Mali i Zi Archives - Albeu.com

Bie mbështetja në Mal të Zi për NATO-n, rritet numri i kundërshtarëve
Mbështetja e qytetarëve për anëtarësinë e Malit të Zi në NATO është më e ulët për pothuajse 9 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar, ndërsa numri i kundërshtarëve, në të njëjtën periudhë, është rritur mbi 11 për qind – këto janë rezultatet e një hulumtimi të Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Mal të Zi (CEDEM), të kryer në shtator. Për Aleancën Atlantike të Malit të Zi, ky është një konfirmim se elementet proruse dhe anti-NATO vazhdojnë të veprojnë brenda institucioneve dhe strukturave politike.

“Veprimet e tyre synojnë përhapjen e dyshimit, dobësimin e besimit të qytetarëve dhe relativizimin e qëllimeve strategjike të shtetit”, thonë nga kjo organizatë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nga REL-i se si i komenton këto të dhëna, një zyrtar i NATO-s tha se Mali i Zi përballet me “kërcënime të vazhdueshme hibride nga aktorë rusë dhe të huaj”, por theksoi se NATO-ja vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me të. Ndërsa, arsyet e rënies së mbështetjes në anketën e fundit, zyrtari ua referoi autoriteteve malazeze. Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nuk iu përgjigj kërkesës së REL-it për koment.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, Dragan Samarxhiq, beson se rënia e mbështetjes për anëtarësinë në NATO është pasojë e një kombinimi kompleks të ndikimeve globale, polarizimit të brendshëm dhe dobësive të komunikimit të institucioneve shtetërore.

Mali i Zi u bë anëtar i NATO-s në qershor të vitit 2017, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), e cila e humbi pushtetin në mes të vitit 2020. Disa nga partitë që ishin në pushtet që nga ajo kohë – kryesisht partitë proruse të Frontit Demokratik – janë kundërshtare të NATO-s. Kryetari i tyre, Andrija Mandiq, është kryetar i Kuvendit të Malit të Zi.

Shifrat e CEDEM-it

Hulumtimi i kryer nga CEDEM-i zbuloi se 40.7% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Shifra paraqet rënie krahasuar me marsin e vitit 2024, kur kjo mbështetje ishte 49.5%. Përqindja e kundërshtarëve tani është 42.1, ndërsa marsin e kaluar ishte 30.7. CEDEM ka zhvilluar anketa të ngjashme për këtë çështje që nga viti 2008.

Të dhënat e mëparshme tregojnë se, nga gjysma e vitit 2020 deri në mars 2024, shumica e të anketuarve vazhdimisht e kanë mbështetur anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Anketa e fundit u realizua nga 25 shtatori deri më 6 tetor të këtij viti me 1.006 njerëz të rritur.

Mali i Zi në luftën kundër kërcënimeve hibride

Zyrtari i NATO-s tha se Mali i Zi kontribuon në sigurinë e përbashkët përmes pjesëmarrjes në misione në Kosovë, Irak, Letoni dhe Bullgari, si dhe përmes mbështetjes që i ka ofruar Ukrainës deri më tani.

Ai përmendi, gjithashtu, përfitimet që Mali i Zi ka nga anëtarësimi në NATO: investimet e huaja nga vendet e NATO-s janë rritur, aleatët sigurojnë hapësirën ajrore të Malit të Zi përmes misionit të Policisë Ajrore dhe NATO-ja ndihmon në luftën kundër kërcënimeve hibride.

“Mali i Zi ka marrë masa të forta për t’iu kundërvënë kërcënimeve hibride dhe ishte aleati i parë që mori mbështetje nga ekipi i NATO-s për luftimin e kërcënimeve hibride”, tha zyrtari i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Samarxhiq: Disa duan ta vënë në dyshim justifikimin e anëtarësimit

Admirali në pension, Dragan Samarxhiq, konsideron se perceptimi i qytetarëve për përfitimet konkrete të anëtarësimit në NATO është ende i dobët. Ai beson se institucionet shtetërore – kryesisht Qeveria – janë më përgjegjëset për këtë.

