malaj Archives - Albeu.com

“Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë”/ Tabaku përplaset me Malajn në Kuvend, deputetja: Mos qeshni me varfërinë e shqiptarëve!
Teksa në Kuvend diskutohej projektbuxheti për vitin 2026, deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj, ku ajo ka kritikuar qeverinë se po paguan ende miliona lekë për inceneratorët, ndërsa ministrit i tha se do të ketë të njëjtin fat si Arben Ahmetaj.

Deputetja Tabaku ironizoi Malajn duke u shprehur “kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve”, ndërsa ai replikoi duke thënë: “e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane. Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane.”

Tabaku nga ana tjetër i përmendi Malajt paraardhësin e tij, Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati, duke i thënë se dhe ai përdorte të njëjtën gjuhë, por përfundoi përpara drejtësisë.

“Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti. Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.  Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh”, tha Tabaku.

Ajo theksoi se çdo ministër financash duhej të ishte shqetësuar dhe jo të vinte dhe të qeshteme varfërinë e shqiptarëve.

“E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion“, tha ajo.

REPLIKAT

Petrit Malaj: Në respekt edhe të qytetarëve shqiptarë, për sa i përket çështje së rritjes ekonomike, kjo jo e thënë nga qeveria shqiptar, por e thënë vetëm pak ditë më parë nga FMN-ja, që ekonomia e Shqipërisë po ka rritjen më të lartë në krahasim më të gjithë vendet e Evropës. Për sa i përket çështjes se inceneratorëvë, e nderuara deputetja Tabaku, besoj e keni përpara listën se ku kanë vajtur 1 miliardë lekë që lidhen me menaxhimin e mbetjeve urbane.

Janë 1 miliardë leke që shpërndahen në mbi 41 bashki për menaxhimin e mbajtjeve urbane. Se si arrini ju të lidhni inceneratorët me paratë që shkojnë për menaxhimin mbetjeve urbane, vetëm ti mund ta bësh këtë. Se çfarë lidhje ka Malësia e Madhe me inceneratorin, vetëm ju mund ta bëni. Sa i përket të ardhurave të shqiptarëve, në vitin 2013, të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin të paktën 30% në nivelin mesatar të të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor.

Sot që flasim, në 2025, të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë mbi 20% të mesatares së të ardhurave për frymë në Ballkanin Perëndimor. Janë shifra që nuk i thotë qeveria, por i publikon Banka Botërore, FMN-ja, raporte të cilat ju i referoheni herë pas herë, kështu që edhe këtë informacion do duhet ta pasuroni drejt siç thuhet në ato institucione ndërkombëtare.

Jorida Tabaku: Së pari, zoti Ministër, me “Ti” drejtojuni atyre që të kanë fut në punë, jo më mua. Për juve jam zonja Tabaku. Së dyti, kur të mësosh të lexosh Buxhetin e Shtetit, sepse ndoshta nuk e ke kuptuar, do e shohësh se ku janë inceneratorët, ku është edhe kosto për menaxhimin e mbetjeve. Je i ri në detyrë, je i 12-ti ministër që kalon aty se ke të gjatë. Shumë kanë ikur, do ikësh edhe ti.

Por, duhet të kuptosh se sot çështja e inceneratorëve e cila është duke e hetuar dhe unë shpresoj shumë të çoj përpara drejtësisë të gjithë ato që janë përfshirë duke nisur nga kryeministri. Po i shkakton buxhetit të shtetit një kosto e cila vetëm për Tiranën shkon 339 milionë euro.

Ashtu thoshte dhe Arben Ahmetaj, zero thoshte dhe e sheh ku është. Rrugën e atij do kesh. Së dyti, për sa i përket çmimeve po njëkohësisht sa i përket çmimeve dhe kostove të jetesës, 20% e çmimeve të BE kanë qenë çmime në 2012, sot janë 92% e çmimeve të BE. 40% janë sot shpenzime për ushqime, 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, këto janë të dhënat tuaja, ju pëlqen apo jo.

Çdo ministër financash duhet të ishte shqetësuar për këto të dhëna dhe jo të vinte dhe të qeshte këtu me varfërinë e shqiptarëve. E kuptoj vështirësinë që ka sot qeveria për të sjellë një buxhet për qytetarët, por të dilni dhe të mashtroni këtu me paqen fiskale, me shlyerjen e borxheve që e bënin për klientët e qeverisë dhe të thoni që është për qytetarët shqiptarë, kjo është komplet jo paaftësi, po është korrupsion.

