.com/

The post Si ndihmojnë mandarinat kundër zbardhjes së flokëve? appeared first on Albeu.com.