“Është e qartë se ka aktorë që, përmes aktiviteteve të drejtuara dhe të koordinuara, përpiqen ta lëkundin besimin e qytetarëve dhe ta rihapin çështjen e justifikimit të anëtarësimit”, thotë Samarxhiq.

Sipas tij, këta kundërshtarë të NATO-s shfrytëzojnë me mjeshtëri dobësitë institucionale dhe përgjigjet joadekuate shtetërore në situata krize, për t’i portretizuar ato si një mangësi të vetë NATO-s. Ai shton se vendi përballet, gjithashtu, me një nivel të lartë populizmi.

“Një mjedis i tillë është i favorshëm për narrativë që relativizojnë rëndësinë e anëtarësimit në NATO dhe përhapin dyshime në lidhje me unitetin, aftësinë dhe besueshmërinë e saj për t’iu përgjigjur sfidave moderne të sigurisë dhe për t’i mbrojtur anëtarët e saj”, thotë Samarxhiq.

Minimi i vlerave euroatlantike

Aleanca Atlantike e Malit të Zi beson se disa nga qendrat e pushtetit në vend po përdorin burimet publike për të minuar vlerat euroatlantike.

“Në të njëjtën kohë fshehin edhe varësinë e tyre politike nga interesat që janë në kundërshtim me ato malazeze. Ky është kërcënimi kryesor. Shteti duhet të tregojë vendosmëri, pjekuri dhe vullnet të qartë për t’i mbrojtur interesat e tij strategjike nga ata që dëshirojnë ta kthejnë atë nën ndikimin e huaj”, thekson Aleanca Atlantike.

Sipas organizatës, Mali i Zi është thellësisht i përfshirë në procesin evropian, është anëtar i aleancës më të fortë të sigurisë dhe “nuk ka kthim prapa nga kjo rrugë”.

Përfaqësues të Aleancës Atlantike konsiderojnë se është thelbësore që Qeveria dhe institucionet të kalojnë nga një qasje reaktive në një qasje proaktive, duke dërguar mesazhe të qarta dhe të unifikuara.

“… dhe me rezultate konkrete të kthehet besimi i qytetarëve dhe të tregohet se Mali i Zi i përket Evropës”, theksojnë nga kjo organizatë.

Ku çalon?

Kuvendi i Malit të Zi nuk e miratoi vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë në Misionin e NATO-s për Ndihmë dhe Trajnim Sigurie për Ukrainën (NSATU) për më shumë se tre muaj. Komisioni parlamentar i Sigurisë dhe Mbrojtjes e miratoi këtë vendim më 17 korrik, por ai u kundërshtua nga deputetët e koalicionit qeverisës, përkatësisht nga partitë proruse të Frontit Demokratik.

Atëkohë, ata thanë se kundërshtojnë çdo përfshirje të ushtarëve malazezë në luftën në Ukrainë. Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, reagoi, duke shpjeguar se ushtarët nuk do të shkojnë në Ukrainë, por do t’i trajnojnë ushtarët ukrainas në Gjermani.

Përndryshe, në takimin e fundit ministror në Bruksel më 16 tetor, Krapoviq tha se Mali i Zi po i përmbush me përgjegjësi detyrat në agjendën e NATO-s, që synojnë forcimin e mbrojtjes kolektive. Në këtë kontekst, ai konfirmoi vendosmërinë e Malit të Zi për të vazhduar trendin e rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen.

Në samitin e fundit të NATO-s në Hagë u arrit një marrëveshje që anëtarët e aleancës t’i rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm deri në vitin 2035. Kjo është dy herë e gjysmë më shumë se shpenzimet aktuale dhe vlerësohet se arrin shumën e më shumë se 460 milionë eurove.

