malin e Krujës Archives - Albeu.com

Zjarri masiv në Malin e Krujës vihet nën kontroll/ Mbrojtja: Aktualisht një vatër aktive
Ministria e Mbrojtjes, bëri të ditur se flakët e fuqishme që përfshinë Malin e Krujës, janë vënë plotësisht nën kontroll duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit.

Sipas raportimeve zyrtare, terreni tashmë paraqitet i qetë, ndërsa një vatër e izoluar në pjesën më të lartë të malit po trajtohet nga ajri me ndihmën e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Aktualisht mbetet vetëm një vatër aktive, e cila vijon të mbikëqyret nga lart.

Në aksionin për shuarjen e zjarrit u përfshinë më shumë se 200 zjarrfikës dhe mbi 200 ushtarakë të Forcave të Armatosura, të cilët punuan pa pushim gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së goditur.

Si pasojë e flakëve, u shkrumbua plotësisht vetëm një objekt, konkretisht një magazinë private e një biznesi. Lajm i mirë është se nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë shtëpi banimi nuk u përfshi nga zjarri.

Sipas njoftimit të autoriteteve, zjarri në Krujë u dominua tërësisht që prej orës 06:00 falë përpjekjeve të koordinuara të të gjitha strukturave operacionale.

Ndërsa pjesa e sipërme e malit vijon të menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve, situata është krejtësisht e qetë dhe një katastrofë e mundshme u parandalua në sajë të angazhimit të pandërprerë të mbi 200 zjarrfikësve dhe mbi 200 efektivëve të Forcave të Armatosura, të cilët qëndruan gjithë natën në çdo cep të perimetrit të rrezikuar.

Shumica e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë. Vetëm një godinë rezulton e shkatërruar nga flakët, magazina e një biznesi, dhe për fat nuk raportohet asnjë jetë e prekur apo banesë e djegur.

Autoritetet shprehën falenderime dhe mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të çdo efektivi të forcave operacionale që luftuan pa u dorëzuar për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës.

The post Zjarri masiv në Malin e Krujës vihet nën kontroll/ Mbrojtja: Aktualisht një vatër aktive appeared first on Albeu.com.

Zjarri masiv që përfshiu Krujën duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha/ Rama: Shmangëm një bilanc tragjik
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarri në malin e Krujës, duke vlerësuar punën e forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe policise në përballimin e situatës.

Rama theksoi se, pavarësisht erës së fortë dhe vështirësive për ndërhyrje nga ajri gjatë natës, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz.

Postimi në X:

Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u përballën me heroizëm e me aftësi të spikatur profesionale, duke shmangur një bilanc që mund të kishte qenë tragjik siç fatkeqësisht po ndodh në vende të tjera të Europës në këtë verë përvëluese🔥🔥🔥

Respekt dhe mirënjohje për heronjtë tanë të vijës së zjarreve të këtij gushti sfidues, ku mbrëmë banorët e Krujës panë se nuk ishin vetën në orët e tyre tejet të vështira, siç dëshmon edhe ky mesazh ndër disa që më dërguan mbrëmë në orët e natës:

“Zoti Kryeminister ! Ju lutem zjarri po merr permasa te medha ne Kruje! Po punojne si heronj Zoti ia shperblefte …por era po e perhap me shume shpejtesi .ne eshte e mundur per perforcime te tjera ..shteti eshte ne kembe i teri 🙏”.

Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një betejë e jashtëzakonshme me zjarrin në malin e Krujës, ku në praninë e erës dhe në pamundësinë e natës për të përdorur mjete zjarrshuajtëse nga ajri, trupat tona zjarrfikëse, ushtarake e policore u… pic.twitter.com/XxuEsI1mFV

— Edi Rama (@ediramaal) August 9, 2026

The post Zjarri masiv që përfshiu Krujën duke shkrumbuar sipërfaqe të mëdha/ Rama: Shmangëm një bilanc tragjik appeared first on Albeu.com.

Zjarri i përmasave të mëdha në Malin e Krujës, ndërhyjnë nga ajri tre helikopterë dhe droni Bayraktar
Zjarri i përmasave të mëdha në Malin e Krujës, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare, duke bërë që të ndërhyjnë nga ajri me helikopter dhe një dron Bayraktar.

Operacioni për shuarjen e zjarrit, ka vijuar edhe gjatë natës me strukturat e emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura.

Në operacion janë angazhuar mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, ndërsa në terren ndodhen edhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Për përballimin e situatës po përdoren 21 mjete zjarrfikëse, tre helikopterë, droni Bayraktar TB2, dy dronë me kamera termike të AKMC-së, si dhe autoambulanca.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndjekur nga afër situatën në terren, duke koordinuar angazhimin e Forcave të Armatosura, strukturave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe institucioneve të tjera të emergjencave civile.

Njoftimi:

Operacionet për izolimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit në Malin e Krujës kanë vijuar me intensitet, me angazhim të pandërprerë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura gjatë gjithë natës.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndoqi nga afër situatën në terren dhe operacionin, si dhe koordinoi angazhimin e strukturave të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe strukturave të tjera të emergjencave civile.

Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë të strukturave të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, si dhe 80 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit.

Në terren dhe nga ajri janë angazhuar:

21 mjete zjarrfikëse;

3 helikopterë;

droni Bayraktar TB2;

2 dronë me kamera termike të AKMC-së;

autoambulanca

Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC-së, e dislokuar në zonë për koordinimin dhe monitorimin e operacionit.

Të gjitha strukturat vijojnë operacionin me angazhim maksimal dhe koordinim të plotë, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga toka dhe nga ajri.

Prioriteti i operacionit mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pronës, si dhe vënia nën kontroll e plotë e zjarrit në zonën e Krujës.

The post Zjarri i përmasave të mëdha në Malin e Krujës, ndërhyjnë nga ajri tre helikopterë dhe droni Bayraktar appeared first on Albeu.com.