malarie Archives - Albeu.com

Infektologu Gashi: Malaria është sëmundje e rrezikshme, rastet në Kosovë vijnë nga zonat endemike
<html><head></head><body>

Pas konfirmimit të një rasti të malaries te një shtetase e huaj, e cila po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), infektologu dr. Visar Gashi ka paralajmëruar se sëmundja mund të jetë e rrezikshme dhe, në raste të rënda, të përfundojë edhe me fatalitet.

Sipas tij, rastet e regjistruara deri tani në Kosovë nuk janë të transmetuara brenda vendit, por janë importuar nga zona ku malaria është endemike.

Gashi theksoi se dyshimi për këtë sëmundje duhet të ngrihet veçanërisht kur një person kthehet nga një zonë endemike dhe paraqitet me temperaturë.

Ai shpjegoi se temperatura është shenja kryesore fillestare dhe se, në raste të tilla, malaria duhet të jetë ndër mundësitë e para që shqyrton mjeku, përpara se të kërkohen shkaqe të tjera të sëmundjeve endemike.

Temperatura e shkaktuar nga malaria mund të jetë periodike dhe të mos largohet apo të ulet me analgjetikë ose antipiretikë. Kjo lidhet me ciklin e parazitit, i cili hyn në eritrocitet, pra në rruazat e kuqe të gjakut, dhe shkakton shkatërrimin e tyre. Në atë moment shfaqet edhe rritja e temperaturës.

Infektologu tha se personat që kanë ardhur nga zona endemike dhe shfaqin këto simptoma duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, ndërsa mjeku duhet t’i referojë kryesisht në Klinikën Infektive.

Malaria është një sëmundje parazitare që shfaqet zakonisht në zonat afrikane dhe sub-sahariane. Përhapja e saj lidhet me një lloj të veçantë mushkonjash, të cilat, sipas Gashit, fatmirësisht nuk gjenden në Evropë.

Megjithatë, rreziku mbetet i pranishëm për personat që jetojnë ose udhëtojnë në ato territore. Ashpërsia e sëmundjes varet edhe nga gjendja imunitare dhe nga sëmundjet kronike të pacientit, ndaj ajo mund të bëhet e rrezikshme dhe të shkaktojë edhe vdekje.

Diagnostikimi në Kosovë, sipas Gashit, mund të kryhet shpejt. Kur dyshohet se kemi të bëjmë me një rast të importuar nga zonat endemike, fillimisht kryhet testi rapid, i cili tregon nëse pacienti është i prekur nga malaria.

Më pas realizohen ekzaminime të tjera, përfshirë pikën e dendur dhe strishon periferike. Përmes tyre mikrobiologu mund të identifikojë parazitin dhe të përcaktojë llojin e malaries, pasi ekzistojnë zakonisht katër lloje parazitësh që e shkaktojnë atë.

Trajtimi duhet të nisë menjëherë pas konfirmimit me testin rapid. Nëse pacienti është klinikisht stabil, ka vetëm temperaturë dhe rezultati del pozitiv, përdoret trajtim antimalarik oral.

Në rastet kur pacienti paraqitet në gjendje të rënduar, pa vetëdije, trajtimi bëhet me antimalarik intravenoz ose përmes infuzioneve.

Për parandalimin e sëmundjes, Gashi u ka bërë thirrje personave që planifikojnë të udhëtojnë në zona endemike të konsultohen paraprakisht me një infektolog.

Ai tha se në shtete të ndryshme të Evropës dhe në Amerikë kjo procedurë është e rregulluar me ligj dhe shprehu shpresën që e njëjta praktikë të zbatohet edhe në Kosovë. Konsulta është e nevojshme jo vetëm për shkak të malaries, por edhe për sëmundje të tjera që hasen në ato zona, si dhe për të vlerësuar nevojën për vaksinim ose trajtim parandalues.

Për mbrojtjen nga malaria përdoret profilaksia, e cila zakonisht merret në formën e tabletave Malarone. Ajo duhet të përdoret gjatë gjithë qëndrimit në zonat endemike.

Shtetasja e huaj e diagnostikuar me malarie po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas QKUK-së, pacientja u pranua më 1 gusht në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo ishte pa vetëdije, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë rezultonin jashtë vlerave normale.

Gjatë marrjes së të dhënave epidemiologjike u konstatua se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në zona ku malaria është sëmundje endemike. Kjo rrethanë çoi në kryerjen e ekzaminimeve specifike, të cilat konfirmuan diagnozën.

Menjëherë pas konfirmimit, pacientes iu dha trajtimi specifik antimalarik dhe ajo vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve infektologë të Klinikës Infektive.

QKUK ka njoftuar se gjendja e saj është aktualisht e qëndrueshme. Në fillim ajo kishte vështirësi në komunikim, ndërsa në raportin e fundit, të datës 5 gusht 2026, bëhet e ditur se komunikon normalisht dhe se parametrat vitalë e laboratorikë po përmirësohen gradualisht.