Millan Knezheviq, nga Fronti Demokratik, e konsideroi këtë si të papranueshme dhe bëri thirrje që qytetarët të votojnë për këtë shpenzim në një referendum. Anëtarët e tjerë të koalicionit në pushtet në Mal të Zi nuk e komentuan thirrjen e Knezheviqit. Anketa e CEDEM-it tregoi gjithashtu rënie të mbështetjes së qytetarëve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian – nga 78 për qind në mars të vitit të kaluar në 71 për qind në shtator të këtij viti./REL

The post Bie mbështetja në Mal të Zi për NATO-n, rritet numri i kundërshtarëve appeared first on Albeu.com.

Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë i Kosovës, Përparim Kryeziu i ka thënë të martën Radios Evropa e Lirë se autoritetet i kanë nisur hetimet paraprake për identifikim të autorëve të mundshëm për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, për çka autoritetet malazeze i kanë dërguar notë verbale Ambasadës së Kosovës në Podgoricë.

Mali i Zi ka thënë se të shtënat me armë zjarri dyshohet se janë nisur nga pjesa e Kosovës në zonën pranë qendrës malazeze të skijimit, Hajlla-Shtedim, afër kufirit mes dy shteteve.

Incidenti i parë ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, kur janë vërejtur dëmtime në kabinën e qendrës së skijimit, ndërsa, incidenti i dytë ka ndodhur më 24 gusht të këtij viti, kur janë regjistruar të shtëna në drejtim të një objekti të qendrës së skijimit. Autoritetet malazeze kanë hapur lëndë dhe po kryejnë hetime për rastet.

Kryeziu ka thënë se shteti i Kosovës është njoftuar përmes kanaleve diplomatike nga shteti malazez për incidentet dhe që Policia Kufitare e Kosovës ka nisur të patrullojë menjëherë në zonën e Shtedimit, por që aty nuk janë gjetur dëshmi materiale që konfirmojnë vendin apo rrethanat e incidentit.

“Megjithatë, me udhëzim të Prokurorisë Themelore në Pejë, kanë nisur hetimet paraprake për identifikimin e autorëve të mundshëm, duke u mbështetur edhe në informacione nga burime lokale”, ka bërë të ditur Kryeziu.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës, ka shprehur gatishmëri për organizimin e një takimi me autoritetet kufitare malazeze me qëllim intensifikimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informacionit operativ dhe parandalimin e dukurive negative përgjatë vijës kufitare, dhe që vetëm këtë vit, dy vendet i kanë kryer 30 patrullime të përbashkëta në zona kufitare.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës i ka thënë ditë më parë Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë informacion për incidente të sigurisë në kufirin me Malin e Zi, dhe që policia rajonale është më shumë e angazhuar “për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, e jo për incidente ndërkombëtare.

Mali i Zi dhe Kosova e kanë nënshkruar Marrëveshjen për demarkacionin në vitin 2015. Mali i Zi e ka ratifikuar atë në të njëjtin vit, ndërsa Kuvendi i Kosovës tre vjet më vonë.

The post Incidenti me të shtëna në kufirin me Malin e Zi, Kosova nis hetime paraprake appeared first on Albeu.com.

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet (EMRI)
Shtetasi shqiptar Magiljan Deda 31-vjeç, i shpallur në kërkim për drogë, është arrestur në Malin e Zi. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lezhës, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se i riu ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë.

Gjatë operacionit “Vakumi”, janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:

Magiljan Deda ., 31-vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi Magiljan Deda., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë.

Gjatë operacionit “Vakumi”, janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit Magiljan Deda., në Shqipëri.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi e ekstradon në SHBA “mbretin e kriptovalutave”
Mali i Zi e ka ekstraduar në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, njoftoi Drejtoria e Policisë më 31 dhjetor.

Do Kwon, i njohur si “mbreti i kriptovalutave”, kërkohej nga Shtetet e Bashkuara për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta në vlerë të paktën 40 miliardë dollarë.

“Sot, në pikën kufitare të Aeroportit të Podgoricës, oficerët e NCB Interpol Podgorica, me mbështetjen e Njësisë Speciale të Policisë, ekstraduan shtetasin e Koresë së Jugut, DHK, i cili kërkohej nga dy shtete, përkatësisht Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Do Kwon kërkohej edhe nga Koreja e Jugut, por ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozoviq, më 27 dhjetor vendosi që ai të ekstradohej në SHBA.