Petrit Malaj: E nderuar zonja Tabaku, unë jam profesionit në fushën e financës dhe kam mbi 20 vite punë. Ju, konkretisht nuk e di se çfarë profesioni keni. Kështu që, për sa i përket pjesës së lexuarit të buxhetit apo se si janë të listuar zërat e buxhetit, të siguroj që e kam njohurinë shumë më të thellë se sa e keni ju.

Duket se deri në këtë pikë, ke folur vetëm politikisht, nëse do i kthehemi shifrave do të kuptosh që ky është buxheti i cili siguron mirëqenie sociale, siguron rritje ekonomike, konsolidim fiskal, ke ulje të borxhit dhe kjo vjen pa rritur taksat. Kështu që, besoj buxhet më të mirë dhe ju nuk keni parë në eksperiencën tuaj.

The post “Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti, s’e ke të gjatë”/ Tabaku përplaset me Malajn në Kuvend, deputetja: Mos qeshni me varfërinë e shqiptarëve! appeared first on Albeu.com.

10 milionë dollarë për startup e themeluar nga Mira Murati, ministri Malaj: Fondi u sigurua nga pasuritë e konfiskuara
Ministri i Financave Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025, duke shpallur një investim strategjik të Qeverisë Shqiptare në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit.

Bëhet fjalë për një fond prej 1 miliard lekësh apo 10 milionë dollarë që do të përdoret për pjesëmarrjen e shtetit shqiptar në startup-in ndërkombëtar “Thinking Machines Lab”, të themeluar nga Mira Murati, ish-Drejtoreshë Teknologjike e OpenAI.

Ministri Malaj theksoi se investimi nuk ndryshon parametrat fiskalë të buxhetit, deficiti mbetet në nivelin 68 miliardë lekë, ndërsa fondi është siguruar nga rritja e të ardhurave jotatimore, konkretisht nga tjetërsimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, të derdhura në buxhet nga AAPSK.

“Ky investim nuk duhet parë thjesht si një angazhim financiar, por si një mundësi strategjike për të ndërtuar të ardhmen teknologjike të Shqipërisë, për të pozicionuar vendin tonë si një pikë referimi për inovacionin në rajon dhe më gjerë, si dhe për të krijuar një ekonomi më të avancuar, të lidhur me tregjet globale të dijes dhe kapitalit.

Ndërsa sa i takon aspektit  të ligjit të buxhetit 2025, ndryshimet e miratuara konsistuan në:

-Rritjen me 1 miliard lekë të të Ardhurave Jotatimore, si rezultat i derdhjes në buxhetin e shtetit nga ana e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara/ AAPSK .

-Rritjen me 1 miliard lekë të shpenzimeve kapitale në zërin “Financim i brendshëm” të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me qëllim transfertën kapitale tek Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH) sh.a, për financimin e pjesëmarrjes së Qeverisë shqiptare në projektin e investimit startup “Thinking Machines Lab”.

-Ruajtjen e pa prekur të Deficitit Buxhetor, i cili pas ndryshimeve të mësipërme në të ardhura dhe shpenzime, vazhdon të qëndrojë në nivelin rreth 68 miliardë lekë, sikundër është miratuar edhe në buxhetin fillestar 2025”, u shpreh Ministri Malaj.

Investimi

Fondet e buxhetit për këtë investim do të kalojnë përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nëpërmjet një transfere kapitale drejt Korporatës së Investimeve Shqiptare (KISH), që do të veprojë si agjent për menaxhimin, raportimin dhe ndjekjen e investimit.

Startup-i “Thinking Machines Lab” ka tërhequr tashmë vëmendjen e investitorëve më të mëdhenj në Silicon Valley, përfshirë Andreessen Horoëitz (A16z) dhe Sequoia Capital. Aktualisht, kompania ka siguruar 1.7 miliardë dollarë nga një raund investimesh që synon të arrijë 2 miliardë dollarë, me një vlerësim të mundshëm që mund të kalojë 10 deri në 50 miliardë dollarë në të ardhmen.

Ministri Malaj theksoi se investimi përbën një hap të guximshëm për përfshirjen e Shqipërisë në një sektor me rritje të shpejtë globale, si Inteligjenca Artificiale (AI), dhe është një mundësi për të krijuar ura bashkëpunimi mes talentit shqiptar dhe qendrave botërore të teknologjisë. /Monitor.al

The post 10 milionë dollarë për startup e themeluar nga Mira Murati, ministri Malaj: Fondi u sigurua nga pasuritë e konfiskuara appeared first on Albeu.com.

Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe lejen e HEC-ve për vëllain e tij, në lojë edhe Veliaj
Kryetari i Bashkisë së Burrelit, Agron Malaj, u paraqit sot në SPAK për të dëshmuar lidhur një dosje që ka marrë spunto nga Juristja, Ardiana Kalaja, e cila në vitin 2023, iu drejtua Prokurorisë së Posaçme me dy kallëzime respektive kundër Malaj, vëllait të tij, Fatos Malaj dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Ai ishte thirrur nga prokurorja Enkelejda Millonai, e cila po kryen hetime për procedimin Nr.152 të regjistruar në SPAK në vitin 2024 dhe për dosjen Nr.273 të regjistruar në vitin 2023.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka dëshmuar Malaj në SPAK, por kjo ishte vizita e para e tij në SPAK.

Të dyja çështjet thuajse kanë të njëjtin objekt hetimi atë të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi SPAK po monitoron situatën zyrtare të Agron Malaj, Elvin Tivarit, Fatos Malaj dhe Erion Veliaj, në marrëdhënien që këta persona kanë pasur me investimin në hotelin luksoz “La Brisa” në Dhërmi.

Ndërtimi i këtij hoteli në dukje është investuar nga Fatos Malaj dhe ish-zyrtari i bashkisë Tiranë, Elvin Tivari. Por hije të forta dyshime janë ngritur se pas hotelit luksoz fshihet, Erion Veliaj dhe Agron Malaj.

Njëherësh, SPAK po verifikon dhe pozicionin ligjor të bashkiakut Agron Malaj në vendimmarrjen e tij, për të miratuar lejen për lejimin e punimeve me qëllim ndërtimin e dy hidrocentraleve të vegjël “Traja” dhe “Madheshit”.

Sipas kallëzimit, që më pas u bë shkak për nisjen e hetimeve Agron Malaj, ka miratuar lejen e ndërtimit në konflikt të hapur interesi, duke “Shpërdoruar detyrën”, pasi ka firmosur në interes të vëllait të tij.

The post Dy dosje në SPAK/ Agron Malaj pyetet për “La Brisa” dhe lejen e HEC-ve për vëllain e tij, në lojë edhe Veliaj appeared first on Albeu.com.

Biseda në “SKY”/ Emërimet për fushatë, sms e Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi
Dosja “Metamorfoza”, është një nga çështjet e shumta në SPAK, ku krimi, korrupsioni elektoral, emërimet në administratë dhe politika janë të përziera me njëra-tjetrën, ku në shumë raste për qëllime të caktuara këto komponentë bashkëveprojnë mes tyre në kohë të caktuara përmes edhe bisedave.

Mes shumë bisedave të kësaj natyre, sipas gazetarit Elton Qyno, veçohet njëra, ku Ardit Hasanbegaj në datën 2 nëntor 2020, i shkruan biznesmenit Pëllumb Gjoka, duke i pohuar si më poshtë vijon:

“…Ça burri është, pozitiv apo negative ky Drejtori i Hipotekës këtu…?

Pëllumbi ia kthen: ”…Vari k***n…”.

Ndërsa më pas Hasanbegaj i shkruan: “…thashë mos ishte linja jote, ti bje apo jo? Meqë nuk ke detyrim ti, po më doli në shteg e ngrita, pooo ok…”.

Dhe Pëllumb Gjoka, që ia kthen shkurt: “…Mos ju ndaj…”.

Nuk ka kaluar shumë nga kjo bisedë, është sërisht Ardit Hasanbegaj që pyet Pëllumb Gjokën, duke i kërkuar ndihmë për një njeriun e vetë, i quajtur Shpend Kuçi, i cili punon doganier në Kukës dhe se i rrezikohet vendi nga Safet Gjici, që në 2020 drejtonte bashkinë e Kukësit.

Nga ana tjetër, Pëllumb Gjoka, i kërkon Hasanbegaj të gjejë datën e saktë se kur mund të shkonte një person në Roskoveç të Fierit, që ishte vënë target prej grupit të tyre, pasi në Roskovec ky person bënte ecje me kalë.

Sipas dosjes hetimore Gjici, kishte vetëm 1 vit e gjysëm që ishte bërë Kryetar Bashkie në Kukës dhe kishte filluar spastrimet në gjithë administratën, përfshirë dhe në doganën e Morinës.