Të dhënat e mbikëqyrjes epidemiologjike tregojnë se edhe më herët në Kosovë janë evidentuar raste të malaries. Në periudhën 2022–2025 janë regjistruar tetë raste dhe të gjitha kanë qenë të importuara nga persona që kishin udhëtuar ose kishin ardhur nga vende të kontinentit afrikan, ku malaria është e përhapur.

</body></html>

The post Infektologu Gashi: Malaria është sëmundje e rrezikshme, rastet në Kosovë vijnë nga zonat endemike appeared first on Albeu.com.

Malaria në Kosovë, infektologu këshillon qytetarët para udhëtimeve në zonat endemike
<html><head></head><body>

Më 1 gusht, një paciente me shtetësi të huaj është shtruar në QKUK në gjendje të rënduar shëndetësore.

QKUK-ja njoftoi se ajo u dërgua në Klinikën Infektive, ku u bë e ditur se së fundmi kishte vizituar vende në të cilat malaria është endemike.

Pas kryerjes së analizave, te pacientja u vërtetua diagnoza e malaries.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, infektologu Gramoz Bunjaku u përcolli disa rekomandime qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt vendeve endemike për malarie.

Postimi i plotë:

1. Përgatitjet për të udhëtuar në një vend ku është e pranishme malaria duhet të nisin me një vizitë te specialisti i sëmundjeve infektive dhe jo në aeroport.

2. Udhëtimi nuk duhet të ndërmerret pa profilaksën përkatëse, pasi malaria mund të kthehet brenda pak orësh në një urgjencë që rrezikon jetën.

3. Artesunate intravenoz, që përbën terapinë e linjës së parë për rastet e rënda të malaries, mund të mos gjendet gjithmonë menjëherë në Kosovë. Për këtë arsye, përpara kthimit nga një zonë endemike, duhet të kërkoni këshillën e specialistit të sëmundjeve infektive për të përcaktuar mënyrën e duhur të veprimit dhe, nëse rekomandohet, të siguroni terapinë e nevojshme.

4. Mënyra më e mirë e trajtimit mbetet parandalimi. Konsultimi përpara nisjes mund t’ju shpëtojë jetën.

5. Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tregojnë se, gjatë vitit 2025, malaria vazhdonte të ishte endemike në 83 vende dhe territore.

</body></html>

The post Malaria në Kosovë, infektologu këshillon qytetarët para udhëtimeve në zonat endemike appeared first on Albeu.com.

Rastet e malaries në Florida dhe Teksas shkaktojnë alarm në SHBA
Në Florida dhe Teksas janë shënuar disa raste me malarie, përhapja e parë e sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat brenda SHBA në 20 vjet, paralajmërojnë zyrtarët të cilët kanë ngritur alarmin shëndetësor.

Mbikëqyrja aktive për më shumë raste po vazhdon, thotëQendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Rreziku i kapjes së malaries në SHBA mbetet jashtëzakonisht i ulët, thotë ai, shkruan BBC.

Të pestë pacientët, katër në Florida, një në Teksas, tani kanë pasur trajtim.

Malaria shkaktohet nga pickimi nga një mushkonjë e infektuar dhe nuk mund të transmetohet nga një person në një tjetër.

Por insektet e kapin atë nga njerëzit e infektuar, dhe cikli vazhdon.

Është e zakonshme në zona të mëdha të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Qendrore dhe Jugore, por jo në SHBA.

Megjithatë, mushkonjat Anopheles, të gjetura në shumë pjesë të SHBA-së, mund të transmetojnë malarien, nëse janë ushqyer me një person të infektuar.

Rreziku është më i lartë në zonat ku:

klima do të thotë se insektet mbijetojnë gjatë pjesës më të madhe të vitit

gjenden udhëtarë nga zonat endemike të malaries

Njerëzit e infektuar mund të vuajnë nga ethe, djersitje dhe të dridhura. Malaria është një emergjencë dhe duhet trajtuar shpejt me ilaçe për të vrarë parazitin që shkakton infeksionin.

Përdorimi i ilaçeve kundër insekteve dhe mbulimi mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër pickimit të mushkonjave.

CDC thotë se po punon me departamentet shëndetësore të Floridës dhe Teksasit dhe ata që janë diagnostikuar dhe trajtuar së fundmi “po përmirësohen”.

Mjekët amerikanë këshillohen të marrin në konsideratë malarien te çdo person me ethe të pashpjegueshme, pavarësisht nga historia e udhëtimeve ndërkombëtare, veçanërisht nëse ata kanë vizituar ose jetojnë në zonat e prekura të Floridës ose Teksasit.

Florida ka lëshuar një alarm për sëmundjen e shkaktuar nga mushkonjat pasi u zbuluan raste në qytetin Sarasota dhe Manatee, duke paralajmëruar banorët të kullojnë ujin e qëndruar ku mushkonjat mund të shumohen dhe të veshin këmisha dhe pantallona me mëngë të gjata.

/Albeu.com/

The post Rastet e malaries në Florida dhe Teksas shkaktojnë alarm në SHBA appeared first on Albeu.com.