Gjykatat në Mal të Zi i kanë lëshuar të paktën tetë vendime, shpesh kontradiktore, në lidhje me fatin e Do Kwonit.

Në shtator, Gjykata Supreme e Malit të Zi tha se Do Kwon mund të dërgohej qoftë në Shtetet e Bashkuara, apo Korenë e Jugut, dhe se vendimi përfundimtar se në cilin vend i takonte ministrit të Drejtësisë.

Më 24 dhjetor, Do Kwon e humbi ankesën përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese të Malit të Zi kundër ekstradimit.

Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi tha se vendosi ta ekstradojë Do Kwonin në SHBA duke i marrë parasysh të gjitha faktet dhe duke vlerësuar kushtet, si peshën e veprave penale, vendin e kryerjes së tyre, radhën e paraqitjes së kërkesës, shtetësinë e të kërkuarit, mundësinë e ekstradimit të mëtejshëm në një vend tjetër.

Do Kwon dhe partneri i tij i biznesit, Chang Jun, u arrestuan në Mal të Zi më 23 mars 2023, kur u përpoqën të udhëtonin në Dubai me një fluturim privat duke përdorur pasaporta të falsifikuara.

Më pas Kwon u dënua me nga katër muaj burgim për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Chang Yun u ekstradua në Korenë e Jugut në fillim të këtij viti.

Në tetor, Do Kwon pretendoi se akuzat e Koresë së Jugut ishin të paligjshme dhe “të motivuara politikisht”.

Gjyqi i Do Këon u zhvillua në mungesë në Shtetet e Bashkuara, ku një juri në Nju Jork më 5 prill e shpalli atë dhe Terraform Labs përgjegjës për akuzat civile për mashtrim, duke u pajtuar me Komisionin amerikan të Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë (SEC) se ata kishin mashtruar investitorët.

Terraform Labs pranoi t’i paguajë rreth 4.5 miliardë dollarë në një marrëveshje civile me SEC pas vendimit të gjykatës. Do Kwon u urdhërua t’i paguajë 204 milionë dollarë./REL

The post Mali i Zi e ekstradon në SHBA “mbretin e kriptovalutave” appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi, sulmohet gazetarja Ana Raiçkoviç dhe familja e saj
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur i Malit të Zi, Zoran Beqiroviç, djali dhe truproja e tij janë arrestuar nën dyshimet se kanë sulmuar gazetaren e gazetës së përditshme ditore “Pobjeda”, Ana Raiçkoviç dhe familjen e saj, njoftoi të hënën policia malazeze.

Sipas autoriteteve, tre të dyshuarit sulmuan “verbalisht dhe fizikisht” gazetaren Raiçkoviç dhe anëtarët e familjes së saj të dielën në Podgoricë. Vetura e zonjës Raiçkoviç u dëmtua gjatë sulmit, sipas njoftimit të policisë.

Sulmi ndaj gazetares Raiçkoviq, e cila raporton mbi ngjarjet e kronikës së zezë në gazetën “Pobjeda”, është dënuar nga udhëheqësit malazezë, zyrtarët ndërkombëtarë dhe sindikata e gazetarëve.

“Liria e medias dhe puna e papenguar e gazetarëve është thelbësore për demokracinë”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kërkoi nga autoritetet shtetërore “të krijojnë një mjedis në të cilin gazetarët do të mund ta bëjnë punën e tyre të papenguar dhe pa frikë”.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se BE-ja “pret një hetim të shpejtë dhe një përgjigje efektive gjyqësore”.

“Dhuna ndaj gazetarëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, shkroi zoti Sattler në platformën X.

Sindikata e Medias së Malit të Zi (SMCG) bëri thirrje për ndjekjen e menjëhershme të autorëve të sulmit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë “mund të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka të paprekshëm në këtë shoqëri dhe se çdo përplasje fizike dhe verbale me përfaqësues të mediave është e papranueshme”.