Në 2 nëntor 2020, Hasanbegaj i thotë Pëllumb Gjokës:

“…Të të pyes, me Safet Gjicin ke njohje të Kukësit? Se kam një njeriun tim në doganën e Kukësit, por ka frikë se po i heq të gjithë ai, ok. E kam njeriun tim, familje kunat. Është i vetmi që ka ngel aty, por ka frikë mos e heqin. Ai i PS është, por thotë po çon njerës të tij, aty në Kukës. Prandaj ka frikë. Ok, Shpend Kuci. Aty e ka çuar Saimiri,(Tahiri) para dy vjetësh. Është anëtar i Partisë Socialiste që në 91, me origjinë nga Tepelena, banon në Tiranë…”.

Pëllumb Gjoka lidhet me Agron Malaj, kryetarin e Bashkisë së Burrelit, të cilit i kërkon që të flasë me Safetin në mënyrë që Shpend Kuci, kunati i Ardit Hasanbegaj mos shkarkohet nga Safet Gjici në doganën e Morinës.

Gjoka i shkruan Hasanbegaj: “…Po i thotë Kryetari i Bashkisë Burrel…”, kurse zyrtari i policisë ia kthen: ”…më thuaj ça reagimi do bëjë…ok”.

Me sa duket Agron Malaj lidhet në telefon me Safet Gjicin, duke ja shfaqur shetësimin dhe kërkesën e Pëllumb Gjokës për mos prekur doganierin Shpend Kuci nga Tepelena.

Safet Gjici, ia kthen përgjigjen Agron Malaj dhe më pas ky i fundit ja dërgon me “screenshot” në telefon Pëllumb Gjokës.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, këtë mesazh të Safet Gjicit, ja dërgon me aplikacionin “Sky” Ardit Hasanbegaj.

Ky mesazh i Safet Gjicit dërguar Malaj dhe që më pas përfundoi në telefonin e Hasanbegaj ka këtë përmbajtje si më poshtë vijon:

“…Agron përshëndetje. Do ta shof nesër nëse do përgjigjet për këto punët tona në funksion të datës 25. Patjetër e mbajmë se ai është nga Tepelena…”.

Sipas përmbajtjes së këtij mesazhi, Safet Gjici, është dakord të mbajë në punë kunatin e Hasanbegaj, por me kushtin që ai të impenjohet dhe ndihmojë fushatën e PS, në zgjedhjen parlamentare të 25 Prillit 2021 që po vinin.

Pasi shikon përmbajtjen e këtij mesazhi të shkruar nga Safet Gjici, Hasanbegaj i shkuan Pëllumb Gjokës duke i thënë: “…ok vëlla, për atë datën mbaj unë përgjegjësi…”, duke nënkuptuar gjetjen e ditës së saktë se kur mund të shkonte në Reskovec personi që kërkonte Pëllumb Gjoka.

Më tej, në mëngjesin e datës 5 nëntor 2020 Hasanbegaj i shkruan sërisht Pëllumb Gjokës, duke i pohuar se: “…nëse ulet ky kunati im me Safetin të flaës në emër të Agronit?. Kur Gjoka i shkruan: Mirmëngjes vëlla! Po, Agroni është Kryetari i Bashkisë Mat, që ta dijë kunati…”.

Në vazhdim të kësaj bisede Pëllumb Gjoka, i kërkon ndihmë Ardit Hasanbegaj, pasi kërkon të marë disa kompjutera për lojra fati në Malin e Zi dhe t`i fusë në Shqipëri.

“…Po më duhet ndihma jote. Do marr disa kompjutera që më kanë ngel në Mal të Zi…”, i shkruan Pëllumb Gjoka.

Ndërsa Hasanbegaj ia kthen duke i thënë: “Po mo, kur të duash nga territori. Sa është ai motër q*** im të ndihmoja unë, pa ardhë. Mos e kemi atë nëpërkëmbë, se bëhet keq ai…”.

The post Biseda në “SKY”/ Emërimet për fushatë, sms e Gjicit për Agron Malajn, si shpëtoi kunati i Hasanbegaj nga shkarkimi appeared first on Albeu.com.

Petrit Malaj merr zyrtarisht detyrën si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve simotra.

Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.

“Fuqizimi i vazhdueshëm i koordinimit diplomatik është interes jo vetëm i shteteve tona, por edhe i rajonit në tërësi”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, në takim me ambasadorin Malaj, tha se Kosova pret që Shqipëria të jetë zë i Kosovës në mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat aktualisht shteti ynë nuk ka përfaqësim.