Gjatë vitit 2024, sipas kësaj sindikate, janë shënuar 18 sulme apo incidente ndaj gazetarëve në Mal të Zi. /VOA

The post Mali i Zi, sulmohet gazetarja Ana Raiçkoviç dhe familja e saj appeared first on Albeu.com.

Mali i Zi, arrestohen anëtarët e një grupi kriminal për trafikimin e mbi 350 emigrantëve
Trembëdhjetë persona janë arrestuar të premten në veri të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, e cila i ka akuzuar si pjesëtarë të një organizate kriminale, që sipas saj gjatë vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti, ka bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz nga Pakistani, Bangladeshi, India, Siria dhe vende të tjera drejt Malit të Zi.

Në këtë kontrabandë janë përfshirë një numër i madh personash duke u mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit për gjithsej 352 persona, me qëllim të përfitimi financiar ose përfitimeve të tjera.

Drejtoria e Policisë së bashku me policinë kufitare, në bashkëpunim edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në një konferencë shtypi njoftuan për arrestimin e 13 personave për 17 vepra penale.

“ Dyshohet se njëri prej personave ka formuar grup kriminal së bashku me 7 persona që merreshin me kontrabandën e emigrantëve.

Këta persona u bënë anëtarë të një grupi kriminal që arriti të kontrabandonte nga drejtimi i Shqipërisë, nëpërmjet Malit të Zi mbi 350 persona, të cilët duhej të vazhdonin drejt Bosnje-Hercegovinës”, thanë zyrtarët e policisë malazeze.

Me këtë rast u theksua se aktivitetet e sotme janë konfirmim i bashkëpunimit në nivel global.

Mali i Zi ndodhet në rrugën e migrimit nëpër Ballkan, përmes së cilës njerëzit kalojnë duke ikur nga lufta dhe varfëria, në përpjekje për të arritur një shtet të BE-së./VOA

The post Mali i Zi, arrestohen anëtarët e një grupi kriminal për trafikimin e mbi 350 emigrantëve appeared first on Albeu.com.

Gjukanoviç ngre alarmin: Po përgatitet atentat ndaj meje, jam informuar nga një ushtarak i lartë nga Kosova
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka njoftuar autoritetet kompetente malazeze se ka marrë informacione se ndaj tij po përgatitet një atentat, thane për “Vijesti” nga zyra e tij.

Në Drejtorinë e Policisë, mbrëmë vonë, kanë thënë për “Vijesti” se nuk kanë të dhëna që do të tregojnë për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviq.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare nuk iu përgjigj pyetjeve të “Vijesti” lidhur me këtë.

“Ish-presidenti i ka marrë informacionet e lartpërmendura nga disa zyrtarë ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës dhe me atë informacion ka njoftuar autoritetet shtetërore”, është përgjigjur nga zyra e Gjukanoviqit në pyetjen nëse dikush nga sektori i sigurisë e ka informuar atë se siguria e tij ishte në rrezik, pra se atij po i bëhet atentat.

Ai nuk është përgjigjur se kujt dhe kur i janë dhënë këto informacione. Një burim i afërt me Gjukanoviq tha se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

“Sipas nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë për sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në pajtim me ligjin. me rregullore pozitive, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e kërcënimeve të sigurisë”, njofton Drejtoria e Policisë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është rritur siguria e Gjukanoviqit, zyra e tij ka njoftuar se ajo është reduktuar.

“Ndryshimet e sigurisë në atë periudhë kanë ndodhur deri në atë masë sa që siguria në vendbanimin e ish-presidentit është hequr”. Ata gjithashtu theksuan se shërbimet malazeze të sigurisë nuk e kanë thirrur Gjukanoviqin apo koordinatorin e tij të sigurisë për intervistë, për të vënë në dukje rrezikun e mundshëm.

“Nuk ka pasur asnjë iniciativë për bisedë nga përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë”, kanë thënë për “Vijesti” nga zyra e Gjukanoviqit./Vijesti/

The post Gjukanoviç ngre alarmin: Po përgatitet atentat ndaj meje, jam informuar nga një ushtarak i lartë nga Kosova appeared first on Albeu.com.