Presidentja Osmani, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin Malaj edhe për zhvillimet e fundit në vend, si dhe mbi aktin e agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi  rëndësinë e adresimit të përgjegjësisë të Serbia dhe aplikimit të masave ndëshkuese ndaj saj.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm dhe shtruan nevojën e zbatimit të marrëveshjeve ndërshtetërore të arritura deri tani.

The post Petrit Malaj merr zyrtarisht detyrën si Ambasador i Shqipërisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.

“Isha i verbuar nga inati …”, zbardhet dëshmia e Taulant Malajt, 45-vjeçari që vrau me thikë vajzën dhe fqinjin italian, dhe plagosi gruan
“Isha i verbuar nga inati …”, zbardhet dëshmia e Taulant Malajt, 45-vjeçari që vrau me thikë vajzën dhe fqinjin italian, dhe plagosi gruan

“Isha i verbuar nga inati …”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor, 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, i cili ëhstë autori i masakrës së ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Foggia, i cili theri me thikë vajzën e tij, gruan dhe një shtetas italin.

Malaj ka thënë para autoriteteve se shkak ëhstë bërë tradhtia e gruas së tij me fqinjin italian. Ai tha se e kishte zbuluar tradhtinë ndërsa po kërkonte në celularin e gruas, dhe se pavarësisht s ekjo e fundit i ka këkruar falje, ai sërish i ka kërkuar divorcin.

“Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kërkoi falje për këtë lidhje jashtëmartesore, por unë doja të ndahesha”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ditët e fundit kanë pasur debate në familje pikërisht për tradhtinë e dyshuar.

Ai tha se i kishte kërkuar bashkëshortes që të ndaheshin, por kjo e fundit e kishte bindur që të qëndronte në shtëpi.

Gjithashtu para hetuesve tha se pasi masakroi Massimon, u rikthye në banesën e tij dhe filloi të godiste me thikë gruan e më pas vajzën, që tentoi të mbronte nënën e saj.

“Në atë moment i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi që ishte përballë vajzës dhe filloi ta godiste me thikë”, thanë avokatët.

Më tej ka rrëfyer se ishte në shtrat me bashkëshorten dhe ajo nisi të bisedonte me dikë në telefon.

45-vjeçari ka kontrolluar telefonin e saj dhe ka zbuluar se po shkëmbente mesazhe me fqinjin e tyre, Massimo.

Pas krimit 45-vjeçari nga Selenica kishte filmuar dhe një video me trupat e shtrirë dhe gruan e tij të larë në gjak që e pyeste se çfarë po bën. Pikërisht nga videoja e tij ka dalë dhe një version i ri i fakteve, ku vetë Taulanti i kishte thënë gruas se po e linte gjallë që ajo të vuante për humbjen e fëmijëve.

Fillimisht u mendua se 16-vjeçarja kishte mbrojtur nënën me trupin e saj dhe ndaj ishte goditur nga i ati me thikë duke ndërruar jetë.

Por në video Taulanti kishte shtuar: “Do të të vras ​​edhe djalin”, duke treguar qëllimet e tij. Burri ishte ndaluar pikërisht teksa po endej në kërkim të djalit tjetër 5-vjeçar.

Vrasja e 51-vjeçarit italian

Massimo De Santis, 51 vjeç, pronari i një bari në Torremaggiore, Foggia ishte i pari që u vra nga 45-vjeçari shqiptar. Taulant Malaj dyshonte se De Santis ishte i dashuri i gruas së tij. Italiani banonte në të njëjtin pallat me autorin dhe viktimat. Mbrëmjen e 6 majit, ai sapo kishte mbyllur barin e tij dhe u kthye në banesë. Taulant Malaj e ka sulmuar në shkallët e pallatit duke e goditur disa herë me thikë dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka vrarë vajzën 16-vjeçare dhe plagosur gruan e tij.

39-vjeçarja sipas mjekëve është ende në gjendje shoku dhe nën efektin e qetësuesve. Deklaratat e saj do të jenë thelbësore si për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe motivin e vrasjes së dyfishtë. Gruaja është shtëpiake, por herë pas here punon si kujdestare për disa të moshuar në fshat. Ajo ishte e martuar prej 17 vitesh me Taulantin.

The post “Isha i verbuar nga inati …”, zbardhet dëshmia e Taulant Malajt, 45-vjeçari që vrau me thikë vajzën dhe fqinjin italian, dhe plagosi gruan appeared first on Albeu.com.