Analistët: Veprimet e Qeverisë rrezikojnë të ardhmen e Malit të Zi
Analistët vlerësojnë se qeveria aktuale në Malin e Zi, me disa veprime, politikisht po ofrohet me politikën zyrtare të Beogradit dhe Moskës. Ata thone se konfrontimi i fshehtë dhe i qetë fillimisht po bëhet me fqinjët e saj e më pas me Perëndimin. Këtë, sipas tyre, e dëshmon edhe miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac në parlamentin e Malit të Zi, iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse.

Analistet theksojnë se koncepti aktual i një pjese të shumicës qeverisëse në Malin e Zi, e cila është politikisht e afërt me Beogradin dhe Moskën zyrtare, është në konfrontimin gradual dhe të qetë fillimisht me fqinjët e saj e më pas me Perëndimin.

Këtë e dëshmon sipas tyre edhe miratimi i rezolutës për gjenocidin në Jasenovac, në parlamentin e Malit të Zi, e iniciuar nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse. Analisti i njohur Xhevdet Pepiq këtë veprim e sheh si një mënyrë për t’i ikur problemeve të shumta aktuale të shoqërisë duke iu kthyer të së kaluarën.

“Përmes rezolutës për Jasenovacin tentohet të merremi me të kaluarën. Jemi një shoqëri ku më së shumti ngatërrohemi me të vdekurit se sa me të gjallët. Kroacia e sotme nuk ka lidhje me atë ngjarje tragjike, por më lehtë është të akuzosh tjetrin për krime të luftës”, thotë Pepiq.

Edhe analisti dhe publicisti Gjokë Dukaj shpreh qëndrimin e ngjashëm se me aktualizimin e së kaluarës nuk mund të ecet përpara drejt integrimit evropian të Malit të Zi.

“Miratimi i rezolutës për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Jasenovac ka shkaktuar një tronditje të thellë brenda spektrit politik këtu në Malin e Zi. Është interesante se strukturat politike të cilat merren kryesisht me të kaluarën insistojnë gjithnjë në aktualizimin e shumë çështjeve nga e kaluara edhe pse të vetëdijshëm se me qëndrime të tilla nuk mund të ecet përpara,” tha zoti Dukaj.

Analisti Dukaj thotë se këto veprime të shumicës parlamentare bëhen me qëllim që Malit të Zi të ngecë në rrugën e integrimeve evropiane . Zoti Pepiq, vë në dukje, se me këtë rezolutë bëhet instrumentalizimi i viktimave për qëllime politike.

“Ne po merremi më shumë me rezoluta se sa me çështjet jetike për shoqërinë tonë dhe me të ardhmen. Duke u marrë me të kaluarën po instrumentalizohen të vdekurit për qëllime politike duke sjellë përçarje të reja në rajon”, thotë analisti Pepiq.

Analistët vlerësojnë se shumica qeverisëse po i dëmton interesat kombëtare të Malit të Zi ku ndër të tjera, mund të ndalojë rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian. Ata vlerësojnë se rezoluta është një mashtrim, për faktin se askush nuk e konteston gjenocidin në Jasenovac.

Jasenovac përkujtohet si një kamp përqendrimi i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Kroacisë. Në Jasenovac u vranë dhe u dhunuan me dhjetëra mijëra vetë, shumica e cilëve ishin serbë, romë dhe hebrenj./ VOA

The post Analistët: Veprimet e Qeverisë rrezikojnë të ardhmen e Malit të Zi appeared first on Albeu.com.

Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016
Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë sot është mbajtur seanca përfundimtare për rastin “Grusht shteti” në të cilin akuzohet çetniku, lideri i serbëve dhe kryetar i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Ky është një rast që lidhet me një përpjekje për të përmbysur me dhunë qeverinë në prag të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Në këtë rast akuzohen dy shtetas rusë, njëzet serbë dhe tre malazezë, mes të cilëve liderët e Frontit Demokratik pro-rus – Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq. Të gjithë ata akuzohen se kanë planifikuar sulme ndaj institucioneve dhe kryeministrit të atëhershëm, Milo Gjukanoviq, në ditën e zgjedhjeve, më 16 tetor të vitit 2016.

Këta persona akuzohen për krime kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, tentativë për terrorizëm dhe krijimi i organizatës kriminale.

Thuhet se në ditën e zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar, ata kishin planifikuar marrjen e pushtetit me dhunë, sulmin ndaj Kuvendit dhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Milo Gjukanoviq.

Aktgjykimi i shkallës së parë u miratua në maj të vitit 2019. Të pandehurit janë dënuar gjithsej me rreth 70 vite burg, ndërsa mbrëmë ka përfunduar procedura e përsëritur dhe është shpallur dënimi për 12 korrik.

Andrija Mandić (58), B.Sc. teknolog metalurgjik, atë emërtim apo titull e ka marrë në vitin 2007 me testament nga Milo Rakoçeviq, veteran “anonim” çetnik, emigrant në Francë, shkruan Antena M.

The post Kryeparlamaentari i Malit të Zi dhe lideri i serbëve pritet të dënohet për grusht-shtetin e vitit 2016 appeared first on Albeu.com.

Mete në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi: Brenda verës miratojmë instrumentat e Planit të Rritjes në Parlament
Ministri i Financave, Ervin Mete mori pjesë sot në takimin e Ministrave të Financave dhe atyre te Çështjeve Evropiane të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi, “Një rajon, vizion i përbashkët”. Në këtë takim i cili mbahet një ditë para Samitit të Liderëve Rajonalë u diskutua për Planin e Rritjes dhe masat konkrete që synojnë përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Evropian.

Ministri Mete në fjalën e tij u shpreh se procesi i miratimit të Planit të Rritjes brenda BE ka ecur me ritme të shpejta dhe se tani do të kontribuojë për të përshpejtuar reformat dhe rritur konvergjencën mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Plani i Rritjes ka krijuar një moment reformash. Tashmë jemi në fazën e dakordësimit final të masave të këtij Plani dhe instrumentat financiare qe lidhen me të priten të kalojnë në Parlament brenda verës.”

Ministri theksoi se Shqipëria është në një fazë të përparuar sa i përket anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA), ku rezulton ndër vendet e para në rajon që ka dërguar tashmë para-aplikimin dhe po përgatitet të aplikojë zyrtarisht në muajin qershor. Gjithashtu, Ministri Mete vlerësoi mundësitë e ofruara nga BE përmes Planit të Rritjes, ku qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të përfitojnë një sërë lehtësish dhe masash konkrete, përpara se të behen anëtare te BE-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Zgjerimit në KE, Gert Jan Koopman, vlerësoi progresin e bërë nga vendi ynë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, ndërsa theksoi se Plani i Rritjes përfshin një set reformash ambicioze dhe sfiduese për rajonin. Ai inkurajoi vendet e Ballkanit Perëndimor të vijojnë me ritmin e lartë të reformave, duke theksuar edhe njëherë mbështetjen e Komisionit në procesin e integrimit.

E pranishme në këtë takim ishte Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka, e cila u ndal te progresi i bërë nga vendi ynë në procesin e integrimit dhe reformave që synohet të ndërmerren edhe në kuadër të Planit të Rritjes.

Në takimin e Ministrave të Çështjeve Evropiane dhe Financave të Ballkanit Perëndimor në Kotor u disktua gjithashtu edhe Programi për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit 2.0, një iniciativë që shihet si një vazhdimësi dhe përmirësim i mëtejshëm i Fazës së parë të Programit të zbatuar nga Banka Botërore, si edhe për çështje të tjera bashkëpunimi me interes të përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor./albeu.com

The post Mete në takimin BE-Ballkani Perëndimor në Malin e Zi: Brenda verës miratojmë instrumentat e Planit të Rritjes në Parlament appeared first on Albeu.com.